Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 15. Hixhr
Ajete: 99

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 15:1. Elif, Lam, Ra. Këto janë ajetet e librit, të Kur'anit të plotkuptueshëm.
15:1. Elif Lâm Râ. Këto janë vargjet e Librit, të Kuranit të qartë!
15:1. ‘ELIF-LAM-RA TILKE ‘AJATUL-KITABI WE KUR’ANIN MUBININ
C 15:2. Ata që nuk besuan, shpeshherë do të kishin dëshiruar të kishin qenë muslimanë.
15:2. Do të vijë dita (e Kiametit), kur mohuesit do të dëshirojnë që të ishin myslimanë.
15:2. RUBEMA JEWEDDUL-LEDHINE KEFERU LEW KANU MUSLIMINE
C 15:3. Lëri (Muhammed) ata, të hanë, të dëfrehen dhe t'i preokupojë shpresa (se do të jetojnë shumë), e më vonë do të kuptojnë.
15:3. Lëri ata që të hanë e të kënaqen dhe le t’i mashtrojë shpresa; ata do ta marrin vesh!
15:3. DHERHUM JE’KULU WE JETEMETTA’U WE JULHIHIMUL-’EMELU FESEWFE JA’LEMUNE
C 15:4. Ne nuk kemi shkatërruar asnjë fshat (vendbanim) ndryshe vetëm në afatin e tij të caktuar.
15:4. Ne nuk kemi zhdukur asnjë vend, pa i ardhur koha e caktuar.
15:4. WE MA ‘EHLEKNA MIN KARJETIN ‘ILLA WE LEHA KITABUN MA’LUMUN
C 15:5. Asnjë popull nuk mund ta shpejtojë afatin e vet e as ta shtyjë për më vonë.
15:5. Asnjë popull nuk mund as ta shpejtojë, as ta ngadalësojë afatin (e shkatërrimit të vet).
15:5. MA TESBIKU MIN ‘UMMETIN ‘EXHELEHA WE MA JESTE’HIRUNE
C 15:6. Dhe ata thanë: "O ti që t'u shpall përkujtimi (Kur'ani), me të vërtetë ti je i çmendur!"
15:6. Ata (idhujtarët) thonë: “O ti që të është shpallur Këshilla (Kurani), ti je vërtet i marrë!
15:6. WE KALU JA ‘EJJUHAL-LEDHI NUZZILE ‘ALEJHI EDH-DHIKRU ‘INNEKE LEMEXHNUNUN
C 15:7. Përse nuk na erdhe me engjëj (që të vërtetojnë) nëse je i sinqertë?
15:7. Përse nuk na sjell engjëjt, nëse ajo që thua është e vërtetë?”
15:7. LEW MA TE’TINA BIL-MELA’IKETI ‘IN KUNTE MINE ES-SADIKINE
C 15:8. Ne nuk i dërgojmë engjëjt (u përgjigjet Zoti) ndryshe vetëm kur duhet (kur e kërkon urtësia e Zotit) dhe atëherë ata nuk afatizohen.
15:8. Ne i dërgojmë engjëjt vetëm me shpallje dhe dënim e atëherë (të dënuarve) nuk u jepet afat për të pritur.
15:8. MA NUNEZZILUL-MELA’IKETE ‘ILLA BIL-HEKKI WE MA KANU ‘IDHEN MUNDHERINE
C 15:9. Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.
15:9. Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë.
15:9. ‘INNA NEHNU NEZZELNA EDH-DHIKRE WE ‘INNA LEHU LEHAFIDHUNE
C 15:10. Ne përpara teje kemi dërguar të dërguar në grupet e popujve të hershëm.
15:10. Ne u kemi çuar të dërguar edhe para teje, sekteve të mëparshme,
15:10. WE LEKAD ‘ERSELNA MIN KABLIKE FI SHIJA’IL-’EWWELINE
C 15:11. E atyre nuk u erdhi asnjë nga të dërguarit, e të mos talleshin me të.
15:11. Por ata talleshin me çdo të dërguar që u vinte.
15:11. WE MA JE’TIHIM MIN RESULIN ‘ILLA KANU BIHI JESTEHZI’UNE
C 15:12. Ja kështu e fusim atë në zemrat e kriminelëve (mosbesimin - talljen).
15:12. Ja, kështu Ne e bëjmë mohimin të futet në zemrat e gjynahqarëve.
15:12. KEDHALIKE NESLUKUHU FI KULUBIL-MUXHRIMINE
C 15:13. Ata nuk e besojnë atë (Kur'anin). Po ligji (i dënimit) ndaj popujve më të hershëm tashmë është i provuar (se si i shkatërroi Zoti).
