Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 15:44. Ai (xhehennemi) i ka shtatë dyer, çdonjëri prej tyre ka shtegun (derën) e caktuar (nëpër të cilën do të hyjë).
15:44. Ai ka shtatë dyer e për çdo derë do të ketë një pjesë të caktuar.
15:44. LEHA SEB’ATU ‘EBWABIN LIKULLI BABIN MINHUM XHUZ’UN MEKSUMUN
C 15:45. E ata, të cilët iu ruajtën (mosbesimit dhe punëve të këqija) janë në xhennete e mes burimeve.
15:45. Vërtet, punëmirët do të jenë në kopshtet e Xhenetit pranë burimeve.
15:45. ‘INNEL-MUTTEKINE FI XHENNATIN WE ‘UJUNIN
C 15:46. (u thuhet) Hyni në to, të shpëtuar (prej çdo të keqeje) të siguruar (nga vdekja).
15:46. Atyre do t’u thuhet: “Hyni atje me paqe dhe siguri”!
15:46. EDHULUHA BISELAMIN ‘AMININE
C 15:47. Ne kemi hequr prej zemrave të tyre çfarëdo urrejtje, e ata në mbështetëse qëndrojnë ballë për ballë njëri-tjetrit duke qenë të vëllazëruar.
15:47. Ne do ta heqim urrejtjen nga zemrat e tyre; ata do të rrinë ulur si vëllezër përballë njëri-tjetrit në divane.
15:47. WE NEZA’NA MA FI SUDURIHIM MIN GILLIN ‘IHWANEN ‘ALA SURURIN MUTEKABILINE
C 15:48. Ata aty nuk i godet kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren kurrë prej tij.
15:48. Aty nuk do t’i mundojë lodhja e prej aty kurrë nuk do të dëbohen.
15:48. LA JEMESSUHUM FIHA NESEBUN WE MA HUM MINHA BIMUHREXHINE
C 15:49. Njoftoi robërit e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh.
15:49. Lajmëroji robërit e Mi (o Muhamed) se, vërtet, Unë jam Falësi i madh, Mëshirëploti,
15:49. NEBBI’ ‘IBADI ‘ENNI ‘ENAL-GAFURU ER-REHIMU
C 15:50. Po (njoftoji) se edhe dënimi Im është ai dënim i dhembshëm.
15:50. dhe se dënimi Im është vërtet dënimi i dhembshëm!
15:50. WE ‘ENNE ‘ADHABI HUWEL-’ADHABUL-’ELIMU
C 15:51. E njoftoi edhe për musafirët e Ibrahimit.
15:51. Tregoju atyre edhe për mysafirët e Ibrahimit!
15:51. WE NEBBI’HUM ‘AN DEJFI ‘IBRAHIME
C 15:52. Kur ata hynë tek ai dhe thanë: "Selamen - e përshëndetën, e ai (Ibrahimi) tha: "Ne po frikësohemi prej jush!"
15:52. Ata shkuan tek ai dhe i thanë “Paqe!”, por ai tha: “Në të vërtetë, Ne kemi frikë nga ju.”
15:52. ‘IDH DEHALU ‘ALEJHI FEKALU SELAMEN KALE ‘INNA MINKUM WEXHILUNE
C 15:53. Ata i thanë: "Mos u frikëso, ne po të marrim myzhde për një djalë të zgjuar!"
15:53. Ata thanë: “Mos u frikëso, se ne po të sjellim një lajm të mirë! Ti do të kesh një djalë të dijshëm”!
15:53. KALU LA TEWXHEL ‘INNA NUBESHSHIRUKE BIGULAMIN ‘ALIMIN
C 15:54. Ai (Ibrahimi) tha: "A më merrni myzhde kur më ka kapur mua pleqëria? Me çka po më përgëzoni ju?
15:54. Ibrahimi tha: “Po ma sillni këtë lajm të mirë, edhe pse më ka goditur pleqëria?! Mbi ç’bazë po ma sillni këtë lajm?”
15:54. KALE ‘EBESHSHERTUMUNI ‘ALA ‘EN MESSENIJEL-KIBERU FEBIME TUBESHSHIRUNE