U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
15:58.
Ata thanë: "Ne jemi dërguar te një popull i prishur!"
15:58.
(Ata) thanë: “Ne jemi dërguar te një popull keqbërës (për ta shkatërruar të gjithin),
15:58.
KALU ‘INNA ‘URSILNA ‘ILA KAWMIN MUXHRIMINE
C
15:59.
Me përjashtim të familjes së Lutit. Ata do t'i shpëtojmë që të gjithë.
15:59.
përveç familjes së Lutit. Ne do t’i shpëtojmë të gjithë ata,
15:59.
‘ILLA ‘ALE LUTIN ‘INNA LEMUNEXHXHUHUM ‘EXHMA’INE
C
15:60.
Përpos gruas së tij. Ne kemi vendosur ajo të mbetet me ata të dënuarit (All-llahu ka vendosur).
15:60.
përveç gruas së tij; për atë Ne kemi caktuar si dënim që të mbetet pas me të tjerët.”
15:60.
‘ILLA EMRE’ETEHU KADDERNA ‘INNEHA LEMINEL-GABIRINE
C
15:61.
E kur i erdhën familjes së Lutit të dërguarit,
15:61.
Dhe, kur të dërguarit erdhën te Luti,
15:61.
FELEMMA XHA’E ‘ALE LUTINL-MURSELUNE
C
15:62.
Ai (Luti) tha: "Ju jeni njerëz të panjohur (nuk ju njoh)!
15:62.
ai tha: “Unë nuk ju njoh ju!”
15:62.
KALE ‘INNEKUM KAWMUN MUNKERUNE
C
15:63.
Ata thanë: "Jo, (nuk kemi qëllim të keq ndaj teje) Të kemi ardhur ty me atë (dënim) që ata dyshonin.
15:63.
Ata thanë: “Jo, ne të kemi sjellë atë, në të cilën ata dyshojnë,
15:63.
KALU BEL XHI’NAKE BIMA KANU FIHI JEMTERUNE
C
15:64.
Të kemi sjellë të vërtetën, e ne jemi të drejtë (çka të themi).
15:64.
të kemi sjellë të vërtetën, prandaj të jesh i sigurt se ajo që të themi, do të bëhet.
15:64.
WE ‘ETEJNAKE BIL-HEKKI WE ‘INNA LESADIKUNE
C
15:65.
Ti ec me familjen tënde pasi të kalojë një pjesë e natës dhe ti rri pas tyre (që të mos frikësohen) dhe asnjëri prej jush të mos kthejë mbrapa (për të shikuar) dhe shkoni andej kah urdhëroheni.
15:65.
Nisu me familjen tënde në një kohë të natës, shko pas tyre e askush prej jush të mos shikojë prapa, por vazhdoni në drejtimin e urdhëruar!”
15:65.
FE’ESRI BI’EHLIKE BIKIT’IN MINEL-LEJLI WE ETTEBI’ ‘EDBAREHUM WE LA JELTEFIT MINKUM ‘EHEDUN WE EMDU HEJTHU TU’UMERUNE
C
15:66.
E Ne i kumtuam atij (Lutit) atë çështje, se zhdukja e tyre deri në më të mbramin, do të jetë në mëngjes.
15:66.
Dhe Ne ia shpallëm atij atë që do të ngjajë: që i gjithë populli i tij, deri në të mbramin, do të zhdukej në agim.
15:66.
WE KADEJNA ‘ILEJHI DHALIKEL-’EMRE ‘ENNE DABIRE HA’UULA’ MEKTU’UN MUSBIHINE
C
15:67.
E banuesit e qytetit (Sadum) erdhën të gëzuar duke i lajmëruar njëri-tjetrit.
15:67.
Banorët e qytetit erdhën tek ai gjithë gëzim.
15:67.
WE XHA’E ‘EHLUL-MEDINETI JESTEBSHIRUNE
C
15:68.
Tha: (Luti): "Këta janë musafirët e mi, e mos më turpëroni mua,
15:68.
Luti u tha: “Këta janë mysafirët e mi, andaj mos më turpëroni!
15:68.
KALE ‘INNE HA’UULA’ DEJFI FELA TEFDEHUNI