Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 15:24. S'ka dyshim se Ne e dimë për ata që ishin para jush dhe edhe për ata që vijnë pas.
15:24. Vetëm Ne i dimë ata që kanë qenë para jush dhe vetëm Ne i dimë ata, që do të vijnë pas jush.
15:24. WE LEKAD ‘ALIMNAL-MUSTEKDIMINE MINKUM WE LEKAD ‘ALIMNAL-MUSTE’HIRINE
C 15:25. E Zoti yt është Ai që i tubon të gjithë ata (të kaluarit e të ardhshmit), vërtet Ai është shumë i urtë, shumë i dijshëm.
15:25. Sigurisht që Zoti yt do t’i tubojë ata të gjithë; Ai është vërtet i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.
15:25. WE ‘INNE REBBEKE HUWE JEHSHURUHUM ‘INNEHU HEKIMUN ‘ALIMUN
C 15:26. Ne krijuam njeriun nga balta e argjilit, të zi e të prishur (me erë të keqe)? (të formuar-të trajtuar-mesnun).
15:26. Ne e kemi krijuar njeriun prej një balte të thatë të marrë nga balta e zezë pa formë,
15:26. WE LEKAD HALEKNAL-’INSANE MIN SELSALIN MIN HEME’IIN MESNUNIN
C 15:27. E xhinët i krijuam më parë nga zjarri, nga flaka e fortë.
15:27. kurse para tij kemi krijuar xhindet nga zjarri pa tym.
15:27. WEL-XHANNE HALEKNAHU MIN KABLU MIN NARI ES-SEMUMI
C 15:28. Dhe (përkujto) kur Zoti yt engjëjve u tha: "Unë po krijoj njeriun nga balta e tharë, e zezë e me erë.
15:28. Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të krijoj një njeri prej baltës së thatë të marrë nga balta e zezë pa formë.
15:28. WE ‘IDH KALE REBBUKE LILMELA’IKETI ‘INNI HALIKUN BESHEREN MIN SELSALIN MIN HEME’IIN MESNUNIN
C 15:29. E kur ta përsosë atë (në formën e njeriut) dhe t'i japë atij shpirtin që është krijesë Imja, atëherë ju bini atij në sexhde".
15:29. Kur t’i jap formën dhe t’i fryj prej shpirtit Tim, ju t’i përuleni atij në sexhde”,
15:29. FE’IDHA SEWWEJTUHU WE NEFEHTU FIHI MIN RUHI FEKA’U LEHU SAXHIDINE
C 15:30. Të gjithë engjëjt tok, bënë sexhde.
15:30. Të gjithë engjëjt së bashku iu përulën atij në sexhde,
15:30. FESEXHEDEL-MELA’IKETU KULLUHUM ‘EXHMA’UNE
C 15:31. Përpos Iblisit. Ai refuzoi të jetë me ata që bënë sexhde?
15:31. Përveç Iblisit. Ai nuk pranoi t’u bashkohej atyre që bënë sexhde.
15:31. ‘ILLA ‘IBLISE ‘EBA ‘EN JEKUNE ME’A ES-SAXHIDINE
C 15:32. Ai tha: "O Iblis, ç'është ajo që ti të mos jeshë me ata që bënë sexhde?"
15:32. Allahu i tha: “O Iblis, ç’pate ti që s’u bashkove me ata që u përulën?”
15:32. KALE JA ‘IBLISU MA LEKE ‘ELLA TEKUNE ME’A ES-SAXHIDINE
C 15:33. Ai tha: "Nuk është për mua t'i bëjë sexhde një njeriu që e krijove nga balta e tharë, e zezë e me erë".
15:33. Iblisi tha: “Unë nuk i përulem një vdekatari që Ti e ke krijuar nga balta e thatë e marrë prej baltës së zezë pa formë”.
15:33. KALE LEM ‘EKUN LI’SXHUDE LIBESHERIN HALEKTEHU MIN SELSALIN MIN HEME’IIN MESNUNIN
C 15:34. (All-llahu) tha: "Dil pra prej aty, ti qofsh i mallkuar!"
15:34. Allahu tha: “Atëherë, dil prej Xhenetit! Ti je vërtet i mallkuar!
15:34. KALE FAHRUXH MINHA FE’INNEKE REXHIMUN