15:13. Ata nuk e besojnë atë, me gjithë shembujt e popujve të kaluar.
15:13. LA JU’UMINUNE BIHI WE KAD HALET SUNNETUL-’EWWELINE
C 15:14. Edhe sikur Ne t'u hapnim atyre një derë në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht lart në të (e t'i shihnin engjëjt e fshehtësitë).
15:14. Edhe sikur Ne të hapnim një derë të qiellit dhe të ngjiteshin nëpër të,
15:14. WE LEW FETEHNA ‘ALEJHIM BABEN MINE ES-SEMA’I FEDHELLU FIHI JA’RUXHUNE
C 15:15. Ata gjithqysh do të thonin: "Neve na janë ndalë sytë (të pamurit). Jo, ne jemi njerëz të magjepsur".
15:15. ata me siguri që do të thoshin: “Sytë tanë kanë qenë të shushatur, madje na kanë magjepsur”!
15:15. LEKALU ‘INNEMA SUKKIRET ‘EBSARUNA BEL NEHNU KAWMUN MESHURUNE
C 15:16. Ne, në qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe atë (qiellin) e kemi zbukuruar për ata që e shikojnë me vëmendje.
15:16. Ne kemi krijuar yjësi në qiell dhe e kemi zbukuruar atë për shikuesin.
15:16. WE LEKAD XHE’ALNA FI ES-SEMA’I BURUXHEN WE ZEJJENNAHA LILNNADHIRINE
C 15:17. Dhe atë (qiellin) e kemi ruajtur prej çdo djalli të mallkuar.
15:17. Ne e ruajmë atë (qiellin) nga çdo djall i mallkuar,
15:17. WE HEFIDHNAHA MIN KULLI SHEJTANIN REXHIMIN
C 15:18. Përveç atij që vjedh (përgjon) çka dëgjohet, po edhe atë e kapë ylli i zjarrtë (e djeg).
15:18. përveç ndonjërit që dëgjon vjedhurazi e të cilin arrin një yll i këputur me flakë të dukshme.
15:18. ‘ILLA MENI ESTEREKA ES-SEM’A FE’ETBE’AHU SHIHABUN MUBINUN
C 15:19. E tokën e kemi shtruar dhe në të kemi vuar kodra dhe kemi bërë që në të të mbijnë bimë të caktuara të të gjitha llojeve.
15:19. Dhe Tokën e kemi shtrirë e nëpër të kemi shpërndarë male të patundura. Ne kemi bërë që në tokë të rritet çdo gjë në përpjesëtim
15:19. WEL-’ERDE MEDEDNAHA WE ‘ELKAJNA FIHA REWASIJE WE ‘ENBETNA FIHA MIN KULLI SHEJ’IN MEWZUNIN
C 15:20. Dhe Ne ju krijuam juve në te jetesën (mjetet për jetë) e edhe atyre për të cilët ju nuk jeni furnizues.
15:20. E aty kemi bërë mjetet e jetesës për ju dhe për ata që nuk i mbani ju.
15:20. WE XHE’ALNA LEKUM FIHA MA’AJISHE WE MEN LESTUM LEHU BIRAZIKINE
C 15:21. E nuk ka asnjë send që të mos ta ketë burimin te Ne, po Ne nuk e japim atë ndryshe vetëm sipas një mase të caktuar (të nevojshme).
15:21. Nuk ka asnjë send që të mos gjenden tek Ne thesaret e tij; por prej tij Ne japim me masë të caktuar.
15:21. WE ‘IN MIN SHEJ’IN ‘ILLA ‘INDENA HAZA’INUHU WE MA NUNEZZILUHU ‘ILLA BIKADERIN MA’LUMIN
C 15:22. Ne i lëshojmë erërat mbarësuese, e nga qielli (retë) lëshojmë shi dhe atë ua japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani atë.
15:22. Ne i dërgojmë erërat për pllenim dhe zbresim nga qielli ujë, prej të cilit ju japim të pini e të cilin nuk mund ta depozitoni dot.
15:22. WE ‘ERSELNA ER-RIJAHE LEWAKIHE FE’ENZELNA MINE ES-SEMA’I MA’EN FE’ESKAJNAKUMUHU WE MA ‘ENTUM LEHU BIHAZININE
C 15:23. Ne, vërtet jemi që japim jetë e vdekje dhe Ne jemi trashëgues (të qiejve e tokës).
