Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 3. Ali Imran
Ajete: 200

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 3:1. Elif, Lam, Mim.
3:1. Elif Lâm Mîm.
3:1. Elif Lam Mim.
3:1. 'ELIF-LAM-MIM
C 3:2. All-llahu është Një, e nuk ka të adhuruar (Zot) pos Tij, është i përjetshëm, mbikëqyrës.
3:2. Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje.
3:2. Allahu – nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, të Gjallët, të Përjetshmit.
3:2. ELLAHU LA 'ILAHE 'ILLA HUWEL-HEJJUL-KAJJUMU
C 3:3. Ai ta zbret ty (Muhammed) librin me argument që është vërtetues i librave të mëparshëm. Ai e zbriti më parë Tevratin dhe Inxhilin.
3:3. Ai të ka shpallur ty Librin, me të vërtetën e saktë, duke vërtetuar shpalljet e mëparshme. Ai i ka zbritur Teuratin dhe Ungjillin
3:3. Ai të ka zbritur ty Librin me të vërtetën, duke vërtetuar atë që ishte para tij. Dhe Ai zbriti Teuratin dhe Inxhilin.
3:3. NEZZELE 'ALEJKEL-KITABE BIL-HEKKI MUSEDDIKEN LIMA BEJNE JEDEJHI WE 'ENZELET-TEWRATE WEL-'INXHILE
C 3:4. Udhërrëfim për njerëz, e zbriti edhe Furkanin (dalluesin e së vërtetës nga gënjeshtra). S'ka dyshim se ata që mohojnë argumentet e All-llahut i pret ndëshkimi i rreptë. All-llahut është ngadhënjyes, shpagimtar.
3:4. më parë si udhërrëfyes për njerëzit dhe ka zbritur edhe Dalluesin (e së vërtetës nga e pavërteta). Ata që nuk besojnë shpalljet e Allahut, i pret dënim i ashpër; Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Zoti për shpagim.
3:4. Më parë, si udhëzim për njerëzit. Dhe Ai zbriti Furkanin. Me të vërtetë, ata që mohojnë shenjat e Allahut – për ata ka një ndëshkim të ashpër. Dhe Allahu është i Plotfuqishëm, Zotërues i ndëshkimit.
3:4. MIN KABLU HUDEN LILNNASI WE 'ENZELEL-FURKANE 'INNEL-LEDHINE KEFERU BI'AJATI ELLAHI LEHUM 'ADHABUN SHEDIDUN WEL-LAHU 'AZIZUN DHU ENTIKAMIN
C 3:5. S'ka dyshim se All-llahut nuk mund t'i fshihet asgjë në tokë e as në qiell.
3:5. Pa dyshim, Allahut nuk i fshihet asgjë në Tokë dhe as në qiell!
3:5. Me të vërtetë, Allahut nuk i fshihet asgjë në tokë dhe as në qiell.
3:5. 'INNALL-LLAHE LA JEHFA 'ALEJHI SHEJ'UN FIL-'ERDI WE LA FI ES-SEMA'I
C 3:6. Ai është që ju krijon (formon) juve në mitra ashtu si të dojë. S'ka Zot pos Tij, e që është fuqiplotë, i urti.
3:6. Ai ju formon në mitër, ashtu siç dëshiron Vetë; s'ka zot tjetër që meriton të adhurohet, përveç Tij, të Plotfuqishmit, të Urtit!
3:6. Ai është Ai që ju formëson në mitër ashtu si dëshiron. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, të Gjithëfuqishmit, të Urtit.
3:6. HUWEL-LEDHI JUSEWWIRUKUM FIL-'ERHAMI KEJFE JESHA'U LA 'ILAHE 'ILLA HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C 3:7. Ai është që ta zbriti librin ty e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e librit, e ka të tjerë që nuk janë krejtësisht të qartë (muteshabih). E ata, që në zemrat e tyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë për të shkaktuar huti, e kinse kërkojnë komentin e tyre. Po, pos All-llahut askush nuk e di domethënien e tyre të saktë. Dijetarët e pajisur me dituri thonë: "Ne u kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë nga Zoti ynë"! Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të zotët e mendjes.
3:7. Është Ai që të ka shpallur ty (Muhamed) Librin, disa vargje të të cilit janë të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë. Ato janë themelet e Librit. Kurse disa (vargje) të tjera janë jo krejtësisht të qarta (me kuptime alegorike). Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, ndjekin vargjet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t'i komentojnë sipas dëshirës së vet. Por, kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu. Ndërsa ata që janë thelluar në dijeni, thonë: “Ne i besojmë (Kuranit). Të gjitha këto (vargje të qarta e alegorike) janë nga Zoti ynë!” Këtë e kuptojnë vetëm mendarët.
3:7. Ai është Ai që të ka zbritur ty Librin. Në të janë vargje të qarta – ato janë themeli i Librit – dhe të tjera që janë të paqarta. Por ata që kanë devijim në zemrat e tyre ndjekin atë që është e paqartë, duke kërkuar përçarje dhe duke kërkuar interpretimin e tij. Por askush nuk e di interpretimin e tij përveç Allahut. Dhe ata që janë të qëndrueshëm në dituri thonë: "Ne besojmë në të. Të gjitha janë nga Zoti ynë." Dhe askush nuk përkujton përveç njerëzve të mendjes.
3:7. HUWEL-LEDHI 'ENZELE 'ALEJKEL-KITABE MINHU 'AJATUN MUHKEMATUN HUNNE 'UMMUL-KITABI WE 'UHARU MUTESHABIHATUN FE'EMMAL-LEDHINE FI KULUBIHIM ZEJGUN FEJETTEBI'UNE MA TESHABEHE MINHU EBTIGA'EL-FITNETI WE EBTIGA'E TE'WILIHI WE MA JA'LEMU TE'WILEHU 'ILLALLAHU WE ER-RASIHUNE FIL-'ILMI JEKULUNE 'AMENNA BIHI KULLUN MIN 'INDI RABBINA WE MA JEDHDHEKKERU 'ILLA 'ULUL-'ELBABI
C 3:8. "Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh".
3:8. (Ata thonë:) “O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen (nga e vërteta), pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe jepna mëshirë prej Teje; vërtet, Ti je Dhuruesi i Madh!
3:8. Zoti ynë, mos na devijo zemrat tona pasi na ke udhëzuar, dhe na dhuro mëshirë nga Ti. Me të vërtetë, Ti je Dhuruesi i Madh.
3:8. REBBENA LA TUZIG KULUBENA BA'DE 'IDH HEDEJTENA WE HEB LENA MIN LEDUNKE REHMETEN 'INNEKE 'ENTEL-WEHHABU
C 3:9. "Zoti ynë Ti je ai që në një ditë do t'i tubosh njerëzit, ditë që për të cilën nuk ka dyshim. All-llahu nuk e shkelë premtimin e vet".
3:9. O Zoti ynë! Ti do t'i mbledhësh njerëzit në një Ditë për të cilën nuk ka dyshim. Me të vërtetë, Allahu nuk e shkel premtimin”.
3:9. Zoti ynë, me të vërtetë, Ti do të mbledhësh njerëzit për një ditë për të cilën nuk ka dyshim. Me të vërtetë, Allahu nuk e thyen premtimin e Tij.
3:9. REBBENA 'INNEKE XHAMI'U EN-NASI LIJEWMIN LA REJBE FIHI 'INNALL-LLAHE LA JUHLIFUL-MI'ADE
C 3:10. Është e vërtetë se atyre që nuk besuan nuk do t'u vlejë asgjë para All-llahut, as pasuria e as fëmijët e tyre. Ata vetë janë lëndë e zjarrit.
3:10. Në të vërtetë, atyre që nuk besojnë, nuk do t'u vlejnë aspak (kur të dalin) para Allahut, - as pasuria dhe as fëmijët e tyre. Ata do të jenë lëndë djegëse e zjarrit,
3:10. Me të vërtetë, ata që nuk besojnë – pasuritë e tyre dhe fëmijët e tyre nuk do t'i ndihmojnë aspak kundër Allahut. Dhe ata do të jenë karburant për zjarrin.
3:10. 'INNEL-LEDHINE KEFERU LEN TUGNIJE 'ANHUM 'EMWALUHUM WE LA 'EWLADUHUM MINEL-LAHI SHEJ'EN WE 'ULA'IKE HUM WE KUDU EN-NARI
C 3:11. Si gjendja e pasardhësve të faraonit dhe e atyre që ishin para tyre, që përgënjeshtruan argumentet tona, e All-llahu i shkatërroi me fajet e tyre, All-llahu ndëshkon shumë ashpër.
3:11. ashtu siç ishin ithtarët e Faraonit dhe ata që ishin para tyre. Ata i quajtën gënjeshtra Shenjat Tona. Prandaj, Allahu i përlau ata për gjynahet që bënë. Allahu është i rreptë në ndëshkim.
3:11. Ashtu si fati i popullit të Faraonit dhe atyre që ishin para tyre. Ata i mohuan shenjat Tona, kështu që Allahu i kapi ata për mëkatet e tyre. Dhe Allahu është i Rreptë në ndëshkimin e Tij.
3:11. KEDE'BI 'ALI FIR'AWNE WEL-LEDHINE MIN KABLIHIM KEDHDHEBU BI'AJATINA FE'EHADHEHUMU ELLAHU BIDHUNUBIHIM WEL-LAHU SHEDIDUL-'IKABI
C 3:12. Thuaju atyre që nuk besuan: "Do të jeni të mposhtur (në këtë jetë) dhe do të hidheni në xhehennem. Sa i shëmtuar është ai djep (shtrat)".
3:12. Thuaju (o Muhamed) atyre që mohuan: “Ju do të mposhteni dhe do të tuboheni në Xhehenem. Eh, sa shtrat i keq është ai vend!”
3:12. Thuaju atyre që nuk besojnë: "Do të mposhteni dhe do të mblidheni në Xhehenem. Dhe sa vend i keq është ai."
3:12. KUL LILLEDHINE KEFERU SETUGLEBUNE WE TUHSHERUNE 'ILA XHEHENNEME WE BI'SEL-MIHADU
C 3:13. Ju (jehudi) patët një përvojë të madhe në ato dy grupe që u konfrontuat ndërmjet vete. Njëri grup luftonte në rrugën e All-llahut, e tjetri ishte pabesimtar, dhe me shikimin e syve të tyre i shihnin se ishin dy herë më shumë se besimtarët. Po, All-llahu me ndihmën e vet përforcon atë që do. Vërtet, në këtë është një përvojë e madhe për ata që kanë mendje të kthjellët.
3:13. Sigurisht që kishte shenjë për ju në dy ushtritë që u ndeshën: njëra që luftonte në rrugën e Allahut dhe tjetra - e mohuesve, së cilës i dukej se para vetes kishte dy herë më shumë kundërshtarë. Allahu me ndihmën e Vet forcon kë të dëshirojë. Kjo, me të vërtetë, është mësim për largpamësit.
3:13. Me të vërtetë, për ju ishte një shenjë në dy grupet që u takuan. Njëri grup luftonte në rrugën e Allahut dhe tjetri ishte jobesimtar. Ata i panë ata si dyfishin e tyre me sytë e tyre. Dhe Allahu përforcon me ndihmën e Tij kë të dojë. Me të vërtetë, në këtë është një mësim për ata që kanë sy për të parë.
3:13. KAD KANE LEKUM 'AJETUN FI FI'ETEJNIT-TEKATA FI'ETUN TUKATILU FI SEBILI ELLAHI WE 'UHRA KAFIRETUN JEREWNEHUM MITHLEJHIM RE'JEL-'AJNI WEL-LAHU JU'UEJJIDU BINESRIHI MEN JESHA'U 'INNE FI DHALIKE LA'IBRETEN LI'WLIL-'EBSARI
C 3:14. Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek All-llahu është e ardhmja më e mirë.
3:14. Burrave u është hijeshuar dashuria për gjërat e dëshiruara: për gratë, fëmijët, arin dhe argjendin e grumbulluar, kuajt e bukur, bagëtitë dhe arat e lëruara. Këto janë kënaqësitë e kësaj jete, por shumë më i mirë është kthimi tek Allahu.
3:14. Është zbukuruar për njerëzit dashuria për dëshirat – për gratë, për fëmijët, për thesaret e arit dhe argjendit, për kuajt e shënuar, për bagëtitë dhe për të korrat. Këto janë kënaqësi të kësaj jete, por Allahu – tek Ai është përfundimi më i mirë.
3:14. ZUJJINE LILNNASI HUBBU ESH-SHEHEWATI MINE EN-NISA' WEL-BENINE WEL-KANATIRIL-MUKANTERETI MINE EDH-DHEHEBI WEL-FIDDETI WEL-HAJLIL-MUSEWWEMETI WEL-'EN'AMI WEL-HERTHI DHALIKE META'UL-HEJETI ED-DUNJA WEL-LAHU 'INDEHU HUSNUL-ME'ABI
C 3:15. Thuaj: "A t'ju kumtoj për diç shumë më të mirë se ato (kënaqësitë e Dunjasë)? Për ata që janë ruajtur, ata kanë tek Zoti i tyre xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përgjithmonë, kanë bashkëshorte të pastra e gëzojnë edhe kënaqësinë e All-llahut. All-llahu është i kujdesshëm për robtë.
3:15. Thuaj (o Muhamed!): “A doni t'ju tregoj për gjëra më të mira se ato? Për ata që janë të devotshëm, te Zoti i tyre do të ketë kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përgjithmonë. Aty do të kenë bashkëshorte të pastra dhe kënaqësi nga Allahu”. Allahu i vrojton robërit e Vet
3:15. Thuaj: "A t'ju tregoj për diçka më të mirë se këto? Për ata që kanë frikë Allahun do të ketë kopshtet nën të cilët rrjedhin lumenj, aty do të jenë përgjithmonë, dhe bashkëshorte të pastra, dhe kënaqësia e Allahut." Dhe Allahu është i Gjithëvëzhguesi për robërit e Tij.
3:15. KUL 'E'UUNEBBI'UKUM BIHAJRIN MIN DHALIKUM LILLEDHINE ETTEKAW 'INDE RABBIHIM XHENNATUN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA WE 'EZWAXHUN MUTEHHERETUN WE RIDWANUN MINEL-LAHI WEL-LAHU BESIRUN BIL-'IBADI
C 3:16. Ata të cilët thonë: "Zoti ynë, ne sinqerisht besuam, na i falë mëkatet tona na ruaj prej ndëshkimit të zjarrit"!
3:16. që thonë: “Zoti ynë! Me të vërtetë kemi besuar, andaj na i fal gjynahet tona dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!”;
3:16. Ata që thonë: "Zoti ynë, ne me të vërtetë kemi besuar, prandaj na fal mëkatet tona dhe na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit."
3:16. EL-LEDHINE JEKULUNE REBBENA 'INNENA 'AMENNA FAGFIR LENA DHUNUBENA WE KINA 'ADHABE EN-NARI
C 3:17. Dhe ata që janë të durueshëm, të drejtë, të devotshëm e dorëdhënës dhe të cilët në kohën e agimit (syfyrit) kërkojnë ndjesë.
3:17. që janë të durueshëm, të sinqertë, të devotshëm në adhurimin e Allahut; që japin lëmoshë dhe që kërkojnë faljen e gjynaheve para agimit.
3:17. Ata që janë të duruar, të sinqertë, të përulur, ata që shpenzojnë dhe ata që kërkojnë falje në agim.
3:17. ES-SABIRINE WE ES-SADIKINE WEL-KANITINE WEL-MUNFIKINE WEL-MUSTEGFIRINE BIL-'ESHARI
C 3:18. All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit.
3:18. Allahu dëshmon, e po ashtu edhe engjëjt, edhe njerëzit e dijes, se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Tij, duke mbajtur drejtësinë. S'ka zot tjetër përveç Atij, të Plotfuqishmit, të Urtit.
3:18. Allahu dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, dhe engjëjt dhe ata që janë të qëndrueshëm në dituri gjithashtu dëshmojnë këtë. Ai është mbajtës i drejtësisë. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, të Gjithëfuqishmit, të Urtit.
3:18. SHEHIDEL-LAHU 'ENNEHU LA 'ILAHE 'ILLA HUWE WEL-MELA'IKETU WE 'ULUL-'ILMI KA'IMEN BIL-KISTI LA 'ILAHE 'ILLA HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C 3:19. Feja e pranueshme tek All-llahu është Islami, e atyre që u është dhënë libri, pasi mësuan për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon argumentet e All-llahut, le ta dijë se All-llahu shpejtë do t'i japë llogarinë.
3:19. Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Islami. Ata që u është dhënë Libri, patën mospajtime nga zilia që kishin midis tyre, vetëm pasi u erdhi dituria. Por kushdo që i mohon udhëzimet e Allahut, ta dijë se Allahu është i shpejtë në llogari.
3:19. Me të vërtetë, feja tek Allahu është Islami. Dhe ata që u është dhënë Libri nuk patën mosmarrëveshje përveç pasi u erdhi dituria, nga zilia midis tyre. Dhe kushdo që mohon shenjat e Allahut – me të vërtetë, Allahu është i Shpejtë në llogaritjen e Tij.
3:19. 'INNE ED-DINE 'INDEL-LAHIL-'ISLAMU WE MA EHTELEFEL-LEDHINE 'UTUL-KITABE 'ILLA MIN BA'DI MA XHA'EHUMUL-'ILMU BEGJEN BEJNEHUM WE MEN JEKFUR BI'AJATI ELLAHI FE'INNALL-LLAHE SERI'UL-HISABI
C 3:20. E nëse ata polemizojnë me ty, ti thuaj: "Unë me tërë qenien time i jam dorëzuar All-llahut, e edhe ithtarët e mij"! E thuaju edhe atyre që u është dhënë libri dhe injorantëve: "A pranuat fenë islame"? Nëse e pranuan islamin, atëherë e kanë gjetur të vërtetën, e nëse refuzojnë, ti ke për obligim vetëm t'u kumunikosh; All-llahu i di shumë mirë punët e robëve.
3:20. Nëse ata të kundërshtojnë ty (o Muhamed) thuaju: “Unë i përulem vetëm Allahut, e po ashtu edhe ata që më pasojnë mua”. Dhe thuaju atyre që u është dhënë Libri si dhe analfabetëve: “A i përuleni Allahut?” Nëse e pranojnë Islamin, atëherë kanë gjetur udhën e drejtë. Por, nëse refuzojnë, detyra jote është vetëm që t'ua përcjellësh dijen. Allahu i vrojton robërit e Vet.
3:20. Dhe nëse ata argumentojnë me ty, thuaj: "Unë ia kam dorëzuar fytyrën time Allahut, dhe ata që më ndjekin gjithashtu." Dhe thuaju atyre që u është dhënë Libri dhe analfabetëve: "A keni pranuar Islamin?" Nëse ata e pranojnë, atëherë me të vërtetë, ata janë udhëzuar. Por nëse ata kthehen, atëherë për ty është vetëm shpallja. Dhe Allahu është i Gjithëvëzhguesi për robërit e Tij.
3:20. FE'IN HAXHXHUKE FEKUL 'ESLEMTU WEXHHIJE LILLAHI WE MENI ETTEBE'ANI WE KUL LILLEDHINE 'UTUL-KITABE WEL-'UMMIJINE 'E'ESLEMTUM FE'IN 'ESLEMU FEKADI EHTEDEW WE 'IN TEWELLEW FE'INNEMA 'ALEJKEL-BELAGU WEL-LAHU BESIRUN BIL-'IBADI
C 3:21. Ata që mohojnë argumentet e All-llahut, mbysin pejgamberët pa farë të drejte, mbysin edhe njerëz që këshillojnë për të drejtën, ti ata lajmëroi për një ndëshkim të dhëmbshëm e pikëllues.
3:21. Lajmëroi ata që mohojnë shpalljet e Allahut, vrasin profetët padrejtësisht dhe vrasin edhe ata që urdhërojnë të veprohet me drejtësi, për dënimin e dhembshëm që i pret.
3:21. Me të vërtetë, ata që mohojnë shenjat e Allahut dhe i vrasin profetët padrejtësisht dhe i vrasin ata që urdhërojnë drejtësinë midis njerëzve, jepu atyre lajmin e një ndëshkimi të dhimbshëm.
3:21. 'INNEL-LEDHINE JEKFURUNE BI'AJATI ELLAHI WE JEKTULUNE EN-NEBIJINE BIGAJRI HEKKIN WE JEKTULUNEL-LEDHINE JE'MURUNE BIL-KISTI MINE EN-NASI FEBESHSHIRHUM BI'ADHABIN 'ELIMIN
C 3:22. Ata veprat e tyre i asgjësuan në këtë botë dhe në botën tjetër, ata nuk kanë ndonjë mbrojtës.
3:22. Këta janë ata, veprat e të cilëve nuk do të kenë vlerë në këtë botë dhe në tjetrën. Për ata nuk do të ketë asnjë ndihmues.
3:22. Ata janë ata veprat e të cilëve do të jenë të pavlefshme në këtë botë dhe në botën tjetër. Dhe për ta nuk do të ketë ndihmës.
3:22. 'ULA'IKEL-LEDHINE HEBITET 'A'MALUHUM FI ED-DUNJA WEL-'AHIRETI WE MA LEHUM MIN NASIRINE
C 3:23. A nuk i sheh ti ata, të cilëve u është dhënë mjaft nga libri, kur thirrën që ndërmjet tyre të gjykojë libri i All-llahut, se si një grup prej tyre prapësohet. Ata janë refuzues.
3:23. A nuk i sheh ata (hebrenj) që u është dhënë një pjesë e Librit?! Atyre iu bëhet thirrje të vijnë te Libri i Allahut për t'i gjykuar, por një pjesë e tyre kthejnë shpinën, duke mos ia vënë veshin.
3:23. A nuk i ke parë ata që u është dhënë një pjesë e Librit? Ata thirren te Libri i Allahut që të gjykojë midis tyre, pastaj një grup prej tyre kthehet, ndërsa ata janë mohues.
3:23. 'ELEM TERE 'ILAL-LEDHINE 'UTU NESIBEN MINEL-KITABI JUD'AWNE 'ILA KITABI ELLAHI LIJEHKUME BEJNEHUM THUMME JETEWELLA FERIKUN MINHUM WE HUM MU'RIDUNE
C 3:24. E atë (e bënin) ngase ata thonin: "Neve nuk do të na djegë zjarri vetëm për pak ditë të numëruara, e ajo që shpifën për fenë e tyre, i mashtroi keq".
3:24. Kjo, sepse ata thonë: “Neve nuk do të na prekë zjarri i Xhehenemit, përveçse disa ditë”. Shpifjet që bënin i kanë mashtruar ata në besimin e vet.
3:24. Kjo është sepse ata thonë: "Zjarri nuk do të na prekë përveç disa ditëve të numëruara." Dhe ata janë mashtruar në fenë e tyre nga ajo që shpiknin.
3:24. DHALIKE BI'ENNEHUM KALU LEN TEMESSENA EN-NARU 'ILLA 'EJJAMEN MA'DUDATIN WE GARREHUM FI DINIHIM MA KANU JEFTERUNE
C 3:25. E, si do të jetë gjendja e tyre kur Ne do t'i tubojmë ata një ditë, për të cilën nuk ka dyshim dhe çdo njeriu do t'i ofrohet ajo që e ka fituar, duke mos iu bërë atyre kurrnjë e padrejtë.
3:25. Çfarë do të ndodhë me ata, kur t'i tubojmë në Ditën (e Gjykimit), për të cilën s'ka pikë dyshimi, kur çdokujt do t'i jepet shpërblimi i veprave të veta e askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi?
3:25. Atëherë, si do të jetë gjendja e tyre kur Ne do t'i mbledhim ata për një ditë për të cilën nuk ka dyshim, dhe çdo shpirt do të marrë plotësisht atë që ka fituar, dhe atyre nuk do t'u bëhet padrejtësi?
3:25. FEKEJFE 'IDHA XHEMA'NAHUM LIJEWMIN LA REJBE FIHI WE WUFFIJET KULLU NEFSIN MA KESEBET WE HUM LA JUDHLEMUNE
C 3:26. Thuaj: "O All-llah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do, e lartëson atë që do dhe e përul atë që do. Çdo e mirë është vetëm në dorën Tënde, vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë"!
3:26. Thuaj (o Muhamed): “O Allah, Zotëruesi i gjithë Pushtetit! Ti ia jep pushtetin kujt të duash dhe ia heq kujt të duash; Ti lartëson kë të duash dhe poshtëron kë të duash. Çdo e mirë është në Dorën Tënde! Ti je vërtet i Plotfuqishëm për çdo gjë.
3:26. Thuaj: "O Allah, Zotëruesi i mbretërisë, Ti i jep mbretërinë kujt të duash dhe ia merr mbretërinë kujt të duash. Ti e lartëson kë të duash dhe e poshtëron kë të duash. Në dorën Tënde është çdo e mirë. Me të vërtetë, Ti je i Plotfuqishëm mbi çdo gjë.
