U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
3:108.
Ja, këto që po t'i lexojmë ty janë argumentet e sakta të All-llahut. E All-llahu nuk është ai që e do padrejtësinë për njerëz.
3:108.
Këto janë vargjet e Allahut, që t'i lexojmë ty me të vërtetën dhe Allahu nuk i dëshiron askujt padrejtësi.
3:108.
Këto janë shenjat e Allahut. Ne t'i lexojmë ty ato me të vërtetën. Dhe Allahu nuk dëshiron padrejtësi për botët.
3:108.
TILKE 'AJATU ELLAHI NETLUHA 'ALEJKE BIL-HEKKI WE MALLAHU JURIDU DHULMEN LIL'ALEMINE
C
3:109.
Të All-llahut janë ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë dhe vetëm te All-llahu kthehen çështjet.
3:109.
Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë dhe tek Allahu do të kthehen të gjitha çështjet.
3:109.
Dhe Allahut i përket gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në tokë. Dhe tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.
3:109.
WE LILLEHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WE 'ILA ELLAHI TURXHA'UL-'UMURU
C
3:110.
Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në All-llahun. E sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më e mirë për ta. Disa prej tyre janë besimtarë, po shumica e tyre janë larg rrugës së Zotit.
3:110.
Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun. Sikur ithtarët e Librit të besonin, do të ishte më mirë për ata; ka prej tyre besimtarë të vërtetë, por shumica e tyre janë larg udhës së drejtë.
3:110.
Ju jeni kombi më i mirë që është nxjerrë për njerëzit. Ju urdhëroni për atë që është e drejtë dhe ndaloni nga e keqja dhe besoni në Allahun. Por nëse njerëzit e Librit do të kishin besuar, do të ishte më mirë për ta. Midis tyre janë besimtarë, por shumica e tyre janë të pabindur.
3:110.
KUNTUM HAJRE 'UMMETIN 'UHRIXHET LILNNASI TE'MURUNE BIL-MA'RUFI WE TENHEWNE 'ANIL-MUNKERI WE TU'UMINUNE BILLAHI WE LEW 'AMENE 'EHLUL-KITABI LEKANE HAJREN LEHUM MINHUMUL-MU'UMINUNE WE 'EKTHERUHUMUL-FASIKUNE
C
3:111.
Ata kurrsesi nuk mund t'ju sjellin ndonjë dëm juve, përveç ndonjë shqetësimi, po edhe në ju luftofshin, ata do të zbrapsen prej jush. Mandej ata nuk janë të ndihuar.
3:111.
Ata, përveç lëndimit, nuk mund t'ju dëmtojnë juve. Nëse ju luftojnë, ata do të kthejnë thembrat (të mundur) dhe pastaj nuk do të ndihmohen.
3:111.
Ata nuk do t'ju dëmtojnë përveç ndonjë shqetësimi. Dhe nëse ju luftojnë, ata do t'ju kthejnë shpinën dhe pastaj nuk do të ndihmohen.
3:111.
LEN JEDURRUKUM 'ILLA 'EDHEN WE 'IN JUKATILUKUM JUWELLUKUMUL-'EDBARE THUMME LA JUNSERUNE
C
3:112.
Atyre (jehudive) u është vënë njollë e nënçmimit kudo që të gjenden, vetëm nëse kapen për litarin (fenë) e All-llahut dhe kthehen në besën e njerëzve (të muslimanëve), ata kanë shkaktuar kundër vetes përbuzje nga All-llahu, andaj atyre u është shtruar shtypja e mjerimi. Këtë, për shkak se ata i mohonin argumentet e All-llahut, i mbytnin mizorisht pejgamberët dhe për shkak se kundërshtonin (udhëzimet e Zotit) dhe tejkalonin (çdo normë njerëzore).
3:112.