15:23. Në të vërtetë, vetëm Ne e japim jetën dhe e sjellim vdekjen dhe vetëm Ne jemi trashëgimtarët (e gjithçkaje).
15:23. WE ‘INNA LENEHNU NUHJI WE NUMITU WE NEHNUL-WARITHUNE
C 15:24. S'ka dyshim se Ne e dimë për ata që ishin para jush dhe edhe për ata që vijnë pas.
15:24. Vetëm Ne i dimë ata që kanë qenë para jush dhe vetëm Ne i dimë ata, që do të vijnë pas jush.
15:24. WE LEKAD ‘ALIMNAL-MUSTEKDIMINE MINKUM WE LEKAD ‘ALIMNAL-MUSTE’HIRINE
C 15:25. E Zoti yt është Ai që i tubon të gjithë ata (të kaluarit e të ardhshmit), vërtet Ai është shumë i urtë, shumë i dijshëm.
15:25. Sigurisht që Zoti yt do t’i tubojë ata të gjithë; Ai është vërtet i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.
15:25. WE ‘INNE REBBEKE HUWE JEHSHURUHUM ‘INNEHU HEKIMUN ‘ALIMUN
C 15:26. Ne krijuam njeriun nga balta e argjilit, të zi e të prishur (me erë të keqe)? (të formuar-të trajtuar-mesnun).
15:26. Ne e kemi krijuar njeriun prej një balte të thatë të marrë nga balta e zezë pa formë,
15:26. WE LEKAD HALEKNAL-’INSANE MIN SELSALIN MIN HEME’IIN MESNUNIN
C 15:27. E xhinët i krijuam më parë nga zjarri, nga flaka e fortë.
15:27. kurse para tij kemi krijuar xhindet nga zjarri pa tym.
15:27. WEL-XHANNE HALEKNAHU MIN KABLU MIN NARI ES-SEMUMI
C 15:28. Dhe (përkujto) kur Zoti yt engjëjve u tha: "Unë po krijoj njeriun nga balta e tharë, e zezë e me erë.
15:28. Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të krijoj një njeri prej baltës së thatë të marrë nga balta e zezë pa formë.
15:28. WE ‘IDH KALE REBBUKE LILMELA’IKETI ‘INNI HALIKUN BESHEREN MIN SELSALIN MIN HEME’IIN MESNUNIN
C 15:29. E kur ta përsosë atë (në formën e njeriut) dhe t'i japë atij shpirtin që është krijesë Imja, atëherë ju bini atij në sexhde".
15:29. Kur t’i jap formën dhe t’i fryj prej shpirtit Tim, ju t’i përuleni atij në sexhde”,
15:29. FE’IDHA SEWWEJTUHU WE NEFEHTU FIHI MIN RUHI FEKA’U LEHU SAXHIDINE
C 15:30. Të gjithë engjëjt tok, bënë sexhde.
15:30. Të gjithë engjëjt së bashku iu përulën atij në sexhde,
15:30. FESEXHEDEL-MELA’IKETU KULLUHUM ‘EXHMA’UNE
C 15:31. Përpos Iblisit. Ai refuzoi të jetë me ata që bënë sexhde?
15:31. Përveç Iblisit. Ai nuk pranoi t’u bashkohej atyre që bënë sexhde.
15:31. ‘ILLA ‘IBLISE ‘EBA ‘EN JEKUNE ME’A ES-SAXHIDINE
C 15:32. Ai tha: "O Iblis, ç'është ajo që ti të mos jeshë me ata që bënë sexhde?"
15:32. Allahu i tha: “O Iblis, ç’pate ti që s’u bashkove me ata që u përulën?”
15:32. KALE JA ‘IBLISU MA LEKE ‘ELLA TEKUNE ME’A ES-SAXHIDINE
C 15:33. Ai tha: "Nuk është për mua t'i bëjë sexhde një njeriu që e krijove nga balta e tharë, e zezë e me erë".
15:33. Iblisi tha: “Unë nuk i përulem një vdekatari që Ti e ke krijuar nga balta e thatë e marrë prej baltës së zezë pa formë”.
15:33. KALE LEM ‘EKUN LI’SXHUDE LIBESHERIN HALEKTEHU MIN SELSALIN MIN HEME’IIN MESNUNIN
C 15:34. (All-llahu) tha: "Dil pra prej aty, ti qofsh i mallkuar!"
15:34. Allahu tha: “Atëherë, dil prej Xhenetit! Ti je vërtet i mallkuar!
15:34. KALE FAHRUXH MINHA FE’INNEKE REXHIMUN
C 15:35. Vërtet, mallkimi kundër teje qoftë deri në ditën e gjykimit".
