Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 43:84. Ai është që në qiell është All-llah dhe në tokë All-llah, Ai është i urti, i dijshmi.
43:84. Ai është i vetmi Zot (i vërtetë) në qiell dhe i vetmi Zot (i vërtetë) në Tokë. Ai është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.
43:84. Dhe Ai është Ai që është Zot në qiej dhe Zot në tokë. Dhe Ai është i Gjithëurtë, i Gjithëditur.
43:84. WE HUWEL-LEDHI FI ES-SEMA'I 'ILEHUN WE FIL-'ERDI 'ILEHUN WE HUWEL-HEKIMUL-'ALIMU
C 43:85. I lartësuar qoftë Ai, që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre dhe vetëm Ai di për momentin e kijametit dhe te Ai ktheheni.
43:85. Qoftë i lartësuar në lavdi Ai, të Cilit i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës dhe gjithçka që gjendet mes tyre. Vetëm Ai ka dijeni mbi Orën (e Kiametit) dhe tek Ai do të ktheheni!
43:85. Dhe i Bekuar është Ai të Cilit i përket sundimi i qiejve dhe i tokës dhe çdo gjë që është ndërmjet tyre. Dhe tek Ai është kthimi.
43:85. WE TEBAREKEL-LEDHI LEHU MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE MA BEJNEHUMA WE 'INDEHU 'ILMU ES-SA'ATI WE 'ILEJHI TURXHA'UNE
C 43:86. Ata që i adhuruan pos Tij, nuk mund të ndërmjetësojnë (të bëjnë shefaat), përveç kush dëshmoi të vërtetën, e ata e dinë.
43:86. Ata që u adhuruan në vend të Allahut, nuk do të mund të ndërmjetësojnë për askënd, përveç atyre që dëshmuan për të Vërtetën dhe e dinë mirë (se s'ka Zot tjetër të vërtetë veç Allahut).
43:86. Dhe ata që ata i thërrasin përveç Tij nuk kanë asnjë fuqi ndërmjetësimi, përveç atyre që dëshmojnë të vërtetën me dije.
43:86. WE LA JEMLIKUL-LEDHINE JED'UNE MIN DUNIHI ESH-SHEFA'ATE 'ILLA MEN SHEHIDE BIL-HEKKI WE HUM JA'LEMUNE
C 43:87. Po nëse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do të thonë: "All-llahu!" E si pra, i kthejnë shpinën?
43:87. Nëse i pyet ata se kush i ka krijuar, me siguri që ata do të thonë: “Allahu!” Atëherë, përse largohen prej Tij?!
43:87. Dhe nëse ti i pyet ata: "Kush i krijoi ata?" Ata me siguri do të thonë: "Allahu." Atëherë, si janë ata të mashtruar?
43:87. WE LE'IN SE'ELTEHUM MEN HALEKAHUM LEJEKULUNNEL-LAHU FE'ENNA JU'UFEKUNE
C 43:88. (Zoti e di) Edhe thënien e tij (të Muhammedit): "O Zoti im, këta janë një popull që nuk beson!"
43:88. I Dërguari thotë: “O Zoti im, ky është një popull që nuk beson!”
43:88. Dhe thënia e tij: "O Zoti im, me të vërtetë, këta janë njerëz që nuk besojnë."
43:88. WE KILIHI JA RABBI 'INNE HA'UULA' KAWMUN LA JU'UMINUNE
C 43:89. (E, Zoti iu përgjegj): Hiqju tyre pra, dhe thuaj: "Qofshi braktisur, e më vonë do ta kuptojnë!"
43:89. Largohu prej tyre (o Muhamed) dhe thuaju: “Paqe!” Ata së shpejti do ta marrin vesh.
43:89. Prandaj, largohu prej tyre dhe thuaj: "Selam." Së shpejti ata do ta dinë.
43:89. FASFEH 'ANHUM WE KUL SELAMUN FESEWFE JA'LEMUNE
C 44:1. Ha, Mim.
44:1. Hâ, Mîm.
44:1. Ha, Mim.
44:1. HA-MIM
C 44:2. Pasha librin sqarues (të së drejtës nga e kota)!
44:2. Betohem në Librin e qartë!
44:2. Pasha Librin e qartë.
44:2. WEL-KITABIL-MUBINI
C 44:3. Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam t'u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm.
44:3. Ne e zbritëm Kuranin në një natë të bekuar. Vërtet, Ne gjithmonë kemi qenë paralajmërues.
44:3. Me të vërtetë, Ne e kemi shpallur atë në një natë të bekuar. Me të vërtetë, Ne ishim paralajmërues.
44:3. 'INNA 'ENZELNAHU FI LEJLETIN MUBAREKETIN 'INNA KUNNA MUNDHIRINE
C 44:4. Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.
44:4. Në atë (natë të zbritjes së Kuranit) vendoset çdo punë e urtë,
44:4. Atë natë vendoset çdo çështje e urtë.
44:4. FIHA JUFREKU KULLU 'EMRIN HEKIMIN
C 44:5. Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S'ka dyshim se Ne dërguam të dërguar.
44:5. me urdhrin Tonë! Ne gjithmonë kemi nisur të dërguar,
44:5. Ajo është një urdhër nga Ne. Me të vërtetë, Ne ishim dërgues.
44:5. 'EMREN MIN 'INDINA 'INNA KUNNA MURSILINE