U kopjua
        
        
            
                
 
                Kur'ani Fisnik
                kërkim në gjuhën shqipe
            
            
            
                
                    Kërkuat fjalën:
                
                
                    Ajete: 11
                
             
            
            
            
            
                    
                    
                        
                        Sherif Ahmeti
                        
                        Hasan Nahi
                        
                        ChatGPT
                        
                        Transliterimi
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:140.
                            Në qoftë se juve u preku çka u dhemb (në Uhud), edhe atë popull (armikun) e pat prekur dhembje si kjo e juaja (në Bedër). Ne, këto ditë i ndërrojmë (u japim në përdorim) mes njerëzve për t'u ditur tek All-llahu ata që besuan dhe për t'i zgjedhur disa prej jush për dëshmorë (ose dëshmues). All-llahu nuk i do zullumqarët.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:140.
                            Nëse ju ka goditur ndonjë plagë, edhe popullin (armik) e kanë goditur të tilla plagë. Ato ditë (fitoreje dhe humbjeje) Ne i ndërrojmë midis njerëzve, që Allahu t'i dallojë besimtarët dhe për t'i bërë disa nga ju dëshmorë. Allahu nuk i do keqbërësit.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:140.
      Nëse ju prek një plagë, atëherë një plagë e ngjashme ka prekur popullin tjetër. Dhe ditët e këtyre ngjarjeve Ne i ndërrojmë mes njerëzve që të bëhet e ditur se kush janë besimtarët dhe që të marrë disa prej jush si dëshmorë. Dhe Allahu nuk i do të padrejtët.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:140.
                            'IN JEMSESKUM KARHUN FEKAD MESSEL-KAWME KARHUN MITHLUHU WE TILKEL-'EJJAMU NUDAWILUHA BEJNE EN-NASI WE LIJA'LEMEL-LAHUL-LEDHINE 'AMENU WE JETTEHIDHE MINKUM SHUHEDA'E WEL-LAHU LA JUHIBBU EDH-DHALIMINE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:141.
                            Dhe që All-llahu t'i pastrojë besimtarët, ndërsa gradualisht t'i shkatërrojë mosbesimtarët.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:141.
                            E kështu, Allahu i dëlir besimtarët e i shuan jobesimtarët.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:141.
      Dhe që Allahu të pastrojë ata që kanë besuar dhe të shkatërrojë jobesimtarët.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:141.
                            WE LIJUMEHHISEL-LAHUL-LEDHINE 'AMENU WE JEMHEKAL-KAFIRINE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:142.
                            A mos menduat ju se do të hyni në xhennet e All-llahu pa e ditur (pa u vërtetuar në praktikë) se cilët prej jush kanë luftuar dhe pa e ditur cilët prej jush ishin të durueshëm.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:142.
                            A mendoni se do të hyni në Xhenet, pa i provuar Allahu ata që kanë luftuar prej jush dhe pa i provuar ata që kanë duruar?
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:142.
      A menduat se do të hynit në Xhenet, ndërsa Allahu nuk e ka ditur ende kush prej jush është përpjekës dhe kush është i duruar?
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:142.
                            'EM HESIBTUM 'EN TEDHULUL-XHENNETE WE LEMMA JA'LEMI ELLAHUL-LEDHINE XHAHEDU MINKUM WE JA'LEME ES-SABIRINE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:143.
                            Ju ishit ata që dëshironit vdekjen para se të ballafaqoheshit me te. Ja pra, atë e patë dhe e shikuat me sytë tuaj.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:143.
                            Ju e dëshironit vdekjen para se të ballafaqoheshit me të dhe ja pra, ju e patë atë me sytë tuaj.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:143.
      Dhe me të vërtetë, ju dëshiruat vdekjen para se ta takonit atë. Dhe tani e keni parë atë ndërsa po shihni.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:143.
                            WE LEKAD KUNTUM TETEMENNEWNL-MEWTE MIN KABLI 'EN TELKAWHU FEKAD RE'EJTUMUHU WE 'ENTUM TENDHURUNE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:144.
                            Muhammedi nuk është tjetër vetëm se i dërguar. Edhe përpara tij pati të dërguar (që vdiqën ose u vranë). E nëse ai vdes ose mbytet, a do të ktheheshit ju prapa (nga feja ose lufta)? E kushdo që kthehet prapa, ai nuk i bën dëm All-llahut aspak, kurse All-llahu do t'i shpërblejë mirënjohësit.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:144.
                            Muhamedi është vetëm i Dërguar, para të cilit ka pasur edhe të dërguar të tjerë. Nëse ai vdes ose vritet, a mos do të ktheheni ju prapa? Kushdo që kthehet prapa, nuk i bën kurrfarë dëmi Allahut. Dhe Allahu do t'i shpërblejë falënderuesit.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:144.
      Dhe Muhamedi nuk është asgjë tjetër përveçse një i dërguar. Shumë të dërguar kanë kaluar para tij. Prandaj, nëse ai vdes ose vritet, a do të ktheheni pas? Dhe kushdo që kthehet pas – ai nuk i bën dëm Allahut aspak. Dhe Allahu do t'i shpërblejë mirënjohësit.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:144.
                            WE MA MUHEMMEDUN 'ILLA RESULUN KAD HALET MIN KABLIHI ER-RUSULU 'EFE'IN MATE 'EW KUTILE ENKALEBTUM 'ALA 'A'KABIKUM WE MEN JENKALIB 'ALA 'AKIBEJHI FELEN JEDURREL-LAHE SHEJ'EN WE SEJEXHZI ELLAHU ESH-SHAKIRINE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:145.