15:35. Le të jetë mallkimi mbi ty deri në Ditën e Kiametit”!
15:35. WE ‘INNE ‘ALEJKEL-LA’NETE ‘ILA JEWMI ED-DINI
C 15:36. (Iblisi) Tha: "Zoti im, më jep pra afat deri në ditën kur ata (njerëzit) të ringjallen!"
15:36. Iblisi tha: “Zoti im, më jep afat deri në ditën kur ata do të ringjallen!”
15:36. KALE RABBI FE’ENDHIRNI ‘ILA JEWMI JUB’ATHUNE
C 15:37. (Zoti) Tha: "Ti je prej të afatizuarve,
15:37. Zoti tha: “Sigurisht që do të të jepet afat
15:37. KALE FE’INNEKE MINEL-MUNDHERINE
C 15:38. deri në kohën e ditës së caktuar".
15:38. deri në një ditë të caktuar."
15:38. ‘ILA JEWMIL-WEKTIL-MA’LUMI
C 15:39. (Iblisi) Tha: "Zoti im, për shkak se më përzure (më largove), unë do t'ua zbukuroj (të këqijat) atyre sa të jenë në tokë (në këtë botë) dhe të gjithë ata do t'i largoj nga rruga e drejtë!"
15:39. Iblisi tha: “Zoti im, për shkak se më çove në humbje, unë do t’ju zbukuroj atyre (njerëzve) rrugën e gabuar në Tokë dhe të gjithë do t’i shpie në mashtrim,
15:39. KALE RABBI BIMA ‘EGWEJTENI LE’UZEJJINENNE LEHUM FIL-’ERDI WE LE’UGWIJENNEHUM ‘EXHMA’INE
C 15:40. Përveç robërve të Tu, të cilët i ke bërë të sinqertë.
15:40. përveç robërve të Tu të sinqertë”.
15:40. ‘ILLA ‘IBADEKE MINHUMUL-MUHLESINE
C 15:41. (Madhëria e Tij) Tha: "Kjo është rruga Ime e drejtë (e qartë)".
15:41. (Allahu) tha: “Kjo është rruga Ime e drejtë.
15:41. KALE HADHA SIRATUN ‘ALEJJE MUSTEKIMUN
C 15:42. Se ti ndaj robërve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrfarë force (as fizike as mendore), përveç atyre të humburve që vijnë pas teje.
15:42. Në të vërtetë, ti nuk do të kesh pushtet mbi robërit e Mi, përveçse mbi të humburit, që të pasojnë ty.”
15:42. ‘INNE ‘IBADI LEJSE LEKE ‘ALEJHIM SULTANUN ‘ILLA MENI ETTEBE’AKE MINEL-GAWINE
C 15:43. E s'ka dyshim se xhehennemi është vendpremtimi i të gjithë atyre.
15:43. Pa dyshim, Xhehenemi është vendi i premtuar për të gjithë ata.
15:43. WE ‘INNE XHEHENNEME LEMEW’IDUHUM ‘EXHMA’INE
C 15:44. Ai (xhehennemi) i ka shtatë dyer, çdonjëri prej tyre ka shtegun (derën) e caktuar (nëpër të cilën do të hyjë).
15:44. Ai ka shtatë dyer e për çdo derë do të ketë një pjesë të caktuar.
15:44. LEHA SEB’ATU ‘EBWABIN LIKULLI BABIN MINHUM XHUZ’UN MEKSUMUN
C 15:45. E ata, të cilët iu ruajtën (mosbesimit dhe punëve të këqija) janë në xhennete e mes burimeve.
15:45. Vërtet, punëmirët do të jenë në kopshtet e Xhenetit pranë burimeve.
15:45. ‘INNEL-MUTTEKINE FI XHENNATIN WE ‘UJUNIN
C 15:46. (u thuhet) Hyni në to, të shpëtuar (prej çdo të keqeje) të siguruar (nga vdekja).
15:46. Atyre do t’u thuhet: “Hyni atje me paqe dhe siguri”!
15:46. EDHULUHA BISELAMIN ‘AMININE
C 15:47. Ne kemi hequr prej zemrave të tyre çfarëdo urrejtje, e ata në mbështetëse qëndrojnë ballë për ballë njëri-tjetrit duke qenë të vëllazëruar.
15:47. Ne do ta heqim urrejtjen nga zemrat e tyre; ata do të rrinë ulur si vëllezër përballë njëri-tjetrit në divane.
