Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 3:85. E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit.
3:85. Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur.
3:85. Por kushdo që kërkon një fe tjetër përveç Islamit, ajo nuk do të pranohet prej tij, dhe ai në botën tjetër do të jetë nga të humburit.
3:85. WE MEN JEBTEGI GAJREL-'ISLAMI DINEN FELEN JUKBELE MINHU WE HUWE FIL-'AHIRETI MINEL-HASIRINE
C 3:86. E si ta udhëzojë All-llahu një popull që pas besimit të tyre u bënë pabesimtarë dhe pasi dëshmoi se i dërguari është i vërtetë, dhe pasi t'ju kenë ardhur atyre argumente të qarta? All-llahu nuk ia mundëson udhëzimin e Vet popullit zullumqarë.
3:86. E si t'i udhëzojë Allahu në rrugë të drejtë njerëzit që u bënë mohues, pasi më parë patën besuar e dëshmuar se i Dërguari është i vërtetë dhe u kishin ardhur provat e qarta?! Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë ata që janë keqbërës.
3:86. Si do të udhëzojë Allahu një popull që ka mohuar pas besimit të tyre dhe pasi kanë dëshmuar se i Dërguari është i vërtetë dhe pasi u kanë ardhur atyre provat e qarta? Dhe Allahu nuk udhëzon popullin e padrejtë.
3:86. KEJFE JEHDI ELLAHU KAWMEN KEFERU BA'DE 'IMANIHIM WE SHEHIDU 'ENNE ER-RESULE HEKKUN WE XHA'EHUMUL-BEJJINATU WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWME EDH-DHALIMINE
C 3:87. Ndëshkimi i të tillëve është: mallkimi nga All-llahu, nga engjëjt dhe nga gjithë njerëzimi tok.
3:87. Mallkimi i Allahut, i engjëjve dhe i mbarë njerëzve është shpërblimi i tyre.
3:87. Për ta, shpërblimi është që mallkimi i Allahut, i engjëjve dhe i gjithë njerëzve të jetë mbi ta.
3:87. 'ULA'IKE XHEZA'UUHUM 'ENNE 'ALEJHIM LA'NETEL-LAHI WEL-MELA'IKETI WE EN-NASI 'EXHMA'INE
C 3:88. Ata përgjithmonë janë në të (në zjarr), atyre as nuk ju lehtësohet dënimi dhe as nuk u jepet afat.
3:88. Ata do të jenë përherë nën peshën e (dënimit e të mallkimit), vuajtjet nuk do t'u lehtësohen dhe nuk do t'u jepet afat (pushim);
3:88. Ata do të jenë aty përgjithmonë. Dënimi nuk do t'u lehtësohet dhe atyre nuk do t'u jepet afat.
3:88. HALIDINE FIHA LA JUHAFFEFU 'ANHUMUL-'ADHABU WE LA HUM JUNDHERUNE
C 3:89. Përveç atyre që pas asaj u penduan dhe u përmirësuan. Vërtet, All-llahu shumë falë dhe mëshiron.
3:89. përveç atyre që pas kësaj pendohen e përmirësohen, se Allahu është Falës i madh, Mëshirëplotë.
3:89. Përveç atyre që pendohen pas kësaj dhe përmirësohen. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
3:89. 'ILLAL-LEDHINE TABU MIN BA'DI DHALIKE WE 'ESLEHU FE'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C 3:90. Ata, të cilët pas besimit të tyre u bënë pabesimtarë, e pastaj e shtuan mosbesimin, atyre kurrsesi nuk do t'u pranohet pendimi. Të tillët janë mu ata të humburit.
3:90. Vërtet, atyre që mohojnë pasi patën besuar dhe pastaj e shtojnë mohimin e tyre, nuk do t'u pranohet pendimi (kur janë me shpirtin në grykë). Pikërisht këta janë ata që kanë humbur.
3:90. Me të vërtetë, ata që mohojnë pas besimit të tyre dhe pastaj rriten në mosbesim – pendimi i tyre nuk do të pranohet. Dhe ata janë ata që janë të humbur.
3:90. 'INNEL-LEDHINE KEFERU BA'DE 'IMANIHIM THUMME EZDADU KUFREN LEN TUKBELE TEWBETUHUM WE 'ULA'IKE HUMU ED-DALLUNE
C 3:91. Ata që nuk besuan dhe vdiqën si mosbesimtarë, asnjërit prej tyre nuk do t'i pranohet për kompensim, qoftë edhe plotë faqen e dheut ari. Ata i pret një dënim i dhembshëm dhe për ta nuk ka ndihmëtarë.
