U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
3:82.
E kush shkel këtë (zotim) pas kësaj, ata janë jashtë respektit ndaj All-llahut.
3:82.
Kurse ata që i shmangen detyrës pas kësaj, me të vërtetë janë të këqij.”
3:82.
Por kushdo që kthehet pas kësaj, ata janë të pabindurit.
3:82.
FEMEN TEWELLA BA'DE DHALIKE FE'ULA'IKE HUMUL-FASIKUNE
C
3:83.
A mos kërkojnë ata (ithtarët e librit) fe, pos fesë së shpallur nga All-llahu? E Atij i është dorëzuar gjithëçka ka në qiej e në tokë, me dashje e pa dashje dhe tek Ai kthehen.
3:83.
A mos kërkojnë ata diçka tjetër përveç fesë së Allahut, ndërkohë që Atij i përulen të gjithë ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, me hir a me pahir dhe tek Ai do të kthehen të gjithë?!
3:83.
A kërkojnë ata një fe tjetër përveç fesë së Allahut, kur Atij i janë dorëzuar ata që janë në qiej dhe në tokë, me dëshirë ose pa dëshirë, dhe tek Ai do të kthehen?
3:83.
'EFEGAJRE DINI ELLAHI JEBGUNE WE LEHU 'ESLEME MEN FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI TEW'EN WE KERHAN WE 'ILEJHI JURXHA'UNE
C
3:84.
Thuaj: "Ne i kemi besuar All-llahut, edhe asaj që na u zbrit neve, edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit dhe pasardhësve. Edhe asaj që i është dhënë Musait dhe Isait, edhe asaj që i është zbritur të gjithë pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre dhe ne vetëm Atij i jemi dorëzuar".
3:84.
Thuaj (o Muhamed): “Ne besojmë Allahun, atë që na është shpallur neve, atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit, Esbatëve (12 bijve të tij) dhe në atë që i është dhënë Musait, Isait dhe profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë asnjë dallim midis tyre dhe Ne vetëm Atij (Allahut) i përulemi.”
3:84.
Thuaj: "Ne besojmë në Allahun dhe atë që na është shpallur neve, dhe atë që iu është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit dhe pasardhësve, dhe atë që u është dhënë Musait, Isait dhe profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë dallim mes tyre, dhe ne jemi të dorëzuar ndaj Tij."
3:84.
KUL 'AMENNA BILLAHI WE MA 'UNZILE 'ALEJNA WE MA 'UNZILE 'ALA 'IBRAHIME WE 'ISMA'ILE WE 'ISHAKA WE JA'KUBE WEL-'ESBATI WE MA 'UTIJE MUSA WE 'ISA WE EN-NEBIJUNE MIN RABBIHIM LA NUFERRIKU BEJNE 'EHEDIN MINHUM WE NEHNU LEHU MUSLIMUNE
C
3:85.
E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit.
3:85.
Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur.
3:85.
Por kushdo që kërkon një fe tjetër përveç Islamit, ajo nuk do të pranohet prej tij, dhe ai në botën tjetër do të jetë nga të humburit.
3:85.
WE MEN JEBTEGI GAJREL-'ISLAMI DINEN FELEN JUKBELE MINHU WE HUWE FIL-'AHIRETI MINEL-HASIRINE
C
3:86.
E si ta udhëzojë All-llahu një popull që pas besimit të tyre u bënë pabesimtarë dhe pasi dëshmoi se i dërguari është i vërtetë, dhe pasi t'ju kenë ardhur atyre argumente të qarta? All-llahu nuk ia mundëson udhëzimin e Vet popullit zullumqarë.
3:86.
E si t'i udhëzojë Allahu në rrugë të drejtë njerëzit që u bënë mohues, pasi më parë patën besuar e dëshmuar se i Dërguari është i vërtetë dhe u kishin ardhur provat e qarta?! Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë ata që janë keqbërës.
3:86.
Si do të udhëzojë Allahu një popull që ka mohuar pas besimit të tyre dhe pasi kanë dëshmuar se i Dërguari është i vërtetë dhe pasi u kanë ardhur atyre provat e qarta? Dhe Allahu nuk udhëzon popullin e padrejtë.
3:86.
KEJFE JEHDI ELLAHU KAWMEN KEFERU BA'DE 'IMANIHIM WE SHEHIDU 'ENNE ER-RESULE HEKKUN WE XHA'EHUMUL-BEJJINATU WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWME EDH-DHALIMINE
C
3:87.
Ndëshkimi i të tillëve është: mallkimi nga All-llahu, nga engjëjt dhe nga gjithë njerëzimi tok.