3:26. KULIL-LEHUMME MALIKEL-MULKI TU'UTIL-MULKE MEN TESHA'U WE TENZI'UL-MULKE MIMMEN TESHA'U WE TU'IZZU MEN TESHA'U WE TUDHILLU MEN TESHA'U BIJEDIKEL-HAJRU 'INNEKE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 3:27. Ti e fute natën në ditë dhe Ti e fute ditën në natë, Ti nxjerr nga i vdekuri të gjallin dhe nga i gjalli të vdekurin dhe Ti e begaton pa masë atë që do!
3:27. Ti bën që nata të hyjë tek dita dhe që dita të hyjë tek nata. Ti e nxjerr të gjallën prej së vdekurës dhe të vdekurën e nxjerr prej së gjallës. Ti i jep kujt të duash pa kufij.”
3:27. Ti fut natën në ditë dhe fut ditën në natë. Dhe Ti nxjerr të gjallën nga e vdekura dhe nxjerr të vdekurën nga e gjalla. Dhe Ti furnizon kë të duash pa llogari."
3:27. TULIXHUL-LEJLE FI EN-NEHARI WE TULIXHU EN-NEHARE FIL-LEJLI WE TUHRIXHUL-HEJJE MINEL-MEJJITI WE TUHRIXHUL-MEJJITE MINEL-HEJJI WE TERZUKU MEN TESHA'U BIGAJRI HISABIN
C 3:28. Besimtarët të mos i miqësojnë mosbesimtarët, e t'i lënë manash besimtarët. E kush bën atë, ai nga feja e All-llahut nuk ka asgjë, përveç nëse është për qëllim ruajtja prej të keqes së tyre. All-llahu ua tërheq vërejtjen me dënim prej Tij, pse vetëm tek All-llahu është e ardhmja.
3:28. Besimtarët të mos i marrin për miq e mbrojtës mohuesit, në vend të besimtarëve. Ata që veprojnë kështu, nuk kanë çfarë të shpresojnë tek Allahu, vetëm nëse këtë e bëjnë (me gojë e jo me zemër) për t'u ruajtur nga ata. Allahu ju paralajmëron që t'i ruheni Vetes së Tij, sepse të gjithë do të ktheheni tek Allahu.
3:28. Le të mos marrin besimtarët jobesimtarët si miq në vend të besimtarëve. Dhe kushdo që e bën këtë, ai nuk ka asgjë me Allahun, përveçse kur ju duhet të ruheni prej tyre. Dhe Allahu ju paralajmëron ndaj Vetes së Tij. Dhe tek Allahu është përfundimi.
3:28. LA JETTEHIDHIL-MU'UMINUNEL-KAFIRINE 'EWLIJA'E MIN DUNIL-MU'UMININE WE MEN JEF'AL DHALIKE FELEJSE MINEL-LAHI FI SHEJ'IN 'ILLA 'EN TETTEKU MINHUM TUKETEN WE JUHEDHDHIRUKUMU ELLAHU NEFSEHU WE 'ILA ELLAHIL-MESIRU
C 3:29. Thuaj: "Edhe nëse e fshehni atë që keni në zemrat tuaja ose e publikoni, All-llahu e di atë, Ai di gjithçka ka në qiej e ç'ka në tokë; All-llahu është i plotfuqishëm për çdo send.
3:29. Thuaju: “Edhe nëse e fshihni atë që keni në zemrat tuaja apo e shpallni haptazi, Allahu e di atë. Ai di çfarë gjendet në qiej dhe çfarë gjendet në Tokë. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.”
3:29. Thuaj: "Nëse e fshehni atë që është në zemrat tuaja ose e shfaqni atë, Allahu e di atë. Dhe Ai e di atë që është në qiej dhe atë që është në tokë. Dhe Allahu është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë."
3:29. KUL 'IN TUHFU MA FI SUDURIKUM 'EW TUBDUHU JA'LEMHU ELLAHU WE JA'LEMU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WEL-LAHU 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 3:30. Ditën kur çdo njeri e gjen pranë vete atë që veproi mirë ose keq, e për atë të keqe që bëri, do të dëshirojë që në mes tij dhe në mes të asaj të jetë një distancë shumë e madhe (e mos ta shohë). All-llahu u jep të frikësohen prej dënimit që vjen prej Tij, megjithëqë All-llahu është i mëshirshëm ndaj robërve.
3:30. (Kini frikë) ditën, kur çdokush do ta gjejë përpara atë që ka punuar mirë dhe atë që ka punuar keq, duke dëshiruar që midis tij dhe së keqes së tij, të ketë largësi të madhe. Allahu ju paralajmëron që t'i ruheni Vetes së Tij. Allahu është i Butë e i Mëshirshëm me robërit e Vet.
3:30. Ditën kur çdo shpirt do të gjejë atë që ka bërë nga e mira të përgatitur përpara tij dhe atë që ka bërë nga e keqja, ai do të dëshirojë që të kishte një largësi të madhe midis tij dhe asaj. Dhe Allahu ju paralajmëron ndaj Vetes së Tij. Dhe Allahu është i Butë ndaj robërve të Tij.
3:30. JEWME TEXHIDU KULLU NEFSIN MA 'AMILET MIN HAJRIN MUHDEREN WE MA 'AMILET MIN SU'IN TEWEDDU LEW 'ENNE BEJNEHA WE BEJNEHU 'EMEDAN BA'IDÆN WE JUHEDHDHIRUKUMU ELLAHU NEFSEHU WEL-LAHU RE'UFUN BIL-'IBADI
C 3:31. Thuaj: "Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t'ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë.
3:31. Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t'ju dojë dhe t'jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë”.
3:31. Thuaj: "Nëse e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu t'ju dojë dhe t'ju falë mëkatet tuaja. Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë."
3:31. KUL 'IN KUNTUM TUHIBBUNEL-LAHE FE ETTEBI'UNI JUHBIBKUMU ELLAHU WE JEGFIR LEKUM DHUNUBEKUM WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C 3:32. Thuaj: "Bindjuni All-llahut dhe të dërguarit, e nëse ata refuzojnë, atëherë All-llahu nuk i do pabesimtarët "!
3:32. Thuaju: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit!” Në qoftë se kthejnë shpinën, (dijeni se) Allahu, me të vërtetë, nuk i do jobesimtarët.
3:32. Thuaj: "Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit." Por nëse ata kthehen, atëherë me të vërtetë, Allahu nuk i do jobesimtarët.
3:32. KUL 'ETI'U ELLAHE WE ER-RESULE FE'IN TEWELLEW FE'INNALL-LLAHE LA JUHIBBUL-KAFIRINE
C 3:33. All-llahu e zgjodhi (pejgamber) Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit, familjen e Imranit mbi popujt tjerë (të asaj kohe).
3:33. Allahu i zgjodhi Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit mbi të gjithë njerëzit (e kohës së tyre).
3:33. Me të vërtetë, Allahu zgjodhi Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit mbi të gjitha krijesat.
3:33. 'INNALL-LLAHE ESTEFA 'ADEME WE NUHEN WE 'ALE 'IBRAHIME WE 'ALE 'IMRAN 'ALEL-'ALEMINE
C 3:34. Që janë pasardhës njëri prej tjetrit. All-llahu dëgjon gjithçka dhe i di të gjitha.
3:34. (Ata ishin) pasardhës të njëri - tjetrit. Allahu dëgjon dhe di çdo gjë.
3:34. Pasardhës të njëri-tjetrit. Dhe Allahu është i Dëgjuesi, i Dituri.
3:34. DHURRIJETEN BA'DUHA MIN BA'DIN WEL-LAHU SEMI'UN 'ALIMUN
C 3:35. (Përkujtohu) Kur gruaja e Imranit pat thënë: "Zoti im, unë këtë që është në barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetëm për shërbimin Tënd, pra pranoje këtë prej meje, vertet Ti je Ai që dëgjon e di"!
3:35. Kujto kur gruaja e Imranit tha: “Zoti im, unë Ty ta kam kushtuar atë që është në barkun tim, që të të shërbejë vetëm Ty; andaj, pranoje prej meje! Se Ti, me të vërtetë, dëgjon dhe di çdo gjë.”
3:35. Dhe kur gruaja e Imranit tha: "Zoti im, unë të kam dhënë betimin për atë që është në barkun tim, për t'i shërbyer Ty. Prandaj, pranoje atë nga unë. Me të vërtetë, Ti je Dëgjuesi, i Dituri."
3:35. 'IDH KALETI EMRE'ETU 'IMRANE RABBI 'INNI NEDHERTU LEKE MA FI BETNI MUHERREREN FETEKABBEL MINNI 'INNEKE 'ENTE ES-SEMI'UL-'ALIMU
C 3:36. E kur ajo e lindi tha: "Zoti im, unë e linda femër"! Po All-llahu e di më së miri atë që ajo e lindi. E mashkulli nuk është si femra. "Dhe unë e emërtova atë Merjeme, e atë dhe pasardhësit e saj po t'i lë Ty në mbrojtje prej djallit të mallkuar".
3:36. E kur ajo lindi, tha: “Zoti im! Unë linda femër, - Allahu e di më mirë se çfarë lindi ajo, - e mashkulli nuk është si femra. Unë ia vura emrin Merjeme dhe i kam lënë atë me pasardhësit e saj nën mbrojtjen Tënde nga djalli i mallkuar”.
3:36. Por kur ajo e lindi atë, ajo tha: "Zoti im, unë e kam lindur një vajzë." Dhe Allahu e di mirë atë që ajo lindi. Dhe mashkulli nuk është si femra. Dhe unë e kam quajtur atë Merjeme, dhe unë e kërkoj mbrojtjen Tënde për të dhe për pasardhësit e saj kundër djallit të mallkuar."
3:36. FELEMMA WEDE'AT/HA KALET RABBI 'INNI WEDA'TUHA 'UNTHA WEL-LAHU 'A'LEMU BIMA WEDE'AT WE LEJSE EDH-DHEKERU KAL'UNTHA WE 'INNI SEMMEJTUHA MERJEME WE 'INNI 'U'IDHUHA BIKE WE DHURRIJETEHA MINE ESH-SHEJTANI ER-REXHIMI
C 3:37. Zoti i saj e pranoi premtimin e saj ashtu si është më mirë, e rriti me një edukatë të mirë e të plotë dhe e vuri nën kujdesin e Zekirijasë. Sa herë që hynte Zekirijaja në mihrabin (dhomën) e saj, gjente te ajo ushqim e thoshte: "Oj Merjeme, prej nga ty ky ushqim"? Ajo i thonte: "Ai është nga All-llahu, se All-llahu atë që do pa masë e furnizon"!
3:37. Zoti e pranoi atë (Merjemen) me ëndje, e bëri që të rritet mirë dhe e la nën kujdestarinë e Zekerias. Sa herë që hynte Zekeria në dhomën e saj, gjente pranë saj ushqim dhe e pyeste: “O Merjeme! Nga të vjen ky ushqim?” Ajo përgjigjej: “Ky është nga Allahu, se Allahu e furnizon kë të dojë, pa kufi”.
3:37. Pra, Zoti i saj e pranoi atë me një pranim të mirë dhe e rriti atë me një rritje të bukur, dhe e besoi atë në kujdesin e Zekerias. Sa herë që Zekeria shkonte te ajo në dhomën e saj të veçantë, ai gjente furnizime pranë saj. Ai tha: "O Merjeme, nga të vjen kjo?" Ajo tha: "Është nga Allahu. Me të vërtetë, Allahu furnizon kë të dojë pa llogari."
3:37. FETEKABBELEHA REBBUHA BIKABULIN HESENIN WE 'ENBETEHA NEBATEN HESENAN WE KEFFELEHA ZEKERIJA KULLEMA DEHALE 'ALEJHA ZEKERIJAL-MIHRABE WEXHEDE 'INDEHA RIZKÆN KALE JA MERJEMU 'ENNA LEKI HADHA KALET HUWE MIN 'INDI ELLAHI 'INNALL-LLAHE JERZUKU MEN JESHA'U BIGAJRI HISABIN
C 3:38. Aty në atë moment Zekirijaja e lut Zotin e tij e thotë: "Zoti im, më falë edhe mua nga ana Juaj një pasardhës (fëmijë) të mirë, vërtet, Ti je dëgjues i lutjes"!
3:38. Atëherë Zekerija iu lut Zotit të vet e tha: “Zoti im! Dhuromë nga ana Jote një pasardhës të mirë! Se Ti, me të vërtetë, je Dëgjues i lutjes!”
3:38. Atëherë Zekeria iu lut Zotit të tij, duke thënë: "Zoti im, dhuro për mua një pasardhës të mirë nga Ti. Me të vërtetë, Ti je Dëgjuesi i lutjes."
3:38. HUNALIKE DA'A ZEKERIJA REBBEHU KALE RABBI HEB LI MIN LEDUNKE DHURRIJETEN TEJJIBETEN 'INNEKE SEMI'U ED-DU'A'I
C 3:39. E duke u falur ai në faltore, engjëjt e thërrasin: "All-llahu të përgëzon ty me Jahjanë, që do të vërtetojë fjalën (Isain) e ardhur nga All-llahu, e që do të jetë prijës i matur dhe pejgamber nga të dalluarit"!
3:39. E ndërsa lutej në këmbë, në faltore, engjëjt e thirrën (Zekerijan): “Allahu të jep lajmin e mirë për Jahjain, i cili do të vërtetojë Fjalën e Allahut (Isain a.s.), do të jetë një fisnik, i dëlirë dhe profet, një prej të mirëve”.
3:39. Atëherë engjëjt e thirrën atë ndërsa ai ishte duke u falur në dhomën e veçantë: "Me të vërtetë, Allahu të jep lajmin e një djali, Jahjas, i cili do ta vërtetojë një fjalë nga Allahu, një prijës, i përmbajtur dhe një profet nga të drejtët."
3:39. FENADET/HUL-MELA'IKETU WE HUWE KA'IMUN JUSELLI FIL-MIHRABI 'ENNEL-LAHE JUBESHSHIRUKE BIJEHJA MUSEDDIKEN BIKELIMETIN MINEL-LAHI WE SEJJIDAN WE HESURÆN WE NEBIJÆN MINE ES-SALIHINE
C 3:40. Ai (Zekirijaja) tha: "Zoti im, si mund të kem unë djalë kur mua më ka arritur pleqëria dhe shoqja ime beronjë (sterile)"? Tha (All-llahu): "Kështu,All-llahu punon çka të dojë"!
3:40. (Zekerija) tha: “Zoti im! Qysh do të kem djalë, kur mua më ka zënë pleqëria, e gruaja ime është shterpë?! (Engjëlli i) tha: “Kështu! Allahu bën çfarë të dojë”.
3:40. Ai tha: "Zoti im, si mund të kem një djalë kur unë kam arritur pleqërinë dhe gruaja ime është shterpë?" Ai tha: "Kështu Allahu bën çfarë të dojë."
3:40. KALE RABBI 'ENNA JEKUNU LI GULAMUN WE KAD BELEGANIJEL-KIBERU WE EMRE'ETI 'AKIRUN KALE KEDHALIKEL-LAHU JEF'ALU MA JESHA'U
C 3:41. Ai (Zekirijaja) tha: "Zoti im më jep mua një shenjë"! Shenja e jote - tha Ai - është që tri ditë nuk do të mund t'u flasësh njerëzve, pos me gjeste (mimikë), e ti përmende shumë Zotin tënd dhe madhëroje mbrëmje e mëngjes"!
3:41. Ai tha: “O Zot! Më jep një shenjë!” (Zoti) i tha: “Shenjë për ty është se tri ditë nuk do t'u flasësh njerëzve, veçse me gjeste. Por, Zotin tënd përmende shumë dhe adhuroje Atë në mbrëmje dhe në mëngjes”.
3:41. Ai tha: "Zoti im, më cakto një shenjë." Ai tha: "Shenja jote është se nuk do të flasësh me njerëzit për tre ditë, përveçse me shenja. Dhe përkujto Zotin tënd shumë dhe madhëro Atë në mëngjes dhe në mbrëmje."
3:41. KALE RABBI EXH'AL LI 'AJETEN KALE 'AJETUKE 'ELLA TUKELLIME EN-NASE THELATHETE 'EJJAMIN 'ILLA REMZEN WE EDHKUR REBBEKE KETHIRAN WE SEBBIH BIL-'ASHIJI WEL-'IBKARI
C 3:42. Përkujto kur engjëjt i thanë: "Oj Mejreme, All-llahu të dalloi ty (me besim e karakter), të pastroi (nga shpifjet ebreje) dhe të lartësoi mbi gratë e botës".
3:42. (Kujto) kur engjëjt thanë: “O Merjeme! Allahu të ka zgjedhur, të ka pastruar dhe të ka parapëlqyer ty mbi të gjitha gratë e botës.
3:42. Dhe kur engjëjt thanë: "O Merjeme, me të vërtetë, Allahu të ka zgjedhur ty, të ka pastruar dhe të ka zgjedhur mbi gratë e botëve.
3:42. WE 'IDH KALETIL-MELA'IKETU JA MERJEMU 'INNALL-LLAHE ESTEFAKI WE TEHHEREKI WE ESTEFAKI 'ALA NISA'IL-'ALEMINE
C 3:43. "Oj Mejreme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tënd, bën sexhde dhe falu për Zotin bashkë me ata që falen"!
3:43. O Merjeme! Bindju Zotit tënd! Bëj sexhde dhe përkulu në ruku bashkë me ata që përkulen (duke adhuruar Allahun)!”
3:43. O Merjeme, qëndro për Zotin tënd dhe përkulu dhe bjer në sexhde me ata që falen."
3:43. JA MERJEMU EKNUTI LIREBBIKI WE ESXHUDI WE ERKA'I ME'A ER-RAKI'INE
C 3:44. "Këto janë nga lajmet e fshehta (të hershme) që po t'i shpallim ty. Ti nuk ishe ndër ta kur i hidhnin shortet se kush prej tyre do të bëhej kujdestar i Mejremes, nuk ishe pranë tyre as kur ata ziheshin mes vete".
3:44. Këto janë lajme të fshehta, që po t'i shpallim ty (o Muhamed). Ti nuk ishe i pranishëm kur ata hodhën short se kush prej tyre do të merrte nën kujdes Merjemen dhe nuk ishe i pranishëm kur ata diskutonin.
3:44. Këto janë nga lajmet e të padukshmes që Ne të shpallim ty. Dhe ti nuk ishe me ta kur ata hodhën shortet e tyre për kujdesin e Merjemes dhe nuk ishe me ta kur ata po grindeshin.
3:44. DHALIKE MIN 'NBA'IL-GAJBI NUHIHI 'ILEJKE WE MA KUNTE LEDEJHIM 'IDH JULKUNE 'EKLAMEHUM 'EJJUHUM JEKFULU MERJEME WE MA KUNTE LEDEJHIM 'IDH JEHTESIMUNE
C 3:45. Përkujto kur engjëjt i thanë: "Oj Mejreme, All-llahu të përgëzon me fjalën e vet (me lindjen e një fëmije si rezultat i fjalës së Zotit) emri i të cilit është Mesih, Isa, bir i Merjemes, i famshëm në Dunja e Ahiret dhe nga të afërmit (e Zotit).
3:45. (Kujto) kur engjëjt thanë: “O Merjeme! Allahu të jep lajmin e mirë për një (djalë që do të lindë me një) Fjalë prej Tij: emrin do ta ketë Mesih - Isa i biri i Merjemes, do të jetë i nderuar në këtë botë dhe në tjetrën dhe një nga të afërmit e Allahut.
3:45. Dhe kur engjëjt thanë: "O Merjeme, me të vërtetë, Allahu të jep lajmin e një fjale prej Tij. Emri i tij është Mesihu, Isai, biri i Merjemes, i nderuar në këtë botë dhe në botën tjetër dhe nga ata që janë afër Allahut.
3:45. 'IDH KALETIL-MELA'IKETU JA MERJEMU 'INNALL-LLAHE JUBESHSHIRUKI BIKELIMETIN MINHU ESMUHUL-MESIHU 'ISA EBNU MERJEME WEXHIHEN FI ED-DUNJA WEL-'AHIRETI WE MINEL-MUKARREBINE
C 3:46. E që duke qenë në djep (foshnje) u flet njerëzve, e edhe si i rritur e që është nga të përsosurit.
3:46. Ai do t'u flasë njerëzve qysh i vogël në djep edhe si njeri i rritur dhe do të jetë nga më të mirët”.
3:46. Ai do të flasë me njerëzit në djep dhe në moshë madhore, dhe ai do të jetë nga të drejtët."
3:46. WE JUKELLIMU EN-NASE FIL-MEHDI WE KEHLEN WE MINE ES-SALIHINE
C 3:47. Ajo tha: "Zoti im, si mund të kemë unë djalë e mua s'më ka prekur njeriu (nuk jam e martuar) "? Ai (All-llahu) tha: "Ja, kështu, All-llahu krijon çka të dojë. Kur Ai vendos për një çështje, vetëm i thotë: Bëhu! Ajo menjëherë bëhet".
3:47. Ajo tha: “Zoti im! Qysh do të kem unë fëmijë, kur nuk më ka prekur askush?!” – “Kështu – tha (engjëlli) - Allahu krijon ç'të dojë Vetë. Kur vendos diçka, Ai vetëm thotë për të: “Bëhu!” dhe ajo bëhet.”
3:47. Ajo tha: "Zoti im, si mund të kem një fëmijë kur asnjë burrë nuk më ka prekur?" Ai tha: "Kështu Allahu krijon çfarë të dojë. Kur Ai vendos për një çështje, Ai vetëm thotë: 'Bëhu,' dhe ajo bëhet."
3:47. KALET RABBI 'ENNA JEKUNU LI WELEDUN WE LEM JEMSESNI BESHERUN KALE KEDHALIKI ELLAHU JEHLUKU MA JESHA'U 'IDHA KADA 'EMREN FE'INNEMA JEKULU LEHU KUN FEJEKUNU
C 3:48. Ai (All-llahu) ia mëson atij librin (besimin), urtësinë, Tevratin dhe Inxhilin.
3:48. (Allahu) do t'ia mësojë atij shkrimin, diturinë, Teuratin dhe Ungjillin
3:48. Dhe Ai do ta mësojë atë Librin, urtësinë, Teuratin dhe Inxhilin.
3:48. WE JU'ALLIMUHUL-KITABE WEL-HIKMETE WET-TEWRETE WEL-'INXHILE
C 3:49. Dhe, të dërguar te bijtë e Israilit: Unë kam ardhur nga Zoti juaj me argument, unë nga balta ju bëj diç si shpendi, i fryej atij dhe ai me lejen e All-llahut bëhet shpend, unë i shëroj të verbërit, të sëmurit në lëkurë, dhe unë me lejen e All-llahut i ngjall të vdekurit: unë ju tregoj për atë që e hani dhe për atë që e depononi në shtëpitë tuaja. Vërtet, kjo është fakt për ju nëse jeni besimtarë.
3:49. dhe do ta caktojë atë të Dërguar te bijtë e Izraelit (të cilëve do t'u thotë): “Ju kam sjellë prova nga Zoti juaj (që vërtetojnë Profecinë time): bëj për ju diçka prej balte në formë shpendi, fryj në të e me urdhrin e Allahut ajo bëhet shpend i gjallë; shëroj të verbrit e lindur dhe të lebrosurit dhe i ngjall të vdekurit me lejen e Allahut; ju tregoj çfarë hani dhe çfarë ruani në shtëpitë tuaja. Sigurisht që te të gjitha këto ka prova për ju, nëse jeni besimtarë të vërtetë.
3:49. Dhe Ai do ta bëjë atë të dërguar për bijtë e Izraelit, duke thënë: "Unë kam sjellë një shenjë për ju nga Zoti juaj: Unë do të bëj për ju një formë si e zogut nga balta, pastaj do t'i fryj asaj dhe ajo do të bëhet një zog, me lejen e Allahut. Dhe unë do t'i shëroj të verbrit dhe ata që kanë lebrozë dhe do të ngjall të vdekurit, me lejen e Allahut. Dhe do t'ju tregoj atë që hani dhe atë që ruani në shtëpitë tuaja. Me të vërtetë, në këtë është një shenjë për ju, nëse jeni besimtarë.
3:49. WE RESULEN 'ILA BENI 'ISRA'ILE 'ENNI KAD XHI'TUKUM BI'AJETIN MIN RABBIKUM 'ENNI 'EHLUKU LEKUM MINET-TINI KEHEJ'ETIT-TEJRI FE'ENFUHU FIHI FEJEKUNU TEJRAN BI'IDHNI ELLAHI WE 'UBRI'UL-'EKMEHE WEL-'EBRESE WE 'UHJIL-MEWTA BI'IDHNI ELLAHI WE 'UNEBBI'UKUM BIMA TE'KULUNE WE MA TEDDEHIRUNE FI BUJUTIKUM 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN LEKUM 'IN KUNTUM MU'UMINJNE
C 3:50. Dhe (kam ardhë) që t'ju vërtetoj Tevratin që e keni para duarsh, t'ju lejoj disa që u ishin ndaluar juve, kam ardhë me argument nga Zoti juaj, pra kini frikë All-llahun dhe më dëgjoni mua.
