Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 3:62. S'ka dyshim, ky është lajm i vërtetë. Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër pos All-llahut. All-llahu është Ai, i plotfuqishmi, i vetëdijshmi.
3:62. Pa dyshim, të gjitha këto janë rrëfime të vërteta. S'ka zot tjetër (që meriton të adhurohet) përveç Allahut. Vërtet, Allahu është i Plotfuqishmi, i Urti.
3:62. Kjo është, me të vërtetë, historia e vërtetë. Dhe nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut. Dhe me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishmi, i Urtë.
3:62. 'INNE HADHA LEHUWEL-KASESUL-HEKKU WE MA MIN 'ILEHIN 'ILLALLAHU WE 'INNALL-LLAHE LEHUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C 3:63. E nëse ata refuzojnë (besimin e drejtë), ata janë ngatërrestarë, për të cilët All-llahu e di shumë mirë.
3:63. Në qoftë se ata ia kthejnë shpinën të drejtës, (dije se) Allahu i njeh mirë ngatërrestarët.
3:63. Por nëse ata kthehen, atëherë me të vërtetë, Allahu e di mirë ata që bëjnë shkatërrim.
3:63. FE'IN TEWELLEW FE'INNALL-LLAHE 'ALIMUN BIL-MUFSIDINE
C 3:64. Thuaju (o i dërguar): "O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: Të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos e konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos All-llahut"! E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: "Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)"!
3:64. Thuaj: “O ithtarët e Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t'i shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim) dhe se nuk do ta mbajmë për zot njëri-tjetrin, në vend të Allahut!” Nëse ata nuk pranojnë, atëherë thuaju: “Dëshmoni se ne i jemi nënshtruar Allahut!”
3:64. Thuaj: "O njerëz të Librit, ejani te një fjalë e përbashkët mes nesh dhe jush: që ne të mos adhurojmë askënd përveç Allahut, të mos i vëmë Atij shok dhe të mos marrim njëri-tjetrin si zota përveç Allahut." Por nëse ata kthehen, atëherë thoni: "Dëshmoni se ne jemi të dorëzuar ndaj Tij."
3:64. KUL JA 'EHLEL-KITABI TA'ALEW 'ILA KELIMETIN SEWA'IN BEJNENA WE BEJNEKUM 'ELLA NA'BUDE 'ILLALLAHE WE LA NUSHRIKE BIHI SHEJ'EN WE LA JETTEHIDHE BA'DUNA BA'DAN 'ERBABÆN MIN DUNI ELLAHI FE'IN TEWELLEW FEKULU ESH/HEDU BI'ENNA MUSLIMUNE
C 3:65. (madje thuaju): "O ithtarë të librit, pse po polemizoni me ne rreth Ibrahimit? E, nuk janë shpallur as Tevrati as Inxhili, vetëmse pas tij?! A nuk e kuptoni (gënjeshtrën tuaj)"?
3:65. O ithtarët e Librit! Pse polemizoni për Ibrahimin, kur Teurati dhe Ungjilli janë zbritur vetëm pas tij? A nuk kuptoni?
3:65. O njerëz të Librit, pse argumentoni për Ibrahimin, ndërsa Teurati dhe Inxhili nuk zbritën përveç pas tij? A nuk mendoni?
3:65. JA 'EHLEL-KITABI LIME TUHAXHXHUNE FI 'IBRAHIME WE MA 'UNZILETIT-TEWRETU WEL-'INXHILU 'ILLA MIN BA'DIHI 'EFELA TA'KILUNE
C 3:66. Ja, ju jeni ata që polemizuat edhe për atë që e dinit (për Isain) e përse polemizoni për atë që s'keni kurrfarë dije (për Ibrahimin)? All-llahu e di të vërtetën e ju nuk dini.
3:66. Mirë ju polemizoni për gjëra që keni një farë dijenie (për çështje që lidhen me Musain a.s. dhe Isain a.s.), por, pse polemizoni për atë, për të cilën s'dini asgjë (për Ibrahimin a.s.)? Allahu e di hollësisht, ndërsa ju nuk dini asgjë për këtë.
3:66. Ja, ju jeni ata që argumentoni për atë që e dini, por pse argumentoni për atë që nuk e dini? Dhe Allahu e di, ndërsa ju nuk dini.
3:66. HA'ENTUM HA'UULA' HAXHEXHTUM FIMA LEKUM BIHI 'ILMUN FELIME TUHAXHXHUNE FIMA LEJSE LEKUM BIHI 'ILMUN WEL-LAHU JA'LEMU WE 'ENTUM LA TA'LEMUNE
C 3:67. Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi as i krishterë, por ai ishte larg besimeve të kota, ishte musliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve.
