U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
3:78.
Në të vërtetë, një grup prej tyre janë ata që pështjellojnë gjuhët e tyre kur lexojnë librin (për ta deformuar kuptimin) ashtu që ju të mendoni se ajo (shprehje) është nga libri, po ajo nuk është nga libri (i vërtetë), madje thonë: "Kjo është nga All-llahu"! Po ajo nuk është nga All-llahu. Ata duke ditur thonë gënjeshtra për All-llahun.
3:78.
Me të vërtetë, një grup ithtarësh të Librit e shtrembërojnë Librin me gjuhët e tyre (ndërsa e lexojnë atë), që ju të mendoni se ai farë leximi është prej Librit (që ka zbritur Allahu), kurse në të vërtetë, nuk është prej Librit. Ata thonë: “Kjo që lexojmë është nga Allahu”, por ajo nuk është nga Allahu. Ata flasin gënjeshtra për Allahun, duke qenë të vetëdijshëm për këtë.
3:78.
Dhe me të vërtetë, midis tyre është një grup që shtrembëron Librin me gjuhët e tyre, që ju të mendoni se ajo është nga Libri, ndërsa ajo nuk është nga Libri. Dhe ata thonë: "Kjo është nga Allahu," ndërsa ajo nuk është nga Allahu. Dhe ata thonë gënjeshtra për Allahun, ndërsa ata e dinë.
3:78.
WE 'INNE MINHUM LEFERIKEN JELWUNE 'ELSINETEHUM BIL-KITABI LITEHSEBUHU MINEL-KITABI WE MA HUWE MINEL-KITABI WE JEKULUNE HUWE MIN 'INDI ELLAHI WE MA HUWE MIN 'INDI ELLAHI WE JEKULUNE 'ALA ELLAHIL-KEDHIBE WE HUM JA'LEMUNE
C
3:79.
S'është e drejtë as nuk i takoi asnjë njeriu që t'i ketë dhënë All-llahu librin, urtësinë dhe pejgamberllëkun, e pastaj ai t'u thotë njerëzve: "Bëhuni robë të mi (adhuromëni mua) e jo të All-llahut"! Por (ju thotë): "Bëhuni dijetarë të mësimeve të Zotit, ngase u keni mësuar njerëzve librin dhe e keni studiuar atë.
3:79.
Nuk është (e mundur për) një njeri të cilit Allahu i ka dhënë Librin, dijeninë e gjerë dhe Profecinë, që t'u thotë njerëzve: “Bëhuni robërit e mi dhe jo të Allahut”. Përkundrazi, ai thotë: “Bëhuni robër të ditur të Zotit (që i zbatojnë porositë e Tij), sepse ua keni mësuar Librin të tjerëve dhe e mësoni edhe vetë!”
3:79.
Nuk është e mundur që një njeri të cilit Allahu i ka dhënë Librin, urtësinë dhe profetësinë të thotë pastaj njerëzve: "Adhuroni mua përveç Allahut." Por ai do të thotë: "Bëhuni adhurues të Zotit, duke qenë ata që mësoni Librin dhe ata që e studioni atë."
3:79.
MA KANE LIBESHERIN 'EN JU'UTIJEHU ELLAHUL-KITABE WEL-HUKME WE EN-NUBUWETE THUMME JEKULE LILNNASI KUNU 'IBADEN LI MIN DUNI ELLAHI WE LEKIN KUNU REBBANIJINE BIMA KUNTUM TU'ALLIMUNEL-KITABE WE BIMA KUNTUM TEDRUSUNE
C
3:80.
Dhe as që ju urdhëron ai (pejgamberi) që t'i adhuroni engjëjt, as pejgamberët për zota. Vallë, a ju urdhëroi ai juve mosbesimin pasi që ju jeni muslimanë?
3:80.
Ai njeri nuk do t'ju urdhërojë që engjëjt dhe profetët t'i merrni për zota. Vallë, si mund t'ju urdhërojë ai të bëheni mohues, pasi i jeni nënshtruar Allahut?!
3:80.
Dhe as nuk do t'ju urdhërojë të merrni engjëjt dhe profetët si zota. A do t'ju urdhëronte mosbesimin pas asaj që jeni bërë muslimanë?