3:87.
Mallkimi i Allahut, i engjëjve dhe i mbarë njerëzve është shpërblimi i tyre.
3:87.
Për ta, shpërblimi është që mallkimi i Allahut, i engjëjve dhe i gjithë njerëzve të jetë mbi ta.
3:87.
'ULA'IKE XHEZA'UUHUM 'ENNE 'ALEJHIM LA'NETEL-LAHI WEL-MELA'IKETI WE EN-NASI 'EXHMA'INE
C
3:88.
Ata përgjithmonë janë në të (në zjarr), atyre as nuk ju lehtësohet dënimi dhe as nuk u jepet afat.
3:88.
Ata do të jenë përherë nën peshën e (dënimit e të mallkimit), vuajtjet nuk do t'u lehtësohen dhe nuk do t'u jepet afat (pushim);
3:88.
Ata do të jenë aty përgjithmonë. Dënimi nuk do t'u lehtësohet dhe atyre nuk do t'u jepet afat.
3:88.
HALIDINE FIHA LA JUHAFFEFU 'ANHUMUL-'ADHABU WE LA HUM JUNDHERUNE
C
3:89.
Përveç atyre që pas asaj u penduan dhe u përmirësuan. Vërtet, All-llahu shumë falë dhe mëshiron.
3:89.
përveç atyre që pas kësaj pendohen e përmirësohen, se Allahu është Falës i madh, Mëshirëplotë.
3:89.
Përveç atyre që pendohen pas kësaj dhe përmirësohen. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
3:89.
'ILLAL-LEDHINE TABU MIN BA'DI DHALIKE WE 'ESLEHU FE'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C
3:90.
Ata, të cilët pas besimit të tyre u bënë pabesimtarë, e pastaj e shtuan mosbesimin, atyre kurrsesi nuk do t'u pranohet pendimi. Të tillët janë mu ata të humburit.
3:90.
Vërtet, atyre që mohojnë pasi patën besuar dhe pastaj e shtojnë mohimin e tyre, nuk do t'u pranohet pendimi (kur janë me shpirtin në grykë). Pikërisht këta janë ata që kanë humbur.
3:90.
Me të vërtetë, ata që mohojnë pas besimit të tyre dhe pastaj rriten në mosbesim – pendimi i tyre nuk do të pranohet. Dhe ata janë ata që janë të humbur.
3:90.
'INNEL-LEDHINE KEFERU BA'DE 'IMANIHIM THUMME EZDADU KUFREN LEN TUKBELE TEWBETUHUM WE 'ULA'IKE HUMU ED-DALLUNE
C
3:91.
Ata që nuk besuan dhe vdiqën si mosbesimtarë, asnjërit prej tyre nuk do t'i pranohet për kompensim, qoftë edhe plotë faqen e dheut ari. Ata i pret një dënim i dhembshëm dhe për ta nuk ka ndihmëtarë.
3:91.
Nuk ka dyshim se atyre që e mohojnë besimin dhe vdesin mosbesimtarë, nuk do t'u pranohet asnjë shpërblesë, edhe sikur ajo të ishte sa e tërë toka e mbuluar me ar. Ata i pret një dënim i dhembshëm dhe askush nuk do t'i ndihmojë.
3:91.
Me të vërtetë, ata që mohojnë dhe vdesin si jobesimtarë – për ta nuk do të pranohet as ari sa do të mbushte tokën nëse ata do ta ofronin si shpengim. Ata janë ata që do të kenë një ndëshkim të dhimbshëm, dhe për ta nuk do të ketë ndihmës.
3:91.
'INNEL-LEDHINE KEFERU WE MATU WE HUM KUFFARUN FELEN JUKBELE MIN 'EHEDIHIM MIL'UL-'ERDI DHEHEBEN WE LEW EFTEDA BIHI 'ULA'IKE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN WE MA LEHUM MIN NASIRINE
C
3:92.
Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. Çkado që jepni (për Zotin), All-llahu atë e di.
3:92.
Nuk keni për ta arritur përkushtimin e vërtetë, derisa të ndani (lëmoshë) nga ajo (pasuri) që e doni. Çfarëdo që të ndani, Allahu e di mirë atë.
3:92.
Ju nuk do të arrini drejtësinë e plotë derisa të shpenzoni nga ajo që e doni. Dhe çfarëdo që të shpenzoni nga pasuria juaj, me të vërtetë, Allahu e di atë.
3:92.
LEN TENALUL-BIRRE HETTA TUNFIKU MIMMA TUHIBBUNE WE MA TUNFIKU MIN SHEJ'IN FE'INNALL-LLAHE BIHI 'ALIMUN