15:47. WE NEZA’NA MA FI SUDURIHIM MIN GILLIN ‘IHWANEN ‘ALA SURURIN MUTEKABILINE
C 15:48. Ata aty nuk i godet kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren kurrë prej tij.
15:48. Aty nuk do t’i mundojë lodhja e prej aty kurrë nuk do të dëbohen.
15:48. LA JEMESSUHUM FIHA NESEBUN WE MA HUM MINHA BIMUHREXHINE
C 15:49. Njoftoi robërit e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh.
15:49. Lajmëroji robërit e Mi (o Muhamed) se, vërtet, Unë jam Falësi i madh, Mëshirëploti,
15:49. NEBBI’ ‘IBADI ‘ENNI ‘ENAL-GAFURU ER-REHIMU
C 15:50. Po (njoftoji) se edhe dënimi Im është ai dënim i dhembshëm.
15:50. dhe se dënimi Im është vërtet dënimi i dhembshëm!
15:50. WE ‘ENNE ‘ADHABI HUWEL-’ADHABUL-’ELIMU
C 15:51. E njoftoi edhe për musafirët e Ibrahimit.
15:51. Tregoju atyre edhe për mysafirët e Ibrahimit!
15:51. WE NEBBI’HUM ‘AN DEJFI ‘IBRAHIME
C 15:52. Kur ata hynë tek ai dhe thanë: "Selamen - e përshëndetën, e ai (Ibrahimi) tha: "Ne po frikësohemi prej jush!"
15:52. Ata shkuan tek ai dhe i thanë “Paqe!”, por ai tha: “Në të vërtetë, Ne kemi frikë nga ju.”
15:52. ‘IDH DEHALU ‘ALEJHI FEKALU SELAMEN KALE ‘INNA MINKUM WEXHILUNE
C 15:53. Ata i thanë: "Mos u frikëso, ne po të marrim myzhde për një djalë të zgjuar!"
15:53. Ata thanë: “Mos u frikëso, se ne po të sjellim një lajm të mirë! Ti do të kesh një djalë të dijshëm”!
15:53. KALU LA TEWXHEL ‘INNA NUBESHSHIRUKE BIGULAMIN ‘ALIMIN
C 15:54. Ai (Ibrahimi) tha: "A më merrni myzhde kur më ka kapur mua pleqëria? Me çka po më përgëzoni ju?
15:54. Ibrahimi tha: “Po ma sillni këtë lajm të mirë, edhe pse më ka goditur pleqëria?! Mbi ç’bazë po ma sillni këtë lajm?”
15:54. KALE ‘EBESHSHERTUMUNI ‘ALA ‘EN MESSENIJEL-KIBERU FEBIME TUBESHSHIRUNE
C 15:55. Ata thanë: "Ne të morëm myzhde me atë që është e sigurt e ti mos u bën i pashpresë!"
15:55. Ata u përgjigjën: “Ne ta japim lajmin e mirë me vërtetësi, prandaj mos u bëj shpresëhumbur!”
15:55. KALU BESHSHERNAKE BIL-HEKKI FELA TEKUN MINEL-KANITINE
C 15:56. Tha: "Askush nuk e humbë shpresën në mëshirën e Zotit të vet, përveç atyre që janë të humbur".
15:56. Ibrahimi tha: “E kush mund ta humbë shpresën nga mëshira e Zotit të vet, përveç atyre që janë të humbur”?!
15:56. KALE WE MEN JEKNETU MIN REHMETI RABBIHI ‘ILLA ED-DALLUNE
C 15:57. Tha: "E çka është pra çështja e juaj, o të dërguar?"
15:57. Ai i pyeti: “Cili është qëllimi juaj, o të dërguar?”
15:57. KALE FEMA HATBUKUM ‘EJJUHAL-MURSELUNE
C 15:58. Ata thanë: "Ne jemi dërguar te një popull i prishur!"
15:58. (Ata) thanë: “Ne jemi dërguar te një popull keqbërës (për ta shkatërruar të gjithin),
15:58. KALU ‘INNA ‘URSILNA ‘ILA KAWMIN MUXHRIMINE
C 15:59. Me përjashtim të familjes së Lutit. Ata do t'i shpëtojmë që të gjithë.
15:59. përveç familjes së Lutit. Ne do t’i shpëtojmë të gjithë ata,
15:59. ‘ILLA ‘ALE LUTIN ‘INNA LEMUNEXHXHUHUM ‘EXHMA’INE
C 15:60. Përpos gruas së tij. Ne kemi vendosur ajo të mbetet me ata të dënuarit (All-llahu ka vendosur).
15:60. përveç gruas së tij; për atë Ne kemi caktuar si dënim që të mbetet pas me të tjerët.”