3:80.
WE LA JE'MUREKUM 'EN TETTEHIDHUL-MELA'IKETE WE EN-NEBIJINE 'ERBABEN 'EJE'MURUKUM BIL-KUFRI BA'DE 'IDH 'ENTUM MUSLIMUNE
C
3:81.
Përkujtoni (o ithtarë të librit) kur All-llahu mori zotimin e pejgamberëve: Nga ajo se juve ju dhashë libër e urtësi, ju patjetër do ta besoni dhe ndihmoni pejgamberin që vjen pas juve, e që vërteton atë që ju keni pranë vetes. Tha (All-llahu): "A pranuat, a e morët sipër obligimin Tim"? Ata thanë: "Ne e pranuam"! Tha (All-llahu): "Dëshmoni pra, edhe Unë dëshmoj bashkë me ju"!
3:81.
Kujto kur Allahu mori besëlidhjen nga profetët (dhe u tha): “Çfarëdo që t'ju jap prej Librit dhe urtësisë, kur t'ju vijë një i Dërguar, vërtetues i asaj që ju është dhënë, pa dyshim që duhet ta besoni dhe ta ndihmoni atë! A e pranoni këtë dhe barrën që po ju ngarkoj?” Ata u përgjigjën: “E pranojmë”. (Allahu) u tha: “Bëhuni dëshmitarë, se edhe Unë bashkë me ju jam dëshmitar.
3:81.
Dhe kur Allahu mori marrëveshjen e profetëve, duke thënë: "Çfarëdo që t'ju jap nga Libri dhe urtësia, pastaj ju vjen një i dërguar që vërteton atë që është me ju, duhet të besoni në të dhe ta ndihmoni atë." Ai tha: "A e pranoni dhe a e merrni përsipër marrëveshjen Meje për këtë?" Ata thanë: "Ne e pranojmë." Ai tha: "Atëherë dëshmoni, dhe Unë jam me ju nga dëshmitarët."
3:81.
WE 'IDH 'EHADHEL-LAHU MITHAKA EN-NEBIJINE LEMA 'ATEJTUKUM MIN KITABIN WE HIKMETIN THUMME XHA'EKUM RESULUN MUSEDDIKUN LIMA ME'AKUM LETU'UMINUNNE BIHI WE LETENSURUNNEHU KALE 'E'EKRERTUM WE 'EHADHTUM 'ALA DHALIKUM 'ISRI KALU 'EKRERNA KALE FASH/HEDU WE 'ENA ME'AKUM MINE ESH-SHAHIDINE
C
3:82.
E kush shkel këtë (zotim) pas kësaj, ata janë jashtë respektit ndaj All-llahut.
3:82.
Kurse ata që i shmangen detyrës pas kësaj, me të vërtetë janë të këqij.”
3:82.
Por kushdo që kthehet pas kësaj, ata janë të pabindurit.
3:82.
FEMEN TEWELLA BA'DE DHALIKE FE'ULA'IKE HUMUL-FASIKUNE
C
3:83.
A mos kërkojnë ata (ithtarët e librit) fe, pos fesë së shpallur nga All-llahu? E Atij i është dorëzuar gjithëçka ka në qiej e në tokë, me dashje e pa dashje dhe tek Ai kthehen.
3:83.
A mos kërkojnë ata diçka tjetër përveç fesë së Allahut, ndërkohë që Atij i përulen të gjithë ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, me hir a me pahir dhe tek Ai do të kthehen të gjithë?!
3:83.
A kërkojnë ata një fe tjetër përveç fesë së Allahut, kur Atij i janë dorëzuar ata që janë në qiej dhe në tokë, me dëshirë ose pa dëshirë, dhe tek Ai do të kthehen?
3:83.
'EFEGAJRE DINI ELLAHI JEBGUNE WE LEHU 'ESLEME MEN FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI TEW'EN WE KERHAN WE 'ILEJHI JURXHA'UNE
C
3:84.
Thuaj: "Ne i kemi besuar All-llahut, edhe asaj që na u zbrit neve, edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit dhe pasardhësve. Edhe asaj që i është dhënë Musait dhe Isait, edhe asaj që i është zbritur të gjithë pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre dhe ne vetëm Atij i jemi dorëzuar".
