Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 2:285. I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij, dhe thanë: "Iu përgjigjëm thirrjes dhe respektuam urdhërin. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë".
2:285. I Dërguari beson në atë (Kuranin) që i është shpallur nga Zoti i tij e po ashtu dhe besimtarët: të gjithë besojnë në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij (duke thënë): “Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij”. Ata thonë: “Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti Ynë dhe te Ti do të kthehemi!”
2:285. I Dërguari ka besuar në atë që i është zbritur nga Zoti i tij, dhe gjithashtu besimtarët. Të gjithë kanë besuar në Allahun, në engjëjt e Tij, në librat e Tij dhe në të dërguarit e Tij, duke thënë: "Ne nuk bëjmë dallim mes ndonjë prej të dërguarve të Tij." Dhe ata thonë: "Ne dëgjojmë dhe i bindemi. Kërkojmë falje prej Teje, o Zoti ynë. Dhe te Ti është përfundimi."
2:285. 'AMENE ER-RESULU BIMA 'UNZILE 'ILEJHI MIN RABBIHI WEL-MU'UMINUNE KULLUN 'AMENE BILLAHI WE MELA'IKETIHI WE KUTUBIHI WE RUSULIHI LA NUFERRIKU BEJNE 'EHEDIN MIN RUSULIHI WE KALU SEMI'NA WE 'ETA'NA GUFRANEKE REBBENA WE 'ILEJKEL-MESIRU
C 2:286. All-llahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. "Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata që ishin para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën ne nuk kemi fuqi! Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqijat, na mëshiro. Ti je mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtar!
2:286. Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka: në dobi të tij është e mira që bën, kurse në dëm të tij është e keqja që punon. Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim! Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë, ashtu si i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim! Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro! Ti je Zoti Ynë! Prandaj na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë!”
2:286. Allahu nuk ngarkon asnjë shpirt përtej asaj që ai mund të mbajë. Për të është ajo që ai ka fituar, dhe kundër tij është ajo që ai ka fituar. "Zoti ynë, mos na ndëshko nëse harrojmë ose gabojmë. Zoti ynë, mos na ngarko mbi ne një barrë siç ia ngarkove atyre para nesh. Zoti ynë, mos na ngarko me atë që nuk kemi fuqi ta mbajmë. Dhe na fal, dhe na mbulo mëkatet tona, dhe na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, prandaj na ndihmo kundër popullit jobesimtar."
2:286. LA JUKELLIFU ELLAHU NEFSEN 'ILLA WUS'AHA LEHA MA KESEBET WE 'ALEJHA MA EKTESEBET REBBENA LA TU'UAHIDHNA 'IN NESINA 'EW 'EHTE'NA REBBENA WE LA TEHMIL 'ALEJNA 'ISRAN KEMA HEMELTEHU 'ALEL-LEDHINE MIN KABLINA REBBENA WE LA TUHEMMILNA MA LA TAKATE LENA BIHI WE A'FU 'ANNA WE EGFIR LENA WE ERHEMNA 'ENTE MEWLANA FANSURNA 'ALEL-KAWMIL-KAFIRINE
C 3:1. Elif, Lam, Mim.
3:1. Elif Lâm Mîm.
3:1. Elif Lam Mim.
3:1. 'ELIF-LAM-MIM
C 3:2. All-llahu është Një, e nuk ka të adhuruar (Zot) pos Tij, është i përjetshëm, mbikëqyrës.
3:2. Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje.
3:2. Allahu – nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, të Gjallët, të Përjetshmit.
3:2. ELLAHU LA 'ILAHE 'ILLA HUWEL-HEJJUL-KAJJUMU
C 3:3. Ai ta zbret ty (Muhammed) librin me argument që është vërtetues i librave të mëparshëm. Ai e zbriti më parë Tevratin dhe Inxhilin.
3:3. Ai të ka shpallur ty Librin, me të vërtetën e saktë, duke vërtetuar shpalljet e mëparshme. Ai i ka zbritur Teuratin dhe Ungjillin
3:3. Ai të ka zbritur ty Librin me të vërtetën, duke vërtetuar atë që ishte para tij. Dhe Ai zbriti Teuratin dhe Inxhilin.
3:3. NEZZELE 'ALEJKEL-KITABE BIL-HEKKI MUSEDDIKEN LIMA BEJNE JEDEJHI WE 'ENZELET-TEWRATE WEL-'INXHILE
C 3:4. Udhërrëfim për njerëz, e zbriti edhe Furkanin (dalluesin e së vërtetës nga gënjeshtra). S'ka dyshim se ata që mohojnë argumentet e All-llahut i pret ndëshkimi i rreptë. All-llahut është ngadhënjyes, shpagimtar.
3:4. më parë si udhërrëfyes për njerëzit dhe ka zbritur edhe Dalluesin (e së vërtetës nga e pavërteta). Ata që nuk besojnë shpalljet e Allahut, i pret dënim i ashpër; Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Zoti për shpagim.
3:4. Më parë, si udhëzim për njerëzit. Dhe Ai zbriti Furkanin. Me të vërtetë, ata që mohojnë shenjat e Allahut – për ata ka një ndëshkim të ashpër. Dhe Allahu është i Plotfuqishëm, Zotërues i ndëshkimit.
