U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
3:67.
Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi as i krishterë, por ai ishte larg besimeve të kota, ishte musliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve.
3:67.
Ibrahimi nuk ka qenë as hebre, as i krishterë, por ka qenë besimtar i vërtetë (monoteist) i përulur ndaj Allahut dhe nuk ka qenë nga politeistët.
3:67.
Ibrahimi nuk ishte as hebre dhe as i krishterë, por ai ishte i përkushtuar ndaj të vërtetës, një musliman. Dhe ai nuk ishte nga idhujtarët.
3:67.
MA KANE 'IBRAHIMU JEHUDIJEN WE LA NESRANIJAN WE LEKIN KANE HENIFÆN MUSLIMÆN WE MA KANE MINEL-MUSHRIKINE
C
3:68.
Njerëzit më me meritë për t'u thirrur në Ibrahimin, ishin ata që e ndoqën atë (besimin e tij) dhe ky Pejgamber me ata që besuan (ummeti i këtij). All-llahu është mbrojtës i besimtarëve.
3:68.
Pa dyshim, njerëzit më të afërt me Ibrahimin janë ata që e pasuan atë dhe ky Profet me besimtarët (e tij). Allahu është mbrojtës i besimtarëve.
3:68.
Me të vërtetë, ata që janë më afër Ibrahimit janë ata që e kanë ndjekur atë dhe ky profet dhe ata që kanë besuar. Dhe Allahu është Mbrojtësi i besimtarëve.
3:68.
'INNE 'EWLA EN-NASI BI'IBRAHIME LELLEDHINE ETTEBA'UHU WE HEDHA EN-NEBIJU WEL-LEDHINE 'AMENU WEL-LAHU WE LIJUL-MU'UMININE
C
3:69.
Një grup nga ithtarët e librit kishin dëshirë t'u shpiejnë në rrugë të gabuar por ata nuk mashtrojnë tjetër pos vetes së tyre, dhe nuk e vërejnë.
3:69.
Një grup ithtarësh të Librit dëshirojnë që t'ju shpien në rrugë të gabuar. Në të vërtetë ata çojnë në humbje vetëm vetveten, por këtë nuk e ndiejnë.
3:69.
Një grup nga njerëzit e Librit dëshiron t'ju çojë në rrugë të gabuar. Por ata çojnë në rrugë të gabuar vetëm vetet e tyre, dhe ata nuk e ndiejnë këtë.
3:69.
WEDDET TA'IFETUN MIN 'EHLIL-KITABI LEW JUDILLUNEKUM WE MA JUDILLUNE 'ILLA 'ENFUSEHUM WE MA JESH'URUN
C
3:70.
O ithtarë të librit, përse nuk i besoni ajetet (Kur'anin) e All-llahut, e duke e ditur të vërtetën?
3:70.
O ithtarë të Librit! Përse i mohoni shpalljet e Allahut (Kuranin), edhe pse jeni dëshmitarë se ato janë të vërteta?
3:70.
O njerëz të Librit, pse i mohoni shenjat e Allahut ndërsa ju e dini të vërtetën?
3:70.
JA 'EHLEL-KITABI LIME TEKFURUNE BI'AJATI ELLAHI WE 'ENTUM TESH/HEDUNE
C
3:71.
O ithtarët e librit, përse, duke qenë se ju e dini të vertetën e ngatërroni me gënjeshtrën dhe e fshihni realitetin?
3:71.
O ithtarët e Librit! Përse e pështjelloni të vërtetën me të pavërtetën dhe përse e fshihni të vërtetën me qëllim?
3:71.
O njerëz të Librit, pse e përzieni të vërtetën me të pavërtetën dhe e fshehni të vërtetën ndërsa ju e dini atë?
3:71.
JA 'EHLEL-KITABI LIME TELBISUNEL-HEKKA BIL-BATILI WE TEKTUMUNEL-HEKKA WE 'ENTUM TA'LEMUNE
C
3:72.
Një grup nga ithtarët e librit thanë (të vetëve): "Besoni paradite në atë që u është shpallur atyre që besuan (muslimanëve), e pasdite mos e besoni, e ndoshta edhe ata (muslimanët), do të zbrapsen (nga besimi i tyre)".
