Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 2:283. E në qoftë se gjendeni në udhëtim dhe nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng (paradhënie ose kapar). E nëse i besoni njëri-tjetrit, atij që i është besuar le ta zbatojë atë (amanetin) që i është besuar, dhe le ta ketë frikë All-llahun, Zotin e tij. Mos e fshehni dëshminë, sepse ai që e fsheh atë, ai është mëkatar me zemrën e vet, All-llahu di atë që veproni.
2:283. Nëse jeni në udhëtim e nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng. Dhe, nëse njëri prej jush ka besim tek tjetri, atëherë borxhliu le ta kthejë atë që i është besuar dhe le t'i frikësohet Allahut, Zotit të vet. Mos e fshihni dëshminë, se, kush e fsheh atë, zemra e tij është gjynahqare. Allahu di çdo gjë që punoni ju.
2:283. Dhe nëse jeni në një udhëtim dhe nuk gjeni një shkrues, atëherë një peng i siguruar. Dhe nëse njëri prej jush i beson tjetrit, atëherë le ta dorëzojë atë që i është besuar dhe le të ketë frikë Allahun, Zotin e tij. Dhe mos e fshihni dëshminë, sepse kushdo që e fsheh atë – me të vërtetë, zemra e tij është mëkatare. Dhe Allahu është i Dituri për atë që bëni.
2:283. WE 'IN KUNTUM 'ALA SEFERIN WE LEM TXHIDU KATIBEN FERIHANUN MEKBUDETUN FE'IN 'EMINE BA'DUKUM BA'DAN FELJU'UEDDIL-LEDHI E'UTUMINE 'EMANETEHU WE LIETTEKI ELLAHE REBBEHU WE LA TEKTUMU ESH-SHEHADETE WE MEN JEKTUMHA FE'INNEHU 'ATHIMUN KALBUHU WEL-LAHU BIMA TA'MELUNE 'ALIMUN
C 2:284. Vetëm të All-llahut janë gjithëçka ka në qiej dhe ç'ka në tokë, e për atë që e keni në shpirtin tuaj, e shfaqët haptazi ose e mbajtët fshehtë, All-llahu do t'ju marrë në përgjegjësi, e Ai ia fal atij që do dhe e dënon atë që do. All-llahu ka mundësi për çdo send.
2:284. Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Edhe nëse e tregoni apo e fshihni çfarë keni në shpirtin tuaj, Allahu do t'ju kërkojë llogari për të. Kështu, Ai do të falë kë të dojë dhe do të dënojë kë të dojë. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
2:284. Çfarëdo që është në qiej dhe çfarëdo që është në tokë i përket Allahut. Dhe nëse shfaqni atë që është në vetet tuaja ose e fshehni atë, Allahu do t'ju marrë në llogari për të. Pastaj Ai do të falë kë të dojë dhe do të ndëshkojë kë të dojë. Dhe Allahu është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë.
2:284. LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WE 'IN TUBDU MA FI 'ENFUSIKUM 'EW TUHFUHU JUHASIBKUM BIHI ELLAHU FEJEGFIRU LIMEN JESHA'U WE JU'ADHDHIBU MEN JESHA'U WEL-LAHU 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 2:285. I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij, dhe thanë: "Iu përgjigjëm thirrjes dhe respektuam urdhërin. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë".
2:285. I Dërguari beson në atë (Kuranin) që i është shpallur nga Zoti i tij e po ashtu dhe besimtarët: të gjithë besojnë në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij (duke thënë): “Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij”. Ata thonë: “Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti Ynë dhe te Ti do të kthehemi!”
2:285. I Dërguari ka besuar në atë që i është zbritur nga Zoti i tij, dhe gjithashtu besimtarët. Të gjithë kanë besuar në Allahun, në engjëjt e Tij, në librat e Tij dhe në të dërguarit e Tij, duke thënë: "Ne nuk bëjmë dallim mes ndonjë prej të dërguarve të Tij." Dhe ata thonë: "Ne dëgjojmë dhe i bindemi. Kërkojmë falje prej Teje, o Zoti ynë. Dhe te Ti është përfundimi."
2:285. 'AMENE ER-RESULU BIMA 'UNZILE 'ILEJHI MIN RABBIHI WEL-MU'UMINUNE KULLUN 'AMENE BILLAHI WE MELA'IKETIHI WE KUTUBIHI WE RUSULIHI LA NUFERRIKU BEJNE 'EHEDIN MIN RUSULIHI WE KALU SEMI'NA WE 'ETA'NA GUFRANEKE REBBENA WE 'ILEJKEL-MESIRU
C 2:286. All-llahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. "Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata që ishin para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën ne nuk kemi fuqi! Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqijat, na mëshiro. Ti je mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtar!
2:286. Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka: në dobi të tij është e mira që bën, kurse në dëm të tij është e keqja që punon. Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim! Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë, ashtu si i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim! Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro! Ti je Zoti Ynë! Prandaj na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë!”
2:286. Allahu nuk ngarkon asnjë shpirt përtej asaj që ai mund të mbajë. Për të është ajo që ai ka fituar, dhe kundër tij është ajo që ai ka fituar. "Zoti ynë, mos na ndëshko nëse harrojmë ose gabojmë. Zoti ynë, mos na ngarko mbi ne një barrë siç ia ngarkove atyre para nesh. Zoti ynë, mos na ngarko me atë që nuk kemi fuqi ta mbajmë. Dhe na fal, dhe na mbulo mëkatet tona, dhe na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, prandaj na ndihmo kundër popullit jobesimtar."
2:286. LA JUKELLIFU ELLAHU NEFSEN 'ILLA WUS'AHA LEHA MA KESEBET WE 'ALEJHA MA EKTESEBET REBBENA LA TU'UAHIDHNA 'IN NESINA 'EW 'EHTE'NA REBBENA WE LA TEHMIL 'ALEJNA 'ISRAN KEMA HEMELTEHU 'ALEL-LEDHINE MIN KABLINA REBBENA WE LA TUHEMMILNA MA LA TAKATE LENA BIHI WE A'FU 'ANNA WE EGFIR LENA WE ERHEMNA 'ENTE MEWLANA FANSURNA 'ALEL-KAWMIL-KAFIRINE
C 3:1. Elif, Lam, Mim.
3:1. Elif Lâm Mîm.
3:1. Elif Lam Mim.
3:1. 'ELIF-LAM-MIM
C 3:2. All-llahu është Një, e nuk ka të adhuruar (Zot) pos Tij, është i përjetshëm, mbikëqyrës.
3:2. Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje.
3:2. Allahu – nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, të Gjallët, të Përjetshmit.
3:2. ELLAHU LA 'ILAHE 'ILLA HUWEL-HEJJUL-KAJJUMU
C 3:3. Ai ta zbret ty (Muhammed) librin me argument që është vërtetues i librave të mëparshëm. Ai e zbriti më parë Tevratin dhe Inxhilin.
3:3. Ai të ka shpallur ty Librin, me të vërtetën e saktë, duke vërtetuar shpalljet e mëparshme. Ai i ka zbritur Teuratin dhe Ungjillin
3:3. Ai të ka zbritur ty Librin me të vërtetën, duke vërtetuar atë që ishte para tij. Dhe Ai zbriti Teuratin dhe Inxhilin.
3:3. NEZZELE 'ALEJKEL-KITABE BIL-HEKKI MUSEDDIKEN LIMA BEJNE JEDEJHI WE 'ENZELET-TEWRATE WEL-'INXHILE
C 3:4. Udhërrëfim për njerëz, e zbriti edhe Furkanin (dalluesin e së vërtetës nga gënjeshtra). S'ka dyshim se ata që mohojnë argumentet e All-llahut i pret ndëshkimi i rreptë. All-llahut është ngadhënjyes, shpagimtar.
3:4. më parë si udhërrëfyes për njerëzit dhe ka zbritur edhe Dalluesin (e së vërtetës nga e pavërteta). Ata që nuk besojnë shpalljet e Allahut, i pret dënim i ashpër; Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Zoti për shpagim.