3:50. Dhe (kam ardhur te ju) për t'ju vërtetuar Teuratin, që është para meje dhe që t'ju lejoj disa gjëra që i keni pasur të ndaluara. Ju kam sjellë një provë nga Zoti juaj, prandaj kijeni frikë Allahun dhe bindmuni!
3:50. Dhe unë jam dërguar për të vërtetuar atë që ishte para meje nga Teurati dhe për t'ju lejuar disa nga ato që ju ishin ndaluar. Dhe unë kam sjellë për ju një shenjë nga Zoti juaj. Prandaj, kini frikë Allahun dhe bindjuni mua.
3:50. WE MUSEDDIKEN LIMA BEJNE JEDEJJE MINET-TEWRATI WE LI'UHILLE LEKUM BA'DEL-LEDHI HURRIME 'ALEJKUM WE XHI'TUKUM BI'AJETIN MIN RABBIKUM FE ETTEKU ELLAHE WE 'ETI'UNI
C 3:51. All-llahu është Zoti im dhe Zoti juaj. Adhurojeni Atë; kjo është rrugë e drejtë!
3:51. Me të vërtetë, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, andaj adhurojeni Atë. Kjo është rruga e drejtë!”
3:51. Me të vërtetë, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj adhurojeni Atë. Kjo është një rrugë e drejtë."
3:51. 'INNALL-LLAHE RABBI WE REBBUKUM FA'BUDUHU HADHA SIRATUN MUSTEKIMUN
C 3:52. E kur e kuptoi Isai vendosmërinë e tyre në mosbesim (dhe qëllimin që ta mbysin), tha: "Kush janë ndihmëtarët e mi për në rrugë të All-llahut"? Havarijjunët thanë: "Ne jemi ndihmëtarë të fesë së All-llahut, ne i besuam All-llahut, e ti dëshmo për ne se jemi muslimanë (të bindur, të dorëzuar)"!
3:52. Kur Isai vuri re mosbesimin e tyre, tha: “Kush janë ndihmuesit e mi në rrugën e Allahut?” nxënësit (e tij) u përgjigjën: “Ne jemi ndihmuesit e (fesë së) Allahut. Ne e besojmë Allahun e ti (Isa) dëshmo se ne (i) jemi nënshtruar (Atij).
3:52. Por kur Isai ndjeu mosbesimin e tyre, ai tha: "Kush janë ndihmësit e mi në rrugën e Allahut?" Dishepujt thanë: "Ne jemi ndihmësit e Allahut. Ne kemi besuar në Allahun dhe dëshmo që ne jemi të dorëzuar ndaj Tij."
3:52. FELEMMA 'EHESSE 'ISA MINHUMUL-KUFRE KALE MEN 'ENSARI 'ILA ELLAHI KALEL-HEWARIJUNE NEHNU 'ENSARU ELLAHI 'AMENNA BILLAHI WE ESH/HED BI'ENNA MUSLIMUNE
C 3:53. Zoti ynë, ne e besuam atë që e zbrite (shpalljen), e pasuam të dërguarin (Isain), pra shënona bashkë me ata që dëshmojnë (besimin e drejtë) "!
3:53. Zoti ynë! Ne besojmë atë që na ke shpallur dhe pasojmë të Dërguarin (Isain). Na shkruaj pra, bashkë me dëshmitarët!”
3:53. Zoti ynë, ne kemi besuar në atë që Ti ke zbritur dhe kemi ndjekur të dërguarin, prandaj na shkruaj me ata që dëshmojnë.
3:53. REBBENA 'AMENNA BIMA 'ENZELTE WE ETTEBA'NA ER-RESULE FAKTUBNA ME'A ESH-SHAHIDINE
C 3:54. E, ata (jehuditë) i kurdisën një dredhi (mbytjen e Isait), All-llahu iu kundërvu dredhisë së tyre, All-llahu është asgjësuesi më i fuqishëm kundër atyre që bëjnë dredhi.
3:54. Dhe ata i përgatitën një kurth, por edhe Allahu u përgatiti kurth (dënim), se Allahu është strategu më i mirë.
3:54. Dhe ata planifikuan, dhe Allahu planifikoi. Dhe Allahu është Plani më i Mirë.
3:54. WE MEKERU WE MEKEREL-LAHU WEL-LAHU HAJRUL-MAKIRINE
C 3:55. (Përkujto, o i dërguar) Kur All-llahu tha: "O Isa, Unë po të marr ty, po të ngrej te Unë, po të shpëtoj prej sherrit të atyre që nuk besuan. E ata që të besuan ty, do t'i ngrejë lart mbi ata që nuk besuan deri në ditën e kijametit, pastaj vetëm tek Unë është kthimi juaj, e Unë gjykoj mes jush për atë që kudërshtoheshit".
3:55. (Kujtoje, o Muhamed) kur Allahu tha: “O Isa! Unë do të të marr, do të të ngre pranë Meje dhe do të të shpëtoj ty nga ata që nuk besojnë, si dhe do t'i vendos ata që të ndjekin ty, përmbi ata që të mohojnë, deri në Ditën e Kiametit. Pastaj, të gjithë do të ktheheni tek Unë dhe do të gjykoj midis jush për çështjet që jeni grindur.
3:55. Dhe kur Allahu tha: "O Isai, unë do të të marr ty dhe do të të ngre ty tek Unë dhe do të të pastroj nga ata që nuk besojnë, dhe do t'i bëj ata që të ndjekin ty mbi ata që nuk besojnë deri në Ditën e Ringjalljes. Pastaj tek Unë do të ktheheni, dhe Unë do të gjykoj mes jush për atë në të cilën ju ishit në mosmarrëveshje."
3:55. 'IDH KALEL-LAHU JA 'ISA 'INNI MUTEWEFFIKE WE RAFI'UKE 'ILEJJE WE MUTEHHIRUKE MINEL-LEDHINE KEFERU WE XHA'ILUL-LEDHINE ETTEBA'UKE FEWKAL-LEDHINE KEFERU 'ILA JEWMIL-KIJA METI THUMME 'ILEJJE MERXHI'UKUM FE'EHKUMU BEJNEKUM FIMA KUNTUM FIHI TEHTELIFUNE
C 3:56. Për sa u përket atyre që nuk besuan, Unë do t'i ndëshkoj me një ndëshkim të ashpër në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe ata nuk do të kenë ndihmëtarë.
3:56. Sa për ata që nuk besojnë, do t'i dënoj me dënim të ashpër në këtë botë dhe në tjetrën. Dhe nuk do të kenë askënd që t'u vijë në ndihmë.
3:56. Sa për ata që nuk besojnë, Unë do t'i ndëshkoj ata me një ndëshkim të ashpër në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe ata nuk do të kenë ndihmës.
3:56. FE'EMMAL-LEDHINE KEFERU FE'U'ADHDHIBUHUM 'ADHABEN SHEDIDAN FI ED-DUNJA WEL-'AHIRETI WE MA LEHUM MIN NASIRINE
C 3:57. E për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre u jap shpërblim të plotë. All-llahu nuk i do të padrejtit.
3:57. Ndërsa atyre që besojnë dhe punojnë vepra të mira, Zoti do t'u japë shpërblimin e merituar. Allahu nuk i do punëmbrapshtët.”
3:57. Por ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira – Ai do t'u japë atyre shpërblimin e tyre plotësisht. Dhe Allahu nuk i do të padrejtët.
3:57. WE 'EMMAL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI FEJUWEFFIHIM 'UXHUREHUM WEL-LAHU LA JUHIBBU EDH-DHALIMINE
C 3:58. Këto që po t'i lexojmë ty (o i dërguar) janë nga ajetet, janë nga Kur'ani i pa të meta (i rezistueshëm).
3:58. Këto që po t'i tregojmë ty (o Muhamed) janë vargje dhe këshilla të larta (nga Kurani).
3:58. Këto janë ato që Ne t'i recitojmë ty nga shenjat dhe nga përkujtimi i urtë.
3:58. DHALIKE NETLUHU 'ALEJKE MINEL-'AJATI WE EDH-DHIKRIL-HEKIMI
C 3:59. Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek All-llahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: "Bëhu"! ai u bë.
3:59. Rasti i Isait për Allahun është si rasti i Ademit që e krijoi prej baltës e pastaj i tha: “Bëhu!” - dhe ai u bë.
3:59. Me të vërtetë, shembulli i Isait për Allahun është si shembulli i Ademit. Ai e krijoi atë nga dheu, pastaj i tha atij: "Bëhu," dhe ai u bë.
3:59. 'INNE METHELE 'ISA 'INDEL-LAHI KEMETHELI 'ADEME HALEKAHU MIN TURABIN THUMME KALE LEHU KUN FEJEKUNU
C 3:60. E vërtetë është (kjo) nga Zoti yt, e ti kurrsesi mos u bën nga ata që dyshojnë.
3:60. E vërteta është nga Zoti yt, andaj mos u bëj nga ata që dyshojnë!
3:60. E vërteta është nga Zoti yt, prandaj mos ji nga ata që dyshojnë.
3:60. EL-HEKKU MIN RABBIKE FELA TEKUN MINEL-MUMTERINE
C 3:61. E kush të kundërshton ty në çështjen e tij (Isait) pasi të është bërë e ditur e vërteta, ti thuaj: "Ejani i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vetë ju, mandej sinqerisht të lutemi për mallkim, dhe mallkimin nga ana e All-llahut ta hedhim kundër gënjeshtarëve".
3:61. Atyre që të kundërshtojnë ty për çështjen e Isait, pasi të ka ardhur njohuria, thuaju: “Ejani t'i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, veten tonë dhe ju vetë, pastaj, të lutemi që mallkimi i Allahut t'i godasë gënjeshtarët!”
3:61. Dhe kushdo që të argumentojë me ty për këtë pas asaj që të ka ardhur dituria, thuaj: "Ejani, thirrni bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, dhe ne dhe ju, pastaj le të kërkojmë me ngulm dhe të thërrasim mallkimin e Allahut mbi gënjeshtarët."
3:61. FEMEN HAXHXHEKE FIHI MIN BA'DI MA XHA'EKE MINEL-'ILMI FEKUL TA'ALEW NED'U 'EBNA'ENA WE 'EBNA'EKUM WE NISA'ENA WE NISA'EKUM WE 'ENFUSENA WE 'ENFUSEKUM THUMME NEBTEHIL FENEXH'AL LA'NETEL-LAHI 'ALEL-KADHIBINE
C 3:62. S'ka dyshim, ky është lajm i vërtetë. Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër pos All-llahut. All-llahu është Ai, i plotfuqishmi, i vetëdijshmi.
3:62. Pa dyshim, të gjitha këto janë rrëfime të vërteta. S'ka zot tjetër (që meriton të adhurohet) përveç Allahut. Vërtet, Allahu është i Plotfuqishmi, i Urti.
3:62. Kjo është, me të vërtetë, historia e vërtetë. Dhe nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut. Dhe me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishmi, i Urtë.
3:62. 'INNE HADHA LEHUWEL-KASESUL-HEKKU WE MA MIN 'ILEHIN 'ILLALLAHU WE 'INNALL-LLAHE LEHUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C 3:63. E nëse ata refuzojnë (besimin e drejtë), ata janë ngatërrestarë, për të cilët All-llahu e di shumë mirë.
3:63. Në qoftë se ata ia kthejnë shpinën të drejtës, (dije se) Allahu i njeh mirë ngatërrestarët.
3:63. Por nëse ata kthehen, atëherë me të vërtetë, Allahu e di mirë ata që bëjnë shkatërrim.
3:63. FE'IN TEWELLEW FE'INNALL-LLAHE 'ALIMUN BIL-MUFSIDINE
C 3:64. Thuaju (o i dërguar): "O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: Të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos e konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos All-llahut"! E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: "Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)"!
3:64. Thuaj: “O ithtarët e Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t'i shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim) dhe se nuk do ta mbajmë për zot njëri-tjetrin, në vend të Allahut!” Nëse ata nuk pranojnë, atëherë thuaju: “Dëshmoni se ne i jemi nënshtruar Allahut!”
3:64. Thuaj: "O njerëz të Librit, ejani te një fjalë e përbashkët mes nesh dhe jush: që ne të mos adhurojmë askënd përveç Allahut, të mos i vëmë Atij shok dhe të mos marrim njëri-tjetrin si zota përveç Allahut." Por nëse ata kthehen, atëherë thoni: "Dëshmoni se ne jemi të dorëzuar ndaj Tij."
3:64. KUL JA 'EHLEL-KITABI TA'ALEW 'ILA KELIMETIN SEWA'IN BEJNENA WE BEJNEKUM 'ELLA NA'BUDE 'ILLALLAHE WE LA NUSHRIKE BIHI SHEJ'EN WE LA JETTEHIDHE BA'DUNA BA'DAN 'ERBABÆN MIN DUNI ELLAHI FE'IN TEWELLEW FEKULU ESH/HEDU BI'ENNA MUSLIMUNE
C 3:65. (madje thuaju): "O ithtarë të librit, pse po polemizoni me ne rreth Ibrahimit? E, nuk janë shpallur as Tevrati as Inxhili, vetëmse pas tij?! A nuk e kuptoni (gënjeshtrën tuaj)"?
3:65. O ithtarët e Librit! Pse polemizoni për Ibrahimin, kur Teurati dhe Ungjilli janë zbritur vetëm pas tij? A nuk kuptoni?
3:65. O njerëz të Librit, pse argumentoni për Ibrahimin, ndërsa Teurati dhe Inxhili nuk zbritën përveç pas tij? A nuk mendoni?
3:65. JA 'EHLEL-KITABI LIME TUHAXHXHUNE FI 'IBRAHIME WE MA 'UNZILETIT-TEWRETU WEL-'INXHILU 'ILLA MIN BA'DIHI 'EFELA TA'KILUNE
C 3:66. Ja, ju jeni ata që polemizuat edhe për atë që e dinit (për Isain) e përse polemizoni për atë që s'keni kurrfarë dije (për Ibrahimin)? All-llahu e di të vërtetën e ju nuk dini.
3:66. Mirë ju polemizoni për gjëra që keni një farë dijenie (për çështje që lidhen me Musain a.s. dhe Isain a.s.), por, pse polemizoni për atë, për të cilën s'dini asgjë (për Ibrahimin a.s.)? Allahu e di hollësisht, ndërsa ju nuk dini asgjë për këtë.
3:66. Ja, ju jeni ata që argumentoni për atë që e dini, por pse argumentoni për atë që nuk e dini? Dhe Allahu e di, ndërsa ju nuk dini.
3:66. HA'ENTUM HA'UULA' HAXHEXHTUM FIMA LEKUM BIHI 'ILMUN FELIME TUHAXHXHUNE FIMA LEJSE LEKUM BIHI 'ILMUN WEL-LAHU JA'LEMU WE 'ENTUM LA TA'LEMUNE
C 3:67. Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi as i krishterë, por ai ishte larg besimeve të kota, ishte musliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve.
3:67. Ibrahimi nuk ka qenë as hebre, as i krishterë, por ka qenë besimtar i vërtetë (monoteist) i përulur ndaj Allahut dhe nuk ka qenë nga politeistët.
3:67. Ibrahimi nuk ishte as hebre dhe as i krishterë, por ai ishte i përkushtuar ndaj të vërtetës, një musliman. Dhe ai nuk ishte nga idhujtarët.
3:67. MA KANE 'IBRAHIMU JEHUDIJEN WE LA NESRANIJAN WE LEKIN KANE HENIFÆN MUSLIMÆN WE MA KANE MINEL-MUSHRIKINE
C 3:68. Njerëzit më me meritë për t'u thirrur në Ibrahimin, ishin ata që e ndoqën atë (besimin e tij) dhe ky Pejgamber me ata që besuan (ummeti i këtij). All-llahu është mbrojtës i besimtarëve.
3:68. Pa dyshim, njerëzit më të afërt me Ibrahimin janë ata që e pasuan atë dhe ky Profet me besimtarët (e tij). Allahu është mbrojtës i besimtarëve.
3:68. Me të vërtetë, ata që janë më afër Ibrahimit janë ata që e kanë ndjekur atë dhe ky profet dhe ata që kanë besuar. Dhe Allahu është Mbrojtësi i besimtarëve.
3:68. 'INNE 'EWLA EN-NASI BI'IBRAHIME LELLEDHINE ETTEBA'UHU WE HEDHA EN-NEBIJU WEL-LEDHINE 'AMENU WEL-LAHU WE LIJUL-MU'UMININE
C 3:69. Një grup nga ithtarët e librit kishin dëshirë t'u shpiejnë në rrugë të gabuar por ata nuk mashtrojnë tjetër pos vetes së tyre, dhe nuk e vërejnë.
3:69. Një grup ithtarësh të Librit dëshirojnë që t'ju shpien në rrugë të gabuar. Në të vërtetë ata çojnë në humbje vetëm vetveten, por këtë nuk e ndiejnë.
3:69. Një grup nga njerëzit e Librit dëshiron t'ju çojë në rrugë të gabuar. Por ata çojnë në rrugë të gabuar vetëm vetet e tyre, dhe ata nuk e ndiejnë këtë.
3:69. WEDDET TA'IFETUN MIN 'EHLIL-KITABI LEW JUDILLUNEKUM WE MA JUDILLUNE 'ILLA 'ENFUSEHUM WE MA JESH'URUN
C 3:70. O ithtarë të librit, përse nuk i besoni ajetet (Kur'anin) e All-llahut, e duke e ditur të vërtetën?
3:70. O ithtarë të Librit! Përse i mohoni shpalljet e Allahut (Kuranin), edhe pse jeni dëshmitarë se ato janë të vërteta?
3:70. O njerëz të Librit, pse i mohoni shenjat e Allahut ndërsa ju e dini të vërtetën?
3:70. JA 'EHLEL-KITABI LIME TEKFURUNE BI'AJATI ELLAHI WE 'ENTUM TESH/HEDUNE
C 3:71. O ithtarët e librit, përse, duke qenë se ju e dini të vertetën e ngatërroni me gënjeshtrën dhe e fshihni realitetin?
3:71. O ithtarët e Librit! Përse e pështjelloni të vërtetën me të pavërtetën dhe përse e fshihni të vërtetën me qëllim?
3:71. O njerëz të Librit, pse e përzieni të vërtetën me të pavërtetën dhe e fshehni të vërtetën ndërsa ju e dini atë?
3:71. JA 'EHLEL-KITABI LIME TELBISUNEL-HEKKA BIL-BATILI WE TEKTUMUNEL-HEKKA WE 'ENTUM TA'LEMUNE
C 3:72. Një grup nga ithtarët e librit thanë (të vetëve): "Besoni paradite në atë që u është shpallur atyre që besuan (muslimanëve), e pasdite mos e besoni, e ndoshta edhe ata (muslimanët), do të zbrapsen (nga besimi i tyre)".
3:72. Një grup ithtarësh të Librit thanë: “Besojeni në mëngjes atë që u është zbritur besimtarëve, por në mbrëmje mohojeni atë, se ndoshta edhe ata do ta braktisin
3:72. Dhe një grup prej njerëzve të Librit tha: "Besoni në atë që iu është zbritur besimtarëve në fillim të ditës dhe mohoni atë në fund të saj, që ata të mund të kthehen.
3:72. WE KALET TA'IFETUN MIN 'EHLIL-KITABI 'AMINU BIEL-LEDHI 'UNZILE 'ALEL-LEDHINE 'AMENU WEXHHE EN-NEHARI WE EKFURU 'AHIREHU LE'ALLEHUM JERXHI'UNE
C 3:73. Dhe (u thonin): "Mos i besoni askujt përveç atij që është në fenë tuaj"! Thuaj (o i dërguar): "I vetmi udhëzim është udhëzimi nga All-llahu"! (u thoni të vetëve mos besoni nga droja) Se po i jepet ndokujt (pejgamberllëku) sikurse u është dhënë juve dhe (nga droja) se t'ju paraqesin fakte (muslimanët) para Zotit tuaj (ditën e gjykimit). Thuaju: "E tërë e mira është në duar të All-llahut, Ai ia jep atë kujt të dojë; All-llahu është dhurues i gjërë, i gjithëdijshëm".
3:73. dhe besojuni vetëm atyre që ndjekin fenë tuaj!” Thuaj (o Muhamed): “Udhëzimi i Allahut është udhëzimi i vërtetë”. (Hebrenjtë i thanë njëri-tjetrit:) “Mos besoni se mund t'i jepet ndokujt ajo që ju është dhënë juve (vetëm nëse ndjekin fenë tuaj), përndryshe ata do të polemizojnë kundër jush te Zoti juaj.” Thuaj (o Muhamed): “Hiri është në Dorë të Allahut, Ai ia jep atë kujt të dojë. Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm.”
3:73. Dhe mos i besoni askujt përveç atyre që ndjekin fenë tuaj." Thuaj: "Me të vërtetë, udhëzimi është udhëzimi i Allahut." Mos besoni se ndokujt i është dhënë diçka e ngjashme me atë që ju është dhënë ose që ata mund të argumentojnë kundër jush para Zotit tuaj. Thuaj: "Me të vërtetë, mirësia është në dorën e Allahut. Ai ia jep atë kujt të dojë. Dhe Allahu është i Gjithëpërfshirësi, i Dituri."
3:73. WE LA TU'UMINU 'ILLA LIMEN TEBI'A DINEKUM KUL 'INNEL-HUDA HUDA ELLAHI 'EN JU'UTA 'EHEDUN MITHLE MA 'UTITUM 'EW JUHAXHXHUKUM 'INDE RABBIKUM KUL 'INNEL-FEDLE BIJEDI ELLAHI JU'UTIHI MEN JESHA'U WEL-LAHU WASI'UN 'ALIMUN
C 3:74. Ai veçon me mëshirën e vet (me pejgamberllëk) kë të dojë. All-llahu është Zot i mirësisë së madhe.
3:74. Mëshirën e Vet, Ai ia dhuron kujt të dojë. Allahu është zotërues i mirësisë së pakufishme.
3:74. Ai zgjedh për mëshirën e Tij kë të dojë. Dhe Allahu është Zotërues i mirësisë së madhe.
3:74. JEHTESSU BIREHMETIHI MEN JESHA'U WEL-LAHU DHUL-FEDLIL-'ADHIMI
C 3:75. Ndër ithtarë të librit ka asish, që po ia besove një sasi të madhe (ari), ai ta kthen ty atë, por ka të atillë që po ia besove një dinar, ai nuk ta kthen ty atë, përveç nëse gjithnjë i rri gati (ia kërkon pajada). Këtë (e bëjnë) për arsye se ata thonin: "Ne nuk kemi kurrfarë përgjegjësie ndaj (pasurisë që u marrim) të të paditurve (arabëve analfabetë)". Pra, duke e ditur të vërtetën, ata bëjnë gënjeshtër ndaj All-llahut.
3:75. Ka nga ata ithtarë të Librit, që sikur t'u besosh një barrë të tërë ari, do t'jua kthejnë, por ka edhe të atillë që, nëse u jep në besim, qoftë edhe një dinar, nuk ta kthejnë, veçse nëse nuk u ndahesh. Kjo është kështu, ngase ata thonë: “Ne nuk kemi ndonjë detyrim ndaj analfabetëve (arabë)”. Ata flasin gënjeshtra për Allahun me vetëdije.
3:75. Dhe midis njerëzve të Librit ka disa që, nëse i beson atyre një thesar, ata do ta kthejnë atë te ti. Dhe ka disa prej tyre që, nëse u beson një monedhë, ata nuk do ta kthejnë atë te ti, përveçse nëse qëndron mbi ta. Kjo është sepse ata thonë: "Nuk kemi asnjë përgjegjësi ndaj analfabetëve." Dhe ata thonë gënjeshtra për Allahun, ndërsa ata e dinë.
3:75. WE MIN 'EHLIL-KITABI MEN 'IN TE'MENHU BIKINTARIN JU'UEDDIHI 'ILEJKE WE MINHUM MEN 'IN TE'MENHU BIDINARIN LA JU'UEDDIHI 'ILEJKE 'ILLA MA DUMTE 'ALEJHI KA'IMEN DHALIKE BI'ENNEHUM KALU LEJSE 'ALEJNA FIL-'UMMIJINE SEBILUN WE JEKULUNE 'ALA ELLAHIL-KEDHIBE WE HUM JA'LEMUNE
C 3:76. Jo, (nuk është ashtu si thonë ata) po kush e përmbush amanetin e vet (është besnik) dhe ruhet nga mëkatet, s'ka dyshim, All-llahu i do ata që ruhen.
3:76. Jo! Por kushdo që plotëson premtimin e tij dhe ruhet nga të këqijat, (ta dijë se) Allahu, me të vërtetë, i do ata që janë të devotshëm.
