U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
15:8.
Ne nuk i dërgojmë engjëjt (u përgjigjet Zoti) ndryshe vetëm kur duhet (kur e kërkon urtësia e Zotit) dhe atëherë ata nuk afatizohen.
15:8.
Ne i dërgojmë engjëjt vetëm me shpallje dhe dënim e atëherë (të dënuarve) nuk u jepet afat për të pritur.
15:8.
MA NUNEZZILUL-MELA’IKETE ‘ILLA BIL-HEKKI WE MA KANU ‘IDHEN MUNDHERINE
C
15:9.
Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.
15:9.
Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë.
15:9.
‘INNA NEHNU NEZZELNA EDH-DHIKRE WE ‘INNA LEHU LEHAFIDHUNE
C
15:10.
Ne përpara teje kemi dërguar të dërguar në grupet e popujve të hershëm.
15:10.
Ne u kemi çuar të dërguar edhe para teje, sekteve të mëparshme,
15:10.
WE LEKAD ‘ERSELNA MIN KABLIKE FI SHIJA’IL-’EWWELINE
C
15:11.
E atyre nuk u erdhi asnjë nga të dërguarit, e të mos talleshin me të.
15:11.
Por ata talleshin me çdo të dërguar që u vinte.
15:11.
WE MA JE’TIHIM MIN RESULIN ‘ILLA KANU BIHI JESTEHZI’UNE
C
15:12.
Ja kështu e fusim atë në zemrat e kriminelëve (mosbesimin - talljen).
15:12.
Ja, kështu Ne e bëjmë mohimin të futet në zemrat e gjynahqarëve.
15:12.
KEDHALIKE NESLUKUHU FI KULUBIL-MUXHRIMINE
C
15:13.
Ata nuk e besojnë atë (Kur'anin). Po ligji (i dënimit) ndaj popujve më të hershëm tashmë është i provuar (se si i shkatërroi Zoti).
15:13.
Ata nuk e besojnë atë, me gjithë shembujt e popujve të kaluar.
15:13.
LA JU’UMINUNE BIHI WE KAD HALET SUNNETUL-’EWWELINE
C
15:14.
Edhe sikur Ne t'u hapnim atyre një derë në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht lart në të (e t'i shihnin engjëjt e fshehtësitë).
15:14.
Edhe sikur Ne të hapnim një derë të qiellit dhe të ngjiteshin nëpër të,
15:14.
WE LEW FETEHNA ‘ALEJHIM BABEN MINE ES-SEMA’I FEDHELLU FIHI JA’RUXHUNE
C
15:15.
Ata gjithqysh do të thonin: "Neve na janë ndalë sytë (të pamurit). Jo, ne jemi njerëz të magjepsur".
15:15.
ata me siguri që do të thoshin: “Sytë tanë kanë qenë të shushatur, madje na kanë magjepsur”!
15:15.
LEKALU ‘INNEMA SUKKIRET ‘EBSARUNA BEL NEHNU KAWMUN MESHURUNE
C
15:16.
Ne, në qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe atë (qiellin) e kemi zbukuruar për ata që e shikojnë me vëmendje.
15:16.
Ne kemi krijuar yjësi në qiell dhe e kemi zbukuruar atë për shikuesin.
15:16.
WE LEKAD XHE’ALNA FI ES-SEMA’I BURUXHEN WE ZEJJENNAHA LILNNADHIRINE
C
15:17.
Dhe atë (qiellin) e kemi ruajtur prej çdo djalli të mallkuar.
15:17.
Ne e ruajmë atë (qiellin) nga çdo djall i mallkuar,
15:17.
WE HEFIDHNAHA MIN KULLI SHEJTANIN REXHIMIN
C
15:18.
Përveç atij që vjedh (përgjon) çka dëgjohet, po edhe atë e kapë ylli i zjarrtë (e djeg).
15:18.
përveç ndonjërit që dëgjon vjedhurazi e të cilin arrin një yll i këputur me flakë të dukshme.
15:18.
‘ILLA MENI ESTEREKA ES-SEM’A FE’ETBE’AHU SHIHABUN MUBINUN