Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 3:142. A mos menduat ju se do të hyni në xhennet e All-llahu pa e ditur (pa u vërtetuar në praktikë) se cilët prej jush kanë luftuar dhe pa e ditur cilët prej jush ishin të durueshëm.
3:142. A mendoni se do të hyni në Xhenet, pa i provuar Allahu ata që kanë luftuar prej jush dhe pa i provuar ata që kanë duruar?
3:142. A menduat se do të hynit në Xhenet, ndërsa Allahu nuk e ka ditur ende kush prej jush është përpjekës dhe kush është i duruar?
3:142. 'EM HESIBTUM 'EN TEDHULUL-XHENNETE WE LEMMA JA'LEMI ELLAHUL-LEDHINE XHAHEDU MINKUM WE JA'LEME ES-SABIRINE
C 3:143. Ju ishit ata që dëshironit vdekjen para se të ballafaqoheshit me te. Ja pra, atë e patë dhe e shikuat me sytë tuaj.
3:143. Ju e dëshironit vdekjen para se të ballafaqoheshit me të dhe ja pra, ju e patë atë me sytë tuaj.
3:143. Dhe me të vërtetë, ju dëshiruat vdekjen para se ta takonit atë. Dhe tani e keni parë atë ndërsa po shihni.
3:143. WE LEKAD KUNTUM TETEMENNEWNL-MEWTE MIN KABLI 'EN TELKAWHU FEKAD RE'EJTUMUHU WE 'ENTUM TENDHURUNE
C 3:144. Muhammedi nuk është tjetër vetëm se i dërguar. Edhe përpara tij pati të dërguar (që vdiqën ose u vranë). E nëse ai vdes ose mbytet, a do të ktheheshit ju prapa (nga feja ose lufta)? E kushdo që kthehet prapa, ai nuk i bën dëm All-llahut aspak, kurse All-llahu do t'i shpërblejë mirënjohësit.
3:144. Muhamedi është vetëm i Dërguar, para të cilit ka pasur edhe të dërguar të tjerë. Nëse ai vdes ose vritet, a mos do të ktheheni ju prapa? Kushdo që kthehet prapa, nuk i bën kurrfarë dëmi Allahut. Dhe Allahu do t'i shpërblejë falënderuesit.
3:144. Dhe Muhamedi nuk është asgjë tjetër përveçse një i dërguar. Shumë të dërguar kanë kaluar para tij. Prandaj, nëse ai vdes ose vritet, a do të ktheheni pas? Dhe kushdo që kthehet pas – ai nuk i bën dëm Allahut aspak. Dhe Allahu do t'i shpërblejë mirënjohësit.
3:144. WE MA MUHEMMEDUN 'ILLA RESULUN KAD HALET MIN KABLIHI ER-RUSULU 'EFE'IN MATE 'EW KUTILE ENKALEBTUM 'ALA 'A'KABIKUM WE MEN JENKALIB 'ALA 'AKIBEJHI FELEN JEDURREL-LAHE SHEJ'EN WE SEJEXHZI ELLAHU ESH-SHAKIRINE
C 3:145. Askush nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e All-llahut. Ai është shënim i afatit të caktuar. E kush e dëshiron shpërblimin e kësaj bote, Ne atij ia japim, e kush e dëshiron shpërblimin e botës tjetër, edhe atij do t'ia japim atë, kurse mirënjohësit Ne do t'i shpërblejmë.
3:145. Çdo shpirt vdes vetëm me vendimin e Allahut, në kohë të caktuar. Kush dëshiron mirësitë e kësaj bote, Ne do t'i japim atij prej saj, ndërsa kush dëshiron shpërblimin e botës tjetër, Ne do t'i japim atij prej saj. Ne do t'i shpërblejmë mirënjohësit.
3:145. Dhe asnjë shpirt nuk vdes përveç me lejen e Allahut, sipas një afati të caktuar. Dhe kushdo që dëshiron shpërblimin e kësaj bote, Ne do t'i japim atij atë. Dhe kushdo që dëshiron shpërblimin e botës tjetër, Ne do t'i japim atij atë. Dhe Ne do t'i shpërblejmë mirënjohësit.