3:76. Po, kushdo që e përmbush marrëveshjen e tij dhe është i devotshëm – me të vërtetë, Allahu i do të devotshmit.
3:76. BELA MEN 'EWFA BI'AHDIHI WE ETTEKA FE'INNALL-LLAHE JUHIBBUL-MUTTEKINE
C 3:77. Ata që për një vlerë të paktë e shesin besën e dhënë All-llahut, ndryshojnë edhe zotimet e tyre, të tillët nuk kanë pjesë (mëshirë) në botën tjetër, dhe në ditën e kijametit All-llahu nuk u flet atyre, nuk i shikon ata dhe nuk i pastron (prej barrës së gabimeve), ata kanë një dënim të dhembshëm.
3:77. Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël, nuk do të kenë asnjë të mirë në jetën e ardhshme. Allahu nuk do t'u flasë atyre, as nuk do t'i shikojë në Ditën e Kiametit dhe as nuk do t'i pastrojë prej gjynaheve e për ta do të ketë dënim të dhembshëm.
3:77. Me të vërtetë, ata që shkëmbejnë marrëveshjen e Allahut dhe betimet e tyre për një çmim të vogël – ata nuk do të kenë asnjë pjesë në botën tjetër, dhe Allahu nuk do t'u flasë atyre, as nuk do t'i shikojë ata në Ditën e Gjykimit dhe as nuk do t'i pastrojë ata. Dhe për ta do të ketë një ndëshkim të dhimbshëm.
3:77. 'INNEL-LEDHINE JESHTERUNE BI'AHDI ELLAHI WE 'EJMANIHIM THEMENEN KALILAN 'ULA'IKE LA HALAKA LEHUM FIL-'AHIRETI WE LA JUKELLIMUHUMU ELLAHU WE LA JENDHURU 'ILEJHIM JEWMEL-KIJAMETI WE LA JUZEKKIHIM WE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C 3:78. Në të vërtetë, një grup prej tyre janë ata që pështjellojnë gjuhët e tyre kur lexojnë librin (për ta deformuar kuptimin) ashtu që ju të mendoni se ajo (shprehje) është nga libri, po ajo nuk është nga libri (i vërtetë), madje thonë: "Kjo është nga All-llahu"! Po ajo nuk është nga All-llahu. Ata duke ditur thonë gënjeshtra për All-llahun.
3:78. Me të vërtetë, një grup ithtarësh të Librit e shtrembërojnë Librin me gjuhët e tyre (ndërsa e lexojnë atë), që ju të mendoni se ai farë leximi është prej Librit (që ka zbritur Allahu), kurse në të vërtetë, nuk është prej Librit. Ata thonë: “Kjo që lexojmë është nga Allahu”, por ajo nuk është nga Allahu. Ata flasin gënjeshtra për Allahun, duke qenë të vetëdijshëm për këtë.
3:78. Dhe me të vërtetë, midis tyre është një grup që shtrembëron Librin me gjuhët e tyre, që ju të mendoni se ajo është nga Libri, ndërsa ajo nuk është nga Libri. Dhe ata thonë: "Kjo është nga Allahu," ndërsa ajo nuk është nga Allahu. Dhe ata thonë gënjeshtra për Allahun, ndërsa ata e dinë.
3:78. WE 'INNE MINHUM LEFERIKEN JELWUNE 'ELSINETEHUM BIL-KITABI LITEHSEBUHU MINEL-KITABI WE MA HUWE MINEL-KITABI WE JEKULUNE HUWE MIN 'INDI ELLAHI WE MA HUWE MIN 'INDI ELLAHI WE JEKULUNE 'ALA ELLAHIL-KEDHIBE WE HUM JA'LEMUNE
C 3:79. S'është e drejtë as nuk i takoi asnjë njeriu që t'i ketë dhënë All-llahu librin, urtësinë dhe pejgamberllëkun, e pastaj ai t'u thotë njerëzve: "Bëhuni robë të mi (adhuromëni mua) e jo të All-llahut"! Por (ju thotë): "Bëhuni dijetarë të mësimeve të Zotit, ngase u keni mësuar njerëzve librin dhe e keni studiuar atë.
3:79. Nuk është (e mundur për) një njeri të cilit Allahu i ka dhënë Librin, dijeninë e gjerë dhe Profecinë, që t'u thotë njerëzve: “Bëhuni robërit e mi dhe jo të Allahut”. Përkundrazi, ai thotë: “Bëhuni robër të ditur të Zotit (që i zbatojnë porositë e Tij), sepse ua keni mësuar Librin të tjerëve dhe e mësoni edhe vetë!”
3:79. Nuk është e mundur që një njeri të cilit Allahu i ka dhënë Librin, urtësinë dhe profetësinë të thotë pastaj njerëzve: "Adhuroni mua përveç Allahut." Por ai do të thotë: "Bëhuni adhurues të Zotit, duke qenë ata që mësoni Librin dhe ata që e studioni atë."
3:79. MA KANE LIBESHERIN 'EN JU'UTIJEHU ELLAHUL-KITABE WEL-HUKME WE EN-NUBUWETE THUMME JEKULE LILNNASI KUNU 'IBADEN LI MIN DUNI ELLAHI WE LEKIN KUNU REBBANIJINE BIMA KUNTUM TU'ALLIMUNEL-KITABE WE BIMA KUNTUM TEDRUSUNE
C 3:80. Dhe as që ju urdhëron ai (pejgamberi) që t'i adhuroni engjëjt, as pejgamberët për zota. Vallë, a ju urdhëroi ai juve mosbesimin pasi që ju jeni muslimanë?
3:80. Ai njeri nuk do t'ju urdhërojë që engjëjt dhe profetët t'i merrni për zota. Vallë, si mund t'ju urdhërojë ai të bëheni mohues, pasi i jeni nënshtruar Allahut?!
3:80. Dhe as nuk do t'ju urdhërojë të merrni engjëjt dhe profetët si zota. A do t'ju urdhëronte mosbesimin pas asaj që jeni bërë muslimanë?
3:80. WE LA JE'MUREKUM 'EN TETTEHIDHUL-MELA'IKETE WE EN-NEBIJINE 'ERBABEN 'EJE'MURUKUM BIL-KUFRI BA'DE 'IDH 'ENTUM MUSLIMUNE
C 3:81. Përkujtoni (o ithtarë të librit) kur All-llahu mori zotimin e pejgamberëve: Nga ajo se juve ju dhashë libër e urtësi, ju patjetër do ta besoni dhe ndihmoni pejgamberin që vjen pas juve, e që vërteton atë që ju keni pranë vetes. Tha (All-llahu): "A pranuat, a e morët sipër obligimin Tim"? Ata thanë: "Ne e pranuam"! Tha (All-llahu): "Dëshmoni pra, edhe Unë dëshmoj bashkë me ju"!
3:81. Kujto kur Allahu mori besëlidhjen nga profetët (dhe u tha): “Çfarëdo që t'ju jap prej Librit dhe urtësisë, kur t'ju vijë një i Dërguar, vërtetues i asaj që ju është dhënë, pa dyshim që duhet ta besoni dhe ta ndihmoni atë! A e pranoni këtë dhe barrën që po ju ngarkoj?” Ata u përgjigjën: “E pranojmë”. (Allahu) u tha: “Bëhuni dëshmitarë, se edhe Unë bashkë me ju jam dëshmitar.
3:81. Dhe kur Allahu mori marrëveshjen e profetëve, duke thënë: "Çfarëdo që t'ju jap nga Libri dhe urtësia, pastaj ju vjen një i dërguar që vërteton atë që është me ju, duhet të besoni në të dhe ta ndihmoni atë." Ai tha: "A e pranoni dhe a e merrni përsipër marrëveshjen Meje për këtë?" Ata thanë: "Ne e pranojmë." Ai tha: "Atëherë dëshmoni, dhe Unë jam me ju nga dëshmitarët."
3:81. WE 'IDH 'EHADHEL-LAHU MITHAKA EN-NEBIJINE LEMA 'ATEJTUKUM MIN KITABIN WE HIKMETIN THUMME XHA'EKUM RESULUN MUSEDDIKUN LIMA ME'AKUM LETU'UMINUNNE BIHI WE LETENSURUNNEHU KALE 'E'EKRERTUM WE 'EHADHTUM 'ALA DHALIKUM 'ISRI KALU 'EKRERNA KALE FASH/HEDU WE 'ENA ME'AKUM MINE ESH-SHAHIDINE
C 3:82. E kush shkel këtë (zotim) pas kësaj, ata janë jashtë respektit ndaj All-llahut.
3:82. Kurse ata që i shmangen detyrës pas kësaj, me të vërtetë janë të këqij.”
3:82. Por kushdo që kthehet pas kësaj, ata janë të pabindurit.
3:82. FEMEN TEWELLA BA'DE DHALIKE FE'ULA'IKE HUMUL-FASIKUNE
C 3:83. A mos kërkojnë ata (ithtarët e librit) fe, pos fesë së shpallur nga All-llahu? E Atij i është dorëzuar gjithëçka ka në qiej e në tokë, me dashje e pa dashje dhe tek Ai kthehen.
3:83. A mos kërkojnë ata diçka tjetër përveç fesë së Allahut, ndërkohë që Atij i përulen të gjithë ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, me hir a me pahir dhe tek Ai do të kthehen të gjithë?!
3:83. A kërkojnë ata një fe tjetër përveç fesë së Allahut, kur Atij i janë dorëzuar ata që janë në qiej dhe në tokë, me dëshirë ose pa dëshirë, dhe tek Ai do të kthehen?
3:83. 'EFEGAJRE DINI ELLAHI JEBGUNE WE LEHU 'ESLEME MEN FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI TEW'EN WE KERHAN WE 'ILEJHI JURXHA'UNE
C 3:84. Thuaj: "Ne i kemi besuar All-llahut, edhe asaj që na u zbrit neve, edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit dhe pasardhësve. Edhe asaj që i është dhënë Musait dhe Isait, edhe asaj që i është zbritur të gjithë pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre dhe ne vetëm Atij i jemi dorëzuar".
3:84. Thuaj (o Muhamed): “Ne besojmë Allahun, atë që na është shpallur neve, atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit, Esbatëve (12 bijve të tij) dhe në atë që i është dhënë Musait, Isait dhe profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë asnjë dallim midis tyre dhe Ne vetëm Atij (Allahut) i përulemi.”
3:84. Thuaj: "Ne besojmë në Allahun dhe atë që na është shpallur neve, dhe atë që iu është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit dhe pasardhësve, dhe atë që u është dhënë Musait, Isait dhe profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë dallim mes tyre, dhe ne jemi të dorëzuar ndaj Tij."
3:84. KUL 'AMENNA BILLAHI WE MA 'UNZILE 'ALEJNA WE MA 'UNZILE 'ALA 'IBRAHIME WE 'ISMA'ILE WE 'ISHAKA WE JA'KUBE WEL-'ESBATI WE MA 'UTIJE MUSA WE 'ISA WE EN-NEBIJUNE MIN RABBIHIM LA NUFERRIKU BEJNE 'EHEDIN MINHUM WE NEHNU LEHU MUSLIMUNE
C 3:85. E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit.
3:85. Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur.
3:85. Por kushdo që kërkon një fe tjetër përveç Islamit, ajo nuk do të pranohet prej tij, dhe ai në botën tjetër do të jetë nga të humburit.
3:85. WE MEN JEBTEGI GAJREL-'ISLAMI DINEN FELEN JUKBELE MINHU WE HUWE FIL-'AHIRETI MINEL-HASIRINE
C 3:86. E si ta udhëzojë All-llahu një popull që pas besimit të tyre u bënë pabesimtarë dhe pasi dëshmoi se i dërguari është i vërtetë, dhe pasi t'ju kenë ardhur atyre argumente të qarta? All-llahu nuk ia mundëson udhëzimin e Vet popullit zullumqarë.
3:86. E si t'i udhëzojë Allahu në rrugë të drejtë njerëzit që u bënë mohues, pasi më parë patën besuar e dëshmuar se i Dërguari është i vërtetë dhe u kishin ardhur provat e qarta?! Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë ata që janë keqbërës.
3:86. Si do të udhëzojë Allahu një popull që ka mohuar pas besimit të tyre dhe pasi kanë dëshmuar se i Dërguari është i vërtetë dhe pasi u kanë ardhur atyre provat e qarta? Dhe Allahu nuk udhëzon popullin e padrejtë.
3:86. KEJFE JEHDI ELLAHU KAWMEN KEFERU BA'DE 'IMANIHIM WE SHEHIDU 'ENNE ER-RESULE HEKKUN WE XHA'EHUMUL-BEJJINATU WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWME EDH-DHALIMINE
C 3:87. Ndëshkimi i të tillëve është: mallkimi nga All-llahu, nga engjëjt dhe nga gjithë njerëzimi tok.
3:87. Mallkimi i Allahut, i engjëjve dhe i mbarë njerëzve është shpërblimi i tyre.
3:87. Për ta, shpërblimi është që mallkimi i Allahut, i engjëjve dhe i gjithë njerëzve të jetë mbi ta.
3:87. 'ULA'IKE XHEZA'UUHUM 'ENNE 'ALEJHIM LA'NETEL-LAHI WEL-MELA'IKETI WE EN-NASI 'EXHMA'INE
C 3:88. Ata përgjithmonë janë në të (në zjarr), atyre as nuk ju lehtësohet dënimi dhe as nuk u jepet afat.
3:88. Ata do të jenë përherë nën peshën e (dënimit e të mallkimit), vuajtjet nuk do t'u lehtësohen dhe nuk do t'u jepet afat (pushim);
3:88. Ata do të jenë aty përgjithmonë. Dënimi nuk do t'u lehtësohet dhe atyre nuk do t'u jepet afat.
3:88. HALIDINE FIHA LA JUHAFFEFU 'ANHUMUL-'ADHABU WE LA HUM JUNDHERUNE
C 3:89. Përveç atyre që pas asaj u penduan dhe u përmirësuan. Vërtet, All-llahu shumë falë dhe mëshiron.
3:89. përveç atyre që pas kësaj pendohen e përmirësohen, se Allahu është Falës i madh, Mëshirëplotë.
3:89. Përveç atyre që pendohen pas kësaj dhe përmirësohen. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
3:89. 'ILLAL-LEDHINE TABU MIN BA'DI DHALIKE WE 'ESLEHU FE'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C 3:90. Ata, të cilët pas besimit të tyre u bënë pabesimtarë, e pastaj e shtuan mosbesimin, atyre kurrsesi nuk do t'u pranohet pendimi. Të tillët janë mu ata të humburit.
3:90. Vërtet, atyre që mohojnë pasi patën besuar dhe pastaj e shtojnë mohimin e tyre, nuk do t'u pranohet pendimi (kur janë me shpirtin në grykë). Pikërisht këta janë ata që kanë humbur.
3:90. Me të vërtetë, ata që mohojnë pas besimit të tyre dhe pastaj rriten në mosbesim – pendimi i tyre nuk do të pranohet. Dhe ata janë ata që janë të humbur.
3:90. 'INNEL-LEDHINE KEFERU BA'DE 'IMANIHIM THUMME EZDADU KUFREN LEN TUKBELE TEWBETUHUM WE 'ULA'IKE HUMU ED-DALLUNE
C 3:91. Ata që nuk besuan dhe vdiqën si mosbesimtarë, asnjërit prej tyre nuk do t'i pranohet për kompensim, qoftë edhe plotë faqen e dheut ari. Ata i pret një dënim i dhembshëm dhe për ta nuk ka ndihmëtarë.
3:91. Nuk ka dyshim se atyre që e mohojnë besimin dhe vdesin mosbesimtarë, nuk do t'u pranohet asnjë shpërblesë, edhe sikur ajo të ishte sa e tërë toka e mbuluar me ar. Ata i pret një dënim i dhembshëm dhe askush nuk do t'i ndihmojë.
3:91. Me të vërtetë, ata që mohojnë dhe vdesin si jobesimtarë – për ta nuk do të pranohet as ari sa do të mbushte tokën nëse ata do ta ofronin si shpengim. Ata janë ata që do të kenë një ndëshkim të dhimbshëm, dhe për ta nuk do të ketë ndihmës.
3:91. 'INNEL-LEDHINE KEFERU WE MATU WE HUM KUFFARUN FELEN JUKBELE MIN 'EHEDIHIM MIL'UL-'ERDI DHEHEBEN WE LEW EFTEDA BIHI 'ULA'IKE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN WE MA LEHUM MIN NASIRINE
C 3:92. Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. Çkado që jepni (për Zotin), All-llahu atë e di.
3:92. Nuk keni për ta arritur përkushtimin e vërtetë, derisa të ndani (lëmoshë) nga ajo (pasuri) që e doni. Çfarëdo që të ndani, Allahu e di mirë atë.
3:92. Ju nuk do të arrini drejtësinë e plotë derisa të shpenzoni nga ajo që e doni. Dhe çfarëdo që të shpenzoni nga pasuria juaj, me të vërtetë, Allahu e di atë.
3:92. LEN TENALUL-BIRRE HETTA TUNFIKU MIMMA TUHIBBUNE WE MA TUNFIKU MIN SHEJ'IN FE'INNALL-LLAHE BIHI 'ALIMUN
C 3:93. I tërë ushqimi ishte i lejuar për bijtë e israilit, përveç atij që Israili (Jakubi) para se të zbriste Tevrati, ia ndaloi vetvetes. Thuaju: "Silleni pra një Tevrat dhe lexoni atë, nëse jeni të vërtetë (në çka thoni) "?
3:93. Të gjitha ushqimet kanë qenë të lejuara për bijtë e Izraelit, përveç asaj që IzrAli ia ndaloi vetes para shpalljes së Teuratit. Thuaj (o Muhamed): “Silleni Teuratin dhe lexojeni atë, nëse thoni të vërtetën!”
3:93. E gjithë ushqimi ishte i lejueshëm për bijtë e Izraelit përveç asaj që Izraeli ndaloi për veten e tij para se të zbritej Teurati. Thuaj: "Sillni Teuratin dhe lexoni atë, nëse jeni të sinqertë."
3:93. KULLUT-TA'AMI KANE HILLEN LIBENI 'ISRA'ILE 'ILLA MA HERREME 'ISRA'ILU 'ALA NEFSIHI MIN KABLI 'EN TUNEZZELET-TEWRATU KUL FE'TU BIT-TEWRÆTI FATLUHA 'IN KUNTUM SADIKINE
C 3:94. Ai që edhe pas kësaj shpif gënjeshtra kundër All-llahut, ata vërtet janë mizorë.
3:94. E kushdo që shpif gënjeshtra për Allahun, pas kësaj ai ka kaluar nga e drejta në të shtrembrën.
3:94. Por kushdo që shpik një gënjeshtër për Allahun pas kësaj – ata janë të padrejtët.
3:94. FEMENI EFTERA 'ALA ELLAHIL-KEDHIBE MIN BA'DI DHALIKE FE'ULA'IKE HUMU EDH-DHALIMUNE
C 3:95. Thuaj: "All-llahu e tha të vërtetën, pra ndiqeni fenë e pastër të Ibrahimit, sepse ai nuk u takonte idhujtarëve".
3:95. Thuaj (o Muhamed!): “Allahu thotë të vërtetën, prandaj ndiqeni fenë e pastër të Ibrahimit, i cili nuk ishte idhujtar”.
3:95. Thuaj: "Allahu ka thënë të vërtetën. Ndiqni fenë e Ibrahimit, të përkushtuar ndaj së vërtetës. Dhe ai nuk ishte nga idhujtarët."
3:95. KUL SEDEKAL-LAHU FE ETTEBI'U MILLETE 'IBRAHIME HENIFEN WE MA KANE MINEL-MUSHRIKINE
C 3:96. Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekke), e dobishme, udhërrëfyese për mbarë njerëzimin.
3:96. Me të vërtetë, Faltorja e parë e ngritur për njerëzit, është ajo në Bekkë (Mekë), e bekuar dhe udhërrëfyese për popujt.
3:96. Me të vërtetë, Shtëpia e parë e ndërtuar për njerëzit ishte ajo në Bekka, e bekuar dhe udhëzim për botët.
3:96. 'INNE 'EWWELE BEJTIN WUDI'A LILNNASI LELLEDHI BIBEKKETE MUBAREKEN WE HUDEN LIL'ALEMINE
C 3:97. Aty ka shenja të qarta: vendi i Ibrahimit, dhe kush hyn në te, ai është i sigurt. Për hir të All-llahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit.
3:97. Në të ka shenja të qarta (që janë): vendi i Ibrahimit (mekami Ibrahim); (fakti që) kush hyn në të është i sigurt; dhe vizita (për haxh) e kësaj Faltoreje (e cila është detyrë) për këdo që ka mundësi ta përballojë rrugën. E kush nuk beson, Allahu nuk ka nevojë për askënd.
3:97. Në të ka shenja të qarta – vendi i Ibrahimit. Dhe kushdo që hyn në të është i sigurt. Dhe për Allahun është një detyrim për njerëzit që të kryejnë Haxhin te Shtëpia, nëse kanë mundësi për ta bërë këtë. Por kushdo që mohon – me të vërtetë, Allahu është i Pasur ndaj botëve.
3:97. FIHI 'AJATUN BEJJINATUN MEKAMU 'IBRAHIME WE MEN DEHALEHU KANE 'AMINEN WE LILLEHI 'ALA EN-NASI HIXHXHUL-BEJTI MENI ESTETA'A 'ILEJHI SEBILAN WE MEN KEFERE FE'INNALL-LLAHE GANIJUN 'ANIL-'ALEMINE
C 3:98. Thuaj: "O ithtarë të librit, përse i mohoni ajetet (argumentet) e All-llahut"? E All-llahu mbikëqyr atë që veproni.
3:98. Thuaj (o Muhamed): “O ithtarët e Librit! Pse mohoni shpalljet e Allahut, ndërkohë që Allahu është dëshmitar i çdo gjëje që bëni?!”
3:98. Thuaj: "O njerëz të Librit, pse i mohoni shenjat e Allahut, ndërsa Allahu është Dëshmues për atë që bëni?"
3:98. KUL JA 'EHLEL-KITABI LIME TEKFURUNE BI'AJATI ELLAHI WEL-LAHU SHEHIDUN 'ALA MA TA'MELUNE
C 3:99. Thuaj: "O ithtarë të librit, përse e pengoni atë që besoni nga rruga e All-llahut, duke u angazhuar që ta paraqitni atë të shtrembër, ndërsa vetë ju, jeni dëshmues se është e vërtetë! Veprimi juaj nuk mund t'i shmanget mbikëqyrjes së All-llahut.
3:99. Thuaj: “O ithtarët e Librit! Pse e pengoni nga rruga e Allahut atë që beson e përpiqeni ta shtrembëroni (atë rrugë), ndërkohë që jeni dëshmitarë (se kjo është rruga e vërtetë)? (Dijeni se) Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprave që ju bëni!”
3:99. Thuaj: "O njerëz të Librit, pse e ndaloni atë që është në rrugën e Allahut për ata që kanë besuar, duke kërkuar që ta shtrembëroni atë, ndërsa ju jeni dëshmitarë? Dhe Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni."
3:99. KUL JA 'EHLEL-KITABI LIME TESUDDUNE 'AN SEBILI ELLAHI MEN 'AMENE TEBGUNEHA 'IWEXHEN WE 'ENTUM SHUHEDA'U WE MALLAHU BIGAFILIN 'AMMA TA'MELUNE
C 3:100. O ju që besuat, në qoftë se ju i bindeni një grupi të atyre që iu është dhënë libri, ata, pas besimit tuaj, do t'ju kthejnë në mosbesimtarë.
3:100. O besimtarë! Nëse i bindeni një grupi nga ata që u është dhënë Libri, ata do t'ju kthejnë në jobesimtarë, pasi patët besuar.
3:100. O ju që keni besuar, nëse i bindeni një grupi nga ata që u është dhënë Libri, ata do t'ju kthejnë në mosbesim pasi që keni besuar.
3:100. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'IN TUTI'U FERIKEN MINEL-LEDHINE 'UTUL-KITABE JERUDDUKUM BA'DE 'IMANIKUM KAFIRINE
C 3:101. Si bën të mos besoni, kur juve janë duke iu lexuar (duke iu shpallur) ajetet e All-llahut dhe kur në mesin tuaj gjendet i dërguari i Tij? E kush i përmbahet fesë së All-llahut, ai pa dyshim është i udhëzuar në rrugën e drejtë.
3:101. E si mund të mos besoni kur juve ju lexohen shpalljet e Allahut dhe midis jush ndodhet i Dërguari i Tij?! Kush mbahet fort pas (fesë së) Allahut, sigurisht që është i drejtuar në udhë të mbarë.
3:101. Dhe si mund të mohoni, ndërsa juve ju lexohen vargjet e Allahut dhe në mesin tuaj është i Dërguari i Tij? Dhe kushdo që përmbahet pas Allahut – me të vërtetë, ai është udhëzuar në një rrugë të drejtë.
