Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 14:49. E idhujtarët atë ditë i sheh të lidhur në pranga.
14:49. Dhe atë ditë do t’i shohësh keqbërësit të lidhur në pranga;
14:49. WE TERAL-MUXHRIMINE JEWME’IDHIN MUKARRENINE FIL-’ESFADI
C 14:50. Petkat e tyre janë nga katrani (pezhgveja - zifti), kurse fytyrat e tyre do t'i mbulojë zjarri.
14:50. rrobat do t’i kenë prej katrani e zjarri do t’ua mbështjellë fytyrat,
14:50. SERABILUHUM MIN KATIRANIN WE TEGSHA WUXHUHEHUMU EN-NARU
C 14:51. (dalin para Zotit) Për ta shpërblyer All-llahu secilin njeri me atë që e fitoi. Vërtet, All-llahu është llogaritar i shpejtë.
14:51. (Kështu do të jetë) në mënyrë që Allahu të shpërblejë cilindo për atë që ka punuar. Allahu është vërtet i shpejtë në llogari.
14:51. LIJEXHZIJEL-LAHU KULLE NEFSIN MA KESEBET ‘INNALL-LLAHE SERI’UL-HISABI
C 14:52. Ky (Kur'ani) është kumtesë për njerëzit, që me të të këshillohen dhe të dinë se Ai është vetëm një Zot, dhe që t'i këshillojë ata që kanë mend.
14:52. Ky (Kuran) është shpallje e qartë për njerëzit, me qëllim që ata të marrin paralajmërim nëpërmjet tij, që ta dinë se Allahu është Një Zot i Vetëm dhe që të këshillohen njerëzit e mençur!
14:52. HADHA BELAGUN LILNNASI WE LIJUNDHERU BIHI WE LIJA’LEMU ‘ENNEMA HUWE ‘ILEHUN WAHIDUN WE LIJEDHDHEKKERE ‘ULUL-’ELBABI
C 15:1. Elif, Lam, Ra. Këto janë ajetet e librit, të Kur'anit të plotkuptueshëm.
15:1. Elif Lâm Râ. Këto janë vargjet e Librit, të Kuranit të qartë!
15:1. ‘ELIF-LAM-RA TILKE ‘AJATUL-KITABI WE KUR’ANIN MUBININ
C 15:2. Ata që nuk besuan, shpeshherë do të kishin dëshiruar të kishin qenë muslimanë.
15:2. Do të vijë dita (e Kiametit), kur mohuesit do të dëshirojnë që të ishin myslimanë.
15:2. RUBEMA JEWEDDUL-LEDHINE KEFERU LEW KANU MUSLIMINE
C 15:3. Lëri (Muhammed) ata, të hanë, të dëfrehen dhe t'i preokupojë shpresa (se do të jetojnë shumë), e më vonë do të kuptojnë.
15:3. Lëri ata që të hanë e të kënaqen dhe le t’i mashtrojë shpresa; ata do ta marrin vesh!
15:3. DHERHUM JE’KULU WE JETEMETTA’U WE JULHIHIMUL-’EMELU FESEWFE JA’LEMUNE
C 15:4. Ne nuk kemi shkatërruar asnjë fshat (vendbanim) ndryshe vetëm në afatin e tij të caktuar.
15:4. Ne nuk kemi zhdukur asnjë vend, pa i ardhur koha e caktuar.
15:4. WE MA ‘EHLEKNA MIN KARJETIN ‘ILLA WE LEHA KITABUN MA’LUMUN
C 15:5. Asnjë popull nuk mund ta shpejtojë afatin e vet e as ta shtyjë për më vonë.
15:5. Asnjë popull nuk mund as ta shpejtojë, as ta ngadalësojë afatin (e shkatërrimit të vet).
15:5. MA TESBIKU MIN ‘UMMETIN ‘EXHELEHA WE MA JESTE’HIRUNE
C 15:6. Dhe ata thanë: "O ti që t'u shpall përkujtimi (Kur'ani), me të vërtetë ti je i çmendur!"
15:6. Ata (idhujtarët) thonë: “O ti që të është shpallur Këshilla (Kurani), ti je vërtet i marrë!
15:6. WE KALU JA ‘EJJUHAL-LEDHI NUZZILE ‘ALEJHI EDH-DHIKRU ‘INNEKE LEMEXHNUNUN
C 15:7. Përse nuk na erdhe me engjëj (që të vërtetojnë) nëse je i sinqertë?
15:7. Përse nuk na sjell engjëjt, nëse ajo që thua është e vërtetë?”
15:7. LEW MA TE’TINA BIL-MELA’IKETI ‘IN KUNTE MINE ES-SADIKINE