Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 15:7. Përse nuk na erdhe me engjëj (që të vërtetojnë) nëse je i sinqertë?
15:7. Përse nuk na sjell engjëjt, nëse ajo që thua është e vërtetë?”
15:7. LEW MA TE’TINA BIL-MELA’IKETI ‘IN KUNTE MINE ES-SADIKINE
C 15:8. Ne nuk i dërgojmë engjëjt (u përgjigjet Zoti) ndryshe vetëm kur duhet (kur e kërkon urtësia e Zotit) dhe atëherë ata nuk afatizohen.
15:8. Ne i dërgojmë engjëjt vetëm me shpallje dhe dënim e atëherë (të dënuarve) nuk u jepet afat për të pritur.
15:8. MA NUNEZZILUL-MELA’IKETE ‘ILLA BIL-HEKKI WE MA KANU ‘IDHEN MUNDHERINE
C 15:9. Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.
15:9. Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë.
15:9. ‘INNA NEHNU NEZZELNA EDH-DHIKRE WE ‘INNA LEHU LEHAFIDHUNE
C 15:10. Ne përpara teje kemi dërguar të dërguar në grupet e popujve të hershëm.
15:10. Ne u kemi çuar të dërguar edhe para teje, sekteve të mëparshme,
15:10. WE LEKAD ‘ERSELNA MIN KABLIKE FI SHIJA’IL-’EWWELINE
C 15:11. E atyre nuk u erdhi asnjë nga të dërguarit, e të mos talleshin me të.
15:11. Por ata talleshin me çdo të dërguar që u vinte.
15:11. WE MA JE’TIHIM MIN RESULIN ‘ILLA KANU BIHI JESTEHZI’UNE
C 15:12. Ja kështu e fusim atë në zemrat e kriminelëve (mosbesimin - talljen).
15:12. Ja, kështu Ne e bëjmë mohimin të futet në zemrat e gjynahqarëve.
15:12. KEDHALIKE NESLUKUHU FI KULUBIL-MUXHRIMINE
C 15:13. Ata nuk e besojnë atë (Kur'anin). Po ligji (i dënimit) ndaj popujve më të hershëm tashmë është i provuar (se si i shkatërroi Zoti).
15:13. Ata nuk e besojnë atë, me gjithë shembujt e popujve të kaluar.
15:13. LA JU’UMINUNE BIHI WE KAD HALET SUNNETUL-’EWWELINE
C 15:14. Edhe sikur Ne t'u hapnim atyre një derë në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht lart në të (e t'i shihnin engjëjt e fshehtësitë).
15:14. Edhe sikur Ne të hapnim një derë të qiellit dhe të ngjiteshin nëpër të,
15:14. WE LEW FETEHNA ‘ALEJHIM BABEN MINE ES-SEMA’I FEDHELLU FIHI JA’RUXHUNE
C 15:15. Ata gjithqysh do të thonin: "Neve na janë ndalë sytë (të pamurit). Jo, ne jemi njerëz të magjepsur".
15:15. ata me siguri që do të thoshin: “Sytë tanë kanë qenë të shushatur, madje na kanë magjepsur”!
15:15. LEKALU ‘INNEMA SUKKIRET ‘EBSARUNA BEL NEHNU KAWMUN MESHURUNE
C 15:16. Ne, në qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe atë (qiellin) e kemi zbukuruar për ata që e shikojnë me vëmendje.
15:16. Ne kemi krijuar yjësi në qiell dhe e kemi zbukuruar atë për shikuesin.
15:16. WE LEKAD XHE’ALNA FI ES-SEMA’I BURUXHEN WE ZEJJENNAHA LILNNADHIRINE
C 15:17. Dhe atë (qiellin) e kemi ruajtur prej çdo djalli të mallkuar.
15:17. Ne e ruajmë atë (qiellin) nga çdo djall i mallkuar,
15:17. WE HEFIDHNAHA MIN KULLI SHEJTANIN REXHIMIN