3:72.
Një grup ithtarësh të Librit thanë: “Besojeni në mëngjes atë që u është zbritur besimtarëve, por në mbrëmje mohojeni atë, se ndoshta edhe ata do ta braktisin
3:72.
Dhe një grup prej njerëzve të Librit tha: "Besoni në atë që iu është zbritur besimtarëve në fillim të ditës dhe mohoni atë në fund të saj, që ata të mund të kthehen.
3:72.
WE KALET TA'IFETUN MIN 'EHLIL-KITABI 'AMINU BIEL-LEDHI 'UNZILE 'ALEL-LEDHINE 'AMENU WEXHHE EN-NEHARI WE EKFURU 'AHIREHU LE'ALLEHUM JERXHI'UNE
C
3:73.
Dhe (u thonin): "Mos i besoni askujt përveç atij që është në fenë tuaj"! Thuaj (o i dërguar): "I vetmi udhëzim është udhëzimi nga All-llahu"! (u thoni të vetëve mos besoni nga droja) Se po i jepet ndokujt (pejgamberllëku) sikurse u është dhënë juve dhe (nga droja) se t'ju paraqesin fakte (muslimanët) para Zotit tuaj (ditën e gjykimit). Thuaju: "E tërë e mira është në duar të All-llahut, Ai ia jep atë kujt të dojë; All-llahu është dhurues i gjërë, i gjithëdijshëm".
3:73.
dhe besojuni vetëm atyre që ndjekin fenë tuaj!” Thuaj (o Muhamed): “Udhëzimi i Allahut është udhëzimi i vërtetë”. (Hebrenjtë i thanë njëri-tjetrit:) “Mos besoni se mund t'i jepet ndokujt ajo që ju është dhënë juve (vetëm nëse ndjekin fenë tuaj), përndryshe ata do të polemizojnë kundër jush te Zoti juaj.” Thuaj (o Muhamed): “Hiri është në Dorë të Allahut, Ai ia jep atë kujt të dojë. Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm.”
3:73.
Dhe mos i besoni askujt përveç atyre që ndjekin fenë tuaj." Thuaj: "Me të vërtetë, udhëzimi është udhëzimi i Allahut." Mos besoni se ndokujt i është dhënë diçka e ngjashme me atë që ju është dhënë ose që ata mund të argumentojnë kundër jush para Zotit tuaj. Thuaj: "Me të vërtetë, mirësia është në dorën e Allahut. Ai ia jep atë kujt të dojë. Dhe Allahu është i Gjithëpërfshirësi, i Dituri."
3:73.
WE LA TU'UMINU 'ILLA LIMEN TEBI'A DINEKUM KUL 'INNEL-HUDA HUDA ELLAHI 'EN JU'UTA 'EHEDUN MITHLE MA 'UTITUM 'EW JUHAXHXHUKUM 'INDE RABBIKUM KUL 'INNEL-FEDLE BIJEDI ELLAHI JU'UTIHI MEN JESHA'U WEL-LAHU WASI'UN 'ALIMUN
C
3:74.
Ai veçon me mëshirën e vet (me pejgamberllëk) kë të dojë. All-llahu është Zot i mirësisë së madhe.
3:74.
Mëshirën e Vet, Ai ia dhuron kujt të dojë. Allahu është zotërues i mirësisë së pakufishme.
3:74.
Ai zgjedh për mëshirën e Tij kë të dojë. Dhe Allahu është Zotërues i mirësisë së madhe.
3:74.
JEHTESSU BIREHMETIHI MEN JESHA'U WEL-LAHU DHUL-FEDLIL-'ADHIMI
C
3:75.
Ndër ithtarë të librit ka asish, që po ia besove një sasi të madhe (ari), ai ta kthen ty atë, por ka të atillë që po ia besove një dinar, ai nuk ta kthen ty atë, përveç nëse gjithnjë i rri gati (ia kërkon pajada). Këtë (e bëjnë) për arsye se ata thonin: "Ne nuk kemi kurrfarë përgjegjësie ndaj (pasurisë që u marrim) të të paditurve (arabëve analfabetë)". Pra, duke e ditur të vërtetën, ata bëjnë gënjeshtër ndaj All-llahut.