3:4. Më parë, si udhëzim për njerëzit. Dhe Ai zbriti Furkanin. Me të vërtetë, ata që mohojnë shenjat e Allahut – për ata ka një ndëshkim të ashpër. Dhe Allahu është i Plotfuqishëm, Zotërues i ndëshkimit.
3:4. MIN KABLU HUDEN LILNNASI WE 'ENZELEL-FURKANE 'INNEL-LEDHINE KEFERU BI'AJATI ELLAHI LEHUM 'ADHABUN SHEDIDUN WEL-LAHU 'AZIZUN DHU ENTIKAMIN
C 3:5. S'ka dyshim se All-llahut nuk mund t'i fshihet asgjë në tokë e as në qiell.
3:5. Pa dyshim, Allahut nuk i fshihet asgjë në Tokë dhe as në qiell!
3:5. Me të vërtetë, Allahut nuk i fshihet asgjë në tokë dhe as në qiell.
3:5. 'INNALL-LLAHE LA JEHFA 'ALEJHI SHEJ'UN FIL-'ERDI WE LA FI ES-SEMA'I
C 3:6. Ai është që ju krijon (formon) juve në mitra ashtu si të dojë. S'ka Zot pos Tij, e që është fuqiplotë, i urti.
3:6. Ai ju formon në mitër, ashtu siç dëshiron Vetë; s'ka zot tjetër që meriton të adhurohet, përveç Tij, të Plotfuqishmit, të Urtit!
3:6. Ai është Ai që ju formëson në mitër ashtu si dëshiron. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, të Gjithëfuqishmit, të Urtit.
3:6. HUWEL-LEDHI JUSEWWIRUKUM FIL-'ERHAMI KEJFE JESHA'U LA 'ILAHE 'ILLA HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C 3:7. Ai është që ta zbriti librin ty e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e librit, e ka të tjerë që nuk janë krejtësisht të qartë (muteshabih). E ata, që në zemrat e tyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë për të shkaktuar huti, e kinse kërkojnë komentin e tyre. Po, pos All-llahut askush nuk e di domethënien e tyre të saktë. Dijetarët e pajisur me dituri thonë: "Ne u kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë nga Zoti ynë"! Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të zotët e mendjes.
3:7. Është Ai që të ka shpallur ty (Muhamed) Librin, disa vargje të të cilit janë të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë. Ato janë themelet e Librit. Kurse disa (vargje) të tjera janë jo krejtësisht të qarta (me kuptime alegorike). Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, ndjekin vargjet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t'i komentojnë sipas dëshirës së vet. Por, kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu. Ndërsa ata që janë thelluar në dijeni, thonë: “Ne i besojmë (Kuranit). Të gjitha këto (vargje të qarta e alegorike) janë nga Zoti ynë!” Këtë e kuptojnë vetëm mendarët.
3:7. Ai është Ai që të ka zbritur ty Librin. Në të janë vargje të qarta – ato janë themeli i Librit – dhe të tjera që janë të paqarta. Por ata që kanë devijim në zemrat e tyre ndjekin atë që është e paqartë, duke kërkuar përçarje dhe duke kërkuar interpretimin e tij. Por askush nuk e di interpretimin e tij përveç Allahut. Dhe ata që janë të qëndrueshëm në dituri thonë: "Ne besojmë në të. Të gjitha janë nga Zoti ynë." Dhe askush nuk përkujton përveç njerëzve të mendjes.
3:7. HUWEL-LEDHI 'ENZELE 'ALEJKEL-KITABE MINHU 'AJATUN MUHKEMATUN HUNNE 'UMMUL-KITABI WE 'UHARU MUTESHABIHATUN FE'EMMAL-LEDHINE FI KULUBIHIM ZEJGUN FEJETTEBI'UNE MA TESHABEHE MINHU EBTIGA'EL-FITNETI WE EBTIGA'E TE'WILIHI WE MA JA'LEMU TE'WILEHU 'ILLALLAHU WE ER-RASIHUNE FIL-'ILMI JEKULUNE 'AMENNA BIHI KULLUN MIN 'INDI RABBINA WE MA JEDHDHEKKERU 'ILLA 'ULUL-'ELBABI