3:84.
Thuaj (o Muhamed): “Ne besojmë Allahun, atë që na është shpallur neve, atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit, Esbatëve (12 bijve të tij) dhe në atë që i është dhënë Musait, Isait dhe profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë asnjë dallim midis tyre dhe Ne vetëm Atij (Allahut) i përulemi.”
3:84.
Thuaj: "Ne besojmë në Allahun dhe atë që na është shpallur neve, dhe atë që iu është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit dhe pasardhësve, dhe atë që u është dhënë Musait, Isait dhe profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë dallim mes tyre, dhe ne jemi të dorëzuar ndaj Tij."
3:84.
KUL 'AMENNA BILLAHI WE MA 'UNZILE 'ALEJNA WE MA 'UNZILE 'ALA 'IBRAHIME WE 'ISMA'ILE WE 'ISHAKA WE JA'KUBE WEL-'ESBATI WE MA 'UTIJE MUSA WE 'ISA WE EN-NEBIJUNE MIN RABBIHIM LA NUFERRIKU BEJNE 'EHEDIN MINHUM WE NEHNU LEHU MUSLIMUNE
C
3:85.
E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit.
3:85.
Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur.
3:85.
Por kushdo që kërkon një fe tjetër përveç Islamit, ajo nuk do të pranohet prej tij, dhe ai në botën tjetër do të jetë nga të humburit.
3:85.
WE MEN JEBTEGI GAJREL-'ISLAMI DINEN FELEN JUKBELE MINHU WE HUWE FIL-'AHIRETI MINEL-HASIRINE
C
3:86.
E si ta udhëzojë All-llahu një popull që pas besimit të tyre u bënë pabesimtarë dhe pasi dëshmoi se i dërguari është i vërtetë, dhe pasi t'ju kenë ardhur atyre argumente të qarta? All-llahu nuk ia mundëson udhëzimin e Vet popullit zullumqarë.
3:86.
E si t'i udhëzojë Allahu në rrugë të drejtë njerëzit që u bënë mohues, pasi më parë patën besuar e dëshmuar se i Dërguari është i vërtetë dhe u kishin ardhur provat e qarta?! Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë ata që janë keqbërës.
3:86.
Si do të udhëzojë Allahu një popull që ka mohuar pas besimit të tyre dhe pasi kanë dëshmuar se i Dërguari është i vërtetë dhe pasi u kanë ardhur atyre provat e qarta? Dhe Allahu nuk udhëzon popullin e padrejtë.
3:86.
KEJFE JEHDI ELLAHU KAWMEN KEFERU BA'DE 'IMANIHIM WE SHEHIDU 'ENNE ER-RESULE HEKKUN WE XHA'EHUMUL-BEJJINATU WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWME EDH-DHALIMINE
C
3:87.
Ndëshkimi i të tillëve është: mallkimi nga All-llahu, nga engjëjt dhe nga gjithë njerëzimi tok.
3:87.
Mallkimi i Allahut, i engjëjve dhe i mbarë njerëzve është shpërblimi i tyre.
3:87.
Për ta, shpërblimi është që mallkimi i Allahut, i engjëjve dhe i gjithë njerëzve të jetë mbi ta.
3:87.
'ULA'IKE XHEZA'UUHUM 'ENNE 'ALEJHIM LA'NETEL-LAHI WEL-MELA'IKETI WE EN-NASI 'EXHMA'INE
C
3:88.
Ata përgjithmonë janë në të (në zjarr), atyre as nuk ju lehtësohet dënimi dhe as nuk u jepet afat.
3:88.
Ata do të jenë përherë nën peshën e (dënimit e të mallkimit), vuajtjet nuk do t'u lehtësohen dhe nuk do t'u jepet afat (pushim);
3:88.
Ata do të jenë aty përgjithmonë. Dënimi nuk do t'u lehtësohet dhe atyre nuk do t'u jepet afat.
3:88.
HALIDINE FIHA LA JUHAFFEFU 'ANHUMUL-'ADHABU WE LA HUM JUNDHERUNE