3:75.
Ka nga ata ithtarë të Librit, që sikur t'u besosh një barrë të tërë ari, do t'jua kthejnë, por ka edhe të atillë që, nëse u jep në besim, qoftë edhe një dinar, nuk ta kthejnë, veçse nëse nuk u ndahesh. Kjo është kështu, ngase ata thonë: “Ne nuk kemi ndonjë detyrim ndaj analfabetëve (arabë)”. Ata flasin gënjeshtra për Allahun me vetëdije.
3:75.
Dhe midis njerëzve të Librit ka disa që, nëse i beson atyre një thesar, ata do ta kthejnë atë te ti. Dhe ka disa prej tyre që, nëse u beson një monedhë, ata nuk do ta kthejnë atë te ti, përveçse nëse qëndron mbi ta. Kjo është sepse ata thonë: "Nuk kemi asnjë përgjegjësi ndaj analfabetëve." Dhe ata thonë gënjeshtra për Allahun, ndërsa ata e dinë.
3:75.
WE MIN 'EHLIL-KITABI MEN 'IN TE'MENHU BIKINTARIN JU'UEDDIHI 'ILEJKE WE MINHUM MEN 'IN TE'MENHU BIDINARIN LA JU'UEDDIHI 'ILEJKE 'ILLA MA DUMTE 'ALEJHI KA'IMEN DHALIKE BI'ENNEHUM KALU LEJSE 'ALEJNA FIL-'UMMIJINE SEBILUN WE JEKULUNE 'ALA ELLAHIL-KEDHIBE WE HUM JA'LEMUNE
C
3:76.
Jo, (nuk është ashtu si thonë ata) po kush e përmbush amanetin e vet (është besnik) dhe ruhet nga mëkatet, s'ka dyshim, All-llahu i do ata që ruhen.
3:76.
Jo! Por kushdo që plotëson premtimin e tij dhe ruhet nga të këqijat, (ta dijë se) Allahu, me të vërtetë, i do ata që janë të devotshëm.
3:76.
Po, kushdo që e përmbush marrëveshjen e tij dhe është i devotshëm – me të vërtetë, Allahu i do të devotshmit.
3:76.
BELA MEN 'EWFA BI'AHDIHI WE ETTEKA FE'INNALL-LLAHE JUHIBBUL-MUTTEKINE
C
3:77.
Ata që për një vlerë të paktë e shesin besën e dhënë All-llahut, ndryshojnë edhe zotimet e tyre, të tillët nuk kanë pjesë (mëshirë) në botën tjetër, dhe në ditën e kijametit All-llahu nuk u flet atyre, nuk i shikon ata dhe nuk i pastron (prej barrës së gabimeve), ata kanë një dënim të dhembshëm.
3:77.
Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël, nuk do të kenë asnjë të mirë në jetën e ardhshme. Allahu nuk do t'u flasë atyre, as nuk do t'i shikojë në Ditën e Kiametit dhe as nuk do t'i pastrojë prej gjynaheve e për ta do të ketë dënim të dhembshëm.
3:77.
Me të vërtetë, ata që shkëmbejnë marrëveshjen e Allahut dhe betimet e tyre për një çmim të vogël – ata nuk do të kenë asnjë pjesë në botën tjetër, dhe Allahu nuk do t'u flasë atyre, as nuk do t'i shikojë ata në Ditën e Gjykimit dhe as nuk do t'i pastrojë ata. Dhe për ta do të ketë një ndëshkim të dhimbshëm.
3:77.
'INNEL-LEDHINE JESHTERUNE BI'AHDI ELLAHI WE 'EJMANIHIM THEMENEN KALILAN 'ULA'IKE LA HALAKA LEHUM FIL-'AHIRETI WE LA JUKELLIMUHUMU ELLAHU WE LA JENDHURU 'ILEJHIM JEWMEL-KIJAMETI WE LA JUZEKKIHIM WE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN