U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
43:86.
Ata që i adhuruan pos Tij, nuk mund të ndërmjetësojnë (të bëjnë shefaat), përveç kush dëshmoi të vërtetën, e ata e dinë.
43:86.
Ata që u adhuruan në vend të Allahut, nuk do të mund të ndërmjetësojnë për askënd, përveç atyre që dëshmuan për të Vërtetën dhe e dinë mirë (se s'ka Zot tjetër të vërtetë veç Allahut).
43:86.
Dhe ata që ata i thërrasin përveç Tij nuk kanë asnjë fuqi ndërmjetësimi, përveç atyre që dëshmojnë të vërtetën me dije.
43:86.
WE LA JEMLIKUL-LEDHINE JED'UNE MIN DUNIHI ESH-SHEFA'ATE 'ILLA MEN SHEHIDE BIL-HEKKI WE HUM JA'LEMUNE
C
43:87.
Po nëse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do të thonë: "All-llahu!" E si pra, i kthejnë shpinën?
43:87.
Nëse i pyet ata se kush i ka krijuar, me siguri që ata do të thonë: “Allahu!” Atëherë, përse largohen prej Tij?!
43:87.
Dhe nëse ti i pyet ata: "Kush i krijoi ata?" Ata me siguri do të thonë: "Allahu." Atëherë, si janë ata të mashtruar?
43:87.
WE LE'IN SE'ELTEHUM MEN HALEKAHUM LEJEKULUNNEL-LAHU FE'ENNA JU'UFEKUNE
C
43:88.
(Zoti e di) Edhe thënien e tij (të Muhammedit): "O Zoti im, këta janë një popull që nuk beson!"
43:88.
I Dërguari thotë: “O Zoti im, ky është një popull që nuk beson!”
43:88.
Dhe thënia e tij: "O Zoti im, me të vërtetë, këta janë njerëz që nuk besojnë."
43:88.
WE KILIHI JA RABBI 'INNE HA'UULA' KAWMUN LA JU'UMINUNE
C
43:89.
(E, Zoti iu përgjegj): Hiqju tyre pra, dhe thuaj: "Qofshi braktisur, e më vonë do ta kuptojnë!"
43:89.
Largohu prej tyre (o Muhamed) dhe thuaju: “Paqe!” Ata së shpejti do ta marrin vesh.
43:89.
Prandaj, largohu prej tyre dhe thuaj: "Selam." Së shpejti ata do ta dinë.
43:89.
FASFEH 'ANHUM WE KUL SELAMUN FESEWFE JA'LEMUNE
C
44:2.
Pasha librin sqarues (të së drejtës nga e kota)!
44:2.
Betohem në Librin e qartë!
44:2.
Pasha Librin e qartë.
C
44:3.
Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam t'u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm.
44:3.
Ne e zbritëm Kuranin në një natë të bekuar. Vërtet, Ne gjithmonë kemi qenë paralajmërues.
44:3.
Me të vërtetë, Ne e kemi shpallur atë në një natë të bekuar. Me të vërtetë, Ne ishim paralajmërues.
44:3.
'INNA 'ENZELNAHU FI LEJLETIN MUBAREKETIN 'INNA KUNNA MUNDHIRINE
C
44:4.
Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.
44:4.
Në atë (natë të zbritjes së Kuranit) vendoset çdo punë e urtë,
44:4.
Atë natë vendoset çdo çështje e urtë.
44:4.
FIHA JUFREKU KULLU 'EMRIN HEKIMIN
C
44:5.
Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S'ka dyshim se Ne dërguam të dërguar.
44:5.
me urdhrin Tonë! Ne gjithmonë kemi nisur të dërguar,
44:5.
Ajo është një urdhër nga Ne. Me të vërtetë, Ne ishim dërgues.
44:5.
'EMREN MIN 'INDINA 'INNA KUNNA MURSILINE
C
44:6.
(E zbritëm) Nga Mëshira e Zotit tënd; Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
44:6.
si mëshirë prej Zotit tënd. Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.
44:6.
Si një mëshirë nga Zoti yt. Me të vërtetë, Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi.
44:6.
REHMETEN MIN RABBIKE 'INNEHU HUWE ES-SEMI'UL-'ALIMU
C
44:7.
Zoti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre, nëse jeni të bindur.
44:7.
Ai është Zoti i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet midis tyre, nëse besoni me bindje.
44:7.
Zoti i qiejve dhe i tokës dhe i çdo gjëje që është ndërmjet tyre, nëse jeni të bindur.
44:7.
REBBI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE MA BEJNEHUMA 'IN KUNTUM MUKININE