U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
15:26.
Ne krijuam njeriun nga balta e argjilit, të zi e të prishur (me erë të keqe)? (të formuar-të trajtuar-mesnun).
15:26.
Ne e kemi krijuar njeriun prej një balte të thatë të marrë nga balta e zezë pa formë,
15:26.
WE LEKAD HALEKNAL-’INSANE MIN SELSALIN MIN HEME’IIN MESNUNIN
C
15:27.
E xhinët i krijuam më parë nga zjarri, nga flaka e fortë.
15:27.
kurse para tij kemi krijuar xhindet nga zjarri pa tym.
15:27.
WEL-XHANNE HALEKNAHU MIN KABLU MIN NARI ES-SEMUMI
C
15:28.
Dhe (përkujto) kur Zoti yt engjëjve u tha: "Unë po krijoj njeriun nga balta e tharë, e zezë e me erë.
15:28.
Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të krijoj një njeri prej baltës së thatë të marrë nga balta e zezë pa formë.
15:28.
WE ‘IDH KALE REBBUKE LILMELA’IKETI ‘INNI HALIKUN BESHEREN MIN SELSALIN MIN HEME’IIN MESNUNIN
C
15:29.
E kur ta përsosë atë (në formën e njeriut) dhe t'i japë atij shpirtin që është krijesë Imja, atëherë ju bini atij në sexhde".
15:29.
Kur t’i jap formën dhe t’i fryj prej shpirtit Tim, ju t’i përuleni atij në sexhde”,
15:29.
FE’IDHA SEWWEJTUHU WE NEFEHTU FIHI MIN RUHI FEKA’U LEHU SAXHIDINE
C
15:30.
Të gjithë engjëjt tok, bënë sexhde.
15:30.
Të gjithë engjëjt së bashku iu përulën atij në sexhde,
15:30.
FESEXHEDEL-MELA’IKETU KULLUHUM ‘EXHMA’UNE
C
15:31.
Përpos Iblisit. Ai refuzoi të jetë me ata që bënë sexhde?
15:31.
Përveç Iblisit. Ai nuk pranoi t’u bashkohej atyre që bënë sexhde.
15:31.
‘ILLA ‘IBLISE ‘EBA ‘EN JEKUNE ME’A ES-SAXHIDINE
C
15:32.
Ai tha: "O Iblis, ç'është ajo që ti të mos jeshë me ata që bënë sexhde?"
15:32.
Allahu i tha: “O Iblis, ç’pate ti që s’u bashkove me ata që u përulën?”
15:32.
KALE JA ‘IBLISU MA LEKE ‘ELLA TEKUNE ME’A ES-SAXHIDINE
C
15:33.
Ai tha: "Nuk është për mua t'i bëjë sexhde një njeriu që e krijove nga balta e tharë, e zezë e me erë".
15:33.
Iblisi tha: “Unë nuk i përulem një vdekatari që Ti e ke krijuar nga balta e thatë e marrë prej baltës së zezë pa formë”.
15:33.
KALE LEM ‘EKUN LI’SXHUDE LIBESHERIN HALEKTEHU MIN SELSALIN MIN HEME’IIN MESNUNIN
C
15:34.
(All-llahu) tha: "Dil pra prej aty, ti qofsh i mallkuar!"
15:34.
Allahu tha: “Atëherë, dil prej Xhenetit! Ti je vërtet i mallkuar!
15:34.
KALE FAHRUXH MINHA FE’INNEKE REXHIMUN
C
15:35.
Vërtet, mallkimi kundër teje qoftë deri në ditën e gjykimit".
15:35.
Le të jetë mallkimi mbi ty deri në Ditën e Kiametit”!
15:35.
WE ‘INNE ‘ALEJKEL-LA’NETE ‘ILA JEWMI ED-DINI
C
15:36.
(Iblisi) Tha: "Zoti im, më jep pra afat deri në ditën kur ata (njerëzit) të ringjallen!"
15:36.
Iblisi tha: “Zoti im, më jep afat deri në ditën kur ata do të ringjallen!”
15:36.
KALE RABBI FE’ENDHIRNI ‘ILA JEWMI JUB’ATHUNE