Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 15:67. E banuesit e qytetit (Sadum) erdhën të gëzuar duke i lajmëruar njëri-tjetrit.
15:67. Banorët e qytetit erdhën tek ai gjithë gëzim.
15:67. WE XHA’E ‘EHLUL-MEDINETI JESTEBSHIRUNE
C 15:68. Tha: (Luti): "Këta janë musafirët e mi, e mos më turpëroni mua,
15:68. Luti u tha: “Këta janë mysafirët e mi, andaj mos më turpëroni!
15:68. KALE ‘INNE HA’UULA’ DEJFI FELA TEFDEHUNI
C 15:69. Edhe kini frikë All-llahun e mos më nënçmoni!"
15:69. Kijeni frikë Allahun e mos më poshtëroni!”
15:69. WE ETTEKU ELLAHE WE LA TUHZUNI
C 15:70. Ata thanë: "A nuk të kemi ndaluar që të mos na përzihesh në njerëzit (që ne i mësyjmë)?
15:70. Ata thanë: “A nuk ta kemi ndaluar ne që të presësh mysafirë?”
15:70. KALU ‘EWELEM NENHEKE ‘ANIL-’ALEMINE
C 15:71. Ai (Luti) tha: "Ja, këto (gratë) bijat e mia, nëse do të bëni (martohuni me to)!"
15:71. Ai tha: “Ja vajzat e mia! Nëse doni të bëni çka synoni (martohuni me to)”.
15:71. KALE HA’UULA’ BENATI ‘IN KUNTUM FA’ILINE
C 15:72. Pasha jetën tënde (Muhammed), s'ka dyshim se ata (populli i Lutit) ishin të humbur në dehjen e tyre.
15:72. Betohem për jetën tënde (o Muhamed), se ata ishin vërtet të përhumbur në dehjen e tyre!
15:72. LE’AMRUKE ‘INNEHUM LEFI SEKRETIHIM JA’MEHUNE
C 15:73. E në kohën e lindjes (së diellit) ata i përfshiu ushtima e tmerrshme.
15:73. Ata i kaploi zëri i tmerrshëm (i Xhebrailit) kur lindi Dielli,
15:73. FE’EHADHET/HUMU ES-SEJHETU MUSHRIKINE
C 15:74. Dhe duke e përmbysur anën e lartë të qytetit poshtë, Ne e përmbysëm dhe lëshuam mbi ta shi (të dheut të pjekur në xhehennem) si gurë.
15:74. dhe Ne e kthyem qytetin përmbys, duke lëshuar mbi ata shi gurësh prej dheut të pjekur.
15:74. FEXHE’ALNA ‘ALIJEHA SAFILEHA WE ‘EMTERNA ‘ALEJHIM HIXHARETEN MIN SIXHXHILIN
C 15:75. Në atë (ngjarje), vërtet ka argumente për ata që mendojnë.
15:75. Këto janë njëmend shenja bindëse për ata, që i kuptojnë ato.
15:75. ‘INNE FI DHALIKE LE’AJATIN LILMUTEWESSIMINE
C 15:76. Dhe se ato (vendbanime të shkatërruara) ende janë të dukshme pranë rrugës.
15:76. Qyteti i rrënuar është në rrugë, ku gjendet edhe tani.
15:76. WE ‘INNEHA LEBISEBILIN MUKIMIN
C 15:77. Për ata që besojnë, ka fakte në të.
15:77. Kjo është vërtet treguese për besimtarët.
15:77. ‘INNE FI DHALIKE LE’AJETEN LILMU’UMININE