Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 43:80. A mendojnë se Ne nuk dëgjojmë ndjenjën e fshehtë të tyre dhe bisedën midis tyre? Po, e dëgjojmë dhe të dërguarit tanë (engjëjt përcjellës) që janë pranë tyre, shkruajnë.
43:80. Vallë, a mos kujtojnë ata se Ne nuk i dëgjojmë fjalët e tyre tinzare dhe bisedat e tyre të fshehta? Pa dyshim, Ne dëgjojmë, ndërsa të dërguarit Tanë (engjëj) që janë pranë tyre, shënojnë.
43:80. Apo ata mendojnë se Ne nuk i dëgjojmë fshehtësitë dhe bisedat e tyre? Por engjëjt Tanë janë të pranishëm me ta dhe shkruajnë.
43:80. 'EM JEHSEBUNE 'ENNA LA NESMA'U SIRREHUM WE NEXHWAHUM BELA WE RUSULUNA LEDEJHIM JEKTUBUNE
C 43:81. Thuaj: "Sikur Mëshiruesi (All-llahu) të kishte fëmijë, unë do të jem i pari adhurues (pse unë e di më së miri se ajo është gënjeshtër)!"
43:81. Thuaju (o Muhamed): “Sikur i Gjithëmëshirshmi të kishte bir, Unë do të isha i pari që do ta adhuroja atë!
43:81. Thuaj: "Nëse i Gjithëmëshirshmi do të kishte ndonjë bir, atëherë unë do të isha i pari nga adhuruesit.
43:81. KUL 'IN KANE LILRREHMENI WELEDUN FE'ENA 'EWWELUL-'ABIDINE
C 43:82. Larg asaj është Zoti i qiejve e i tokës, Zoti i Arshit, nga ajo që ata i përshkruajnë.
43:82. Qoftë i lartësuar Zoti i qiejve dhe i Tokës, Zoti i Fronit, nga ajo çfarë i veshin Atij!
43:82. I Lavdishëm është Zoti i qiejve dhe i tokës, Zoti i Arshit, përtej asaj që ata i përshkruajnë Atij.
43:82. SUBHANE RABBI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI RABBIL-'ARSHI 'AMMA JESIFUNE
C 43:83. Po ti lëri ata të zhyten edhe më thellë dhe të argëtohen derisa të arrijnë në ditën që u është përcaktuar.
43:83. Lëri ata të flasin marrëzi dhe le të argëtohen derisa të takojnë Ditën që u është premtuar.
43:83. Prandaj, lëri ata të zhytur dhe të luajnë derisa të takojnë Ditën e tyre që u premtohet.
43:83. FEDHERHUM JEHUDU WE JEL'ABU HETTA JULAKU JEWMEHUMUL-LEDHI JU'ADUNE
C 43:84. Ai është që në qiell është All-llah dhe në tokë All-llah, Ai është i urti, i dijshmi.
43:84. Ai është i vetmi Zot (i vërtetë) në qiell dhe i vetmi Zot (i vërtetë) në Tokë. Ai është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.
43:84. Dhe Ai është Ai që është Zot në qiej dhe Zot në tokë. Dhe Ai është i Gjithëurtë, i Gjithëditur.
43:84. WE HUWEL-LEDHI FI ES-SEMA'I 'ILEHUN WE FIL-'ERDI 'ILEHUN WE HUWEL-HEKIMUL-'ALIMU
C 43:85. I lartësuar qoftë Ai, që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre dhe vetëm Ai di për momentin e kijametit dhe te Ai ktheheni.
43:85. Qoftë i lartësuar në lavdi Ai, të Cilit i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës dhe gjithçka që gjendet mes tyre. Vetëm Ai ka dijeni mbi Orën (e Kiametit) dhe tek Ai do të ktheheni!
43:85. Dhe i Bekuar është Ai të Cilit i përket sundimi i qiejve dhe i tokës dhe çdo gjë që është ndërmjet tyre. Dhe tek Ai është kthimi.
43:85. WE TEBAREKEL-LEDHI LEHU MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE MA BEJNEHUMA WE 'INDEHU 'ILMU ES-SA'ATI WE 'ILEJHI TURXHA'UNE
C 43:86. Ata që i adhuruan pos Tij, nuk mund të ndërmjetësojnë (të bëjnë shefaat), përveç kush dëshmoi të vërtetën, e ata e dinë.
43:86. Ata që u adhuruan në vend të Allahut, nuk do të mund të ndërmjetësojnë për askënd, përveç atyre që dëshmuan për të Vërtetën dhe e dinë mirë (se s'ka Zot tjetër të vërtetë veç Allahut).
43:86. Dhe ata që ata i thërrasin përveç Tij nuk kanë asnjë fuqi ndërmjetësimi, përveç atyre që dëshmojnë të vërtetën me dije.
43:86. WE LA JEMLIKUL-LEDHINE JED'UNE MIN DUNIHI ESH-SHEFA'ATE 'ILLA MEN SHEHIDE BIL-HEKKI WE HUM JA'LEMUNE
C 43:87. Po nëse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do të thonë: "All-llahu!" E si pra, i kthejnë shpinën?
43:87. Nëse i pyet ata se kush i ka krijuar, me siguri që ata do të thonë: “Allahu!” Atëherë, përse largohen prej Tij?!
43:87. Dhe nëse ti i pyet ata: "Kush i krijoi ata?" Ata me siguri do të thonë: "Allahu." Atëherë, si janë ata të mashtruar?
43:87. WE LE'IN SE'ELTEHUM MEN HALEKAHUM LEJEKULUNNEL-LAHU FE'ENNA JU'UFEKUNE
C 43:88. (Zoti e di) Edhe thënien e tij (të Muhammedit): "O Zoti im, këta janë një popull që nuk beson!"
43:88. I Dërguari thotë: “O Zoti im, ky është një popull që nuk beson!”
43:88. Dhe thënia e tij: "O Zoti im, me të vërtetë, këta janë njerëz që nuk besojnë."
43:88. WE KILIHI JA RABBI 'INNE HA'UULA' KAWMUN LA JU'UMINUNE
C 43:89. (E, Zoti iu përgjegj): Hiqju tyre pra, dhe thuaj: "Qofshi braktisur, e më vonë do ta kuptojnë!"
43:89. Largohu prej tyre (o Muhamed) dhe thuaju: “Paqe!” Ata së shpejti do ta marrin vesh.
43:89. Prandaj, largohu prej tyre dhe thuaj: "Selam." Së shpejti ata do ta dinë.
43:89. FASFEH 'ANHUM WE KUL SELAMUN FESEWFE JA'LEMUNE
C 44:1. Ha, Mim.
44:1. Hâ, Mîm.
44:1. Ha, Mim.
44:1. HA-MIM