3:4. MIN KABLU HUDEN LILNNASI WE 'ENZELEL-FURKANE 'INNEL-LEDHINE KEFERU BI'AJATI ELLAHI LEHUM 'ADHABUN SHEDIDUN WEL-LAHU 'AZIZUN DHU ENTIKAMIN
C 3:5. S'ka dyshim se All-llahut nuk mund t'i fshihet asgjë në tokë e as në qiell.
3:5. Pa dyshim, Allahut nuk i fshihet asgjë në Tokë dhe as në qiell!
3:5. Me të vërtetë, Allahut nuk i fshihet asgjë në tokë dhe as në qiell.
3:5. 'INNALL-LLAHE LA JEHFA 'ALEJHI SHEJ'UN FIL-'ERDI WE LA FI ES-SEMA'I
C 3:6. Ai është që ju krijon (formon) juve në mitra ashtu si të dojë. S'ka Zot pos Tij, e që është fuqiplotë, i urti.
3:6. Ai ju formon në mitër, ashtu siç dëshiron Vetë; s'ka zot tjetër që meriton të adhurohet, përveç Tij, të Plotfuqishmit, të Urtit!
3:6. Ai është Ai që ju formëson në mitër ashtu si dëshiron. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, të Gjithëfuqishmit, të Urtit.
3:6. HUWEL-LEDHI JUSEWWIRUKUM FIL-'ERHAMI KEJFE JESHA'U LA 'ILAHE 'ILLA HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C 3:7. Ai është që ta zbriti librin ty e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e librit, e ka të tjerë që nuk janë krejtësisht të qartë (muteshabih). E ata, që në zemrat e tyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë për të shkaktuar huti, e kinse kërkojnë komentin e tyre. Po, pos All-llahut askush nuk e di domethënien e tyre të saktë. Dijetarët e pajisur me dituri thonë: "Ne u kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë nga Zoti ynë"! Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të zotët e mendjes.
3:7. Është Ai që të ka shpallur ty (Muhamed) Librin, disa vargje të të cilit janë të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë. Ato janë themelet e Librit. Kurse disa (vargje) të tjera janë jo krejtësisht të qarta (me kuptime alegorike). Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, ndjekin vargjet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t'i komentojnë sipas dëshirës së vet. Por, kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu. Ndërsa ata që janë thelluar në dijeni, thonë: “Ne i besojmë (Kuranit). Të gjitha këto (vargje të qarta e alegorike) janë nga Zoti ynë!” Këtë e kuptojnë vetëm mendarët.
3:7. Ai është Ai që të ka zbritur ty Librin. Në të janë vargje të qarta – ato janë themeli i Librit – dhe të tjera që janë të paqarta. Por ata që kanë devijim në zemrat e tyre ndjekin atë që është e paqartë, duke kërkuar përçarje dhe duke kërkuar interpretimin e tij. Por askush nuk e di interpretimin e tij përveç Allahut. Dhe ata që janë të qëndrueshëm në dituri thonë: "Ne besojmë në të. Të gjitha janë nga Zoti ynë." Dhe askush nuk përkujton përveç njerëzve të mendjes.
3:7. HUWEL-LEDHI 'ENZELE 'ALEJKEL-KITABE MINHU 'AJATUN MUHKEMATUN HUNNE 'UMMUL-KITABI WE 'UHARU MUTESHABIHATUN FE'EMMAL-LEDHINE FI KULUBIHIM ZEJGUN FEJETTEBI'UNE MA TESHABEHE MINHU EBTIGA'EL-FITNETI WE EBTIGA'E TE'WILIHI WE MA JA'LEMU TE'WILEHU 'ILLALLAHU WE ER-RASIHUNE FIL-'ILMI JEKULUNE 'AMENNA BIHI KULLUN MIN 'INDI RABBINA WE MA JEDHDHEKKERU 'ILLA 'ULUL-'ELBABI
C 3:8. "Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh".
3:8. (Ata thonë:) “O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen (nga e vërteta), pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe jepna mëshirë prej Teje; vërtet, Ti je Dhuruesi i Madh!
3:8. Zoti ynë, mos na devijo zemrat tona pasi na ke udhëzuar, dhe na dhuro mëshirë nga Ti. Me të vërtetë, Ti je Dhuruesi i Madh.
3:8. REBBENA LA TUZIG KULUBENA BA'DE 'IDH HEDEJTENA WE HEB LENA MIN LEDUNKE REHMETEN 'INNEKE 'ENTEL-WEHHABU
C 3:9. "Zoti ynë Ti je ai që në një ditë do t'i tubosh njerëzit, ditë që për të cilën nuk ka dyshim. All-llahu nuk e shkelë premtimin e vet".
3:9. O Zoti ynë! Ti do t'i mbledhësh njerëzit në një Ditë për të cilën nuk ka dyshim. Me të vërtetë, Allahu nuk e shkel premtimin”.
3:9. Zoti ynë, me të vërtetë, Ti do të mbledhësh njerëzit për një ditë për të cilën nuk ka dyshim. Me të vërtetë, Allahu nuk e thyen premtimin e Tij.
3:9. REBBENA 'INNEKE XHAMI'U EN-NASI LIJEWMIN LA REJBE FIHI 'INNALL-LLAHE LA JUHLIFUL-MI'ADE