3:101. WE KEJFE TEKFURUNE WE 'ENTUM TUTLA 'ALEJKUM 'AJATU ELLAHI WE FIKUM RESULUHU WE MEN JA'TESIM BILLAHI FEKAD HUDIJE 'ILA SIRATIN MUSTEKIMIN
C 3:102. O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!
3:102. O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!
3:102. O ju që keni besuar, kini frikë Allahun ashtu siç duhet të keni frikë dhe mos vdisni përveçse duke qenë muslimanë.
3:102. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU ETTEKU ELLAHE HEKKA TUKATIHI WE LA TEMUTUNNE 'ILLA WE 'ENTUM MUSLIMUNE
C 3:103. Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur'anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtojeni nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua sqaron juve argumentet e veta që ju ta gjeni të vërtetën e lumtur.
3:103. Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu, Allahu jua shpjegon shpalljet e Veta, që ju të drejtoheni në udhën e drejtë.
3:103. Dhe kapuni fort pas litarit të Allahut të gjithë së bashku dhe mos u përçani. Dhe përkujtoni mirësinë e Allahut mbi ju kur ishit armiq, dhe Ai bashkoi zemrat tuaja, dhe me mirësinë e Tij u bëtë vëllezër. Dhe ishit buzë një grope nga zjarri, dhe Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu Allahu ua shpjegon shenjat e Tij që të mund të udhëzoheni.
3:103. WE A'TESIMU BIHEBLI ELLAHI XHEMI'EN WE LA TEFERREKU WE EDHKURU NI'METEL-LAHI 'ALEJKUM 'IDH KUNTUM 'A'DA'EN FE'ELLEFE BEJNE KULUBIKUM FE'ESBEHTUM BINI'METIHI 'IHWANAN WE KUNTUM 'ALA SHEFA HUFRETIN MINE EN-NARI FE'ENKADHEKUM MINHA KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU LEKUM 'AJATIHI LE'ALLEKUM TEHTEDUNE
C 3:104. Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit.
3:104. Le të dalë prej jush një grup që të thërrasë për në mirësi, të urdhërojë për vepra të mira e të ndalojë prej veprave të shëmtuara! Këta njerëz do të jenë të shpëtuarit.
3:104. Dhe le të ketë midis jush një komb që thërret në të mirë, urdhëron për atë që është e drejtë dhe ndalon nga e keqja. Dhe ata janë të suksesshmit.
3:104. WE LTEKUN MINKUM 'UMMETUN JED'UNE 'ILAL-HAJRI WE JE'MURUNE BIL-MA'RUFI WE JENHEWNE 'ANIL-MUNKERI WE 'ULA'IKE HUMUL-MUFLIHUNE
C 3:105. E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u patën zbritur argumentet. Ata do të pësojnë një dënim të madh.
3:105. Mos u bëni si ata që, pasi u erdhën provat e qarta, u përçanë dhe u grindën. Për këta do të ketë dënim të madh
3:105. Dhe mos jini si ata që u përçanë dhe ranë në mosmarrëveshje pasi u erdhën atyre provat e qarta. Dhe për ta do të ketë një ndëshkim të madh.
3:105. WE LA TEKUNU KALLEDHINE TEFERREKU WE EHTELEFU MIN BA'DI MA XHA'EHUMUL-BEJJINATU WE 'ULA'IKE LEHUM 'ADHABUN 'ADHIMUN
C 3:106. Në ditën kur ka fytyra që zbardhen dhe ka fytyra që nxihen. E për sa u përket atyre fytyrave që janë nxirë (u thuhet): "A edhe pas besimit tuaj u bëtë pabesimtarë? Vuajeni pra dënimin, për shkak se ishit që nuk besonit"!
3:106. ditën (e Kiametit) kur disa fytyra do të zbardhen e disa të tjera do të nxihen. Atyre që do t'u nxihet fytyra, do t'u thuhet: “Vallë, ju mohuat pas besimit?! Atëherë shijoni dënimin për shkak se nuk besuat!”
3:106. Ditën kur disa fytyra do të jenë të ndritura dhe disa fytyra do të jenë të nxira. Sa për ata fytyrat e të cilëve janë të nxira – "A mohuat pasi që besuat? Prandaj shijoni ndëshkimin për shkak të asaj që keni mohuar."
3:106. JEWME TEBJEDDU WUXHUHUN WE TESWEDDU WUXHUHUN FE'EMMAL-LEDHINE ESWEDDET WUXHUHUHUM 'EKEFERTUM BA'DE 'IMANIKUM FEDHUKUL-'ADHABE BIMA KUNTUM TEKFURUNE
C 3:107. Ndërsa atyre që fytyrat e tyre u janë zbardhur, ata janë në mëshirën (xhennetin) e All-llahut dhe aty janë përgjithmonë.
3:107. Kurse ato fytyra që do të zbardhen e do të shkëlqejnë, do të jenë në mëshirën e Allahut (në Xhenet), ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
3:107. Por sa për ata fytyrat e të cilëve janë të ndritura, ata do të jenë në mëshirën e Allahut. Ata do të jenë aty përgjithmonë.
3:107. WE 'EMMAL-LEDHINE EBJEDDET WUXHUHUHUM FEFI REHMETI ELLAHI HUM FIHA HALIDUNE
C 3:108. Ja, këto që po t'i lexojmë ty janë argumentet e sakta të All-llahut. E All-llahu nuk është ai që e do padrejtësinë për njerëz.
3:108. Këto janë vargjet e Allahut, që t'i lexojmë ty me të vërtetën dhe Allahu nuk i dëshiron askujt padrejtësi.
3:108. Këto janë shenjat e Allahut. Ne t'i lexojmë ty ato me të vërtetën. Dhe Allahu nuk dëshiron padrejtësi për botët.
3:108. TILKE 'AJATU ELLAHI NETLUHA 'ALEJKE BIL-HEKKI WE MALLAHU JURIDU DHULMEN LIL'ALEMINE
C 3:109. Të All-llahut janë ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë dhe vetëm te All-llahu kthehen çështjet.
3:109. Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë dhe tek Allahu do të kthehen të gjitha çështjet.
3:109. Dhe Allahut i përket gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në tokë. Dhe tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.
3:109. WE LILLEHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WE 'ILA ELLAHI TURXHA'UL-'UMURU
C 3:110. Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në All-llahun. E sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më e mirë për ta. Disa prej tyre janë besimtarë, po shumica e tyre janë larg rrugës së Zotit.
3:110. Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun. Sikur ithtarët e Librit të besonin, do të ishte më mirë për ata; ka prej tyre besimtarë të vërtetë, por shumica e tyre janë larg udhës së drejtë.
3:110. Ju jeni kombi më i mirë që është nxjerrë për njerëzit. Ju urdhëroni për atë që është e drejtë dhe ndaloni nga e keqja dhe besoni në Allahun. Por nëse njerëzit e Librit do të kishin besuar, do të ishte më mirë për ta. Midis tyre janë besimtarë, por shumica e tyre janë të pabindur.
3:110. KUNTUM HAJRE 'UMMETIN 'UHRIXHET LILNNASI TE'MURUNE BIL-MA'RUFI WE TENHEWNE 'ANIL-MUNKERI WE TU'UMINUNE BILLAHI WE LEW 'AMENE 'EHLUL-KITABI LEKANE HAJREN LEHUM MINHUMUL-MU'UMINUNE WE 'EKTHERUHUMUL-FASIKUNE
C 3:111. Ata kurrsesi nuk mund t'ju sjellin ndonjë dëm juve, përveç ndonjë shqetësimi, po edhe në ju luftofshin, ata do të zbrapsen prej jush. Mandej ata nuk janë të ndihuar.
3:111. Ata, përveç lëndimit, nuk mund t'ju dëmtojnë juve. Nëse ju luftojnë, ata do të kthejnë thembrat (të mundur) dhe pastaj nuk do të ndihmohen.
3:111. Ata nuk do t'ju dëmtojnë përveç ndonjë shqetësimi. Dhe nëse ju luftojnë, ata do t'ju kthejnë shpinën dhe pastaj nuk do të ndihmohen.
3:111. LEN JEDURRUKUM 'ILLA 'EDHEN WE 'IN JUKATILUKUM JUWELLUKUMUL-'EDBARE THUMME LA JUNSERUNE
C 3:112. Atyre (jehudive) u është vënë njollë e nënçmimit kudo që të gjenden, vetëm nëse kapen për litarin (fenë) e All-llahut dhe kthehen në besën e njerëzve (të muslimanëve), ata kanë shkaktuar kundër vetes përbuzje nga All-llahu, andaj atyre u është shtruar shtypja e mjerimi. Këtë, për shkak se ata i mohonin argumentet e All-llahut, i mbytnin mizorisht pejgamberët dhe për shkak se kundërshtonin (udhëzimet e Zotit) dhe tejkalonin (çdo normë njerëzore).
3:112. Kudo që gjenden, ata janë të kapluar nga poshtërimi, vetëm nëse kanë ndonjë mbrojtje prej Allahut apo prej njerëzve. Ata merituan zemërimin e Allahut dhe do t'i kaplojë mjerimi. Kjo ishte për shkak se mohuan shpalljet e Tij dhe pa kurrfarë të drejte, i vrisnin profetët. Kjo ishte për shkak se ata nuk u bindën dhe i kaluan kufijtë (në të këqija).
3:112. Mbi ta është vulosur poshtërimi kudo që të gjenden, përveçse nëse janë të lidhur me një marrëveshje nga Allahu dhe një marrëveshje nga njerëzit. Ata kanë tërhequr mbi veten e tyre zemërimin e Allahut, dhe mbi ta është vulosur varfëria. Kjo është për shkak se ata mohuan shenjat e Allahut dhe vranë profetët padrejtësisht. Kjo është për shkak se ata ishin të pabindur dhe shkelës.
3:112. DURIBET 'ALEJHIMU EDH-DHILLETU 'EJNE MA THUKIFU 'ILLA BIHEBLIN MINEL-LAHI WE HEBLIN MINE EN-NASI WE BA'U BIGADEBIN MINEL-LAHI WE DURIBET 'ALEJHIMUL-MESKENETU DHALIKE BI'ENNEHUM KANU JEKFURUNE BI'AJATI ELLAHI WE JEKTULUNEL-'ENBIJA'E BIGAJRI HEKKIN DHALIKE BIMA 'ASEW WE KANU JA'TEDUNE
C 3:113. Ata (ithtarët e librit) nuk janë të njëjtë. Nga ithtarët e librit ka që janë në rrugë të drejtë, gjatë natës lexojnë ajetet e All-llahut duke u lutur.
3:113. (Megjithatë) ata nuk janë të gjithë njëlloj. Disa nga ithtarët e Librit janë në të drejtën: në orët e natës lexojnë vargjet e Librit të Allahut dhe falin namaz.
3:113. Ata nuk janë të gjithë njësoj. Midis njerëzve të Librit ka një komunitet që qëndron i qëndrueshëm, duke recituar shenjat e Allahut gjatë natës dhe duke bërë sexhde.
3:113. LEJSU SEWA'EN MIN 'EHLIL-KITABI 'UMMETUN KA'IMETUN JETLUNE 'AJATI ELLAHI 'ANA'EL-LEJLI WE HUM JESXHUDUNE
C 3:114. I besojnë All-llahut dhe ditës së gjykimit këshillojnë për të mirë dhe largojnë nga të këqijat, përpiqen për punë të dobishme, edhe ata janë prej të mirëve.
3:114. Ata besojnë Allahun dhe Ditën e Kiametit, e urdhërojnë të mirën, e ndalojnë të keqen dhe nxitojnë për të bërë punë të mira. Këta janë ndër të drejtët.
3:114. Ata besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, dhe urdhërojnë për atë që është e drejtë dhe ndalojnë nga e keqja dhe garojnë në punët e mira. Dhe këta janë nga të drejtët.
3:114. JU'UMINUNE BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI WE JE'MURUNE BIL-MA'RUFI WE JENHEWNE 'ANIL-MUNKERI WE JUSARI'UNE FIL-HAJRATI WE 'ULA'IKE MINE ES-SALIHINE
C 3:115. E çfarëdo të mire që bëjnë, ajo nuk u mohohet. All-llahu i di shumë mirë të devotshmit.
3:115. Çfarëdo të mire që të bëjnë, nuk do t'iu mohohet shpërblimi. Allahu i di mirë të devotshmit.
3:115. Dhe çfarëdo të mire që ata bëjnë, nuk do të mohohet për ta. Dhe Allahu është i Dituri për ata që janë të devotshëm.
3:115. WE MA JEF'ALU MIN HAJRIN FELEN JUKFERUHU WEL-LAHU 'ALIMUN BIL-MUTTEKINE
C 3:116. S'ka dyshim se atyre që nuk besuan, nuk do t'u bëjnë dobi ndaj (dënimit të) All-llahut as pasuria e as fëmijët e tyre. Ata janë banues të zjarrit dhe aty janë përgjithmonë.
3:116. Ata që nuk besojnë, nuk do t'i mbrojë asgjë nga dënimi i Allahut, as pasuria e tyre e as fëmijët e tyre. Ata do të jenë banorët e zjarrit (të Xhehenemit), ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
3:116. Me të vërtetë, ata që nuk besojnë – pasuritë e tyre dhe fëmijët e tyre nuk do t'i ndihmojnë aspak kundër Allahut. Ata janë banorët e zjarrit; ata do të jenë aty përgjithmonë.
3:116. 'INNEL-LEDHINE KEFERU LEN TUGNIJE 'ANHUM 'EMWALUHUM WE LA 'EWLADUHUM MINEL-LAHI SHEJ'EN WE 'ULA'IKE 'ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE
C 3:117. Shembulli i asaj që ata e japin në këtë jetë (për t'u lavdëruar e për t'u përmendur) është si i një erë me breshër që godet dhe shkatërron të mbjellat e një populli që e ka lëshuar rrugën në dëm të vetes. All-llahu nuk u bëri zullum atyre, por ata ishin që i benë të padrejtë vetes së vet.
3:117. Gjithçka që jobesimtarët shpenzojnë në jetën e kësaj bote, i përngjan erës së akullt, e cila godet të lashtat e ndonjë populli që i ka bërë dëm vetes dhe ua zhduk të lashtat. Allahu nuk u ka bërë padrejtësi atyre, por ata i kanë bërë padrejtësi vetvetes.
3:117. Shembulli i asaj që ata shpenzojnë në këtë jetë është si shembulli i një ere me ngricë që godet të mbjellat e një populli që i ka bërë padrejtësi vetvetes dhe e shkatërron atë. Dhe Allahu nuk u ka bërë atyre padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetvetes.
3:117. METHELU MA JUNFIKUNE FI HEDHIHIL-HEJETI ED-DUNJA KEMETHELI RIHIN FIHA SIRRUN 'ESABET HERTHE KAWMIN DHELEMU 'ENFUSEHUM FE'EHLEKET/HU WE MA DHELEMEHUMU ELLAHU WE LEKIN 'ENFUSEHUM JEDHLIMUNE
C 3:118. O ju që besuat, mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, ata nuk pushojnë së vepruari në dëm tuajin, u dëshirojnë çka u mundon juve. Urrejta kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në gjoksat tyre është edhe më e madhe. Ne pra, ua kemi sqaruar faktet nëse ju i kuptoni.
3:118. O besimtarë! Mos zgjidhni për miq dhe këshilltarë të afërt njerëz të tjerë jashtë gjirit tuaj; ata nuk ngurrojnë që t'ju bëjnë dëm. Ata dëshirojnë që të vuani. Urrejtja shfaqet në gjithçka që del prej gojës së tyre, kurse ajo që fshehin në zemrën e tyre, është edhe më e madhe. Ne jua kemi shpjeguar vargjet (e Kuranit), nëse jeni njerëz që kuptoni.
3:118. O ju që keni besuar, mos i merrni për miq ata që janë jashtë rrethit tuaj. Ata nuk do të ndalin asgjë për t'ju dëmtuar. Ata dëshirojnë atë që ju dëmton. Armiqësia është shfaqur nga gojët e tyre, dhe ajo që fshehin në zemrat e tyre është edhe më e madhe. Ne ua kemi shpjeguar shenjat nëse jeni të arsyeshëm.
3:118. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TETTEHIDHU BITANETEN MIN DUNIKUM LA JE'LUNEKUM HABALEN WE DDU MA 'ANITTUM KAD BEDETIL-BEGDA'U MIN 'EFWAHIHIM WE MA TUHFI SUDURUHUM 'EKBERU KAD BEJJENNA LEKUMUL-'AJATI 'IN KUNTUM TA'KILUNE
C 3:119. Ja, ju (muslimanë) jeni që i doni ata, e ata nuk u duan juve. Madje ju i besoni librat në tërësi (të gjitha shpalljet), e kur ju takojnë thonë: "Ne kemi besuar"! E kur veçohen, ata nga mllefi kundër jush grisin majet e gishtërinjve. Thuaju: "Vdisni me atë mllef tuajin"! All-llahu e di shumë mirë se çka mbajnë (të fshehtat) zemrat e tyre.
3:119. Ja, ju i doni ata, por ata nuk ju duan juve dhe ju i besoni të gjitha librave (ndërsa ata jo). Kur ata ju takojnë, thonë: “Edhe ne besojmë” e, kur mbeten vetëm, nga mllefi ndaj jush, ata i kafshojnë majat e gishtave me dhëmbë. Thuaju: “Plasni me mllefin tuaj”. Vërtet, Allahu e di mirë ç'kanë në gjokset e tyre.
3:119. Ja, ju i doni ata, por ata nuk ju duan ju. Dhe ju besoni në të gjitha shkrimet, ndërsa ata, kur ju takojnë, thonë: "Ne kemi besuar." Por kur janë vetëm, ata kafshojnë gishtat e tyre nga zemërimi kundër jush. Thuaj: "Vdisni në zemërimin tuaj. Me të vërtetë, Allahu e di mirë atë që është në zemrat."
3:119. HA'ENTUM 'ULA'I TUHIBBUNEHUM WE LA JUHIBBUNEKUM WE TU'UMINUNE BIL-KITABI KULLIHI WE 'IDHA LEKUKUM KALU 'AMENNA WE 'IDHA HALEW 'ADDU 'ALEJKUMUL-'ENAMILE MINEL-GAJDHI KUL MUTU BIGAJDHIKUM 'INNALL-LLAHE 'ALIMUN BIDHATI ES-SUDURI
C 3:120. Nëse ju përjetoni ndonjë të mirë, ata i dëshpëron ajo, e nëse ju godet ndonjë e keqe, ata gëzohen për atë. Po, në qoftë se ju bëheni të durueshëm dhe ruheni (mëkateve), dinakëria e tyre nuk do t'u dëmtojë aspak. Është e sigurt se All-llahu e ka në dorë atë që punojnë ata.
3:120. Nëse ju vjen ndonjë e mirë, ata i brengos e, nëse ju gjen ndonjë e keqe, ata gëzohen, por nëse ju duroni dhe ruheni nga gjynahet, dinakëritë e tyre nuk mund t'ju dëmtojnë aspak. Vërtet Allahu ka dijeni për çdo gjë që punojnë ata.
3:120. Nëse ju ndodh një e mirë, ata hidhërohen. Por nëse ju ndodh ndonjë e keqe, ata gëzohen. Por nëse jeni të duruar dhe të devotshëm, kurthet e tyre nuk do t'ju dëmtojnë aspak. Me të vërtetë, Allahu është Gjithëpërfshirësi i asaj që ata bëjnë.
3:120. 'IN TEMSESKUM HESENETUN TESU'UHUM WE 'IN TUSIBKUM SEJJI'ETUN JEFREHU BIHA WE 'IN TESBIRU WE TETTEKU LA JEDURRUKUM KEJDUHUM SHEJ'EN 'INNALL-LLAHE BIMA JA'MELUNE MUHITUN
C 3:121. Përkujto (O i dërguar) kur dole nga familja jote që t'ua përcaktosh besimtarëve vendet për luftë, e All-llahu është që dëgjon (fjalët) dhe që kupton (qëllimet).
3:121. Atë mëngjes, kur ti (o Muhamed) dole nga shtëpia jote për t'u caktuar besimtarëve vendet e luftës - e Allahu dëgjon dhe di çdo gjë -,
3:121. Dhe kur ti doli nga shtëpia jote në mëngjes për të vendosur besimtarët në pozitat për betejë. Dhe Allahu është Dëgjuesi, i Dituri.
3:121. WE 'IDH GADEWTE MIN 'EHLIKE TUBEWWI'UL-MU'UMININE MEKA'IDE LILKITALI WEL-LAHU SEMI'UN 'ALIMUN
C 3:122. Kur dy grupe prej jush gati u treguan të dobëta, po All-llahu ishte që u ndihmoi atyre (që të mos largoheshin), andaj besimtarët le t'i mbështeten vetëm All-llahut.
3:122. dy grupe nga ju menduan të ktheheshin prej frikës, ndonëse Allahu ishte ndihmues i tyre. Andaj besimtarët le të mbështeten vetëm te Allahu!
3:122. Kur dy grupe nga ju pothuajse dështuan, por Allahu ishte Aleati i tyre. Dhe tek Allahu le të mbështeten besimtarët.
3:122. 'IDH HEMMET TA'IFETANI MINKUM 'EN TEFSHELA WEL-LAHU WELIJUHUMA WE 'ALA ELLAHI FELJETEWEKKELIL-MU'UMINUNE
C 3:123. All-llahu u ndihmoi juve në Bedër kur ju ishit pak në numër, e për të qenë mirënjohës, keni frikë nga Zoti.
3:123. Allahu ju ndihmoi në Bedër, kur qetë të pafuqishëm, andaj frikësojuni Allahut, për të qenë falënderues.
3:123. Dhe me të vërtetë, Allahu ju ndihmoi në Bedr, kur ishit të dobët. Prandaj, kini frikë Allahun që të mund të jeni mirënjohës.
3:123. WE LEKAD NESEREKUMU ELLAHU BIBEDRIN WE 'ENTUM 'EDHILLETUN FE ETTEKU ELLAHE LE'ALLEKUM TESHKURUNE
C 3:124. Kur ti u thoshe besimtarëve: "A nuk është mjaft për ju që Zoti juaj t'ju vazhdojë ndihmën me tre mijë engjëjt e zbritur"?
3:124. Atëherë ti (Muhamed) u thoshe besimtarëve: “A nuk ju mjafton ndihma e Zotit tuaj me tre mijë engjëj të dërguar?”
3:124. Kur ti u the besimtarëve: "A nuk ju mjafton që Zoti juaj t'ju ndihmojë me tre mijë engjëj të dërguar poshtë?"
3:124. 'IDH TEKULU LILMU'UMININE 'ELEN JEKFIJEKUM 'EN JUMIDDEKUM REBBUKUM BITHELATHETI 'ALAFIN MINEL-MELA'IKETI MUNZELINE
C 3:125. Po, nëse jeni të qëndrueshëm e të matur, e ata (armiqtë) t'ju vinë tash në këtë moment, Zoti juaj ua vazhdon juve ndihmën me pesë mijë prej engjëjve të ushtruar (për luftë) ose të shënuar.
3:125. Po! Por, nëse ata ju sulmojnë, bëhuni të durueshëm dhe të dëgjueshëm dhe Zoti juaj menjëherë do t'ju dërgojë në ndihmë pesë mijë engjëj, me shenjë të dalluar.
3:125. Po, nëse jeni të duruar dhe të devotshëm, dhe ata ju sulmojnë papritmas, Zoti juaj do t'ju ndihmojë me pesë mijë engjëj të shënuar.
3:125. BELA 'IN TESBIRU WE TETTEKU WE JE'TUKUM MIN FEWRIHIM HADHA JUMDIDKUM REBBUKUM BIHAMSETI 'ALAFIN MINEL-MELA'IKETI MUSEWWIMINE
C 3:126. E atë (ndihmë) All-llahu nuk e bëri për tjetër por vetëm për t'iu gëzuar dhe me të të qetësojë zemrat tuaja, përndryshe ndihma vjen vetëm prej All-llahut, ngadhënjyesit, të urtit.
3:126. Allahu e bëri këtë që t'ju sjellë lajmin e gëzuar dhe që t'jua qetësojë zemrat. Vërtet, fitorja është vetëm nga Allahu, i Plotfuqishmi dhe i Urti.
3:126. Dhe Allahu e bëri këtë vetëm si një lajm të mirë për ju dhe që të qetësoni zemrat tuaja me të. Dhe ndihma vjen vetëm nga Allahu, i Plotfuqishmi, i Urtë.
3:126. WE MA XHE'ALEHU ELLAHU 'ILLA BUSHRA LEKUM WE LITETME'INNE KULUBUKUM BIHI WE MA EN-NESRU 'ILLA MIN 'INDI ELLAHIL-'AZIZIL-HEKIMI
C 3:127. (U ndihmoi) Që ta këpusë një grup nga ata që nuk besuan (duke i mbytur a zënë robër), ose për t'i demoralizuar dhe ashtu të kthehen të dëshpëruar.
