Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 15:71. Ai (Luti) tha: "Ja, këto (gratë) bijat e mia, nëse do të bëni (martohuni me to)!"
15:71. Ai tha: “Ja vajzat e mia! Nëse doni të bëni çka synoni (martohuni me to)”.
15:71. KALE HA’UULA’ BENATI ‘IN KUNTUM FA’ILINE
C 15:72. Pasha jetën tënde (Muhammed), s'ka dyshim se ata (populli i Lutit) ishin të humbur në dehjen e tyre.
15:72. Betohem për jetën tënde (o Muhamed), se ata ishin vërtet të përhumbur në dehjen e tyre!
15:72. LE’AMRUKE ‘INNEHUM LEFI SEKRETIHIM JA’MEHUNE
C 15:73. E në kohën e lindjes (së diellit) ata i përfshiu ushtima e tmerrshme.
15:73. Ata i kaploi zëri i tmerrshëm (i Xhebrailit) kur lindi Dielli,
15:73. FE’EHADHET/HUMU ES-SEJHETU MUSHRIKINE
C 15:74. Dhe duke e përmbysur anën e lartë të qytetit poshtë, Ne e përmbysëm dhe lëshuam mbi ta shi (të dheut të pjekur në xhehennem) si gurë.
15:74. dhe Ne e kthyem qytetin përmbys, duke lëshuar mbi ata shi gurësh prej dheut të pjekur.
15:74. FEXHE’ALNA ‘ALIJEHA SAFILEHA WE ‘EMTERNA ‘ALEJHIM HIXHARETEN MIN SIXHXHILIN
C 15:75. Në atë (ngjarje), vërtet ka argumente për ata që mendojnë.
15:75. Këto janë njëmend shenja bindëse për ata, që i kuptojnë ato.
15:75. ‘INNE FI DHALIKE LE’AJATIN LILMUTEWESSIMINE
C 15:76. Dhe se ato (vendbanime të shkatërruara) ende janë të dukshme pranë rrugës.
15:76. Qyteti i rrënuar është në rrugë, ku gjendet edhe tani.
15:76. WE ‘INNEHA LEBISEBILIN MUKIMIN
C 15:77. Për ata që besojnë, ka fakte në të.
15:77. Kjo është vërtet treguese për besimtarët.
15:77. ‘INNE FI DHALIKE LE’AJETEN LILMU’UMININE
C 15:78. Edhe populli i "Ejkës" ishin zullumqarë.
15:78. Por edhe banorët e Ejkes ishin keqbërës,
15:78. WE ‘IN KANE ‘ESHABUL-’EJKETI LEDHALIMINE
C 15:79. E Ne ndërmorëm kundër tyre (i shkatërruam), dhe që të dyja ato (vendi Sadum dhe Ejke) janë në rrugë që duken.
15:79. andaj i ndëshkuam dhe që të dy janë në rrugë të dukshme.
15:79. FANTEKAMNA MINHUM WE ‘INNEHUMA LEBI’IMAMIN MUBININ
C 15:80. Edhe populli i "Hixhres" i përgënjeshtroi të dërguarit.
15:80. Edhe banorët e Hixhrës (fisi Themud), i quajtën të dërguarit për gënjeshtarë.
15:80. WE LEKAD KEDHDHEBE ‘ESHABUL-HIXHRIL-MURSELINE
C 15:81. Ne u patëm parashtruar atyre argumentet (mrekullitë) Tona, por ata i kundërshtonin ato.
15:81. Ne u patëm dhënë shenjat Tona, por ata shmangeshin prej tyre.
15:81. WE ‘ATEJNAHUM ‘AJATINA FEKANU ‘ANHA MU’RIDINE