3:67. Ibrahimi nuk ka qenë as hebre, as i krishterë, por ka qenë besimtar i vërtetë (monoteist) i përulur ndaj Allahut dhe nuk ka qenë nga politeistët.
3:67. Ibrahimi nuk ishte as hebre dhe as i krishterë, por ai ishte i përkushtuar ndaj të vërtetës, një musliman. Dhe ai nuk ishte nga idhujtarët.
3:67. MA KANE 'IBRAHIMU JEHUDIJEN WE LA NESRANIJAN WE LEKIN KANE HENIFÆN MUSLIMÆN WE MA KANE MINEL-MUSHRIKINE
C 3:68. Njerëzit më me meritë për t'u thirrur në Ibrahimin, ishin ata që e ndoqën atë (besimin e tij) dhe ky Pejgamber me ata që besuan (ummeti i këtij). All-llahu është mbrojtës i besimtarëve.
3:68. Pa dyshim, njerëzit më të afërt me Ibrahimin janë ata që e pasuan atë dhe ky Profet me besimtarët (e tij). Allahu është mbrojtës i besimtarëve.
3:68. Me të vërtetë, ata që janë më afër Ibrahimit janë ata që e kanë ndjekur atë dhe ky profet dhe ata që kanë besuar. Dhe Allahu është Mbrojtësi i besimtarëve.
3:68. 'INNE 'EWLA EN-NASI BI'IBRAHIME LELLEDHINE ETTEBA'UHU WE HEDHA EN-NEBIJU WEL-LEDHINE 'AMENU WEL-LAHU WE LIJUL-MU'UMININE
C 3:69. Një grup nga ithtarët e librit kishin dëshirë t'u shpiejnë në rrugë të gabuar por ata nuk mashtrojnë tjetër pos vetes së tyre, dhe nuk e vërejnë.
3:69. Një grup ithtarësh të Librit dëshirojnë që t'ju shpien në rrugë të gabuar. Në të vërtetë ata çojnë në humbje vetëm vetveten, por këtë nuk e ndiejnë.
3:69. Një grup nga njerëzit e Librit dëshiron t'ju çojë në rrugë të gabuar. Por ata çojnë në rrugë të gabuar vetëm vetet e tyre, dhe ata nuk e ndiejnë këtë.
3:69. WEDDET TA'IFETUN MIN 'EHLIL-KITABI LEW JUDILLUNEKUM WE MA JUDILLUNE 'ILLA 'ENFUSEHUM WE MA JESH'URUN
C 3:70. O ithtarë të librit, përse nuk i besoni ajetet (Kur'anin) e All-llahut, e duke e ditur të vërtetën?
3:70. O ithtarë të Librit! Përse i mohoni shpalljet e Allahut (Kuranin), edhe pse jeni dëshmitarë se ato janë të vërteta?
3:70. O njerëz të Librit, pse i mohoni shenjat e Allahut ndërsa ju e dini të vërtetën?
3:70. JA 'EHLEL-KITABI LIME TEKFURUNE BI'AJATI ELLAHI WE 'ENTUM TESH/HEDUNE
C 3:71. O ithtarët e librit, përse, duke qenë se ju e dini të vertetën e ngatërroni me gënjeshtrën dhe e fshihni realitetin?
3:71. O ithtarët e Librit! Përse e pështjelloni të vërtetën me të pavërtetën dhe përse e fshihni të vërtetën me qëllim?
3:71. O njerëz të Librit, pse e përzieni të vërtetën me të pavërtetën dhe e fshehni të vërtetën ndërsa ju e dini atë?
3:71. JA 'EHLEL-KITABI LIME TELBISUNEL-HEKKA BIL-BATILI WE TEKTUMUNEL-HEKKA WE 'ENTUM TA'LEMUNE
C 3:72. Një grup nga ithtarët e librit thanë (të vetëve): "Besoni paradite në atë që u është shpallur atyre që besuan (muslimanëve), e pasdite mos e besoni, e ndoshta edhe ata (muslimanët), do të zbrapsen (nga besimi i tyre)".
3:72. Një grup ithtarësh të Librit thanë: “Besojeni në mëngjes atë që u është zbritur besimtarëve, por në mbrëmje mohojeni atë, se ndoshta edhe ata do ta braktisin
3:72. Dhe një grup prej njerëzve të Librit tha: "Besoni në atë që iu është zbritur besimtarëve në fillim të ditës dhe mohoni atë në fund të saj, që ata të mund të kthehen.
3:72. WE KALET TA'IFETUN MIN 'EHLIL-KITABI 'AMINU BIEL-LEDHI 'UNZILE 'ALEL-LEDHINE 'AMENU WEXHHE EN-NEHARI WE EKFURU 'AHIREHU LE'ALLEHUM JERXHI'UNE