Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 3:90. Ata, të cilët pas besimit të tyre u bënë pabesimtarë, e pastaj e shtuan mosbesimin, atyre kurrsesi nuk do t'u pranohet pendimi. Të tillët janë mu ata të humburit.
3:90. Vërtet, atyre që mohojnë pasi patën besuar dhe pastaj e shtojnë mohimin e tyre, nuk do t'u pranohet pendimi (kur janë me shpirtin në grykë). Pikërisht këta janë ata që kanë humbur.
3:90. Me të vërtetë, ata që mohojnë pas besimit të tyre dhe pastaj rriten në mosbesim – pendimi i tyre nuk do të pranohet. Dhe ata janë ata që janë të humbur.
3:90. 'INNEL-LEDHINE KEFERU BA'DE 'IMANIHIM THUMME EZDADU KUFREN LEN TUKBELE TEWBETUHUM WE 'ULA'IKE HUMU ED-DALLUNE
C 3:91. Ata që nuk besuan dhe vdiqën si mosbesimtarë, asnjërit prej tyre nuk do t'i pranohet për kompensim, qoftë edhe plotë faqen e dheut ari. Ata i pret një dënim i dhembshëm dhe për ta nuk ka ndihmëtarë.
3:91. Nuk ka dyshim se atyre që e mohojnë besimin dhe vdesin mosbesimtarë, nuk do t'u pranohet asnjë shpërblesë, edhe sikur ajo të ishte sa e tërë toka e mbuluar me ar. Ata i pret një dënim i dhembshëm dhe askush nuk do t'i ndihmojë.
3:91. Me të vërtetë, ata që mohojnë dhe vdesin si jobesimtarë – për ta nuk do të pranohet as ari sa do të mbushte tokën nëse ata do ta ofronin si shpengim. Ata janë ata që do të kenë një ndëshkim të dhimbshëm, dhe për ta nuk do të ketë ndihmës.
3:91. 'INNEL-LEDHINE KEFERU WE MATU WE HUM KUFFARUN FELEN JUKBELE MIN 'EHEDIHIM MIL'UL-'ERDI DHEHEBEN WE LEW EFTEDA BIHI 'ULA'IKE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN WE MA LEHUM MIN NASIRINE
C 3:92. Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. Çkado që jepni (për Zotin), All-llahu atë e di.
3:92. Nuk keni për ta arritur përkushtimin e vërtetë, derisa të ndani (lëmoshë) nga ajo (pasuri) që e doni. Çfarëdo që të ndani, Allahu e di mirë atë.
3:92. Ju nuk do të arrini drejtësinë e plotë derisa të shpenzoni nga ajo që e doni. Dhe çfarëdo që të shpenzoni nga pasuria juaj, me të vërtetë, Allahu e di atë.
3:92. LEN TENALUL-BIRRE HETTA TUNFIKU MIMMA TUHIBBUNE WE MA TUNFIKU MIN SHEJ'IN FE'INNALL-LLAHE BIHI 'ALIMUN
C 3:93. I tërë ushqimi ishte i lejuar për bijtë e israilit, përveç atij që Israili (Jakubi) para se të zbriste Tevrati, ia ndaloi vetvetes. Thuaju: "Silleni pra një Tevrat dhe lexoni atë, nëse jeni të vërtetë (në çka thoni) "?
3:93. Të gjitha ushqimet kanë qenë të lejuara për bijtë e Izraelit, përveç asaj që IzrAli ia ndaloi vetes para shpalljes së Teuratit. Thuaj (o Muhamed): “Silleni Teuratin dhe lexojeni atë, nëse thoni të vërtetën!”
3:93. E gjithë ushqimi ishte i lejueshëm për bijtë e Izraelit përveç asaj që Izraeli ndaloi për veten e tij para se të zbritej Teurati. Thuaj: "Sillni Teuratin dhe lexoni atë, nëse jeni të sinqertë."
3:93. KULLUT-TA'AMI KANE HILLEN LIBENI 'ISRA'ILE 'ILLA MA HERREME 'ISRA'ILU 'ALA NEFSIHI MIN KABLI 'EN TUNEZZELET-TEWRATU KUL FE'TU BIT-TEWRÆTI FATLUHA 'IN KUNTUM SADIKINE
C 3:94. Ai që edhe pas kësaj shpif gënjeshtra kundër All-llahut, ata vërtet janë mizorë.
3:94. E kushdo që shpif gënjeshtra për Allahun, pas kësaj ai ka kaluar nga e drejta në të shtrembrën.
3:94. Por kushdo që shpik një gënjeshtër për Allahun pas kësaj – ata janë të padrejtët.
3:94. FEMENI EFTERA 'ALA ELLAHIL-KEDHIBE MIN BA'DI DHALIKE FE'ULA'IKE HUMU EDH-DHALIMUNE
C 3:95. Thuaj: "All-llahu e tha të vërtetën, pra ndiqeni fenë e pastër të Ibrahimit, sepse ai nuk u takonte idhujtarëve".
3:95. Thuaj (o Muhamed!): “Allahu thotë të vërtetën, prandaj ndiqeni fenë e pastër të Ibrahimit, i cili nuk ishte idhujtar”.
