Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 15:75. Në atë (ngjarje), vërtet ka argumente për ata që mendojnë.
15:75. Këto janë njëmend shenja bindëse për ata, që i kuptojnë ato.
15:75. ‘INNE FI DHALIKE LE’AJATIN LILMUTEWESSIMINE
C 15:76. Dhe se ato (vendbanime të shkatërruara) ende janë të dukshme pranë rrugës.
15:76. Qyteti i rrënuar është në rrugë, ku gjendet edhe tani.
15:76. WE ‘INNEHA LEBISEBILIN MUKIMIN
C 15:77. Për ata që besojnë, ka fakte në të.
15:77. Kjo është vërtet treguese për besimtarët.
15:77. ‘INNE FI DHALIKE LE’AJETEN LILMU’UMININE
C 15:78. Edhe populli i "Ejkës" ishin zullumqarë.
15:78. Por edhe banorët e Ejkes ishin keqbërës,
15:78. WE ‘IN KANE ‘ESHABUL-’EJKETI LEDHALIMINE
C 15:79. E Ne ndërmorëm kundër tyre (i shkatërruam), dhe që të dyja ato (vendi Sadum dhe Ejke) janë në rrugë që duken.
15:79. andaj i ndëshkuam dhe që të dy janë në rrugë të dukshme.
15:79. FANTEKAMNA MINHUM WE ‘INNEHUMA LEBI’IMAMIN MUBININ
C 15:80. Edhe populli i "Hixhres" i përgënjeshtroi të dërguarit.
15:80. Edhe banorët e Hixhrës (fisi Themud), i quajtën të dërguarit për gënjeshtarë.
15:80. WE LEKAD KEDHDHEBE ‘ESHABUL-HIXHRIL-MURSELINE
C 15:81. Ne u patëm parashtruar atyre argumentet (mrekullitë) Tona, por ata i kundërshtonin ato.
15:81. Ne u patëm dhënë shenjat Tona, por ata shmangeshin prej tyre.
15:81. WE ‘ATEJNAHUM ‘AJATINA FEKANU ‘ANHA MU’RIDINE
C 15:82. Ata skalisnin shtëpia në kodra shkëmbore për të qenë të sigurt.
15:82. Ata gdhendnin shtëpi në shkëmbinj, duke besuar se nuk do t’i gjente asgjë,
15:82. WE KANU JENHITUNE MINEL-XHIBALI BUJUTEN ‘AMININE
C 15:83. E ata në mëngjes i goditi gjëmim i tmerrshëm e shkatërrues.
15:83. por edhe ata në agim i goditi zëri i tmerrshëm
15:83. FE’EHADHET/HUMU ES-SEJHETU MUSBIHINE
C 15:84. Dhe nuk u ndihmoi atyre asgjë ajo që vepruan.
15:84. dhe nuk patën aspak dobi nga ajo që patën ndërtuar.
15:84. FEMA ‘EGNA ‘ANHUM MA KANU JEKSIBUNE
C 15:85. E Ne nuk i krijuam qiejt as tokën ndryshe vetëm me urtësi (të madhe). E s'ka dyshim se momenti i fundit (kijameti) do të vijë, e ti (Muhammed) sillu me njerëzishmëri.
15:85. Ne i kemi krijuar qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet midis tyre vetëm me urtësi. Ora (e Kiametit) do të vijë me siguri, andaj ti (o Muhamed) sillu me zemërgjerësi.
15:85. WE MA HALEKNA ES-SEMAWATI WEL-’ERDE WE MA BEJNEHUMA ‘ILLA BIL-HEKKI WE ‘INNE ES-SA’ATE LE’ATIJETUN FASFEHI ES-SEFHEL-XHEMILE