U kopjua
        
        
            
                
 
                Kur'ani Fisnik
                kërkim në gjuhën shqipe
            
            
            
                
                    Kërkuat fjalën:
                
                
                    Ajete: 11
                
             
            
            
            
            
                    
                    
                        
                        Sherif Ahmeti
                        
                        Hasan Nahi
                        
                        ChatGPT
                        
                        Transliterimi
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:93.
                            I tërë ushqimi ishte i lejuar për bijtë e israilit, përveç atij që Israili (Jakubi) para se të zbriste Tevrati, ia ndaloi vetvetes. Thuaju: "Silleni pra një Tevrat dhe lexoni atë, nëse jeni të vërtetë (në çka thoni) "?
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:93.
                            Të gjitha ushqimet kanë qenë të lejuara për bijtë e Izraelit, përveç asaj që IzrAli ia ndaloi vetes para shpalljes së Teuratit. Thuaj (o Muhamed): “Silleni Teuratin dhe lexojeni atë, nëse thoni të vërtetën!”
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:93.
      E gjithë ushqimi ishte i lejueshëm për bijtë e Izraelit përveç asaj që Izraeli ndaloi për veten e tij para se të zbritej Teurati. Thuaj: "Sillni Teuratin dhe lexoni atë, nëse jeni të sinqertë."
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:93.
                            KULLUT-TA'AMI KANE HILLEN LIBENI 'ISRA'ILE 'ILLA MA HERREME 'ISRA'ILU 'ALA NEFSIHI MIN KABLI 'EN TUNEZZELET-TEWRATU KUL FE'TU BIT-TEWRÆTI FATLUHA 'IN KUNTUM SADIKINE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:94.
                            Ai që edhe pas kësaj shpif gënjeshtra kundër All-llahut, ata vërtet janë mizorë.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:94.
                            E kushdo që shpif gënjeshtra për Allahun, pas kësaj ai ka kaluar nga e drejta në të shtrembrën.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:94.
      Por kushdo që shpik një gënjeshtër për Allahun pas kësaj – ata janë të padrejtët.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:94.
                            FEMENI EFTERA 'ALA ELLAHIL-KEDHIBE MIN BA'DI DHALIKE FE'ULA'IKE HUMU EDH-DHALIMUNE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:95.
                            Thuaj: "All-llahu e tha të vërtetën, pra ndiqeni fenë e pastër të Ibrahimit, sepse ai nuk u takonte idhujtarëve".
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:95.
                            Thuaj (o Muhamed!): “Allahu thotë të vërtetën, prandaj ndiqeni fenë e pastër të Ibrahimit, i cili nuk ishte idhujtar”.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:95.
      Thuaj: "Allahu ka thënë të vërtetën. Ndiqni fenë e Ibrahimit, të përkushtuar ndaj së vërtetës. Dhe ai nuk ishte nga idhujtarët."
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:95.
                            KUL SEDEKAL-LAHU FE ETTEBI'U MILLETE 'IBRAHIME HENIFEN WE MA KANE MINEL-MUSHRIKINE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:96.
                            Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekke), e dobishme, udhërrëfyese për mbarë njerëzimin.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:96.
                            Me të vërtetë, Faltorja e parë e ngritur për njerëzit, është ajo në Bekkë (Mekë), e bekuar dhe udhërrëfyese për popujt.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:96.
      Me të vërtetë, Shtëpia e parë e ndërtuar për njerëzit ishte ajo në Bekka, e bekuar dhe udhëzim për botët.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:96.
                            'INNE 'EWWELE BEJTIN WUDI'A LILNNASI LELLEDHI BIBEKKETE MUBAREKEN WE HUDEN LIL'ALEMINE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:97.
                            Aty ka shenja të qarta: vendi i Ibrahimit, dhe kush hyn në te, ai është i sigurt. Për hir të All-llahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:97.
                            Në të ka shenja të qarta (që janë): vendi i Ibrahimit (mekami Ibrahim); (fakti që) kush hyn në të është i sigurt; dhe vizita (për haxh) e kësaj Faltoreje (e cila është detyrë) për këdo që ka mundësi ta përballojë rrugën. E kush nuk beson, Allahu nuk ka nevojë për askënd.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:97.
      Në të ka shenja të qarta – vendi i Ibrahimit. Dhe kushdo që hyn në të është i sigurt. Dhe për Allahun është një detyrim për njerëzit që të kryejnë Haxhin te Shtëpia, nëse kanë mundësi për ta bërë këtë. Por kushdo që mohon – me të vërtetë, Allahu është i Pasur ndaj botëve.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:97.
                            FIHI 'AJATUN BEJJINATUN MEKAMU 'IBRAHIME WE MEN DEHALEHU KANE 'AMINEN WE LILLEHI 'ALA EN-NASI HIXHXHUL-BEJTI MENI ESTETA'A 'ILEJHI SEBILAN WE MEN KEFERE FE'INNALL-LLAHE GANIJUN 'ANIL-'ALEMINE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:98.
                            Thuaj: "O ithtarë të librit, përse i mohoni ajetet (argumentet) e All-llahut"? E All-llahu mbikëqyr atë që veproni.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:98.
                            Thuaj (o Muhamed): “O ithtarët e Librit! Pse mohoni shpalljet e Allahut, ndërkohë që Allahu është dëshmitar i çdo gjëje që bëni?!”