3:127. (Gjithashtu Allahu e bëri këtë edhe) që të shkatërrojë një pjesë prej atyre që nuk besuan apo t'i turpërojë, e kështu të kthehen të humbur.
3:127. Për të shkatërruar një pjesë të atyre që nuk besojnë ose për t'i poshtëruar ata, që ata të kthehen të mposhtur.
3:127. LIJEKTE'A TEREFEN MINEL-LEDHINE KEFERU 'EW JEKBITEHUM FEJENKALIBU HA'IBINE
C 3:128. Ty nuk të takon asgjë rreth çështjes se a do t'ua pranojë Ai pendimin apo do t'i dënojë ata, në të vërtetë ata janë zullumqarë.
3:128. Ti nuk ke asgjë në dorë, nëse do t'ua pranojë Ai pendimin apo do t'i dënojë, se ata janë vërtet keqbërës.
3:128. Nuk është për ty vendimi për asgjë, nëse Ai i pranon pendimin e tyre ose i ndëshkon ata, sepse me të vërtetë, ata janë të padrejtët.
3:128. LEJSE LEKE MINEL-'EMRI SHEJ'UN 'EW JETUBE 'ALEJHIM 'EW JU'ADHDHIBEHUM FE'INNEHUM DHALIMUNE
C 3:129. Vetëm e All-llahut është gjithë ç'ka në qiej e në tokë, Ai i fal atij që do dhe Ai e dënon atë që do. All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
3:129. Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë! Ai fal kë të dojë dhe dënon kë të dojë. Allahu është Falës i madh e Mëshirëplotë.
3:129. Dhe Allahut i përket gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në tokë. Ai fal kë të dojë dhe ndëshkon kë të dojë. Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
3:129. WE LILLEHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI JEGFIRU LIMEN JESHA'U WE JU'ADHDHIBU MEN JESHA'U WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C 3:130. O ju të cilët besuat, mos e hani kamatën që po e shumëfishoni dhe kini frikë (dënimin e) All-llahut ashtu që të gjeni shpëtim.
3:130. O besimtarë! Mos pranoni kamatë të shumëfishtë mbi kamatë! Kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni
3:130. O ju që keni besuar, mos e hani kamatën duke e shumëfishuar atë dhe kini frikë Allahun që të mund të jeni të suksesshëm.
3:130. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TE'KULU ER-RIBA 'ED'AFEN MUDA'AFETEN WE ETTEKU ELLAHE LE'ALLEKUM TUFLIHUNE
C 3:131. Dhe ruajuni zjarrit që është përgatitur për pabesimtarët.
3:131. dhe ruajuni zjarrit, i cili është përgatitur për jobesimtarët!
3:131. Dhe kini frikë nga zjarri, që është përgatitur për jobesimtarët.
3:131. WE ETTEKU EN-NAREL-LETI 'U'IDDET LILKAFIRINE
C 3:132. E bindjuni All-llahut dhe të dërguarit, ashtu që të mëshiroheni.
3:132. Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit, për të shpresuar mëshirën (e Allahut).
3:132. Dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit që të mund të mëshiroheni.
3:132. WE 'ETI'U ELLAHE WE ER-RESULE LE'ALLEKUM TURHEMUNE
C 3:133. Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit.
3:133. Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit,
3:133. Dhe garoni drejt faljes nga Zoti juaj dhe drejt një Xheneti, gjerësia e të cilit është si qiejt dhe toka, përgatitur për të devotshmit.
3:133. WE SARI'U 'ILA MEGFIRETIN MIN RABBIKUM WE XHENNETIN 'ARDUHA ES-SEMAWATU WEL-'ERDU 'U'IDDET LILMUTTEKINE
C 3:134. Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit.
3:134. të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit.
3:134. Ata që shpenzojnë në kohë të mira dhe në kohë të vështira dhe që përmbajnë zemërimin dhe falin njerëzit – dhe Allahu i do bamirësit.
3:134. EL-LEDHINE JUNFIKUNE FI ES-SERRA'I WE ED-DERRA'I WEL-KADHIMINEL-GAJDHE WEL-'AFINE 'ANI EN-NASI WEL-LAHU JUHIBBUL-MUHSININE
C 3:135. Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kush i falë mëkatet përveç All-llahut? - dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen).
3:135. Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre - e kush i fal gjynahet përveç Allahut? - dhe nuk ngulmojnë me vetëdije në gabimet që kanë bërë,
3:135. Dhe ata të cilët, kur bëjnë një të keqe ose e dëmtojnë vetveten, përkujtojnë Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre – dhe kush fal mëkatet përveç Allahut? – dhe nuk këmbëngulin në atë që kanë bërë, ndërsa e dinë.
3:135. WEL-LEDHINE 'IDHA FE'ALU FAHISHETEN 'EW DHELEMU 'ENFUSEHUM DHEKERU ELLAHE FASTEGFERU LIDHUNUBIHIM WE MEN JEGFIRU EDH-DHUNUBE 'ILLALLAHU WE LEM JUSIRRU 'ALA MA FE'ALU WE HUM JA'LEMUNE
C 3:136. Shpërblimi i të tillëve është falja nga Zoti i tyre dhe xhennetet nëpër të cilët rrjedhin lumenj, e aty do të rrinë përgjithmonë. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë.
3:136. pra, për këta do të ketë si shpërblim falje madhështore (të gjynaheve) nga ana e Zotit të tyre dhe kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të qëndrojnë përherë. Sa shpërblim i bukur është ky për ata që punojnë (vepra të bukura)!
3:136. Për ata shpërblimi është falje nga Zoti i tyre dhe kopshtet nën të cilët rrjedhin lumenj, ku ata do të jenë përgjithmonë. Dhe sa shpërblim i mirë është ky për ata që punojnë!
3:136. 'ULA'IKE XHEZA'UUHUM MEGFIRETUN MIN RABBIHIM WE XHENNATUN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA WE NI'ME 'EXHRUL-'AMILINE
C 3:137. Përpara jush kanë kaluar popujt ndaj të cilëve janë zbatuar ligjet, ndaj udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni si qe përfundimi i atyre që përgënjeshtruan.
3:137. Para jush kanë kaluar shumë shembuj (popujsh nga ndjekësit e profetëve që iu ndodhi ajo që po ju ndodh edhe ju). Prandaj udhëtoni nëpër botë dhe shihni si ishte fundi i atyre që i përgënjeshtruan profetët.
3:137. Me të vërtetë, shumë mënyra jetese kanë kaluar para jush. Prandaj, udhëtoni në tokë dhe shihni se si ishte përfundimi i atyre që mohuan.
3:137. KAD HALET MIN KABLIKUM SUNENUN FESIRU FIL-'ERDI FANDHURU KEJFE KANE 'AKIBETUL-MUKEDHDHIBINE
C 3:138. Ky (Kur'ani) është sqarim për njerëzit, është udhëzim dhe këshillë për të devotshmit.
3:138. Këto janë lajme të qarta dhe udhërrëfyese për të devotshmit.
3:138. Kjo është një shpjegim për njerëzit dhe një udhëzim dhe këshillë për të devotshmit.
3:138. HADHA BEJANUN LILNNASI WE HUDEN WE MEW'IDHETUN LILMUTTEKINE
C 3:139. E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqertë.
3:139. Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, sepse ju, gjithsesi jeni më të lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë.
3:139. Dhe mos u dobësoni dhe mos u pikëlloni, ndërsa ju do të jeni më të lartët nëse jeni besimtarë.
3:139. WE LA TEHINU WE LA TEHZENU WE 'ENTUMUL-'A'LEWNE 'IN KUNTUM MU'UMININE
C 3:140. Në qoftë se juve u preku çka u dhemb (në Uhud), edhe atë popull (armikun) e pat prekur dhembje si kjo e juaja (në Bedër). Ne, këto ditë i ndërrojmë (u japim në përdorim) mes njerëzve për t'u ditur tek All-llahu ata që besuan dhe për t'i zgjedhur disa prej jush për dëshmorë (ose dëshmues). All-llahu nuk i do zullumqarët.
3:140. Nëse ju ka goditur ndonjë plagë, edhe popullin (armik) e kanë goditur të tilla plagë. Ato ditë (fitoreje dhe humbjeje) Ne i ndërrojmë midis njerëzve, që Allahu t'i dallojë besimtarët dhe për t'i bërë disa nga ju dëshmorë. Allahu nuk i do keqbërësit.
3:140. Nëse ju prek një plagë, atëherë një plagë e ngjashme ka prekur popullin tjetër. Dhe ditët e këtyre ngjarjeve Ne i ndërrojmë mes njerëzve që të bëhet e ditur se kush janë besimtarët dhe që të marrë disa prej jush si dëshmorë. Dhe Allahu nuk i do të padrejtët.
3:140. 'IN JEMSESKUM KARHUN FEKAD MESSEL-KAWME KARHUN MITHLUHU WE TILKEL-'EJJAMU NUDAWILUHA BEJNE EN-NASI WE LIJA'LEMEL-LAHUL-LEDHINE 'AMENU WE JETTEHIDHE MINKUM SHUHEDA'E WEL-LAHU LA JUHIBBU EDH-DHALIMINE
C 3:141. Dhe që All-llahu t'i pastrojë besimtarët, ndërsa gradualisht t'i shkatërrojë mosbesimtarët.
3:141. E kështu, Allahu i dëlir besimtarët e i shuan jobesimtarët.
3:141. Dhe që Allahu të pastrojë ata që kanë besuar dhe të shkatërrojë jobesimtarët.
3:141. WE LIJUMEHHISEL-LAHUL-LEDHINE 'AMENU WE JEMHEKAL-KAFIRINE
C 3:142. A mos menduat ju se do të hyni në xhennet e All-llahu pa e ditur (pa u vërtetuar në praktikë) se cilët prej jush kanë luftuar dhe pa e ditur cilët prej jush ishin të durueshëm.
3:142. A mendoni se do të hyni në Xhenet, pa i provuar Allahu ata që kanë luftuar prej jush dhe pa i provuar ata që kanë duruar?
3:142. A menduat se do të hynit në Xhenet, ndërsa Allahu nuk e ka ditur ende kush prej jush është përpjekës dhe kush është i duruar?
3:142. 'EM HESIBTUM 'EN TEDHULUL-XHENNETE WE LEMMA JA'LEMI ELLAHUL-LEDHINE XHAHEDU MINKUM WE JA'LEME ES-SABIRINE
C 3:143. Ju ishit ata që dëshironit vdekjen para se të ballafaqoheshit me te. Ja pra, atë e patë dhe e shikuat me sytë tuaj.
3:143. Ju e dëshironit vdekjen para se të ballafaqoheshit me të dhe ja pra, ju e patë atë me sytë tuaj.
3:143. Dhe me të vërtetë, ju dëshiruat vdekjen para se ta takonit atë. Dhe tani e keni parë atë ndërsa po shihni.
3:143. WE LEKAD KUNTUM TETEMENNEWNL-MEWTE MIN KABLI 'EN TELKAWHU FEKAD RE'EJTUMUHU WE 'ENTUM TENDHURUNE
C 3:144. Muhammedi nuk është tjetër vetëm se i dërguar. Edhe përpara tij pati të dërguar (që vdiqën ose u vranë). E nëse ai vdes ose mbytet, a do të ktheheshit ju prapa (nga feja ose lufta)? E kushdo që kthehet prapa, ai nuk i bën dëm All-llahut aspak, kurse All-llahu do t'i shpërblejë mirënjohësit.
3:144. Muhamedi është vetëm i Dërguar, para të cilit ka pasur edhe të dërguar të tjerë. Nëse ai vdes ose vritet, a mos do të ktheheni ju prapa? Kushdo që kthehet prapa, nuk i bën kurrfarë dëmi Allahut. Dhe Allahu do t'i shpërblejë falënderuesit.
3:144. Dhe Muhamedi nuk është asgjë tjetër përveçse një i dërguar. Shumë të dërguar kanë kaluar para tij. Prandaj, nëse ai vdes ose vritet, a do të ktheheni pas? Dhe kushdo që kthehet pas – ai nuk i bën dëm Allahut aspak. Dhe Allahu do t'i shpërblejë mirënjohësit.
3:144. WE MA MUHEMMEDUN 'ILLA RESULUN KAD HALET MIN KABLIHI ER-RUSULU 'EFE'IN MATE 'EW KUTILE ENKALEBTUM 'ALA 'A'KABIKUM WE MEN JENKALIB 'ALA 'AKIBEJHI FELEN JEDURREL-LAHE SHEJ'EN WE SEJEXHZI ELLAHU ESH-SHAKIRINE
C 3:145. Askush nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e All-llahut. Ai është shënim i afatit të caktuar. E kush e dëshiron shpërblimin e kësaj bote, Ne atij ia japim, e kush e dëshiron shpërblimin e botës tjetër, edhe atij do t'ia japim atë, kurse mirënjohësit Ne do t'i shpërblejmë.
3:145. Çdo shpirt vdes vetëm me vendimin e Allahut, në kohë të caktuar. Kush dëshiron mirësitë e kësaj bote, Ne do t'i japim atij prej saj, ndërsa kush dëshiron shpërblimin e botës tjetër, Ne do t'i japim atij prej saj. Ne do t'i shpërblejmë mirënjohësit.
3:145. Dhe asnjë shpirt nuk vdes përveç me lejen e Allahut, sipas një afati të caktuar. Dhe kushdo që dëshiron shpërblimin e kësaj bote, Ne do t'i japim atij atë. Dhe kushdo që dëshiron shpërblimin e botës tjetër, Ne do t'i japim atij atë. Dhe Ne do t'i shpërblejmë mirënjohësit.
3:145. WE MA KANE LINEFSIN 'EN TEMUTE 'ILLA BI'IDHNI ELLAHI KITABEN MU'UEXHXHELAN WE MEN JURID THEWABE ED-DUNJA NU'UTIHI MINHA WE MEN JURID THEWABEL-'AHIRETI NU'UTIHI MINHA WE SENEXHZI ESH-SHAKIRINE
C 3:146. E sa pejgamberë pati që së bashku me të luftuan turma të mëdha besimtarësh dhe për atë që i goditi në rrugën e All-llahut, ata nuk u dobësuan dhe as nuk u përulën. All-llahu i do durimtarët.
3:146. Sa e sa profetë bashkë me shumë besimtarë të vërtetë luftuan e megjithatë nuk u përkulën para goditjeve që morën në rrugën e Allahut, as nuk u dobësuan e as nuk u nënshtruan. Allahu i do të duruarit.
3:146. Dhe sa shumë profetë ka pasur, së bashku me të cilët kanë luftuar grupe të shumta të devotshmëve. Ata nuk u dobësuan nga ajo që i goditi në rrugën e Allahut, as nuk u dorëzuan dhe as nuk u demoralizuan. Dhe Allahu i do të duruarit.
3:146. WE KE'EJJIN MIN NEBIJIN KATELE ME'AHU RIBBIJUNE KETHIRUN FEMA WEHENU LIMA 'ESABEHUM FI SEBILI ELLAHI WE MA DA'UFU WE MA ESTEKANU WEL-LAHU JUHIBBU ES-SABIRINE
C 3:147. Fjala e tyre nuk ishte tjetër pos vetëm të thonin: "Zoti ynë, na i falë mëkatet tona dhe lëshimet në punët tona dhe na forco në vendet tona (në luftë), ndihmona kundër popullit jobesimtar"!
3:147. Ata vetëm thoshin: “O Zoti ynë! Na i fal gjynahet tona dhe teprimin në punën tonë, na i forco këmbët (në istikam) dhe na ndihmo kundër popullit jobesimtar!”
3:147. Dhe fjala e tyre ishte vetëm se thanë: "Zoti ynë, na fal mëkatet tona dhe tepricat tona në çështjet tona, dhe forco këmbët tona, dhe na ndihmo kundër popullit jobesimtar."
3:147. WE MA KANE KAWLEHUM 'ILLA 'EN KALU REBBENA EGFIR LENA DHUNUBENA WE 'ISRAFENA FI 'EMRINA WE THEBBIT 'EKDAMENA WE ENSURNA 'ALEL-KAWMIL-KAFIRINE
C 3:148. Ndaj All-llahu ua dha atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërblimin më të mirë të botës tjetër; All-llahu i do punëmirët.
3:148. Dhe Allahu u dhuroi atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërblimin më të mirë të jetës tjetër. Allahu i do punëmirët.
3:148. Prandaj, Allahu u dha atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërblimin më të mirë të botës tjetër. Dhe Allahu i do bamirësit.
3:148. FE'ATAHUMU ELLAHU THEWABE ED-DUNJA WE HUSNE THEWABIL-'AHIRETI WEL-LAHU JUHIBBUL-MUHSININE
C 3:149. O besimtarë, nëse u nënshtroheni jobesimtarëve, ata ju kthejnë prapa aty ku ishit (në kufër) dhe atëherë do të jeni të humbur.
3:149. O besimtarë! Nëse u bindeni jobesimtarëve, ata do t'ju kthejnë prapa (në të pafe) e ju do të jeni të humbur.
3:149. O ju që keni besuar, nëse i bindeni atyre që nuk besojnë, ata do t'ju kthejnë në rrugën e gabuar dhe atëherë do të bëheni humbës.
3:149. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'IN TUTI'UL-LEDHINE KEFERU JERUDDUKUM 'ALA 'A'KABIKUM FETENKALIBU HASIRINE
C 3:150. Sepse vetëm All-llahu është ndihmëtar i juaji dhe Ai është më i miri ndihmës.
3:150. Por, Allahu është Mbrojtësi juaj dhe Ai është Ndihmuesi më i mirë.
3:150. Por Allahu është Aleati juaj, dhe Ai është Ndihmësi më i mirë.
3:150. BELI ELLAHU MEWLAKUM WE HUWE HAJRU EN-NASIRINE
C 3:151. Ne do to mbjellim frikën në zemrat e atyre që nuk besuan sepse ata All-llahut i trillojnë e i mveshin zota të tjerë, duke mos pasur për këtë kurrfar fakti, ndaj vendbanimi i tyre do të jetë xhehennemi. Sa i shëmtuar është vendi i mizorëve.
3:151. Ne do të mbjellim frikë në zemrat e jobesimtarëve, sepse ata adhurojnë veç Allahut gjëra, për të cilat Ai nuk ka sjellë kurrfarë prove. Vendbanimi i tyre është zjarri e sa vendstrehim i shëmtuar është ky për keqbërësit!
3:151. Ne do të hedhim frikën në zemrat e atyre që nuk besojnë për shkak se i kanë shoqëruar Allahut atë për të cilën Ai nuk ka zbritur asnjë provë. Dhe vendbanimi i tyre është zjarri. Dhe sa vendbanim i keq është ai për të padrejtët!
3:151. SENULKI FI KULUBIL-LEDHINE KEFERU ER-RU'BE BIMA 'ESHREKU BILLAHI MA LEM JUNEZZIL BIHI SULTANEN WE ME'WAHUMU EN-NARU WE BI'SE METHWA EDH-DHALIMINE
C 3:152. All-llahu përmbushi premtimin e vet ndaj jush, ngase me vullnetin e Tij i korrët ata (me shpata) deri kur u dobësuat dhe u përçatë ndërmjet vete, në çështjen e vendit (që u pat caktuar Pejgamberi) dhe pasi vërejtët atë që e dëshironit (prenë e luftës), e atëher kundërshtuat (urdhrin e Pejgamberit). Pati prej jush që e deshën këtë jetë (ata u ngutën pas presë) e pati prej jush që e deshtën botën tjetër. Pastaj, për t'ju sprovuar u zbrapi juve nga ata. Po All-llahu u fali juve; All-llahu është dhurues i madh ndaj besimtarëve.
3:152. Vërtet Allahu e plotësoi premtimin e Vet, kur ju me vullnetin e Tij e thyet armikun. Por, kur ju u frikësuat, u grindët midis jush dhe kundërshtuat (Profetin a.s.), pasi Ai ju tregoi atë që pëlqenit, (Allahu e tërhoqi ndihmën e Vet). Disa nga ju dëshirojnë këtë botë, ndërsa të tjerë nga ju dëshirojnë botën tjetër. Pastaj Ai, për t'ju provuar, bëri që të zmbrapseni para armikut dhe pastaj, sigurisht që jua fali atë gabim. Allahu ka mirësi të madhe për besimtarët.
3:152. Dhe me të vërtetë, Allahu e përmbushi premtimin e Tij për ju kur po i shkatërronit ata me lejen e Tij, derisa u dobësuat dhe u grindët në lidhje me urdhrin dhe nuk iu bindët pasi Ai ju tregoi atë që ju pëlqen. Disa prej jush dëshironin këtë botë dhe disa prej jush dëshironin botën tjetër. Pastaj Ai ju largoi prej tyre që t'ju sprovojë. Dhe Ai ju fali. Dhe Allahu është Zotërues i mirësisë ndaj besimtarëve.
3:152. WE LEKAD SEDEKAKUMU ELLAHU WA'DEHU 'IDH TEHUSSUNEHUM BI'IDHNIHI HETTA 'IDHA FESHILTUM WE TENAZA'TUM FIL-'EMRI WE 'ASEJTUM MIN BA'DI MA 'ERAKUM MA TUHIBBUNE MINKUM MEN JURIDU ED-DUNJA WE MINKUM MEN JURIDUL-'AHIRETE THUMME SEREFEKUM 'ANHUM LIJEBTELIJEKUM WE LEKAD 'AFA 'ANKUM WEL-LAHU DHU FEDLIN 'ALEL-MU'UMININE
C 3:153. Dhe kur largoheshit e nuk përfillshit as njëri-tjetrin, ndërsa i dërguari ju thërriste mbrapa. Atëherë u goditi me dëshpërim për dëshpërim (që i shkaktuat Pejgamberit), ashtu që mos pikëlloheni për atë që ju shpëtoi (preja e luftës) e as për atë që ju goditi. All-llahu është i njohur hollësisht me atë që veproni.
3:153. Kur ju morët malin dhe nuk i vinit vesh askujt, të Dërguarin e kishit prapa e ju thërriste, Allahu ju dënoi me dëshpërim pas dëshpërimit, që të mos pikëlloheni as për atë që ju doli duarsh, as për atë që ju goditi. Allahu di gjithçka që punoni ju.
3:153. Kur po ngjitnit malin, pa u kthyer për askënd, ndërsa i Dërguari po ju thërriste nga mbrapa. Prandaj, Ai ju dha një shqetësim mbi një shqetësim, që të mos pikëlloheni për atë që ju iku dhe për atë që ju goditi. Dhe Allahu është i Dituri për atë që bëni.
3:153. 'IDH TUS'IDUNE WE LA TELWUNE 'ALA 'EHEDIN WE ER-RESULU JED'UKUM FI 'UHRAKUM FE'ETHABEKUM GAMMEN BIGAMMIN LIKEJLA TEHZENU 'ALA MA FATEKUM WE LA MA 'ESABEKUM WEL-LAHU HABIRUN BIMA TA'MELUNE
C 3:154. Mandej, pas asaj tronditjeje të rëndë, Ai u lëshoi sa për qetësim, një kotje (gjumë të lehtë) që i kaploi një grup prej jush, kurse një grup e kishte preokupuar vetëm çështja e vetvetes. Ata formuan bindje të padrejtë ndaj All-llahut, bindje injorante, e thonin: "Ne nuk kemi në dorë asgjë nga kjo çështje"! Thuaj: "E tërë çështja është vetëm në duar të All-llahut"! Ata fshehin në vetvete atë që ty nuk ta shprehin. Thonin: "Sikur ne të kishim diçka në dorë në këtë çështje, ne nuk do të mbyteshim këtu"! Thuaj: "Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, atyre që është caktuar mbytja (vdekja), do të dilnin në vendin e flijimit të tyre"! Në mënyrë që All-llahu të provojë atë që është në zemrat e tuaja (sinqeritetin ose hipokrizinë) dhe që ta pastrojë atë që është në zemrat tuaja. All-llahu i di shumë mirë të fshehtat në zemra.
3:154. Pastaj, pas dëshpërimit tuaj, (Allahu) ju dërgoi qetësinë - një gjumë, që kaploi një grup prej jush. Kurse grupi tjetër (hipokritët) kujdesej vetëm për veten, duke menduar për Allahun të pavërtetën, ashtu si mendonin paganët. Ata thoshin: “Ku është fitorja që na ishte premtuar?” Thuaju (o Muhamed!): “Të gjitha janë në dorë të Allahut!” Ata fshehin në vete atë që nuk duan të ta shfaqin ty. Ata thoshin: “Sikur të pyeteshim ne për këtë gjë, nuk do të vriteshim këtu”. Thuaju: “Edhe sikur të kishit qenë nëpër shtëpitë tuaja, prapëseprapë atyre që u është shkruar të vriten, do të dilnin në vendin e vrasjes.” Allahu e bëri këtë për të provuar atë që keni në kraharorët tuaj dhe për t'ju pastruar atë që keni në zemrat tuaja. Vërtet, Allahu e di mirë se ç'keni në zemër.
