Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 43:89. (E, Zoti iu përgjegj): Hiqju tyre pra, dhe thuaj: "Qofshi braktisur, e më vonë do ta kuptojnë!"
43:89. Largohu prej tyre (o Muhamed) dhe thuaju: “Paqe!” Ata së shpejti do ta marrin vesh.
43:89. Prandaj, largohu prej tyre dhe thuaj: "Selam." Së shpejti ata do ta dinë.
43:89. FASFEH 'ANHUM WE KUL SELAMUN FESEWFE JA'LEMUNE
C 44:1. Ha, Mim.
44:1. Hâ, Mîm.
44:1. Ha, Mim.
44:1. HA-MIM
C 44:2. Pasha librin sqarues (të së drejtës nga e kota)!
44:2. Betohem në Librin e qartë!
44:2. Pasha Librin e qartë.
44:2. WEL-KITABIL-MUBINI
C 44:3. Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam t'u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm.
44:3. Ne e zbritëm Kuranin në një natë të bekuar. Vërtet, Ne gjithmonë kemi qenë paralajmërues.
44:3. Me të vërtetë, Ne e kemi shpallur atë në një natë të bekuar. Me të vërtetë, Ne ishim paralajmërues.
44:3. 'INNA 'ENZELNAHU FI LEJLETIN MUBAREKETIN 'INNA KUNNA MUNDHIRINE
C 44:4. Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.
44:4. Në atë (natë të zbritjes së Kuranit) vendoset çdo punë e urtë,
44:4. Atë natë vendoset çdo çështje e urtë.
44:4. FIHA JUFREKU KULLU 'EMRIN HEKIMIN
C 44:5. Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S'ka dyshim se Ne dërguam të dërguar.
44:5. me urdhrin Tonë! Ne gjithmonë kemi nisur të dërguar,
44:5. Ajo është një urdhër nga Ne. Me të vërtetë, Ne ishim dërgues.
44:5. 'EMREN MIN 'INDINA 'INNA KUNNA MURSILINE
C 44:6. (E zbritëm) Nga Mëshira e Zotit tënd; Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
44:6. si mëshirë prej Zotit tënd. Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.
44:6. Si një mëshirë nga Zoti yt. Me të vërtetë, Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi.
44:6. REHMETEN MIN RABBIKE 'INNEHU HUWE ES-SEMI'UL-'ALIMU
C 44:7. Zoti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre, nëse jeni të bindur.
44:7. Ai është Zoti i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet midis tyre, nëse besoni me bindje.
44:7. Zoti i qiejve dhe i tokës dhe i çdo gjëje që është ndërmjet tyre, nëse jeni të bindur.
44:7. REBBI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE MA BEJNEHUMA 'IN KUNTUM MUKININE
C 44:8. Nuk ka Zot tjetër, vetëm Ai që jep jetë e vdekje, Zoti juaj dhe Zoti i prindërve tuaj të lashtë.
44:8. S'ka zot tjetër të vërtetë përveç Atij. Ai e jep jetën dhe e shkakton vdekjen. Ai është Zoti juaj dhe Zoti i të parëve tuaj të lashtë!
44:8. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij. Ai jep jetë dhe sjell vdekje – Zoti juaj dhe Zoti i etërve tuaj të hershëm.
44:8. LA 'ILAHE 'ILLA HUWE JUHJI WE JUMITU REBBUKUM WE REBBU 'ABA'IKUMUL-'EWWELINE
C 44:9. Por jo, ata (idhujtarët) janë në dyshim, janë duke luajtur.
44:9. Por ata argëtohen duke dyshuar.
44:9. Por ata janë në dyshim, duke u argëtuar.
44:9. BEL HUM FI SHEKKIN JEL'ABUNE
C 44:10. Ti pra, prite ditën kur qielli sjell një tym konkret.
44:10. Andaj ti prite atë (ditë), kur qielli do të lëshojë tym të qartë,
44:10. Prandaj, prit ditën kur qielli do të sjellë një tym të qartë.
44:10. FARTEKIB JEWME TE'TI ES-SEMA'U BIDUHANIN MUBININ