3:145. WE MA KANE LINEFSIN 'EN TEMUTE 'ILLA BI'IDHNI ELLAHI KITABEN MU'UEXHXHELAN WE MEN JURID THEWABE ED-DUNJA NU'UTIHI MINHA WE MEN JURID THEWABEL-'AHIRETI NU'UTIHI MINHA WE SENEXHZI ESH-SHAKIRINE
C 3:146. E sa pejgamberë pati që së bashku me të luftuan turma të mëdha besimtarësh dhe për atë që i goditi në rrugën e All-llahut, ata nuk u dobësuan dhe as nuk u përulën. All-llahu i do durimtarët.
3:146. Sa e sa profetë bashkë me shumë besimtarë të vërtetë luftuan e megjithatë nuk u përkulën para goditjeve që morën në rrugën e Allahut, as nuk u dobësuan e as nuk u nënshtruan. Allahu i do të duruarit.
3:146. Dhe sa shumë profetë ka pasur, së bashku me të cilët kanë luftuar grupe të shumta të devotshmëve. Ata nuk u dobësuan nga ajo që i goditi në rrugën e Allahut, as nuk u dorëzuan dhe as nuk u demoralizuan. Dhe Allahu i do të duruarit.
3:146. WE KE'EJJIN MIN NEBIJIN KATELE ME'AHU RIBBIJUNE KETHIRUN FEMA WEHENU LIMA 'ESABEHUM FI SEBILI ELLAHI WE MA DA'UFU WE MA ESTEKANU WEL-LAHU JUHIBBU ES-SABIRINE
C 3:147. Fjala e tyre nuk ishte tjetër pos vetëm të thonin: "Zoti ynë, na i falë mëkatet tona dhe lëshimet në punët tona dhe na forco në vendet tona (në luftë), ndihmona kundër popullit jobesimtar"!
3:147. Ata vetëm thoshin: “O Zoti ynë! Na i fal gjynahet tona dhe teprimin në punën tonë, na i forco këmbët (në istikam) dhe na ndihmo kundër popullit jobesimtar!”
3:147. Dhe fjala e tyre ishte vetëm se thanë: "Zoti ynë, na fal mëkatet tona dhe tepricat tona në çështjet tona, dhe forco këmbët tona, dhe na ndihmo kundër popullit jobesimtar."
3:147. WE MA KANE KAWLEHUM 'ILLA 'EN KALU REBBENA EGFIR LENA DHUNUBENA WE 'ISRAFENA FI 'EMRINA WE THEBBIT 'EKDAMENA WE ENSURNA 'ALEL-KAWMIL-KAFIRINE
C 3:148. Ndaj All-llahu ua dha atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërblimin më të mirë të botës tjetër; All-llahu i do punëmirët.
3:148. Dhe Allahu u dhuroi atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërblimin më të mirë të jetës tjetër. Allahu i do punëmirët.
3:148. Prandaj, Allahu u dha atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërblimin më të mirë të botës tjetër. Dhe Allahu i do bamirësit.
3:148. FE'ATAHUMU ELLAHU THEWABE ED-DUNJA WE HUSNE THEWABIL-'AHIRETI WEL-LAHU JUHIBBUL-MUHSININE
C 3:149. O besimtarë, nëse u nënshtroheni jobesimtarëve, ata ju kthejnë prapa aty ku ishit (në kufër) dhe atëherë do të jeni të humbur.
3:149. O besimtarë! Nëse u bindeni jobesimtarëve, ata do t'ju kthejnë prapa (në të pafe) e ju do të jeni të humbur.
3:149. O ju që keni besuar, nëse i bindeni atyre që nuk besojnë, ata do t'ju kthejnë në rrugën e gabuar dhe atëherë do të bëheni humbës.
3:149. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'IN TUTI'UL-LEDHINE KEFERU JERUDDUKUM 'ALA 'A'KABIKUM FETENKALIBU HASIRINE
C 3:150. Sepse vetëm All-llahu është ndihmëtar i juaji dhe Ai është më i miri ndihmës.
3:150. Por, Allahu është Mbrojtësi juaj dhe Ai është Ndihmuesi më i mirë.