Kudo që gjenden, ata janë të kapluar nga poshtërimi, vetëm nëse kanë ndonjë mbrojtje prej Allahut apo prej njerëzve. Ata merituan zemërimin e Allahut dhe do t'i kaplojë mjerimi. Kjo ishte për shkak se mohuan shpalljet e Tij dhe pa kurrfarë të drejte, i vrisnin profetët. Kjo ishte për shkak se ata nuk u bindën dhe i kaluan kufijtë (në të këqija).
3:112.
Mbi ta është vulosur poshtërimi kudo që të gjenden, përveçse nëse janë të lidhur me një marrëveshje nga Allahu dhe një marrëveshje nga njerëzit. Ata kanë tërhequr mbi veten e tyre zemërimin e Allahut, dhe mbi ta është vulosur varfëria. Kjo është për shkak se ata mohuan shenjat e Allahut dhe vranë profetët padrejtësisht. Kjo është për shkak se ata ishin të pabindur dhe shkelës.
3:112.
DURIBET 'ALEJHIMU EDH-DHILLETU 'EJNE MA THUKIFU 'ILLA BIHEBLIN MINEL-LAHI WE HEBLIN MINE EN-NASI WE BA'U BIGADEBIN MINEL-LAHI WE DURIBET 'ALEJHIMUL-MESKENETU DHALIKE BI'ENNEHUM KANU JEKFURUNE BI'AJATI ELLAHI WE JEKTULUNEL-'ENBIJA'E BIGAJRI HEKKIN DHALIKE BIMA 'ASEW WE KANU JA'TEDUNE
C
3:113.
Ata (ithtarët e librit) nuk janë të njëjtë. Nga ithtarët e librit ka që janë në rrugë të drejtë, gjatë natës lexojnë ajetet e All-llahut duke u lutur.
3:113.
(Megjithatë) ata nuk janë të gjithë njëlloj. Disa nga ithtarët e Librit janë në të drejtën: në orët e natës lexojnë vargjet e Librit të Allahut dhe falin namaz.
3:113.
Ata nuk janë të gjithë njësoj. Midis njerëzve të Librit ka një komunitet që qëndron i qëndrueshëm, duke recituar shenjat e Allahut gjatë natës dhe duke bërë sexhde.
3:113.
LEJSU SEWA'EN MIN 'EHLIL-KITABI 'UMMETUN KA'IMETUN JETLUNE 'AJATI ELLAHI 'ANA'EL-LEJLI WE HUM JESXHUDUNE
C
3:114.
I besojnë All-llahut dhe ditës së gjykimit këshillojnë për të mirë dhe largojnë nga të këqijat, përpiqen për punë të dobishme, edhe ata janë prej të mirëve.
3:114.
Ata besojnë Allahun dhe Ditën e Kiametit, e urdhërojnë të mirën, e ndalojnë të keqen dhe nxitojnë për të bërë punë të mira. Këta janë ndër të drejtët.
3:114.
Ata besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, dhe urdhërojnë për atë që është e drejtë dhe ndalojnë nga e keqja dhe garojnë në punët e mira. Dhe këta janë nga të drejtët.
3:114.
JU'UMINUNE BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI WE JE'MURUNE BIL-MA'RUFI WE JENHEWNE 'ANIL-MUNKERI WE JUSARI'UNE FIL-HAJRATI WE 'ULA'IKE MINE ES-SALIHINE
C
3:115.
E çfarëdo të mire që bëjnë, ajo nuk u mohohet. All-llahu i di shumë mirë të devotshmit.
3:115.
Çfarëdo të mire që të bëjnë, nuk do t'iu mohohet shpërblimi. Allahu i di mirë të devotshmit.
3:115.
Dhe çfarëdo të mire që ata bëjnë, nuk do të mohohet për ta. Dhe Allahu është i Dituri për ata që janë të devotshëm.
3:115.
WE MA JEF'ALU MIN HAJRIN FELEN JUKFERUHU WEL-LAHU 'ALIMUN BIL-MUTTEKINE
C
3:116.
