U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
15:3.
Lëri (Muhammed) ata, të hanë, të dëfrehen dhe t'i preokupojë shpresa (se do të jetojnë shumë), e më vonë do të kuptojnë.
15:3.
Lëri ata që të hanë e të kënaqen dhe le t’i mashtrojë shpresa; ata do ta marrin vesh!
15:3.
DHERHUM JE’KULU WE JETEMETTA’U WE JULHIHIMUL-’EMELU FESEWFE JA’LEMUNE
C
15:4.
Ne nuk kemi shkatërruar asnjë fshat (vendbanim) ndryshe vetëm në afatin e tij të caktuar.
15:4.
Ne nuk kemi zhdukur asnjë vend, pa i ardhur koha e caktuar.
15:4.
WE MA ‘EHLEKNA MIN KARJETIN ‘ILLA WE LEHA KITABUN MA’LUMUN
C
15:5.
Asnjë popull nuk mund ta shpejtojë afatin e vet e as ta shtyjë për më vonë.
15:5.
Asnjë popull nuk mund as ta shpejtojë, as ta ngadalësojë afatin (e shkatërrimit të vet).
15:5.
MA TESBIKU MIN ‘UMMETIN ‘EXHELEHA WE MA JESTE’HIRUNE
C
15:6.
Dhe ata thanë: "O ti që t'u shpall përkujtimi (Kur'ani), me të vërtetë ti je i çmendur!"
15:6.
Ata (idhujtarët) thonë: “O ti që të është shpallur Këshilla (Kurani), ti je vërtet i marrë!
15:6.
WE KALU JA ‘EJJUHAL-LEDHI NUZZILE ‘ALEJHI EDH-DHIKRU ‘INNEKE LEMEXHNUNUN
C
15:7.
Përse nuk na erdhe me engjëj (që të vërtetojnë) nëse je i sinqertë?
15:7.
Përse nuk na sjell engjëjt, nëse ajo që thua është e vërtetë?”
15:7.
LEW MA TE’TINA BIL-MELA’IKETI ‘IN KUNTE MINE ES-SADIKINE
C
15:8.
Ne nuk i dërgojmë engjëjt (u përgjigjet Zoti) ndryshe vetëm kur duhet (kur e kërkon urtësia e Zotit) dhe atëherë ata nuk afatizohen.
15:8.
Ne i dërgojmë engjëjt vetëm me shpallje dhe dënim e atëherë (të dënuarve) nuk u jepet afat për të pritur.
15:8.
MA NUNEZZILUL-MELA’IKETE ‘ILLA BIL-HEKKI WE MA KANU ‘IDHEN MUNDHERINE
C
15:9.
Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.
15:9.
Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë.
15:9.
‘INNA NEHNU NEZZELNA EDH-DHIKRE WE ‘INNA LEHU LEHAFIDHUNE
C
15:10.
Ne përpara teje kemi dërguar të dërguar në grupet e popujve të hershëm.
15:10.
Ne u kemi çuar të dërguar edhe para teje, sekteve të mëparshme,
15:10.
WE LEKAD ‘ERSELNA MIN KABLIKE FI SHIJA’IL-’EWWELINE
C
15:11.
E atyre nuk u erdhi asnjë nga të dërguarit, e të mos talleshin me të.
15:11.
Por ata talleshin me çdo të dërguar që u vinte.
15:11.
WE MA JE’TIHIM MIN RESULIN ‘ILLA KANU BIHI JESTEHZI’UNE
C
15:12.
Ja kështu e fusim atë në zemrat e kriminelëve (mosbesimin - talljen).
15:12.
Ja, kështu Ne e bëjmë mohimin të futet në zemrat e gjynahqarëve.
15:12.
KEDHALIKE NESLUKUHU FI KULUBIL-MUXHRIMINE
C
15:13.
Ata nuk e besojnë atë (Kur'anin). Po ligji (i dënimit) ndaj popujve më të hershëm tashmë është i provuar (se si i shkatërroi Zoti).
15:13.
Ata nuk e besojnë atë, me gjithë shembujt e popujve të kaluar.
15:13.
LA JU’UMINUNE BIHI WE KAD HALET SUNNETUL-’EWWELINE