3:150. Por Allahu është Aleati juaj, dhe Ai është Ndihmësi më i mirë.
3:150. BELI ELLAHU MEWLAKUM WE HUWE HAJRU EN-NASIRINE
C 3:151. Ne do to mbjellim frikën në zemrat e atyre që nuk besuan sepse ata All-llahut i trillojnë e i mveshin zota të tjerë, duke mos pasur për këtë kurrfar fakti, ndaj vendbanimi i tyre do të jetë xhehennemi. Sa i shëmtuar është vendi i mizorëve.
3:151. Ne do të mbjellim frikë në zemrat e jobesimtarëve, sepse ata adhurojnë veç Allahut gjëra, për të cilat Ai nuk ka sjellë kurrfarë prove. Vendbanimi i tyre është zjarri e sa vendstrehim i shëmtuar është ky për keqbërësit!
3:151. Ne do të hedhim frikën në zemrat e atyre që nuk besojnë për shkak se i kanë shoqëruar Allahut atë për të cilën Ai nuk ka zbritur asnjë provë. Dhe vendbanimi i tyre është zjarri. Dhe sa vendbanim i keq është ai për të padrejtët!
3:151. SENULKI FI KULUBIL-LEDHINE KEFERU ER-RU'BE BIMA 'ESHREKU BILLAHI MA LEM JUNEZZIL BIHI SULTANEN WE ME'WAHUMU EN-NARU WE BI'SE METHWA EDH-DHALIMINE
C 3:152. All-llahu përmbushi premtimin e vet ndaj jush, ngase me vullnetin e Tij i korrët ata (me shpata) deri kur u dobësuat dhe u përçatë ndërmjet vete, në çështjen e vendit (që u pat caktuar Pejgamberi) dhe pasi vërejtët atë që e dëshironit (prenë e luftës), e atëher kundërshtuat (urdhrin e Pejgamberit). Pati prej jush që e deshën këtë jetë (ata u ngutën pas presë) e pati prej jush që e deshtën botën tjetër. Pastaj, për t'ju sprovuar u zbrapi juve nga ata. Po All-llahu u fali juve; All-llahu është dhurues i madh ndaj besimtarëve.
3:152. Vërtet Allahu e plotësoi premtimin e Vet, kur ju me vullnetin e Tij e thyet armikun. Por, kur ju u frikësuat, u grindët midis jush dhe kundërshtuat (Profetin a.s.), pasi Ai ju tregoi atë që pëlqenit, (Allahu e tërhoqi ndihmën e Vet). Disa nga ju dëshirojnë këtë botë, ndërsa të tjerë nga ju dëshirojnë botën tjetër. Pastaj Ai, për t'ju provuar, bëri që të zmbrapseni para armikut dhe pastaj, sigurisht që jua fali atë gabim. Allahu ka mirësi të madhe për besimtarët.
3:152. Dhe me të vërtetë, Allahu e përmbushi premtimin e Tij për ju kur po i shkatërronit ata me lejen e Tij, derisa u dobësuat dhe u grindët në lidhje me urdhrin dhe nuk iu bindët pasi Ai ju tregoi atë që ju pëlqen. Disa prej jush dëshironin këtë botë dhe disa prej jush dëshironin botën tjetër. Pastaj Ai ju largoi prej tyre që t'ju sprovojë. Dhe Ai ju fali. Dhe Allahu është Zotërues i mirësisë ndaj besimtarëve.
3:152. WE LEKAD SEDEKAKUMU ELLAHU WA'DEHU 'IDH TEHUSSUNEHUM BI'IDHNIHI HETTA 'IDHA FESHILTUM WE TENAZA'TUM FIL-'EMRI WE 'ASEJTUM MIN BA'DI MA 'ERAKUM MA TUHIBBUNE MINKUM MEN JURIDU ED-DUNJA WE MINKUM MEN JURIDUL-'AHIRETE THUMME SEREFEKUM 'ANHUM LIJEBTELIJEKUM WE LEKAD 'AFA 'ANKUM WEL-LAHU DHU FEDLIN 'ALEL-MU'UMININE