                            Askush nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e All-llahut. Ai është shënim i afatit të caktuar. E kush e dëshiron shpërblimin e kësaj bote, Ne atij ia japim, e kush e dëshiron shpërblimin e botës tjetër, edhe atij do t'ia japim atë, kurse mirënjohësit Ne do t'i shpërblejmë.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:145.
                            Çdo shpirt vdes vetëm me vendimin e Allahut, në kohë të caktuar. Kush dëshiron mirësitë e kësaj bote, Ne do t'i japim atij prej saj, ndërsa kush dëshiron shpërblimin e botës tjetër, Ne do t'i japim atij prej saj. Ne do t'i shpërblejmë mirënjohësit.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:145.
      Dhe asnjë shpirt nuk vdes përveç me lejen e Allahut, sipas një afati të caktuar. Dhe kushdo që dëshiron shpërblimin e kësaj bote, Ne do t'i japim atij atë. Dhe kushdo që dëshiron shpërblimin e botës tjetër, Ne do t'i japim atij atë. Dhe Ne do t'i shpërblejmë mirënjohësit.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:145.
                            WE MA KANE LINEFSIN 'EN TEMUTE 'ILLA BI'IDHNI ELLAHI KITABEN MU'UEXHXHELAN WE MEN JURID THEWABE ED-DUNJA NU'UTIHI MINHA WE MEN JURID THEWABEL-'AHIRETI NU'UTIHI MINHA WE SENEXHZI ESH-SHAKIRINE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:146.
                            E sa pejgamberë pati që së bashku me të luftuan turma të mëdha besimtarësh dhe për atë që i goditi në rrugën e All-llahut, ata nuk u dobësuan dhe as nuk u përulën. All-llahu i do durimtarët.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:146.
                            Sa e sa profetë bashkë me shumë besimtarë të vërtetë luftuan e megjithatë nuk u përkulën para goditjeve që morën në rrugën e Allahut, as nuk u dobësuan e as nuk u nënshtruan. Allahu i do të duruarit.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:146.
      Dhe sa shumë profetë ka pasur, së bashku me të cilët kanë luftuar grupe të shumta të devotshmëve. Ata nuk u dobësuan nga ajo që i goditi në rrugën e Allahut, as nuk u dorëzuan dhe as nuk u demoralizuan. Dhe Allahu i do të duruarit.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:146.
                            WE KE'EJJIN MIN NEBIJIN KATELE ME'AHU RIBBIJUNE KETHIRUN FEMA WEHENU LIMA 'ESABEHUM FI SEBILI ELLAHI WE MA DA'UFU WE MA ESTEKANU WEL-LAHU JUHIBBU ES-SABIRINE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:147.
                            Fjala e tyre nuk ishte tjetër pos vetëm të thonin: "Zoti ynë, na i falë mëkatet tona dhe lëshimet në punët tona dhe na forco në vendet tona (në luftë), ndihmona kundër popullit jobesimtar"!
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:147.
                            Ata vetëm thoshin: “O Zoti ynë! Na i fal gjynahet tona dhe teprimin në punën tonë, na i forco këmbët (në istikam) dhe na ndihmo kundër popullit jobesimtar!”
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:147.
      Dhe fjala e tyre ishte vetëm se thanë: "Zoti ynë, na fal mëkatet tona dhe tepricat tona në çështjet tona, dhe forco këmbët tona, dhe na ndihmo kundër popullit jobesimtar."
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:147.
                            WE MA KANE KAWLEHUM 'ILLA 'EN KALU REBBENA EGFIR LENA DHUNUBENA WE 'ISRAFENA FI 'EMRINA WE THEBBIT 'EKDAMENA WE ENSURNA 'ALEL-KAWMIL-KAFIRINE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:148.
                            Ndaj All-llahu ua dha atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërblimin më të mirë të botës tjetër; All-llahu i do punëmirët.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:148.
                            Dhe Allahu u dhuroi atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërblimin më të mirë të jetës tjetër. Allahu i do punëmirët.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:148.
      Prandaj, Allahu u dha atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërblimin më të mirë të botës tjetër. Dhe Allahu i do bamirësit.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:148.
                            FE'ATAHUMU ELLAHU THEWABE ED-DUNJA WE HUSNE THEWABIL-'AHIRETI WEL-LAHU JUHIBBUL-MUHSININE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:149.
                            O besimtarë, nëse u nënshtroheni jobesimtarëve, ata ju kthejnë prapa aty ku ishit (në kufër) dhe atëherë do të jeni të humbur.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:149.
                            O besimtarë! Nëse u bindeni jobesimtarëve, ata do t'ju kthejnë prapa (në të pafe) e ju do të jeni të humbur.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:149.
      O ju që keni besuar, nëse i bindeni atyre që nuk besojnë, ata do t'ju kthejnë në rrugën e gabuar dhe atëherë do të bëheni humbës.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:149.
                            JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'IN TUTI'UL-LEDHINE KEFERU JERUDDUKUM 'ALA 'A'KABIKUM FETENKALIBU HASIRINE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:150.
                            Sepse vetëm All-llahu është ndihmëtar i juaji dhe Ai është më i miri ndihmës.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:150.
                            Por, Allahu është Mbrojtësi juaj dhe Ai është Ndihmuesi më i mirë.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:150.
      Por Allahu është Aleati juaj, dhe Ai është Ndihmësi më i mirë.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:150.
                            BELI ELLAHU MEWLAKUM WE HUWE HAJRU EN-NASIRINE