3:91. Nuk ka dyshim se atyre që e mohojnë besimin dhe vdesin mosbesimtarë, nuk do t'u pranohet asnjë shpërblesë, edhe sikur ajo të ishte sa e tërë toka e mbuluar me ar. Ata i pret një dënim i dhembshëm dhe askush nuk do t'i ndihmojë.
3:91. Me të vërtetë, ata që mohojnë dhe vdesin si jobesimtarë – për ta nuk do të pranohet as ari sa do të mbushte tokën nëse ata do ta ofronin si shpengim. Ata janë ata që do të kenë një ndëshkim të dhimbshëm, dhe për ta nuk do të ketë ndihmës.
3:91. 'INNEL-LEDHINE KEFERU WE MATU WE HUM KUFFARUN FELEN JUKBELE MIN 'EHEDIHIM MIL'UL-'ERDI DHEHEBEN WE LEW EFTEDA BIHI 'ULA'IKE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN WE MA LEHUM MIN NASIRINE
C 3:92. Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. Çkado që jepni (për Zotin), All-llahu atë e di.
3:92. Nuk keni për ta arritur përkushtimin e vërtetë, derisa të ndani (lëmoshë) nga ajo (pasuri) që e doni. Çfarëdo që të ndani, Allahu e di mirë atë.
3:92. Ju nuk do të arrini drejtësinë e plotë derisa të shpenzoni nga ajo që e doni. Dhe çfarëdo që të shpenzoni nga pasuria juaj, me të vërtetë, Allahu e di atë.
3:92. LEN TENALUL-BIRRE HETTA TUNFIKU MIMMA TUHIBBUNE WE MA TUNFIKU MIN SHEJ'IN FE'INNALL-LLAHE BIHI 'ALIMUN
C 3:93. I tërë ushqimi ishte i lejuar për bijtë e israilit, përveç atij që Israili (Jakubi) para se të zbriste Tevrati, ia ndaloi vetvetes. Thuaju: "Silleni pra një Tevrat dhe lexoni atë, nëse jeni të vërtetë (në çka thoni) "?
3:93. Të gjitha ushqimet kanë qenë të lejuara për bijtë e Izraelit, përveç asaj që IzrAli ia ndaloi vetes para shpalljes së Teuratit. Thuaj (o Muhamed): “Silleni Teuratin dhe lexojeni atë, nëse thoni të vërtetën!”
3:93. E gjithë ushqimi ishte i lejueshëm për bijtë e Izraelit përveç asaj që Izraeli ndaloi për veten e tij para se të zbritej Teurati. Thuaj: "Sillni Teuratin dhe lexoni atë, nëse jeni të sinqertë."
3:93. KULLUT-TA'AMI KANE HILLEN LIBENI 'ISRA'ILE 'ILLA MA HERREME 'ISRA'ILU 'ALA NEFSIHI MIN KABLI 'EN TUNEZZELET-TEWRATU KUL FE'TU BIT-TEWRÆTI FATLUHA 'IN KUNTUM SADIKINE
C 3:94. Ai që edhe pas kësaj shpif gënjeshtra kundër All-llahut, ata vërtet janë mizorë.
3:94. E kushdo që shpif gënjeshtra për Allahun, pas kësaj ai ka kaluar nga e drejta në të shtrembrën.
3:94. Por kushdo që shpik një gënjeshtër për Allahun pas kësaj – ata janë të padrejtët.
3:94. FEMENI EFTERA 'ALA ELLAHIL-KEDHIBE MIN BA'DI DHALIKE FE'ULA'IKE HUMU EDH-DHALIMUNE
C 3:95. Thuaj: "All-llahu e tha të vërtetën, pra ndiqeni fenë e pastër të Ibrahimit, sepse ai nuk u takonte idhujtarëve".
3:95. Thuaj (o Muhamed!): “Allahu thotë të vërtetën, prandaj ndiqeni fenë e pastër të Ibrahimit, i cili nuk ishte idhujtar”.
3:95. Thuaj: "Allahu ka thënë të vërtetën. Ndiqni fenë e Ibrahimit, të përkushtuar ndaj së vërtetës. Dhe ai nuk ishte nga idhujtarët."
3:95. KUL SEDEKAL-LAHU FE ETTEBI'U MILLETE 'IBRAHIME HENIFEN WE MA KANE MINEL-MUSHRIKINE