U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
15:38.
deri në kohën e ditës së caktuar".
15:38.
deri në një ditë të caktuar."
15:38.
‘ILA JEWMIL-WEKTIL-MA’LUMI
C
15:39.
(Iblisi) Tha: "Zoti im, për shkak se më përzure (më largove), unë do t'ua zbukuroj (të këqijat) atyre sa të jenë në tokë (në këtë botë) dhe të gjithë ata do t'i largoj nga rruga e drejtë!"
15:39.
Iblisi tha: “Zoti im, për shkak se më çove në humbje, unë do t’ju zbukuroj atyre (njerëzve) rrugën e gabuar në Tokë dhe të gjithë do t’i shpie në mashtrim,
15:39.
KALE RABBI BIMA ‘EGWEJTENI LE’UZEJJINENNE LEHUM FIL-’ERDI WE LE’UGWIJENNEHUM ‘EXHMA’INE
C
15:40.
Përveç robërve të Tu, të cilët i ke bërë të sinqertë.
15:40.
përveç robërve të Tu të sinqertë”.
15:40.
‘ILLA ‘IBADEKE MINHUMUL-MUHLESINE
C
15:41.
(Madhëria e Tij) Tha: "Kjo është rruga Ime e drejtë (e qartë)".
15:41.
(Allahu) tha: “Kjo është rruga Ime e drejtë.
15:41.
KALE HADHA SIRATUN ‘ALEJJE MUSTEKIMUN
C
15:42.
Se ti ndaj robërve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrfarë force (as fizike as mendore), përveç atyre të humburve që vijnë pas teje.
15:42.
Në të vërtetë, ti nuk do të kesh pushtet mbi robërit e Mi, përveçse mbi të humburit, që të pasojnë ty.”
15:42.
‘INNE ‘IBADI LEJSE LEKE ‘ALEJHIM SULTANUN ‘ILLA MENI ETTEBE’AKE MINEL-GAWINE
C
15:43.
E s'ka dyshim se xhehennemi është vendpremtimi i të gjithë atyre.
15:43.
Pa dyshim, Xhehenemi është vendi i premtuar për të gjithë ata.
15:43.
WE ‘INNE XHEHENNEME LEMEW’IDUHUM ‘EXHMA’INE
C
15:44.
Ai (xhehennemi) i ka shtatë dyer, çdonjëri prej tyre ka shtegun (derën) e caktuar (nëpër të cilën do të hyjë).
15:44.
Ai ka shtatë dyer e për çdo derë do të ketë një pjesë të caktuar.
15:44.
LEHA SEB’ATU ‘EBWABIN LIKULLI BABIN MINHUM XHUZ’UN MEKSUMUN
C
15:45.
E ata, të cilët iu ruajtën (mosbesimit dhe punëve të këqija) janë në xhennete e mes burimeve.
15:45.
Vërtet, punëmirët do të jenë në kopshtet e Xhenetit pranë burimeve.
15:45.
‘INNEL-MUTTEKINE FI XHENNATIN WE ‘UJUNIN
C
15:46.
(u thuhet) Hyni në to, të shpëtuar (prej çdo të keqeje) të siguruar (nga vdekja).
15:46.
Atyre do t’u thuhet: “Hyni atje me paqe dhe siguri”!
15:46.
EDHULUHA BISELAMIN ‘AMININE
C
15:47.
Ne kemi hequr prej zemrave të tyre çfarëdo urrejtje, e ata në mbështetëse qëndrojnë ballë për ballë njëri-tjetrit duke qenë të vëllazëruar.
15:47.
Ne do ta heqim urrejtjen nga zemrat e tyre; ata do të rrinë ulur si vëllezër përballë njëri-tjetrit në divane.
15:47.
WE NEZA’NA MA FI SUDURIHIM MIN GILLIN ‘IHWANEN ‘ALA SURURIN MUTEKABILINE
C
15:48.
Ata aty nuk i godet kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren kurrë prej tij.
15:48.
Aty nuk do t’i mundojë lodhja e prej aty kurrë nuk do të dëbohen.
15:48.
LA JEMESSUHUM FIHA NESEBUN WE MA HUM MINHA BIMUHREXHINE