Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 15:1. Elif, Lam, Ra. Këto janë ajetet e librit, të Kur'anit të plotkuptueshëm.
15:1. Elif Lâm Râ. Këto janë vargjet e Librit, të Kuranit të qartë!
15:1. ‘ELIF-LAM-RA TILKE ‘AJATUL-KITABI WE KUR’ANIN MUBININ
C 15:2. Ata që nuk besuan, shpeshherë do të kishin dëshiruar të kishin qenë muslimanë.
15:2. Do të vijë dita (e Kiametit), kur mohuesit do të dëshirojnë që të ishin myslimanë.
15:2. RUBEMA JEWEDDUL-LEDHINE KEFERU LEW KANU MUSLIMINE
C 15:3. Lëri (Muhammed) ata, të hanë, të dëfrehen dhe t'i preokupojë shpresa (se do të jetojnë shumë), e më vonë do të kuptojnë.
15:3. Lëri ata që të hanë e të kënaqen dhe le t’i mashtrojë shpresa; ata do ta marrin vesh!
15:3. DHERHUM JE’KULU WE JETEMETTA’U WE JULHIHIMUL-’EMELU FESEWFE JA’LEMUNE
C 15:4. Ne nuk kemi shkatërruar asnjë fshat (vendbanim) ndryshe vetëm në afatin e tij të caktuar.
15:4. Ne nuk kemi zhdukur asnjë vend, pa i ardhur koha e caktuar.
15:4. WE MA ‘EHLEKNA MIN KARJETIN ‘ILLA WE LEHA KITABUN MA’LUMUN
C 15:5. Asnjë popull nuk mund ta shpejtojë afatin e vet e as ta shtyjë për më vonë.
15:5. Asnjë popull nuk mund as ta shpejtojë, as ta ngadalësojë afatin (e shkatërrimit të vet).
15:5. MA TESBIKU MIN ‘UMMETIN ‘EXHELEHA WE MA JESTE’HIRUNE
C 15:6. Dhe ata thanë: "O ti që t'u shpall përkujtimi (Kur'ani), me të vërtetë ti je i çmendur!"
15:6. Ata (idhujtarët) thonë: “O ti që të është shpallur Këshilla (Kurani), ti je vërtet i marrë!
15:6. WE KALU JA ‘EJJUHAL-LEDHI NUZZILE ‘ALEJHI EDH-DHIKRU ‘INNEKE LEMEXHNUNUN
C 15:7. Përse nuk na erdhe me engjëj (që të vërtetojnë) nëse je i sinqertë?
15:7. Përse nuk na sjell engjëjt, nëse ajo që thua është e vërtetë?”
15:7. LEW MA TE’TINA BIL-MELA’IKETI ‘IN KUNTE MINE ES-SADIKINE
C 15:8. Ne nuk i dërgojmë engjëjt (u përgjigjet Zoti) ndryshe vetëm kur duhet (kur e kërkon urtësia e Zotit) dhe atëherë ata nuk afatizohen.
15:8. Ne i dërgojmë engjëjt vetëm me shpallje dhe dënim e atëherë (të dënuarve) nuk u jepet afat për të pritur.
15:8. MA NUNEZZILUL-MELA’IKETE ‘ILLA BIL-HEKKI WE MA KANU ‘IDHEN MUNDHERINE
C 15:9. Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.
15:9. Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë.
15:9. ‘INNA NEHNU NEZZELNA EDH-DHIKRE WE ‘INNA LEHU LEHAFIDHUNE
C 15:10. Ne përpara teje kemi dërguar të dërguar në grupet e popujve të hershëm.
15:10. Ne u kemi çuar të dërguar edhe para teje, sekteve të mëparshme,
15:10. WE LEKAD ‘ERSELNA MIN KABLIKE FI SHIJA’IL-’EWWELINE
C 15:11. E atyre nuk u erdhi asnjë nga të dërguarit, e të mos talleshin me të.
15:11. Por ata talleshin me çdo të dërguar që u vinte.
15:11. WE MA JE’TIHIM MIN RESULIN ‘ILLA KANU BIHI JESTEHZI’UNE