15:60. ‘ILLA EMRE’ETEHU KADDERNA ‘INNEHA LEMINEL-GABIRINE
C 15:61. E kur i erdhën familjes së Lutit të dërguarit,
15:61. Dhe, kur të dërguarit erdhën te Luti,
15:61. FELEMMA XHA’E ‘ALE LUTINL-MURSELUNE
C 15:62. Ai (Luti) tha: "Ju jeni njerëz të panjohur (nuk ju njoh)!
15:62. ai tha: “Unë nuk ju njoh ju!”
15:62. KALE ‘INNEKUM KAWMUN MUNKERUNE
C 15:63. Ata thanë: "Jo, (nuk kemi qëllim të keq ndaj teje) Të kemi ardhur ty me atë (dënim) që ata dyshonin.
15:63. Ata thanë: “Jo, ne të kemi sjellë atë, në të cilën ata dyshojnë,
15:63. KALU BEL XHI’NAKE BIMA KANU FIHI JEMTERUNE
C 15:64. Të kemi sjellë të vërtetën, e ne jemi të drejtë (çka të themi).
15:64. të kemi sjellë të vërtetën, prandaj të jesh i sigurt se ajo që të themi, do të bëhet.
15:64. WE ‘ETEJNAKE BIL-HEKKI WE ‘INNA LESADIKUNE
C 15:65. Ti ec me familjen tënde pasi të kalojë një pjesë e natës dhe ti rri pas tyre (që të mos frikësohen) dhe asnjëri prej jush të mos kthejë mbrapa (për të shikuar) dhe shkoni andej kah urdhëroheni.
15:65. Nisu me familjen tënde në një kohë të natës, shko pas tyre e askush prej jush të mos shikojë prapa, por vazhdoni në drejtimin e urdhëruar!”
15:65. FE’ESRI BI’EHLIKE BIKIT’IN MINEL-LEJLI WE ETTEBI’ ‘EDBAREHUM WE LA JELTEFIT MINKUM ‘EHEDUN WE EMDU HEJTHU TU’UMERUNE
C 15:66. E Ne i kumtuam atij (Lutit) atë çështje, se zhdukja e tyre deri në më të mbramin, do të jetë në mëngjes.
15:66. Dhe Ne ia shpallëm atij atë që do të ngjajë: që i gjithë populli i tij, deri në të mbramin, do të zhdukej në agim.
15:66. WE KADEJNA ‘ILEJHI DHALIKEL-’EMRE ‘ENNE DABIRE HA’UULA’ MEKTU’UN MUSBIHINE
C 15:67. E banuesit e qytetit (Sadum) erdhën të gëzuar duke i lajmëruar njëri-tjetrit.
15:67. Banorët e qytetit erdhën tek ai gjithë gëzim.
15:67. WE XHA’E ‘EHLUL-MEDINETI JESTEBSHIRUNE
C 15:68. Tha: (Luti): "Këta janë musafirët e mi, e mos më turpëroni mua,
15:68. Luti u tha: “Këta janë mysafirët e mi, andaj mos më turpëroni!
15:68. KALE ‘INNE HA’UULA’ DEJFI FELA TEFDEHUNI
C 15:69. Edhe kini frikë All-llahun e mos më nënçmoni!"
15:69. Kijeni frikë Allahun e mos më poshtëroni!”
15:69. WE ETTEKU ELLAHE WE LA TUHZUNI
C 15:70. Ata thanë: "A nuk të kemi ndaluar që të mos na përzihesh në njerëzit (që ne i mësyjmë)?
15:70. Ata thanë: “A nuk ta kemi ndaluar ne që të presësh mysafirë?”
15:70. KALU ‘EWELEM NENHEKE ‘ANIL-’ALEMINE
C 15:71. Ai (Luti) tha: "Ja, këto (gratë) bijat e mia, nëse do të bëni (martohuni me to)!"
15:71. Ai tha: “Ja vajzat e mia! Nëse doni të bëni çka synoni (martohuni me to)”.
15:71. KALE HA’UULA’ BENATI ‘IN KUNTUM FA’ILINE
C 15:72. Pasha jetën tënde (Muhammed), s'ka dyshim se ata (populli i Lutit) ishin të humbur në dehjen e tyre.
15:72. Betohem për jetën tënde (o Muhamed), se ata ishin vërtet të përhumbur në dehjen e tyre!
15:72. LE’AMRUKE ‘INNEHUM LEFI SEKRETIHIM JA’MEHUNE
C 15:73. E në kohën e lindjes (së diellit) ata i përfshiu ushtima e tmerrshme.