3:154. Pastaj, pas shqetësimit, Ai ju zbriti një siguri – një gjumë që e mbuloi një grup prej jush. Ndërsa një grup tjetër ishin të shqetësuar për vetet e tyre, duke menduar për Allahun gjëra që nuk janë të vërteta, si mendimet e injorancës. Ata thanë: "A kemi ne ndonjë gjë në këtë çështje?" Thuaj: "Me të vërtetë, çështja është të gjitha për Allahun." Ata fshehin në vetet e tyre atë që nuk ta shfaqin ty. Ata thonë: "Sikur të kishim diçka në këtë çështje, ne nuk do të ishim vrarë këtu." Thuaj: "Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, ata për të cilët ishte shkruar që të vriteshin do të kishin dalë në vendet e tyre të vdekjes." Kjo është që Allahu të provojë atë që është në zemrat tuaja dhe të pastrojë atë që është në zemrat tuaja. Dhe Allahu është i Dituri për atë që është në zemra.
3:154. THUMME 'ENZELE 'ALEJKUM MIN BA'DIL-GAMMI 'EMENETEN NU'ASEN JEGSHA TA'IFETEN MINKUM WE TA'IFETUN KAD 'EHEMMET/HUM 'ENFUSUHUM JEDHUNNUNE BILLAHI GAJREL-HEKKI DHENNEL-XHAHILIJETI JEKULUNE HEL LENA MINEL-'EMRI MIN SHEJ'IN KUL 'INNEL-'EMRE KULLEHU LILLAHI JUHFUNE FI 'ENFUSIHIM MA LA JUBDUNE LEKE JEKULUNE LEW KANE LENA MINEL-'EMRI SHEJ'UN MA KUTILNA HAHUNA KUL LEW KUNTUM FI BUJUTIKUM LEBEREZEL-LEDHINE KUTIBE 'ALEJHIMUL-KATLU 'ILA MEDAXHI'IHIM WE LIJEBTELIJEL-LAHU MA FI SUDURIKUM WE LIJUMEHHISE MA FI KULUBIKUM WEL-LAHU 'ALIMUN BIDHATI ES-SUDURI
C 3:155. Vërtet, ata që u zbrapën prej jush ditën e ndeshjes së dy grupeve (besimtarë dhe idhujtarë në Uhud), ata vetëm djalli i shtyri të rrëshqasin me disa punë të tyre që i bënë, po All-llahu ua fali atyre gabimin; All-llahu është mëkatfalës dhe i butë.
3:155. Ata prej jush që kthyen shpinën ditën kur u ndeshën dy ushtritë, në të vërtetë, djalli i shtyu në gabim, për shkak të disa gjynaheve që kishin bërë. Por, në të vërtetë, Allahu ua fali (gabimin), sepse Allahu është Falës i madh dhe i Butë.
3:155. Me të vërtetë, ata prej jush që u kthyen ditën kur u takuan dy grupet – djalli i bëri ata të rrëshqasin për disa nga ato që kishin fituar. Por me të vërtetë, Allahu u fali atyre. Me të vërtetë, Allahu është Falës, i Butë.
3:155. 'INNEL-LEDHINE TEWELLEW MINKUM JEWMET-TEKAL-XHEM'ANI 'INNEMA ESTEZELLEHUMU ESH-SHEJTANU BIBA'DI MA KESEBU WE LEKAD 'AFALLAHU 'ANHUM 'INNALL-LLAHE GAFURUN HELIMUN
C 3:156. O besimtarë, mos u bëni si ata që nuk besuan dhe, për vëllezërit e tyre që kishin dalë në udhëtim (tregtie e gjallërimi) ose që kishin shkuar në luftë thonin: "Sikur të kishin ndejtur pranë nesh (e të mos dilnin), ata as nuk do të vdisnin as nuk do të mbyteshin". Atë (bindje), All-llahu ua bëri një dëshprim në zemrat etyre. Pse All-llahu është Ai që jep jetë dhe jep vdekje dhe All-llahu sheh atë që ju punoni.
3:156. O besimtarë! Mos bëni si ata jobesimtarë (hipokritët) që u thonin vëllezërve, kur këta niseshin në udhëtim ose në luftim: “Sikur të rrinit me ne, as nuk do të vdisnit, as nuk do të vriteshit” - që këtë Allahu ta kthejë si pikëllim në zemrat e tyre. Allahu është Ai që jep jetën dhe sjell vdekjen; Allahu i sheh të gjitha punët që bëni ju.
3:156. O ju që keni besuar, mos jini si ata që nuk besojnë dhe thonë për vëllezërit e tyre kur udhëtojnë në tokë ose janë në luftë: "Sikur të kishin qenë me ne, ata nuk do të kishin vdekur ose nuk do të ishin vrarë," që Allahu ta bëjë këtë një brengë në zemrat e tyre. Dhe Allahu jep jetë dhe vdekje. Dhe Allahu është i Dituri për atë që bëni.
3:156. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TEKUNU KALLEDHINE KEFERU WE KALU LI'HWANIHIM 'IDHA DEREBU FIL-'ERDI 'EW KANU GUZZEN LEW KANU 'INDENA MA MATU WE MA KUTILU LIJEXH'ALEL-LAHU DHALIKE HESRETEN FI KULUBIHIM WEL-LAHU JUHJI WE JUMITU WEL-LAHU BIMA TA'MELUNE BESIRUN
C 3:157. E sikur të ishit mbytur në rrugën e All-llahut, ose t'u kishte zënë vdekja, do të gëzonit falje e mëshirë prej All-llahut që është shumë më e dobishme se ajo çka ata grumbullojnë.
3:157. Edhe nëse ju vriteni ose vdisni në udhë të Allahut, falja dhe mëshira e Allahut, me të vërtetë, janë më të mira nga ato që kanë grumbulluar ata.
3:157. Dhe nëse vriteni në rrugën e Allahut ose vdisni, me të vërtetë, falja dhe mëshira nga Allahu janë më të mira sesa ajo që ata mbledhin.
3:157. WE LE'IN KUTILTUM FI SEBILI ELLAHI 'EW MUTTUM LEMEGFIRETUN MINEL-LAHI WE REHMETUN HAJRUN MIMMA JEXHMA'UNE
C 3:158. Po edhe nëse vdiqët (në shtrat) ose u vratë, patjetër do të tuboheni te All-llahu.
3:158. Edhe po vdiqët apo u vratë, me siguri do të tuboheni tek Allahu.
3:158. Dhe nëse vdisni ose vriteni, me të vërtetë, tek Allahu do të mblidheni.
3:158. WE LE'IN MUTTUM 'EW KUTILTUM LE'ILA ELLAHI TUHSHERUNE
C 3:159. Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten.
3:159. Në sajë të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje. Prandaj falua atyre gabimin, kërkoi falje Allahut për ata dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme. Kur të vendosësh për diçka, mbështetu tek Allahu. Vërtet, Allahu i do ata që mbështeten tek Ai.
3:159. Dhe për shkak të mëshirës së Allahut, ti ishe i butë ndaj tyre. Dhe sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të ishin larguar nga ti. Prandaj, falua atyre dhe kërko falje për ta, dhe këshillohu me ta për çështjen. Pastaj, kur të kesh vendosur, mbështetu tek Allahu. Me të vërtetë, Allahu i do ata që mbështeten tek Ai.
3:159. FEBIMA REHMETIN MINEL-LAHI LINTE LEHUM WE LEW KUNTE FEDHDHEN GALIDHEL-KALBI LANFEDDU MIN HEWLIKE FA'FU 'ANHUM WE ESTEGFIR LEHUM WE SHAWIRHUM FIL-'EMRI FE'IDHA 'AZEMTE FETEWEKKEL 'ALA ELLAHI 'INNALL-LLAHE JUHIBBUL-MUTEWEKKILINE
C 3:160. Nëse All-llahu dëshiron t'ju ndihmojë, s'ka kush që mund t'ju mposhtë, e nëse Ai iu lë pa ndihmë, atëherë kush është ai pas Tij, që dot'ju ndihmojë? Pra vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët.
3:160. Nëse ju ndihmon Allahu, s'ka kush t'ju mposhtë e, nëse ju lë pa ndihmën e Tij, kush është ai që do t'ju ndihmojë, përveç Tij?! Pra, vetëm tek Allahu le të mbështeten besimtarët.
3:160. Nëse Allahu ju ndihmon, nuk ka asnjë që mund t'ju mposhtë. Por nëse Ai ju braktis, atëherë kush është ai që mund t'ju ndihmojë pas Tij? Dhe tek Allahu le të mbështeten besimtarët.
3:160. 'IN JENSURKUMU ELLAHU FELA GALIBE LEKUM WE 'IN JEHDHULKUM FEMEN DHAL-LEDHI JENSURUKUM MIN BA'DIHI WE 'ALA ELLAHI FELJETEWEKKELIL-MU'UMINUNE
C 3:161. Asnjë pejgamberi nuk i takoi të bëjë hile dhe kush bën hile (në ndarjen e plaçkës së luftës), ai në ditën e kijametit vjen i ngarkuar me atë që ka bërë, pastaj secilit njeri i jepet ajo që e ka fituar, duke mos iu bërë e padrejtë.
3:161. Është e pamundur për ndonjë profet që të përvetësojë në mënyrë të pandershme prenë e luftës. Kushdo që bën një gjë të tillë, do të vijë (i ngarkuar me të) në Ditën e Kiametit e pastaj do t'i jepet çdokujt ajo që ka merituar dhe askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi.
3:161. Dhe nuk është për asnjë të dërguar që të mashtrojë. Dhe kushdo që mashtron do ta sjellë atë që ka mashtruar në Ditën e Gjykimit. Pastaj çdo shpirt do të marrë plotësisht atë që ka fituar, dhe atyre nuk do t'u bëhet padrejtësi.
3:161. WE MA KANE LINEBIJIN 'EN JEGULLE WE MEN JEGLUL JE'TI BIMA GALLE JEWMEL-KIJAMETI THUMME TUWEFFA KULLU NEFSIN MA KESEBET WE HUM LA JUDHLEMUNE
C 3:162. A është i njëjtë ai që iu bind All-llahut dhe kërkoi kënaqësinë e Tij, si ai që tërhoqi kundër vetes hidhërim të madh nga All-llahu dhe e ardhmja e tij është xhehennemi, që është përfundim shumë i keq?
3:162. Vallë, a mund të krahasohet ai që kërkon kënaqësinë e Allahut me atë që ka merituar zemërimin e Allahut dhe strehimi i tij është Xhehenemi?! Eh, sa strehim i keq është ai!
3:162. A është ai që ndjek kënaqësinë e Allahut si ai që ka tërhequr mbi veten e tij zemërimin e Allahut dhe vendbanimi i tij është Xhehenemi? Dhe sa fund i keq është ai!
3:162. 'EFEMENI ETTEBE'A RIDWANEL-LAHI KEMEN BA'E BISEHATIN MINEL-LAHI WE ME'WAHU XHEHENNEMU WE BI'SEL-MESIRU
C 3:163. Ata kanë dallim te All-llahu, e All-llahu sheh shumë mirë atë që veprojnë.
3:163. Tek Allahu ata kanë shkallë të ndryshme; Allahu i sheh të gjitha veprat që ata bëjnë.
3:163. Ata janë në shkallë të ndryshme tek Allahu. Dhe Allahu është i Gjithëshikuesi për atë që bëjnë.
3:163. HUM DEREXHATUN 'INDEL-LAHI WEL-LAHU BESIRUN BIMA JA'MELUNE
C 3:164. Është e vërtetë se All-llahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që atyre t'u lexojë shpalljen e Tij, t'i pastrojë ata, t'ua mësojë Kur'anin dhe sheriatin, edhe pse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur.
3:164. Allahu u ka dhënë besimtarëve dhuratë të madhe, kur u solli një të dërguar nga gjiri i tyre, i cili ua lexon shpalljet e Tij, i pastron nga gjynahet dhe u mëson Librin (Kuranin) e urtësinë (diturinë e thellë fetare), edhe pse më parë, me të vërtetë, ata ishin në rrugë krejt të gabuar.
3:164. Me të vërtetë, Allahu i dha një favor të madh besimtarëve kur dërgoi mes tyre një të dërguar nga vetë ata, që t'u lexojë atyre vargjet e Tij, t'i pastrojë ata dhe t'u mësojë atyre Librin dhe urtësinë, ndonëse më parë ata ishin në një humbje të qartë.
3:164. LEKAD MENNEL-LAHU 'ALEL-MU'UMININE 'IDH BE'ATHE FIHIM RESULEN MIN 'ENFUSIHIM JETLU 'ALEJHIM 'AJATIHI WE JUZEKKIHIM WE JU'ALLIMUHUMUL-KITABE WEL-HIKMETE WE 'IN KANU MIN KABLU LEFI DELALIN MUBININ
C 3:165. E kur juve u goditi një dështim (në Uhud) e që ju ia patët dhënë atë dyfish (armikut në Bedr), thatë: "Prej nga kjo"? Thuaj: "Ajo është nga vetë ju"! S'ka dyshim se All-llahu është i plotëfuqishëm për çdo send.
3:165. Kur ju goditi fatkeqësia, ndërkohë ju i kishit goditur më parë armiqtë tuaj dyfish, ju thatë: “Prej nga na erdhi neve kjo?!” Thuaj (o Muhamed): “Kjo ndodhi prej jush”. Vërtet, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
3:165. Dhe kur ju ndodhi një fatkeqësi – ndonëse ju kishit shkaktuar dyfishin e saj – thatë: "Nga erdhi kjo?" Thuaj: "Ajo është nga vetet tuaja." Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë.
3:165. 'EWELEMMA 'ESABETKUM MUSIBETUN KAD 'ESEBTUM MITHLEJHA KULTUM 'ENNA HADHA KUL HUWE MIN 'INDI 'ENFUSIKUM 'INNALL-LLAHE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 3:166. Ajo që ju goditi juve ditën e ballafaqimit të dy grupeve (besimtarë dhe idhujtarë), ishte me lejen e All-llahut, për t'u dalluar besimtarët e sinqert.
3:166. Ajo që ju gjeti atë ditë, kur u ndeshën dy ushtritë, ishte me vullnetin e Allahut - për të zbuluar se kush janë besimtarët e vërtetë,
3:166. Dhe ajo që ju ndodhi ditën kur u takuan dy grupet ishte me lejen e Allahut, që Ai të dijë kush janë besimtarët.
3:166. WE MA 'ESABEKUM JEWMET-TEKAL-XHEM'ANI FEBI'IDHNI ELLAHI WE LIJA'LEMEL-MU'UMININE
C 3:167. Dhe, për t'u ditur ata që ishin hipokritë. E atyre u është thënë: "Ejani e luftoni në rrugën e All-llahut ose mbroni veten!" E ata thanë: "Sikur të dinim se do të luftohej, ne do të vinim pas jush!" Në atë moment ata ishin më afër mosbesimit se besimit. Flisnin me gojët e tyre atë që nuk e kishin në zemrat e tyre, po All-llahu e di mirë për atë që fshehin.
3:167. dhe për të zbuluar se kush janë me dy faqe. Atyre iu tha: “Ejani të luftoni në rrugën e Allahut ose të paktën, mbrohuni!” Ata u përgjigjën: “Sikur ta dinim që do të bëhej luftë e vërtetë, me siguri, do t'ju pasonim.” Atë ditë ata ishin më afër mohimit sesa besimit, sepse me gojën e tyre flisnin atë që nuk e kishin në zemrat e tyre; Allahu e di mirë çfarë fshehin ata.
3:167. Dhe që Ai të dijë kush janë ata që janë hipokritë. Dhe atyre u është thënë: "Ejani, luftoni në rrugën e Allahut ose mbrojeni veten." Ata thanë: "Sikur të dinim se do të kishte luftë, ne do t'ju pasonim." Ata ishin më afër mosbesimit atë ditë sesa besimit. Ata thonë me gojët e tyre atë që nuk është në zemrat e tyre. Dhe Allahu e di mirë atë që fshehin.
3:167. WE LIJA'LEMEL-LEDHINE NAFEKU WE KILE LEHUM TA'ALEW KATILU FI SEBILI ELLAHI 'EW EDFA'U KALU LEW NA'LEMU KITALEN LATTEBA'NAKUM HUM LILKUFRI JEWME'IDHIN 'EKREBU MINHUM LIL'IMANI JEKULUNE BI'EFWHIHIM MA LEJSE FI KULUBIHIM WEL-LAHU 'A'LEMU BIMA JEKTUMUNE
C 3:168. Dhe ata që nuk luftuan dhe atyre të vetëve u thanë: "Sikur të na dëgjon neve (e të ktheheshin siç u kthyem ne), nuk do të mbyteshim!" Thuaju: "Largojeni pra vdekjen prej vetes suaj, nëse jeni të sigurt çka thoni?"
3:168. Atyre që nuk luftuan dhe thanë për vëllezërit e vet: “Sikur të na kishin dëgjuar ne, nuk do të ishin vrarë”, thuaju: “Prapësojeni vdekjen nga vetja, nëse flisni të vërtetën!”
3:168. Ata që u thanë vëllezërve të tyre, ndërsa ata vetë qëndruan ulur: "Sikur të na kishin dëgjuar, ata nuk do të ishin vrarë." Thuaj: "Largoni vdekjen nga vetet tuaja, nëse jeni të sinqertë."
3:168. EL-LEDHINE KALU LI'HWANIHIM WE KA'ADU LEW 'ETA'UNA MA KUTILU KUL FADRE'U 'AN 'ENFUSIKUMUL-MEWTE 'IN KUNTUM SADIKINE
C 3:169. Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti ityre.
3:169. Kurrsesi mos i quani të vdekur ata që janë vrarë në rrugën e Allahut. Jo, janë të gjallë, duke u ushqyer te Zoti i tyre.
3:169. Dhe mos mendoni se ata që janë vrarë në rrugën e Allahut janë të vdekur. Jo, ata janë të gjallë, duke u furnizuar tek Zoti i tyre.
3:169. WE LA TEHSEBENNEL-LEDHINE KUTILU FI SEBILI ELLAHI 'EMWATEN BEL 'EHJA'UN 'INDE RABBIHIM JURZEKUNE
C 3:170. Janë të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa i bashkuar rradhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen.
3:170. Janë të gëzuar për çfarë u ka dhënë Allahu nga dhuntitë e Tij dhe gëzohen edhe për ata që ende nuk u janë bashkuar e që kanë ngelur pas tyre (dhe ende nuk kanë rënë martirë), sepse nuk do të frikësohen (për çfarë i pret) dhe nuk do të pikëllohen (për çfarë kanë lënë pas).
3:170. Ata janë të gëzuar për atë që Allahu u ka dhënë nga favori i Tij dhe përgëzojnë ata që nuk janë bashkuar ende me ta, por që do të vijnë pas tyre – që për ta nuk ka as frikë dhe as ata nuk do të pikëllohen.
3:170. FERIHINE BIMA 'ATAHUMU ELLAHU MIN FEDLIHI WE JESTEBSHIRUNE BIEL-LEDHINE LEM JELHEKU BIHIM MIN HALFIHIM 'ELLA HAWFUN 'ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C 3:171. Ata janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha All-llahu, e s'ka dyshim se All-llahu nuk ua humb shpërblimin besimtërëve.
3:171. Ata gëzohen me dhuntitë dhe mirësinë e Allahut, sepse Allahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve.
3:171. Ata përgëzojnë një favor dhe një mirësi nga Allahu dhe që Allahu nuk humbet shpërblimin e besimtarëve.
3:171. JESTEBSHIRUNE BINI'METIN MINEL-LAHI WE FEDLIN WE 'ENNEL-LAHE LA JUDI'U 'EXHREL-MU'UMININE
C 3:172. Të cilët edhe pasi i goditi plaga iu përgjegjën All-llahut dhe të dërguarit. E për ata prej tyre që bënë, mirë dhe u ruajtën, është një shpërblim i madh.
3:172. Për ata që morën plagë të rënda, pasi iu përgjigjën thirrjes së Allahut dhe të të Dërguarit dhe për ata që kanë bërë të mira e që i frikësohen Allahut, ka shpërblim të madh.
3:172. Ata që iu përgjigjën Allahut dhe të Dërguarit pasi një plagë i kishte goditur – për ata që bënë mirë dhe ishin të devotshëm, ka një shpërblim të madh.
3:172. EL-LEDHINE ESTEXHABU LILLAHI WE ER-RESULI MIN BA'DI MA 'ESABEHUMUL-KARHU LILLEDHINE 'EHSENU MINHUM WE ETTEKAW 'EXHRUN 'ADHIMUN
C 3:173. E atyre (shokëve të Pejgamberit) që dikush u tha: "Populli (idhujtarët) është tubuar t'ju sulmojë, pra kini frikë!" Ajo, vetëm ua shtoi edhe më shumë besimin e thanë: "Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!"
3:173. (Shpërblim kanë edhe ata) të cilëve njerëzit (hipokritë) u thanë: “Shumë njerëz po mblidhen kundër jush, prandaj frikësohuni!” e kjo gjë ua shtoi atyre besimin dhe thanë: “Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!”
3:173. Ata të cilëve njerëzit u thanë: "Me të vërtetë, njerëzit janë mbledhur kundër jush, prandaj kini frikë prej tyre." Por kjo vetëm sa e shtoi besimin e tyre, dhe ata thanë: "Për ne mjafton Allahu, dhe Ai është ndihmësi më i mirë."
3:173. EL-LEDHINE KALE LEHUMU EN-NASU 'INNE EN-NASE KAD XHEMA'U LEKUM FAHSHEWHUM FEZADEHUM 'IMANEN WE KALU HESBUNALLAHU WE NI'MEL-WEKILU
C 3:174. Dhe atë pa i gjetur kurrfarë e keqe fituan begati e mirësi të mëdha nga All-llahu dhe e arritën kënaqësinë e Tij, All-llahu është dhurues i madh.
3:174. Ata u kthyen me dhuntitë dhe mirësitë e Allahut, nuk i gjeti asgjë e keqe dhe fituan kënaqësinë e Allahut. Allahu është Zotërues i mirësive të mëdha.
3:174. Prandaj, ata u kthyen me një favor dhe një mirësi nga Allahu, pa u prekur nga ndonjë e keqe. Dhe ata ndoqën kënaqësinë e Allahut. Dhe Allahu është Zotërues i mirësisë së madhe.
3:174. FANKALEBU BINI'METIN MINEL-LAHI WE FEDLIN LEM JEMSES/HUM SU'UN WE ETTEBA'U RIDWANEL-LAHI WEL-LAHU DHU FEDLIN 'ADHIMIN
C 3:175. Po atë (propagandë) e bëri vetëm shejtani që dëshironte me miqtë e vet (idhujtarët), t'ju friksojë, po ju mos u frikësoni prej tyre, frikësomuni Mua, nëse jeni besimtar.
3:175. Vetëm djalli i frikëson ithtarët e vet. Ju mos iu frikësoni atyre, por frikësohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë!
3:175. Me të vërtetë, ai është djalli që ju frikëson me aleatët e tij. Por mos kini frikë prej tyre; kini frikë prej Meje, nëse jeni besimtarë.
3:175. 'INNEMA DHELIKUMU ESH-SHEJTANU JUHAWWIFU 'EWLIJA'EHU FELA TEHAFUHUM WE HAFUNI 'IN KUNTUM MU'UMININE
C 3:176. E ty të mos të brengosin ata që përpiqen për mosbesim, ata kurrsesi nuk mund të dëmtojnë asgjë All-llahun. All-llahu me urtësinë e vet dëshiron që atyre të mos u takojë kurrfarë e mire në botën tjetër dhe ata kanë një dënim të madh.
3:176. Ti (o Muhamed) mos u brengos nga ata që nxitojnë në mohim, sepse, në të vërtetë ata nuk mund ta dëmtojnë Allahun aspak. Allahu dëshiron që të mos i shpërblejë me kurrfarë dhurate në botën tjetër; dhe për ata ka ndëshkim të madh.
3:176. Dhe mos u hidhëro për ata që nxitojnë drejt mosbesimit. Me të vërtetë, ata nuk i bëjnë dëm Allahut aspak. Allahu dëshiron të mos u japë atyre asnjë pjesë në botën tjetër. Dhe për ta është një ndëshkim i madh.
3:176. WE LA JEHZUNKEL-LEDHINE JUSARI'UNE FIL-KUFRI 'INNEHUM LEN JEDURRU ELLAHE SHEJ'EN JURIDU ELLAHU 'ELLA JEXH'ALE LEHUM HEDHDHAN FIL-'AHIRETI WE LEHUM 'ADHABUN 'ADHIMUN
C 3:177. Ata që në vend të besimit pranuan kufrin, nuk i bëjnë asgjë dëm All-llahut, ata i pret një dënim i idhët.
