U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
15:49.
Njoftoi robërit e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh.
15:49.
Lajmëroji robërit e Mi (o Muhamed) se, vërtet, Unë jam Falësi i madh, Mëshirëploti,
15:49.
NEBBI’ ‘IBADI ‘ENNI ‘ENAL-GAFURU ER-REHIMU
C
15:50.
Po (njoftoji) se edhe dënimi Im është ai dënim i dhembshëm.
15:50.
dhe se dënimi Im është vërtet dënimi i dhembshëm!
15:50.
WE ‘ENNE ‘ADHABI HUWEL-’ADHABUL-’ELIMU
C
15:51.
E njoftoi edhe për musafirët e Ibrahimit.
15:51.
Tregoju atyre edhe për mysafirët e Ibrahimit!
15:51.
WE NEBBI’HUM ‘AN DEJFI ‘IBRAHIME
C
15:52.
Kur ata hynë tek ai dhe thanë: "Selamen - e përshëndetën, e ai (Ibrahimi) tha: "Ne po frikësohemi prej jush!"
15:52.
Ata shkuan tek ai dhe i thanë “Paqe!”, por ai tha: “Në të vërtetë, Ne kemi frikë nga ju.”
15:52.
‘IDH DEHALU ‘ALEJHI FEKALU SELAMEN KALE ‘INNA MINKUM WEXHILUNE
C
15:53.
Ata i thanë: "Mos u frikëso, ne po të marrim myzhde për një djalë të zgjuar!"
15:53.
Ata thanë: “Mos u frikëso, se ne po të sjellim një lajm të mirë! Ti do të kesh një djalë të dijshëm”!
15:53.
KALU LA TEWXHEL ‘INNA NUBESHSHIRUKE BIGULAMIN ‘ALIMIN
C
15:54.
Ai (Ibrahimi) tha: "A më merrni myzhde kur më ka kapur mua pleqëria? Me çka po më përgëzoni ju?
15:54.
Ibrahimi tha: “Po ma sillni këtë lajm të mirë, edhe pse më ka goditur pleqëria?! Mbi ç’bazë po ma sillni këtë lajm?”
15:54.
KALE ‘EBESHSHERTUMUNI ‘ALA ‘EN MESSENIJEL-KIBERU FEBIME TUBESHSHIRUNE
C
15:55.
Ata thanë: "Ne të morëm myzhde me atë që është e sigurt e ti mos u bën i pashpresë!"
15:55.
Ata u përgjigjën: “Ne ta japim lajmin e mirë me vërtetësi, prandaj mos u bëj shpresëhumbur!”
15:55.
KALU BESHSHERNAKE BIL-HEKKI FELA TEKUN MINEL-KANITINE
C
15:56.
Tha: "Askush nuk e humbë shpresën në mëshirën e Zotit të vet, përveç atyre që janë të humbur".
15:56.
Ibrahimi tha: “E kush mund ta humbë shpresën nga mëshira e Zotit të vet, përveç atyre që janë të humbur”?!
15:56.
KALE WE MEN JEKNETU MIN REHMETI RABBIHI ‘ILLA ED-DALLUNE
C
15:57.
Tha: "E çka është pra çështja e juaj, o të dërguar?"
15:57.
Ai i pyeti: “Cili është qëllimi juaj, o të dërguar?”
15:57.
KALE FEMA HATBUKUM ‘EJJUHAL-MURSELUNE
C
15:58.
Ata thanë: "Ne jemi dërguar te një popull i prishur!"
15:58.
(Ata) thanë: “Ne jemi dërguar te një popull keqbërës (për ta shkatërruar të gjithin),
15:58.
KALU ‘INNA ‘URSILNA ‘ILA KAWMIN MUXHRIMINE
C
15:59.
Me përjashtim të familjes së Lutit. Ata do t'i shpëtojmë që të gjithë.
15:59.
përveç familjes së Lutit. Ne do t’i shpëtojmë të gjithë ata,
15:59.
‘ILLA ‘ALE LUTIN ‘INNA LEMUNEXHXHUHUM ‘EXHMA’INE