Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 15:31. Përpos Iblisit. Ai refuzoi të jetë me ata që bënë sexhde?
15:31. Përveç Iblisit. Ai nuk pranoi t’u bashkohej atyre që bënë sexhde.
15:31. ‘ILLA ‘IBLISE ‘EBA ‘EN JEKUNE ME’A ES-SAXHIDINE
C 15:32. Ai tha: "O Iblis, ç'është ajo që ti të mos jeshë me ata që bënë sexhde?"
15:32. Allahu i tha: “O Iblis, ç’pate ti që s’u bashkove me ata që u përulën?”
15:32. KALE JA ‘IBLISU MA LEKE ‘ELLA TEKUNE ME’A ES-SAXHIDINE
C 15:33. Ai tha: "Nuk është për mua t'i bëjë sexhde një njeriu që e krijove nga balta e tharë, e zezë e me erë".
15:33. Iblisi tha: “Unë nuk i përulem një vdekatari që Ti e ke krijuar nga balta e thatë e marrë prej baltës së zezë pa formë”.
15:33. KALE LEM ‘EKUN LI’SXHUDE LIBESHERIN HALEKTEHU MIN SELSALIN MIN HEME’IIN MESNUNIN
C 15:34. (All-llahu) tha: "Dil pra prej aty, ti qofsh i mallkuar!"
15:34. Allahu tha: “Atëherë, dil prej Xhenetit! Ti je vërtet i mallkuar!
15:34. KALE FAHRUXH MINHA FE’INNEKE REXHIMUN
C 15:35. Vërtet, mallkimi kundër teje qoftë deri në ditën e gjykimit".
15:35. Le të jetë mallkimi mbi ty deri në Ditën e Kiametit”!
15:35. WE ‘INNE ‘ALEJKEL-LA’NETE ‘ILA JEWMI ED-DINI
C 15:36. (Iblisi) Tha: "Zoti im, më jep pra afat deri në ditën kur ata (njerëzit) të ringjallen!"
15:36. Iblisi tha: “Zoti im, më jep afat deri në ditën kur ata do të ringjallen!”
15:36. KALE RABBI FE’ENDHIRNI ‘ILA JEWMI JUB’ATHUNE
C 15:37. (Zoti) Tha: "Ti je prej të afatizuarve,
15:37. Zoti tha: “Sigurisht që do të të jepet afat
15:37. KALE FE’INNEKE MINEL-MUNDHERINE
C 15:38. deri në kohën e ditës së caktuar".
15:38. deri në një ditë të caktuar."
15:38. ‘ILA JEWMIL-WEKTIL-MA’LUMI
C 15:39. (Iblisi) Tha: "Zoti im, për shkak se më përzure (më largove), unë do t'ua zbukuroj (të këqijat) atyre sa të jenë në tokë (në këtë botë) dhe të gjithë ata do t'i largoj nga rruga e drejtë!"
15:39. Iblisi tha: “Zoti im, për shkak se më çove në humbje, unë do t’ju zbukuroj atyre (njerëzve) rrugën e gabuar në Tokë dhe të gjithë do t’i shpie në mashtrim,
15:39. KALE RABBI BIMA ‘EGWEJTENI LE’UZEJJINENNE LEHUM FIL-’ERDI WE LE’UGWIJENNEHUM ‘EXHMA’INE
C 15:40. Përveç robërve të Tu, të cilët i ke bërë të sinqertë.
15:40. përveç robërve të Tu të sinqertë”.
15:40. ‘ILLA ‘IBADEKE MINHUMUL-MUHLESINE
C 15:41. (Madhëria e Tij) Tha: "Kjo është rruga Ime e drejtë (e qartë)".
15:41. (Allahu) tha: “Kjo është rruga Ime e drejtë.
15:41. KALE HADHA SIRATUN ‘ALEJJE MUSTEKIMUN