3:177. Ata që e ndërrojnë besimin e vërtetë me mohim, nuk mund t'i bëjnë kurrfarë dëmi Allahut e për ta ka ndëshkim të dhembshëm.
3:177. Me të vërtetë, ata që kanë blerë mosbesimin me besimin – ata nuk i bëjnë dëm Allahut aspak. Dhe për ta është një ndëshkim i dhimbshëm.
3:177. 'INNEL-LEDHINE ESHTEREWL-KUFRE BIL-'IMANI LEN JEDURRU ELLAHE SHEJ'EN WE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C 3:178. Të mosmendojnë ata që nuk besuan se afatin që u dhamë Ne atyre të jetojnë, është në dobi të tyre. Ne i lamë të jetojnë vetëm që shtojnë edhe më shumë mëkate, se ata i pret dënim nënçmues.
3:178. Le të mos mendojnë kurrsesi jobesimtarët se për ata është mirë që ua zgjasim jetën. Ne ua zgjasim jetën vetëm për t'i shtuar gjynahet; për ata ka ndëshkim poshtërues.
3:178. Dhe mos lejo që ata që nuk besojnë të mendojnë se vonesa që Ne u japim atyre është e mirë për ta. Ne ua zgjasim atyre vetëm që të shtojnë mëkatet e tyre. Dhe për ta është një ndëshkim poshtërues.
3:178. WE LA JEHSEBENNEL-LEDHINE KEFERU 'ENNEMA NUMLI LEHUM HAJRUN LI'ENFUSIHIM 'INNEMA NUMLI LEHUM LIJEZDADU 'ITHMEN WE LEHUM 'ADHABUN MUHINUN
C 3:179. All-llahu nuk është që t'i lë besimtarët ashtu siç jeni, pa dalluar të keqin nga i miri. All-llahu nuk ju zbulon juve të fshehtat (e të dini se ç'mbajnë në zemrat e tyre). Por All-llahu është Ai që nga të dërguarit e vet zgjedh atë që do (e i zbulon ndonjë të fshehtë). Prandaj, besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, e në i besofshit dhe nëse ruheni, atëherë ju keni një shpërblim të madh.
3:179. Allahu nuk i lë besimtarët në gjendjen që ndodheni ju, por do ta ndajë të keqin prej të mirit. Allahu nuk do t'ua zbulojë të fshehtën (që vetëm Ai e di), por Allahu zgjedh kë të dojë nga të dërguarit e Tij. Besoni në Allahun dhe në të dërguarit e Tij! Nëse besoni dhe i frikësoheni Allahut, ju do të keni shpërblim të madh.
3:179. Allahu nuk do të lërë besimtarët në gjendjen në të cilën jeni, derisa Ai të bëjë të dallueshëm të keqin nga i miri. Dhe Allahu nuk do t'ju informojë për të padukshmen, por Allahu zgjedh nga të dërguarit e Tij kë të dojë. Prandaj, besoni në Allahun dhe të dërguarit e Tij. Dhe nëse besoni dhe jeni të devotshëm, atëherë për ju është një shpërblim i madh.
3:179. MA KANEL-LAHU LIJEDHEREL-MU'UMININE 'ALA MA 'ENTUM 'ALEJHI HETTA JEMIZEL-HABITHE MINET-TEJJIBI WE MA KANEL-LAHU LIJUTLI'AKUM 'ALEL-GAJBI WE LEKINNALL-LLAHE JEXHTEBI MIN RUSULIHI MEN JESHA'U FE'AMINU BILLAHI WE RUSULIHI WE 'IN TU'UMINU WE TETTEKU FELEKUM 'EXHRUN 'ADHIMUN
C 3:180. Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e kijametit do t'u mbështillet në qafën e tyre. All-llahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka, All-llahu është i njohur mirë më atë që veproni.
3:180. Ata që bëhen koprracë me të mirat që ua ka dhënë Allahu, kurrsesi të mos mendojnë se kështu është më mirë për ta! Jo, kjo është më keq për ata! Ajo që kanë grumbulluar do t'u ngarkohet atyre në qafë Ditën e Kiametit. E Allahut është trashëgimia e qiejve dhe e Tokës dhe Allahu e di mirë ç'punoni ju.
3:180. Dhe mos lejo ata që janë koprracë me atë që Allahu u ka dhënë atyre nga mirësia e Tij të mendojnë se kjo është e mirë për ta. Përkundrazi, është e keqe për ta. Ajo që ata ishin koprracë me të do të jetë një jakë rreth qafës së tyre në Ditën e Ringjalljes. Dhe Allahut i përket trashëgimia e qiejve dhe e tokës. Dhe Allahu është i Dituri për atë që bëni.
3:180. WE LA JEHSEBENNEL-LEDHINE JEBHALUNE BIMA 'ATAHUMU ELLAHU MIN FEDLIHI HUWE HAJREN LEHUM BEL HUWE SHERRUN LEHUM SEJUTEWWEKUNE MA BEHILU BIHI JEWMEL-KIJAMETI WE LILLEHI MIRATHU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WEL-LAHU BIMA TA'MELUNE HABIRUN
C 3:181. All-llahu ka dëgjuar fjalën e tyre që thanë: "All-llahu është i varfër e ne jemi të pasur!" Ne do të shënojmë atë që thanë ata dhe që i mbytën pejgamberët pa kurrfarë faji, e do t'ju themi: "Vuajeni mundimin e djegies së zjarrit.
3:181. Sigurisht që Allahu i ka dëgjuar fjalët e atyre (çifutëve) që thanë: “Allahu është i varfër, kurse ne jemi të pasur”. Ne do ta shënojmë atë që thanë, si dhe vrasjen e profetëve nga ana e tyre pa kurrfarë të drejte dhe do t'u themi atyre: “Shijoni dënimin në zjarr!”
3:181. Me të vërtetë, Allahu ka dëgjuar fjalët e atyre që thanë: "Me të vërtetë, Allahu është i varfër dhe ne jemi të pasur." Ne do ta regjistrojmë atë që thanë dhe vrasjen e tyre të padrejtë të profetëve. Dhe Ne do t'u themi: "Shijoni ndëshkimin e djegies."
3:181. LEKAD SEMI'ALLAHU KAWLEL-LEDHINE KALU 'INNALL-LLAHE FEKIRUN WE NEHNU 'EGNIJA'U SENEKTUBU MA KALU WE KATLEHUMUL-'ENBIJA'E BIGAJRI HEKKIN WE NEKULU DHUKU 'ADHABEL-HERIKI
C 3:182. Kjo është meritë e duarve tuaja, se All-llahu nuk është zullumqar ndaj robëve".
3:182. Ky është ndëshkimi i veprave të duarve tuaja, se Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të Vet.
3:182. Kjo është për atë që duart tuaja kanë dërguar përpara, dhe me të vërtetë, Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të Tij.
3:182. DHALIKE BIMA KADDEMET 'EJDIKUM WE 'ENNEL-LAHE LEJSE BIDHELLAMIN LIL'ABIDI
C 3:183. Ata janë që thanë: "All-llahu na ka porositur që të mos besojmë asnjë të dërguar derisa ai të na sjellë një kurban që do ta ngrënë zjarri. Thuaju: "Para meje juve u erdhën të dërguar me argumente dhe me atë që e thatë, e përse i mbytët ata, nëse thoni të vërtetën?"
3:183. Atyre që thonë: “Allahu na ka urdhëruar që të mos i besojmë asnjë të dërguari, derisa të na sjellë një kurban që ta përpijë zjarri”, thuaju (o Muhamed): “Të dërguarit para meje ju kanë sjellë juve prova të qarta si dhe atë që thoni ju, atëherë, pse i vratë ata, nëse thoni të vërtetën?”
3:183. Ata që thanë: "Me të vërtetë, Allahu na ka bërë një marrëveshje që të mos besojmë në asnjë të dërguar derisa ai të na sjellë një flijim që të konsumohet nga zjarri." Thuaj: "Me të vërtetë, juve ju kanë ardhur të dërguar para meje me prova të qarta dhe me atë që thatë, prandaj pse i vratë ata nëse ishit të sinqertë?"
3:183. EL-LEDHINE KALU 'INNALL-LLAHE 'AHIDE 'ILEJNA 'ELLA NU'UMINE LIRESULIN HETTA JE'TIJENA BIKURBANIN TE'KULUHU EN-NARU KUL KAD XHA'EKUM RUSULUN MIN KABLI BIL-BEJJINATI WE BIEL-LEDHI KULTUM FELIME KATELTUMUHUM 'IN KUNTUM SADIKINE
C 3:184. Po nëse ata ty të përgënjeshtrojnë, janë përgënjeshtruar edhe para teje të dërguar që u erdhën me argumente të prera, me shkrime qiellore dhe me libër të ndritshëm.
3:184. Nëse ata ty (o Muhamed) të quajnë për gënjeshtar, edhe të dërguar të tjerë që kanë ardhur para teje janë përgënjeshtruar, ndonëse kanë sjellë shenja të qarta, shkrime dhe Librin e ndritur.
3:184. Dhe nëse ata të përgënjeshtrojnë ty, atëherë të dërguarit para teje gjithashtu u përgënjeshtruan, ata që sollën prova të qarta, shkrime dhe Librin ndriçues.
3:184. FE'IN KEDHDHEBUKE FEKAD KUDHDHIBE RUSULUN MIN KABLIKE XHA'U BIL-BEJJINATI WE EZ-ZUBURI WEL-KITABIL-MUNIRI
C 3:185. Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit, e kush shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.
3:185. Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen. Shpërblimet do t'u plotësohen vetëm në Ditën e Kiametit; kushdo që shpëton nga zjarri i Xhehenemit dhe hyn në Xhenet, ai ka fituar (gjithçka që mund të dëshirohet). Ndërsa jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese.
3:185. Çdo shpirt do të shijojë vdekjen. Dhe ju do të merrni plotësisht shpërblimet tuaja vetëm në Ditën e Gjykimit. Pra, kushdo që largohet nga zjarri dhe hyn në Xhenet, me të vërtetë, ka fituar. Dhe jeta e kësaj bote është vetëm një kënaqësi mashtruese.
3:185. KULLU NEFSIN DHA'IKATUL-MEWTI WE 'INNEMA TUWEFFEWNE 'UXHUREKUM JEWMEL-KIJAMETI FEMEN ZUHZIHE 'ANI EN-NARI WE 'UDHILEL-XHENNETE FEKAD FAZE WE MAL-HEJETU ED-DUNJA 'ILLA META'UL-GURURI
C 3:186. Ju patjetër do të sprovoheni si në pasurinë tuaj, si në vetën tuaj, madje do të dëgjoni ofendime të shumta prej atyre që u është libri para jush, e edhe prej idhujtarëve, po në qoftë se duroni dhe ruheni, ajo është gjëja më vendimtare.
3:186. Ju, me siguri, do të sprovoheni në pasurinë e në jetën tuaj dhe do të dëgjoni shumë fyerje nga popujt që iu është dhënë Libri para jush, si dhe nga paganët. Por, nëse ju duroni dhe ruheni (nga të këqijat), atëherë kjo është vërtet përcaktuese e çështjeve.
3:186. Me të vërtetë, ju do të sprovoheni në pasuritë tuaja dhe në vetet tuaja, dhe me të vërtetë, ju do të dëgjoni shumë ofendime nga ata që u është dhënë Libri para jush dhe nga ata që i shoqërojnë Allahut. Por nëse jeni të duruar dhe të devotshëm, atëherë kjo është një çështje e vendosmërisë.
3:186. LETUBLEWUNNE FI 'EMWALIKUM WE 'ENFUSIKUM WE LETESMA'UNNE MINEL-LEDHINE 'UTUL-KITABE MIN KABLIKUM WE MINEL-LEDHINE 'ESHREKU 'EDHEN KETHIREN WE 'IN TESBIRU WE TETTEKU FE'INNE DHALIKE MIN 'AZMIL-'UMURI
C 3:187. Dhe kur All-llahu mori zotimin nga ata që iu pat dhënë libri: që gjithqysh t'ua publikoni atë njerëzve, e të mos e fshehni, por ata e lanë pas dore atë për pak send të kësaj jete; pra, bënë punë të keqe.
3:187. Kujtoje (o Muhamed) kohën kur Allahu mori premtimin nga ata që u është dhënë Libri se do t'ua shpjegojnë atë njerëzve dhe nuk do të fshehin asgjë nga ai. Pastaj ata e hodhën pas shpine (premtimin) dhe e ndërruan atë me një vlerë të vogël. Eh, sa këmbim të shëmtuar që bënë ata!
3:187. Dhe kur Allahu mori marrëveshjen e atyre që u është dhënë Libri, duke thënë: "Ju duhet t'ua bëni të ditur atë njerëzve dhe të mos e fshehni atë." Por ata e hodhën atë pas krahëve të tyre dhe e shitën atë për një çmim të vogël. Dhe sa e keqe është ajo që ata blenë.
3:187. WE 'IDH 'EHADHEL-LAHU MITHAKAL-LEDHINE 'UTUL-KITABE LETUBEJJINUNNEHU LILNNASI WE LA TEKTUMUNEHU FENEBEDHUHU WERA'E DHUHURIHIM WE ESHTEREW BIHI THEMENEN KALILAN FEBI'SE MA JESHTERUNE
C 3:188. Mos mendo se janë të shpëtuar ata që gëzohen për atë që bënë (e fshehen çështjen tënde) dhe dëshirojnë të jenë të lavdëruar për atë që nuk e punuan mos llogarit shpëtim për ta (nuk e thanë të vërtetën), ata kanë një dënim të dhëmbshëm.
3:188. Mos mendo se ata që gëzohen për çfarë kanë punuar dhe dëshirojnë të lavdërohen për çfarë nuk kanë punuar, pra, kurrsesi mos mendo se ata do t'i shpëtojnë ndëshkimit; për ata ka ndëshkim të dhembshëm.
3:188. Dhe mos mendo se ata që gëzohen për atë që kanë bërë dhe dëshirojnë të lavdërohen për atë që nuk kanë bërë, mos mendo se ata do të jenë të sigurt nga ndëshkimi. Dhe për ta është një ndëshkim i dhimbshëm.
3:188. LA TEHSEBENNEL-LEDHINE JEFREHUNE BIMA 'ETEW WE JUHIBBUNE 'EN JUHMEDU BIMA LEM JEF'ALU FELA TEHSEBENNEHUM BIMEFAZETIN MINEL-'ADHABI WE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C 3:189. Vetëm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokës dhe All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send.
3:189. Allahut i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës dhe (vetëm) Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
3:189. Dhe Allahut i përket mbretëria e qiejve dhe e tokës. Dhe Allahu ka fuqi mbi çdo gjë.
3:189. WE LILLEHI MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WEL-LAHU 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 3:190. Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.
3:190. Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës, ka shenja për mendarët,
3:190. Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të tokës dhe në ndërrimin e natës dhe të ditës janë shenja për ata që kanë mendje.
3:190. 'INNE FI HALKI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE EHTILAFIL-LEJLI WE EN-NEHARI LE'AJATIN LI'WLIL-'ELBABI
C 3:191. Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!
3:191. për ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë dhe që meditojnë për krijimin e qiejve dhe të Tokës (duke thënë:) “O Zoti Ynë! Ti nuk i ke krijuar kot këto lartësuar qofsh (nga çdo e metë)! Prandaj na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit.
3:191. Ata që përkujtojnë Allahun duke qëndruar, ulur dhe shtrirë mbi krahët e tyre dhe reflektojnë mbi krijimin e qiejve dhe të tokës, duke thënë: "Zoti ynë, Ti nuk e ke krijuar këtë kot. I lavdishëm je Ti; prandaj, ruana nga ndëshkimi i zjarrit.
3:191. EL-LEDHINE JEDHKURUNEL-LAHE KIJAMEN WE KU'UDAN WE 'ALA XHUNUBIHIM WE JETEFEKKERUNE FI HALKI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI REBBENA MA HALEKTE HADHA BATILÆN SUBHANEKE FEKINA 'ADHABE EN-NARI
C 3:192. Zoti ynë, atë Ti e fute në zjarr, atë e ke poshtëruar; për mizorët nuk ka ndihmëtarë!
3:192. O Zoti Ynë, cilindo që Ti e fut në zjarr, Ti e ke poshtëruar atë. Dhe për mohuesit nuk do të ketë kurrfarë ndihmuesi.
3:192. Zoti ynë, me të vërtetë, kë të fusësh Ti në zjarr, me të vërtetë, e ke poshtëruar atë. Dhe për të padrejtët nuk ka ndihmës.
3:192. REBBENA 'INNEKE MEN TUDHILI EN-NARE FEKAD 'EHZEJTEHU WE MA LILDHDHALIMINE MIN 'ENSARIN
C 3:193. Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e që thoshte): Të besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i falë mëkatet tona, na i mbulo të metat dhe pas vdekjes na bashko me të mirët!
3:193. O Zoti Ynë! Ne dëgjuam një thirrës që na ftonte në besim: “Besoni Zotin tuaj!” Dhe kështu besuam. O Zoti Ynë! Na i fal gjynahet tona, na i shlyej gabimet dhe bëna që të vdesim me të mirët!
3:193. Zoti ynë, ne kemi dëgjuar një thirrës që thërret për besimin, duke thënë: 'Besoni në Zotin tuaj,' dhe ne kemi besuar. Zoti ynë, na fal mëkatet tona dhe na mbulo të këqijat tona, dhe na vdis me të drejtët.
3:193. REBBENA 'INNENA SEMI'NA MUNADIEN JUNADI LIL'IMANI 'EN 'AMINU BIREBBIKUM FE'AMENNA REBBENA FAGFIR LENA DHUNUBENA WE KEFFIR 'ANNA SEJJI'ATINA WE TEWEFFENA ME'AL-'EBRARI
C 3:194. Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet të dërguarëve Tu, na e premtove dhe në ditën e kijametit mos na turpëro; vërtet Ti je Ai që nuk e shkel premtimin!"
3:194. O Zoti Ynë! Na e jep shpërblimin që na ke premtuar nëpërmjet të dërguarve të Tu dhe mos na poshtëro në Ditën e Kiametit! Se Ti, me të vërtetë, nuk e shkel premtimin e dhënë!”
3:194. Zoti ynë, na jep atë që na ke premtuar përmes të dërguarve të Tu dhe mos na turpëro në Ditën e Ringjalljes. Me të vërtetë, Ti nuk e thyen premtimin."
3:194. REBBENA WE 'ATINA MA WE'ADTENA 'ALA RUSULIKE WE LA TUHZINA JEWMEL-KIJAMETI 'INNEKE LA TUHLIFUL-MI'ADE
C 3:195. Zoti i tyre iu përgjegj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni njëri nga tjetri por ata që u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe emigruan, u munduan vetëm pse ishin në rrugën Time, luftuan dhe u vranë, atyre patjetër do t'ua shlyej mëkatet e tyre dhe do t'i vejë në xhennete në të cilët burojnë lumenj. Ai është shpërblim nga ana e All-llahut, se më i miri i shpërblimeve është tek All-llahu.
3:195. Dhe Zoti iu përgjigj lutjes së tyre: “Unë nuk do t'ia humb mundin askujt nga ju që ka bërë vepra, qoftë mashkull apo femër. Ju jeni njëlloj (në shpërblim). Atyre që u shpërngulën, u dëbuan nga vatrat e tyre, u munduan në rrugën Time, luftuan dhe u vranë, Unë do t'ua mbuloj veprat e këqija dhe do t'i shpie në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, si shpërblim nga Allahu. Shpërblimi më i mirë është tek Allahu.”
3:195. Prandaj, Zoti i tyre iu përgjigj atyre: "Unë nuk do ta humbas veprën e asnjërit prej jush, qoftë mashkull apo femër. Ju jeni njëri nga tjetri. Pra, ata që migruan dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe u lënduan në rrugën Time dhe luftuan dhe u vranë – Unë do t'ua mbuloj të këqijat e tyre dhe do t'i fus në kopshtet nën të cilët rrjedhin lumenj, si shpërblim nga Allahu. Dhe tek Allahu është shpërblimi më i mirë.
3:195. FASTEXHABE LEHUM REBBUHUM 'ENNI LA 'UDI'U 'AMELE 'AMILIN MINKUM MIN DHEKERIN 'EW 'UNTHA BA'DUKUM MIN BA'DIN FE-EL-LEDHINE HAXHERU WE 'UHRIXHU MIN DIJARIHIM WE 'UDHU FI SEBILI WE KATELU WE KUTILU LE'UKEFFIRENNE 'ANHUM SEJJI'ATIHIM WE LE'UDHILENNEHUM XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU THEWABEN MIN 'INDI ELLAHI WEL-LAHU 'INDEHU HUSNU ETH-THEWABI
C 3:196. Të mos mashtrojë bredhja nëpër qytete e atyre që nuk besuan.
3:196. Ti (o Muhamed) mos u mashtro nga bredhja e jobesimtarëve nëpër botë!
3:196. Mos u mashtro nga lëvizja e lirë e jobesimtarëve nëpër tokë.
3:196. LA JEGURRENNEKE TEKALLUBUL-LEDHINE KEFERU FIL-BILADI
C 3:197. Ajo është një kënaqësi e pakët, e pastaj vendi i tyre është xhehennemi që është vend mjerimi.
3:197. Kjo mirëqenie është e shkurtër; pastaj, strehimi i tyre është Xhehenemi. Eh, sa shtrat i keq është ai vend!
3:197. Kjo është një kënaqësi e vogël, pastaj vendbanimi i tyre është Xhehenemi. Dhe sa vend i keq është ai!
3:197. META'UN KALILUN THUMME ME'WAHUM XHEHENNEMU WE BI'SEL-MIHADU
C 3:198. Por ata që ia patën frikën Zotit të tyre, ata i kanë xhennetet nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty janë përgjithmonë. Ajo është pritje nga ana e All-llahut, e për të mirët më e dobishmja është ajo që është tek All-llahu.
3:198. Por, ata që i frikësohen Zotit të tyre do të kenë kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përjetësisht, si dhuratë prej Allahut. Dhe ajo që është tek Allahu, është dhurata më e mirë për besimtarët e vërtetë.
3:198. Por ata që kanë frikë Zotin e tyre – për ta do të jenë kopshtet nën të cilët rrjedhin lumenj, aty do të jenë përgjithmonë, një mikpritje nga Allahu. Dhe ajo që është tek Allahu është më e mirë për të drejtët.
3:198. LEKINIL-LEDHINE ETTEKAW REBBEHUM LEHUM XHENNATUN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA NUZULEN MIN 'INDI ELLAHI WE MA 'INDEL-LAHI HAJRUN LIL'EBRARI
C 3:199. Po edhe nga ithtarët e librit ka që besojnë All-llahun, e besojnë atë që u është shpallur juve, e besojnë atë që është shpallur atyre, janë të bindur ndaj All-llahut, dhe argumentet e All-llahut në shpallje nuk i shesin për pak send të kësaj jete, të tillët kanë shpërblimin e vet tek Zoti i tyre, e All-llahu është që llogarinë e bën shpejt.
3:199. Midis ithtarëve të Librit, me siguri ka të atillë që e besojnë Allahun dhe atë që ju është shpallur juve, si dhe atë që u është shpallur atyre, duke qenë të përulur para Allahut dhe pa i këmbyer shpalljet e Tij me ndonjë vlerë të paktë. Ata do të kenë shpërblimin e tyre te Zoti i tyre. Vërtet, Allahu është i shpejtë në llogari!
3:199. Dhe me të vërtetë, midis atyre që u është dhënë Libri janë ata që besojnë në Allahun dhe në atë që ju është shpallur juve dhe në atë që u është shpallur atyre, të përulur ndaj Allahut. Ata nuk i shesin shenjat e Allahut për një çmim të vogël. Ata do të kenë shpërblimin e tyre te Zoti i tyre. Me të vërtetë, Allahu është i Shpejtë në llogaritjen e Tij.
3:199. WE 'INNE MIN 'EHLIL-KITABI LEMEN JU'UMINU BILLAHI WE MA 'UNZILE 'ILEJKUM WE MA 'UNZILE 'ILEJHIM HASHI'INE LILLAHI LA JESHTERUNE BI'AJATI ELLAHI THEMENEN KALILAN 'ULA'IKE LEHUM 'EXHRUHUM 'INDE RABBIHIM 'INNALL-LLAHE SERI'UL-HISABI
C 3:200. O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgaditur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të All-llahut.
3:200. O besimtarë! Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin të jeni të tillë; bëhuni të vendosur dhe vigjilentë (në vepra të mira dhe në ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni!
3:200. O ju që keni besuar, bëhuni të duruar dhe të qëndrueshëm, dhe qëndroni të palëkundur dhe kini frikë Allahun që të mund të jeni të suksesshëm.
3:200. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU ESBIRU WE SABIRU WE RABITU WE ETTEKU ELLAHE LE'ALLEKUM TUFLIHUNE