S'ka dyshim se atyre që nuk besuan, nuk do t'u bëjnë dobi ndaj (dënimit të) All-llahut as pasuria e as fëmijët e tyre. Ata janë banues të zjarrit dhe aty janë përgjithmonë.
3:116.
Ata që nuk besojnë, nuk do t'i mbrojë asgjë nga dënimi i Allahut, as pasuria e tyre e as fëmijët e tyre. Ata do të jenë banorët e zjarrit (të Xhehenemit), ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
3:116.
Me të vërtetë, ata që nuk besojnë – pasuritë e tyre dhe fëmijët e tyre nuk do t'i ndihmojnë aspak kundër Allahut. Ata janë banorët e zjarrit; ata do të jenë aty përgjithmonë.
3:116.
'INNEL-LEDHINE KEFERU LEN TUGNIJE 'ANHUM 'EMWALUHUM WE LA 'EWLADUHUM MINEL-LAHI SHEJ'EN WE 'ULA'IKE 'ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE
C
3:117.
Shembulli i asaj që ata e japin në këtë jetë (për t'u lavdëruar e për t'u përmendur) është si i një erë me breshër që godet dhe shkatërron të mbjellat e një populli që e ka lëshuar rrugën në dëm të vetes. All-llahu nuk u bëri zullum atyre, por ata ishin që i benë të padrejtë vetes së vet.
3:117.
Gjithçka që jobesimtarët shpenzojnë në jetën e kësaj bote, i përngjan erës së akullt, e cila godet të lashtat e ndonjë populli që i ka bërë dëm vetes dhe ua zhduk të lashtat. Allahu nuk u ka bërë padrejtësi atyre, por ata i kanë bërë padrejtësi vetvetes.
3:117.
Shembulli i asaj që ata shpenzojnë në këtë jetë është si shembulli i një ere me ngricë që godet të mbjellat e një populli që i ka bërë padrejtësi vetvetes dhe e shkatërron atë. Dhe Allahu nuk u ka bërë atyre padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetvetes.
3:117.
METHELU MA JUNFIKUNE FI HEDHIHIL-HEJETI ED-DUNJA KEMETHELI RIHIN FIHA SIRRUN 'ESABET HERTHE KAWMIN DHELEMU 'ENFUSEHUM FE'EHLEKET/HU WE MA DHELEMEHUMU ELLAHU WE LEKIN 'ENFUSEHUM JEDHLIMUNE
C
3:118.
O ju që besuat, mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, ata nuk pushojnë së vepruari në dëm tuajin, u dëshirojnë çka u mundon juve. Urrejta kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në gjoksat tyre është edhe më e madhe. Ne pra, ua kemi sqaruar faktet nëse ju i kuptoni.
3:118.
O besimtarë! Mos zgjidhni për miq dhe këshilltarë të afërt njerëz të tjerë jashtë gjirit tuaj; ata nuk ngurrojnë që t'ju bëjnë dëm. Ata dëshirojnë që të vuani. Urrejtja shfaqet në gjithçka që del prej gojës së tyre, kurse ajo që fshehin në zemrën e tyre, është edhe më e madhe. Ne jua kemi shpjeguar vargjet (e Kuranit), nëse jeni njerëz që kuptoni.
3:118.
O ju që keni besuar, mos i merrni për miq ata që janë jashtë rrethit tuaj. Ata nuk do të ndalin asgjë për t'ju dëmtuar. Ata dëshirojnë atë që ju dëmton. Armiqësia është shfaqur nga gojët e tyre, dhe ajo që fshehin në zemrat e tyre është edhe më e madhe. Ne ua kemi shpjeguar shenjat nëse jeni të arsyeshëm.
3:118.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TETTEHIDHU BITANETEN MIN DUNIKUM LA JE'LUNEKUM HABALEN WE DDU MA 'ANITTUM KAD BEDETIL-BEGDA'U MIN 'EFWAHIHIM WE MA TUHFI SUDURUHUM 'EKBERU KAD BEJJENNA LEKUMUL-'AJATI 'IN KUNTUM TA'KILUNE