Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 15:13. Ata nuk e besojnë atë (Kur'anin). Po ligji (i dënimit) ndaj popujve më të hershëm tashmë është i provuar (se si i shkatërroi Zoti).
15:13. Ata nuk e besojnë atë, me gjithë shembujt e popujve të kaluar.
15:13. LA JU’UMINUNE BIHI WE KAD HALET SUNNETUL-’EWWELINE
C 15:14. Edhe sikur Ne t'u hapnim atyre një derë në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht lart në të (e t'i shihnin engjëjt e fshehtësitë).
15:14. Edhe sikur Ne të hapnim një derë të qiellit dhe të ngjiteshin nëpër të,
15:14. WE LEW FETEHNA ‘ALEJHIM BABEN MINE ES-SEMA’I FEDHELLU FIHI JA’RUXHUNE
C 15:15. Ata gjithqysh do të thonin: "Neve na janë ndalë sytë (të pamurit). Jo, ne jemi njerëz të magjepsur".
15:15. ata me siguri që do të thoshin: “Sytë tanë kanë qenë të shushatur, madje na kanë magjepsur”!
15:15. LEKALU ‘INNEMA SUKKIRET ‘EBSARUNA BEL NEHNU KAWMUN MESHURUNE
C 15:16. Ne, në qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe atë (qiellin) e kemi zbukuruar për ata që e shikojnë me vëmendje.
15:16. Ne kemi krijuar yjësi në qiell dhe e kemi zbukuruar atë për shikuesin.
15:16. WE LEKAD XHE’ALNA FI ES-SEMA’I BURUXHEN WE ZEJJENNAHA LILNNADHIRINE
C 15:17. Dhe atë (qiellin) e kemi ruajtur prej çdo djalli të mallkuar.
15:17. Ne e ruajmë atë (qiellin) nga çdo djall i mallkuar,
15:17. WE HEFIDHNAHA MIN KULLI SHEJTANIN REXHIMIN
C 15:18. Përveç atij që vjedh (përgjon) çka dëgjohet, po edhe atë e kapë ylli i zjarrtë (e djeg).
15:18. përveç ndonjërit që dëgjon vjedhurazi e të cilin arrin një yll i këputur me flakë të dukshme.
15:18. ‘ILLA MENI ESTEREKA ES-SEM’A FE’ETBE’AHU SHIHABUN MUBINUN
C 15:19. E tokën e kemi shtruar dhe në të kemi vuar kodra dhe kemi bërë që në të të mbijnë bimë të caktuara të të gjitha llojeve.
15:19. Dhe Tokën e kemi shtrirë e nëpër të kemi shpërndarë male të patundura. Ne kemi bërë që në tokë të rritet çdo gjë në përpjesëtim
15:19. WEL-’ERDE MEDEDNAHA WE ‘ELKAJNA FIHA REWASIJE WE ‘ENBETNA FIHA MIN KULLI SHEJ’IN MEWZUNIN
C 15:20. Dhe Ne ju krijuam juve në te jetesën (mjetet për jetë) e edhe atyre për të cilët ju nuk jeni furnizues.
15:20. E aty kemi bërë mjetet e jetesës për ju dhe për ata që nuk i mbani ju.
15:20. WE XHE’ALNA LEKUM FIHA MA’AJISHE WE MEN LESTUM LEHU BIRAZIKINE
C 15:21. E nuk ka asnjë send që të mos ta ketë burimin te Ne, po Ne nuk e japim atë ndryshe vetëm sipas një mase të caktuar (të nevojshme).
15:21. Nuk ka asnjë send që të mos gjenden tek Ne thesaret e tij; por prej tij Ne japim me masë të caktuar.
15:21. WE ‘IN MIN SHEJ’IN ‘ILLA ‘INDENA HAZA’INUHU WE MA NUNEZZILUHU ‘ILLA BIKADERIN MA’LUMIN
C 15:22. Ne i lëshojmë erërat mbarësuese, e nga qielli (retë) lëshojmë shi dhe atë ua japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani atë.
15:22. Ne i dërgojmë erërat për pllenim dhe zbresim nga qielli ujë, prej të cilit ju japim të pini e të cilin nuk mund ta depozitoni dot.
15:22. WE ‘ERSELNA ER-RIJAHE LEWAKIHE FE’ENZELNA MINE ES-SEMA’I MA’EN FE’ESKAJNAKUMUHU WE MA ‘ENTUM LEHU BIHAZININE
C 15:23. Ne, vërtet jemi që japim jetë e vdekje dhe Ne jemi trashëgues (të qiejve e tokës).
15:23. Në të vërtetë, vetëm Ne e japim jetën dhe e sjellim vdekjen dhe vetëm Ne jemi trashëgimtarët (e gjithçkaje).
15:23. WE ‘INNA LENEHNU NUHJI WE NUMITU WE NEHNUL-WARITHUNE