3:95. Thuaj: "Allahu ka thënë të vërtetën. Ndiqni fenë e Ibrahimit, të përkushtuar ndaj së vërtetës. Dhe ai nuk ishte nga idhujtarët."
3:95. KUL SEDEKAL-LAHU FE ETTEBI'U MILLETE 'IBRAHIME HENIFEN WE MA KANE MINEL-MUSHRIKINE
C 3:96. Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekke), e dobishme, udhërrëfyese për mbarë njerëzimin.
3:96. Me të vërtetë, Faltorja e parë e ngritur për njerëzit, është ajo në Bekkë (Mekë), e bekuar dhe udhërrëfyese për popujt.
3:96. Me të vërtetë, Shtëpia e parë e ndërtuar për njerëzit ishte ajo në Bekka, e bekuar dhe udhëzim për botët.
3:96. 'INNE 'EWWELE BEJTIN WUDI'A LILNNASI LELLEDHI BIBEKKETE MUBAREKEN WE HUDEN LIL'ALEMINE
C 3:97. Aty ka shenja të qarta: vendi i Ibrahimit, dhe kush hyn në te, ai është i sigurt. Për hir të All-llahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit.
3:97. Në të ka shenja të qarta (që janë): vendi i Ibrahimit (mekami Ibrahim); (fakti që) kush hyn në të është i sigurt; dhe vizita (për haxh) e kësaj Faltoreje (e cila është detyrë) për këdo që ka mundësi ta përballojë rrugën. E kush nuk beson, Allahu nuk ka nevojë për askënd.
3:97. Në të ka shenja të qarta – vendi i Ibrahimit. Dhe kushdo që hyn në të është i sigurt. Dhe për Allahun është një detyrim për njerëzit që të kryejnë Haxhin te Shtëpia, nëse kanë mundësi për ta bërë këtë. Por kushdo që mohon – me të vërtetë, Allahu është i Pasur ndaj botëve.
3:97. FIHI 'AJATUN BEJJINATUN MEKAMU 'IBRAHIME WE MEN DEHALEHU KANE 'AMINEN WE LILLEHI 'ALA EN-NASI HIXHXHUL-BEJTI MENI ESTETA'A 'ILEJHI SEBILAN WE MEN KEFERE FE'INNALL-LLAHE GANIJUN 'ANIL-'ALEMINE
C 3:98. Thuaj: "O ithtarë të librit, përse i mohoni ajetet (argumentet) e All-llahut"? E All-llahu mbikëqyr atë që veproni.
3:98. Thuaj (o Muhamed): “O ithtarët e Librit! Pse mohoni shpalljet e Allahut, ndërkohë që Allahu është dëshmitar i çdo gjëje që bëni?!”
3:98. Thuaj: "O njerëz të Librit, pse i mohoni shenjat e Allahut, ndërsa Allahu është Dëshmues për atë që bëni?"
3:98. KUL JA 'EHLEL-KITABI LIME TEKFURUNE BI'AJATI ELLAHI WEL-LAHU SHEHIDUN 'ALA MA TA'MELUNE
C 3:99. Thuaj: "O ithtarë të librit, përse e pengoni atë që besoni nga rruga e All-llahut, duke u angazhuar që ta paraqitni atë të shtrembër, ndërsa vetë ju, jeni dëshmues se është e vërtetë! Veprimi juaj nuk mund t'i shmanget mbikëqyrjes së All-llahut.
3:99. Thuaj: “O ithtarët e Librit! Pse e pengoni nga rruga e Allahut atë që beson e përpiqeni ta shtrembëroni (atë rrugë), ndërkohë që jeni dëshmitarë (se kjo është rruga e vërtetë)? (Dijeni se) Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprave që ju bëni!”
3:99. Thuaj: "O njerëz të Librit, pse e ndaloni atë që është në rrugën e Allahut për ata që kanë besuar, duke kërkuar që ta shtrembëroni atë, ndërsa ju jeni dëshmitarë? Dhe Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni."
3:99. KUL JA 'EHLEL-KITABI LIME TESUDDUNE 'AN SEBILI ELLAHI MEN 'AMENE TEBGUNEHA 'IWEXHEN WE 'ENTUM SHUHEDA'U WE MALLAHU BIGAFILIN 'AMMA TA'MELUNE
C 3:100. O ju që besuat, në qoftë se ju i bindeni një grupi të atyre që iu është dhënë libri, ata, pas besimit tuaj, do t'ju kthejnë në mosbesimtarë.
3:100. O besimtarë! Nëse i bindeni një grupi nga ata që u është dhënë Libri, ata do t'ju kthejnë në jobesimtarë, pasi patët besuar.
3:100. O ju që keni besuar, nëse i bindeni një grupi nga ata që u është dhënë Libri, ata do t'ju kthejnë në mosbesim pasi që keni besuar.
3:100. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'IN TUTI'U FERIKEN MINEL-LEDHINE 'UTUL-KITABE JERUDDUKUM BA'DE 'IMANIKUM KAFIRINE