15:73. Ata i kaploi zëri i tmerrshëm (i Xhebrailit) kur lindi Dielli,
15:73. FE’EHADHET/HUMU ES-SEJHETU MUSHRIKINE
C 15:74. Dhe duke e përmbysur anën e lartë të qytetit poshtë, Ne e përmbysëm dhe lëshuam mbi ta shi (të dheut të pjekur në xhehennem) si gurë.
15:74. dhe Ne e kthyem qytetin përmbys, duke lëshuar mbi ata shi gurësh prej dheut të pjekur.
15:74. FEXHE’ALNA ‘ALIJEHA SAFILEHA WE ‘EMTERNA ‘ALEJHIM HIXHARETEN MIN SIXHXHILIN
C 15:75. Në atë (ngjarje), vërtet ka argumente për ata që mendojnë.
15:75. Këto janë njëmend shenja bindëse për ata, që i kuptojnë ato.
15:75. ‘INNE FI DHALIKE LE’AJATIN LILMUTEWESSIMINE
C 15:76. Dhe se ato (vendbanime të shkatërruara) ende janë të dukshme pranë rrugës.
15:76. Qyteti i rrënuar është në rrugë, ku gjendet edhe tani.
15:76. WE ‘INNEHA LEBISEBILIN MUKIMIN
C 15:77. Për ata që besojnë, ka fakte në të.
15:77. Kjo është vërtet treguese për besimtarët.
15:77. ‘INNE FI DHALIKE LE’AJETEN LILMU’UMININE
C 15:78. Edhe populli i "Ejkës" ishin zullumqarë.
15:78. Por edhe banorët e Ejkes ishin keqbërës,
15:78. WE ‘IN KANE ‘ESHABUL-’EJKETI LEDHALIMINE
C 15:79. E Ne ndërmorëm kundër tyre (i shkatërruam), dhe që të dyja ato (vendi Sadum dhe Ejke) janë në rrugë që duken.
15:79. andaj i ndëshkuam dhe që të dy janë në rrugë të dukshme.
15:79. FANTEKAMNA MINHUM WE ‘INNEHUMA LEBI’IMAMIN MUBININ
C 15:80. Edhe populli i "Hixhres" i përgënjeshtroi të dërguarit.
15:80. Edhe banorët e Hixhrës (fisi Themud), i quajtën të dërguarit për gënjeshtarë.
15:80. WE LEKAD KEDHDHEBE ‘ESHABUL-HIXHRIL-MURSELINE
C 15:81. Ne u patëm parashtruar atyre argumentet (mrekullitë) Tona, por ata i kundërshtonin ato.
15:81. Ne u patëm dhënë shenjat Tona, por ata shmangeshin prej tyre.
15:81. WE ‘ATEJNAHUM ‘AJATINA FEKANU ‘ANHA MU’RIDINE
C 15:82. Ata skalisnin shtëpia në kodra shkëmbore për të qenë të sigurt.
15:82. Ata gdhendnin shtëpi në shkëmbinj, duke besuar se nuk do t’i gjente asgjë,
15:82. WE KANU JENHITUNE MINEL-XHIBALI BUJUTEN ‘AMININE
C 15:83. E ata në mëngjes i goditi gjëmim i tmerrshëm e shkatërrues.
15:83. por edhe ata në agim i goditi zëri i tmerrshëm
15:83. FE’EHADHET/HUMU ES-SEJHETU MUSBIHINE
C 15:84. Dhe nuk u ndihmoi atyre asgjë ajo që vepruan.
15:84. dhe nuk patën aspak dobi nga ajo që patën ndërtuar.
15:84. FEMA ‘EGNA ‘ANHUM MA KANU JEKSIBUNE
C 15:85. E Ne nuk i krijuam qiejt as tokën ndryshe vetëm me urtësi (të madhe). E s'ka dyshim se momenti i fundit (kijameti) do të vijë, e ti (Muhammed) sillu me njerëzishmëri.
15:85. Ne i kemi krijuar qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet midis tyre vetëm me urtësi. Ora (e Kiametit) do të vijë me siguri, andaj ti (o Muhamed) sillu me zemërgjerësi.
15:85. WE MA HALEKNA ES-SEMAWATI WEL-’ERDE WE MA BEJNEHUMA ‘ILLA BIL-HEKKI WE ‘INNE ES-SA’ATE LE’ATIJETUN FASFEHI ES-SEFHEL-XHEMILE
C 15:86. Vërtet, Zoti yt është krijuesi i përgjithshëm, më i dijshmi.