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:98.
      Thuaj: "O njerëz të Librit, pse i mohoni shenjat e Allahut, ndërsa Allahu është Dëshmues për atë që bëni?"
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:98.
                            KUL JA 'EHLEL-KITABI LIME TEKFURUNE BI'AJATI ELLAHI WEL-LAHU SHEHIDUN 'ALA MA TA'MELUNE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:99.
                            Thuaj: "O ithtarë të librit, përse e pengoni atë që besoni nga rruga e All-llahut, duke u angazhuar që ta paraqitni atë të shtrembër, ndërsa vetë ju, jeni dëshmues se është e vërtetë! Veprimi juaj nuk mund t'i shmanget mbikëqyrjes së All-llahut.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:99.
                            Thuaj: “O ithtarët e Librit! Pse e pengoni nga rruga e Allahut atë që beson e përpiqeni ta shtrembëroni (atë rrugë), ndërkohë që jeni dëshmitarë (se kjo është rruga e vërtetë)? (Dijeni se) Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprave që ju bëni!”
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:99.
      Thuaj: "O njerëz të Librit, pse e ndaloni atë që është në rrugën e Allahut për ata që kanë besuar, duke kërkuar që ta shtrembëroni atë, ndërsa ju jeni dëshmitarë? Dhe Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni."
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:99.
                            KUL JA 'EHLEL-KITABI LIME TESUDDUNE 'AN SEBILI ELLAHI MEN 'AMENE TEBGUNEHA 'IWEXHEN WE 'ENTUM SHUHEDA'U WE MALLAHU BIGAFILIN 'AMMA TA'MELUNE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:100.
                            O ju që besuat, në qoftë se ju i bindeni një grupi të atyre që iu është dhënë libri, ata, pas besimit tuaj, do t'ju kthejnë në mosbesimtarë.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:100.
                            O besimtarë! Nëse i bindeni një grupi nga ata që u është dhënë Libri, ata do t'ju kthejnë në jobesimtarë, pasi patët besuar.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:100.
      O ju që keni besuar, nëse i bindeni një grupi nga ata që u është dhënë Libri, ata do t'ju kthejnë në mosbesim pasi që keni besuar.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:100.
                            JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'IN TUTI'U FERIKEN MINEL-LEDHINE 'UTUL-KITABE JERUDDUKUM BA'DE 'IMANIKUM KAFIRINE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:101.
                            Si bën të mos besoni, kur juve janë duke iu lexuar (duke iu shpallur) ajetet e All-llahut dhe kur në mesin tuaj gjendet i dërguari i Tij? E kush i përmbahet fesë së All-llahut, ai pa dyshim është i udhëzuar në rrugën e drejtë.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:101.
                            E si mund të mos besoni kur juve ju lexohen shpalljet e Allahut dhe midis jush ndodhet i Dërguari i Tij?! Kush mbahet fort pas (fesë së) Allahut, sigurisht që është i drejtuar në udhë të mbarë.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:101.
      Dhe si mund të mohoni, ndërsa juve ju lexohen vargjet e Allahut dhe në mesin tuaj është i Dërguari i Tij? Dhe kushdo që përmbahet pas Allahut – me të vërtetë, ai është udhëzuar në një rrugë të drejtë.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:101.
                            WE KEJFE TEKFURUNE WE 'ENTUM TUTLA 'ALEJKUM 'AJATU ELLAHI WE FIKUM RESULUHU WE MEN JA'TESIM BILLAHI FEKAD HUDIJE 'ILA SIRATIN MUSTEKIMIN
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:102.
                            O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:102.
                            O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:102.
      O ju që keni besuar, kini frikë Allahun ashtu siç duhet të keni frikë dhe mos vdisni përveçse duke qenë muslimanë.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:102.
                            JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU ETTEKU ELLAHE HEKKA TUKATIHI WE LA TEMUTUNNE 'ILLA WE 'ENTUM MUSLIMUNE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:103.
                            Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur'anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtojeni nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua sqaron juve argumentet e veta që ju ta gjeni të vërtetën e lumtur.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:103.
                            Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu, Allahu jua shpjegon shpalljet e Veta, që ju të drejtoheni në udhën e drejtë.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:103.
      Dhe kapuni fort pas litarit të Allahut të gjithë së bashku dhe mos u përçani. Dhe përkujtoni mirësinë e Allahut mbi ju kur ishit armiq, dhe Ai bashkoi zemrat tuaja, dhe me mirësinë e Tij u bëtë vëllezër. Dhe ishit buzë një grope nga zjarri, dhe Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu Allahu ua shpjegon shenjat e Tij që të mund të udhëzoheni.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:103.
                            WE A'TESIMU BIHEBLI ELLAHI XHEMI'EN WE LA TEFERREKU WE EDHKURU NI'METEL-LAHI 'ALEJKUM 'IDH KUNTUM 'A'DA'EN FE'ELLEFE BEJNE KULUBIKUM FE'ESBEHTUM BINI'METIHI 'IHWANAN WE KUNTUM 'ALA SHEFA HUFRETIN MINE EN-NARI FE'ENKADHEKUM MINHA KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU LEKUM 'AJATIHI LE'ALLEKUM TEHTEDUNE