U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
44:4.
Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.
44:4.
Në atë (natë të zbritjes së Kuranit) vendoset çdo punë e urtë,
44:4.
Atë natë vendoset çdo çështje e urtë.
44:4.
FIHA JUFREKU KULLU 'EMRIN HEKIMIN
C
44:5.
Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S'ka dyshim se Ne dërguam të dërguar.
44:5.
me urdhrin Tonë! Ne gjithmonë kemi nisur të dërguar,
44:5.
Ajo është një urdhër nga Ne. Me të vërtetë, Ne ishim dërgues.
44:5.
'EMREN MIN 'INDINA 'INNA KUNNA MURSILINE
C
44:6.
(E zbritëm) Nga Mëshira e Zotit tënd; Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
44:6.
si mëshirë prej Zotit tënd. Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.
44:6.
Si një mëshirë nga Zoti yt. Me të vërtetë, Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi.
44:6.
REHMETEN MIN RABBIKE 'INNEHU HUWE ES-SEMI'UL-'ALIMU
C
44:7.
Zoti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre, nëse jeni të bindur.
44:7.
Ai është Zoti i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet midis tyre, nëse besoni me bindje.
44:7.
Zoti i qiejve dhe i tokës dhe i çdo gjëje që është ndërmjet tyre, nëse jeni të bindur.
44:7.
REBBI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE MA BEJNEHUMA 'IN KUNTUM MUKININE
C
44:8.
Nuk ka Zot tjetër, vetëm Ai që jep jetë e vdekje, Zoti juaj dhe Zoti i prindërve tuaj të lashtë.
44:8.
S'ka zot tjetër të vërtetë përveç Atij. Ai e jep jetën dhe e shkakton vdekjen. Ai është Zoti juaj dhe Zoti i të parëve tuaj të lashtë!
44:8.
Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij. Ai jep jetë dhe sjell vdekje – Zoti juaj dhe Zoti i etërve tuaj të hershëm.
44:8.
LA 'ILAHE 'ILLA HUWE JUHJI WE JUMITU REBBUKUM WE REBBU 'ABA'IKUMUL-'EWWELINE
C
44:9.
Por jo, ata (idhujtarët) janë në dyshim, janë duke luajtur.
44:9.
Por ata argëtohen duke dyshuar.
44:9.
Por ata janë në dyshim, duke u argëtuar.
44:9.
BEL HUM FI SHEKKIN JEL'ABUNE
C
44:10.
Ti pra, prite ditën kur qielli sjell një tym konkret.
44:10.
Andaj ti prite atë (ditë), kur qielli do të lëshojë tym të qartë,
44:10.
Prandaj, prit ditën kur qielli do të sjellë një tym të qartë.
44:10.
FARTEKIB JEWME TE'TI ES-SEMA'U BIDUHANIN MUBININ
C
44:11.
Ai (tymi) i përfshinë njerëzit. Ky është një ndëshkim i mundimshëm.
44:11.
që do t'i mbulojë njerëzit, (e do t'u thuhet): “Ky është dënim i dhembshëm!”
44:11.
Që do të mbulojë njerëzit. Ky është një ndëshkim i dhimbshëm.
44:11.
JEGSHA EN-NASE HADHA 'ADHABUN 'ELIMUN
C
44:12.
(Ata thonë) Zoti ynë, largoje prej nesh dënimin, ne do të besojmë.
44:12.
(Mohuesit do të thonë): “O Zoti ynë, lirona prej dënimit! Ne tashmë besojmë!”
44:12.
Zoti ynë, largoje këtë ndëshkim nga ne. Me të vërtetë, ne jemi besimtarë.
44:12.
REBBENA EKSHIF 'ANNAL-'ADHABE 'INNA MU'UMINUNE
C
44:13.
Prej nga atyre ajo këshillë (ai mësim), kur atyre u pat ardhur pejgamber me argument (e nuk besuan)?
44:13.
E si mund të përfitojnë ata nga këshilla, ndërkohë që më parë atyre u pat ardhur një i Dërguar me shpjegime të qarta
44:13.
Si mund të ketë përkujtim për ta, kur një i dërguar i qartë tashmë u kishte ardhur?
44:13.
'ENNA LEHUMU EDH-DHIKRA WE KAD XHA'EHUM RESULUN MUBINUN
C
44:14.
Po ia kthyen shpinën atij (pejgamberit) dhe i thanë: "I mësuar prej dikujt, i çmendur".
44:14.
e ata i kthyen shpinën, duke thënë: “Ai është një i çmendur i mësuar nga të tjerët”?!
44:14.
Por ata u kthyen prej tij dhe thanë: "Ai është i mësuar, i çmendur."
44:14.
THUMME TEWELLEW 'ANHU WE KALU MU'ALLEMUN MEXHNUNUN