15:86. Vërtet, Zoti yt është Krijuesi Madhështor, i Gjithëdijshmi.
15:86. ‘INNE REBBEKE HUWEL-HALLAKUL-’ALIMU
C 15:87. Ne të kemi dhënë ty shtatë (ajete) që përsëriten (Fatiha përsëritet në rekate të namazit) edhe Kur'anin e madhërueshëm.
15:87. Ne të kemi shpallur shtatë vargje që përsëriten dhe Kuranin e madhërishëm.
15:87. WE LEKAD ‘ATEJNAKE SEB’EN MINEL-METHANI WEL-KUR’ANEL-’ADHIME
C 15:88. E ty të mos shkojnë kurrsesi sytë në atë me çka Ne i pajisëm disa prej tyre, as mos u brengos për ta (pse nuk besuan), kurse ndaj besimtarëve jij i përulur e i butë.
15:88. Mos i drejto sytë e tu nga kënaqësitë, që Ne ua kemi dhënë disave prej tyre dhe mos u hidhëro për ata! Me besimtarët sillu butë!
15:88. LA TEMUDDENNE ‘AJNEJKE ‘ILA MA METTA’NA BIHI ‘EZWAXHEN MINHUM WE LA TEHZEN ‘ALEJHIM WE EHFID XHENAHEKE LILMU’UMININE
C 15:89. Dhe thuaj: "Unë jam qortues i hapët (për dënim nga Zoti për ata që kundërshtojnë)."
15:89. Thuaj: “Në të vërtetë, unë jam vetëm paralajmërues i qartë”.
15:89. WE KUL ‘INNI ‘ENA EN-NEDHIRUL-MUBINU
C 15:90. (U sjellim dënim) Sikurse u sollëm atyre që bënë ndarjen (e librave të mëparshëm).
15:90. Siç është e vërtetë se u dërguam dënim atyre që e ndanë
15:90. KEMA ‘ENZELNA ‘ALEL-MUKTESIMINE
C 15:91. Të cilët e bënë Kur'anin të ndarë në pjesë.
15:91. dhe e bënë Kuranin në pjesë (duke i besuar ca pjesë dhe duke i mohuar të tjerat),
15:91. EL-LEDHINE XHE’ALUL-KUR’ANE ‘IDINE
C 15:92. Pasha Zotin tënd, ata të gjithë do t'i marrim në përgjegjësi.
15:92. ashtu është e vërtetë, për Zotin tënd, se Ne do t’i pyesim ata të gjithë,
15:92. FEWEREBBIKE LENES’ELENNEHUM ‘EXHMA’INE
C 15:93. Për atë se ç'vepruan.
15:93. për gjithçka që kanë bërë!
15:93. ‘AMMA KANU JA’MELUNE
C 15:94. Publiko haptas atë për të cilën urdhërohesh, e hiqju idhujtarëve.
15:94. Ti prediko haptazi atë që të është urdhëruar dhe largohu nga idhujtarët.
15:94. FASDA’ BIMA TU’UMERU WE ‘A’RID ‘ANIL-MUSHRIKINE
C 15:95. S'ka dyshim se Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që tallen,
15:95. Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që të tallin,
15:95. ‘INNA KEFEJNAKEL-MUSTEHZI’INE
C 15:96. të cilët All-llahut i kundërvejnë zot tjetër, e më vonë ata do ta kuptojnë (prapavinë e tyre).
15:96. e të cilët, përveç Allahut, adhurojnë edhe zot tjetër. Do ta marrin vesh mirë ata!
15:96. EL-LEDHINE JEXH’ALUNE ME’A ELLAHI ‘ILEHEN ‘AHARE FESEWFE JA’LEMUNE
C 15:97. Ne dimë mirë se ti ngushtohesh shpirtërisht për atë që thonë ata.
15:97. Ne e dimë mirë, që ty të ngushtohet zemra nga fjalët e tyre,
15:97. WE LEKAD NA’LEMU ‘ENNEKE JEDIKU SEDRUKE BIMA JEKULUNE
C 15:98. Po ti madhëroje me falënderime Zotin tënd e bëhu prej atyre që luten (përulen duke u falur).
15:98. andaj, lartësoje Zotin tënd duke e lavdëruar dhe bëhu prej atyre që i përulen Atij duke u falur!
15:98. FESEBBIH BIHEMDI RABBIKE WE KUN MINE ES-SAXHIDINE
C 15:99. Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja).
15:99. Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!
15:99. WE A’BUD REBBEKE HETTA JE’TIJEKEL-JEKINU