U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
3:14.
Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek All-llahu është e ardhmja më e mirë.
3:14.
Burrave u është hijeshuar dashuria për gjërat e dëshiruara: për gratë, fëmijët, arin dhe argjendin e grumbulluar, kuajt e bukur, bagëtitë dhe arat e lëruara. Këto janë kënaqësitë e kësaj jete, por shumë më i mirë është kthimi tek Allahu.
3:14.
Është zbukuruar për njerëzit dashuria për dëshirat – për gratë, për fëmijët, për thesaret e arit dhe argjendit, për kuajt e shënuar, për bagëtitë dhe për të korrat. Këto janë kënaqësi të kësaj jete, por Allahu – tek Ai është përfundimi më i mirë.
3:14.
ZUJJINE LILNNASI HUBBU ESH-SHEHEWATI MINE EN-NISA' WEL-BENINE WEL-KANATIRIL-MUKANTERETI MINE EDH-DHEHEBI WEL-FIDDETI WEL-HAJLIL-MUSEWWEMETI WEL-'EN'AMI WEL-HERTHI DHALIKE META'UL-HEJETI ED-DUNJA WEL-LAHU 'INDEHU HUSNUL-ME'ABI
C
3:15.
Thuaj: "A t'ju kumtoj për diç shumë më të mirë se ato (kënaqësitë e Dunjasë)? Për ata që janë ruajtur, ata kanë tek Zoti i tyre xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përgjithmonë, kanë bashkëshorte të pastra e gëzojnë edhe kënaqësinë e All-llahut. All-llahu është i kujdesshëm për robtë.
3:15.
Thuaj (o Muhamed!): “A doni t'ju tregoj për gjëra më të mira se ato? Për ata që janë të devotshëm, te Zoti i tyre do të ketë kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përgjithmonë. Aty do të kenë bashkëshorte të pastra dhe kënaqësi nga Allahu”. Allahu i vrojton robërit e Vet
3:15.
Thuaj: "A t'ju tregoj për diçka më të mirë se këto? Për ata që kanë frikë Allahun do të ketë kopshtet nën të cilët rrjedhin lumenj, aty do të jenë përgjithmonë, dhe bashkëshorte të pastra, dhe kënaqësia e Allahut." Dhe Allahu është i Gjithëvëzhguesi për robërit e Tij.
3:15.
KUL 'E'UUNEBBI'UKUM BIHAJRIN MIN DHALIKUM LILLEDHINE ETTEKAW 'INDE RABBIHIM XHENNATUN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA WE 'EZWAXHUN MUTEHHERETUN WE RIDWANUN MINEL-LAHI WEL-LAHU BESIRUN BIL-'IBADI
C
3:16.
Ata të cilët thonë: "Zoti ynë, ne sinqerisht besuam, na i falë mëkatet tona na ruaj prej ndëshkimit të zjarrit"!
3:16.
që thonë: “Zoti ynë! Me të vërtetë kemi besuar, andaj na i fal gjynahet tona dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!”;
3:16.
Ata që thonë: "Zoti ynë, ne me të vërtetë kemi besuar, prandaj na fal mëkatet tona dhe na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit."
3:16.
EL-LEDHINE JEKULUNE REBBENA 'INNENA 'AMENNA FAGFIR LENA DHUNUBENA WE KINA 'ADHABE EN-NARI
C
3:17.
Dhe ata që janë të durueshëm, të drejtë, të devotshëm e dorëdhënës dhe të cilët në kohën e agimit (syfyrit) kërkojnë ndjesë.
3:17.
që janë të durueshëm, të sinqertë, të devotshëm në adhurimin e Allahut; që japin lëmoshë dhe që kërkojnë faljen e gjynaheve para agimit.
3:17.
Ata që janë të duruar, të sinqertë, të përulur, ata që shpenzojnë dhe ata që kërkojnë falje në agim.
3:17.
ES-SABIRINE WE ES-SADIKINE WEL-KANITINE WEL-MUNFIKINE WEL-MUSTEGFIRINE BIL-'ESHARI
C
3:18.
All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit.
3:18.
Allahu dëshmon, e po ashtu edhe engjëjt, edhe njerëzit e dijes, se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Tij, duke mbajtur drejtësinë. S'ka zot tjetër përveç Atij, të Plotfuqishmit, të Urtit.
3:18.
Allahu dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, dhe engjëjt dhe ata që janë të qëndrueshëm në dituri gjithashtu dëshmojnë këtë. Ai është mbajtës i drejtësisë. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, të Gjithëfuqishmit, të Urtit.
3:18.
SHEHIDEL-LAHU 'ENNEHU LA 'ILAHE 'ILLA HUWE WEL-MELA'IKETU WE 'ULUL-'ILMI KA'IMEN BIL-KISTI LA 'ILAHE 'ILLA HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C
3:19.
Feja e pranueshme tek All-llahu është Islami, e atyre që u është dhënë libri, pasi mësuan për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon argumentet e All-llahut, le ta dijë se All-llahu shpejtë do t'i japë llogarinë.
3:19.
Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Islami. Ata që u është dhënë Libri, patën mospajtime nga zilia që kishin midis tyre, vetëm pasi u erdhi dituria. Por kushdo që i mohon udhëzimet e Allahut, ta dijë se Allahu është i shpejtë në llogari.
3:19.
Me të vërtetë, feja tek Allahu është Islami. Dhe ata që u është dhënë Libri nuk patën mosmarrëveshje përveç pasi u erdhi dituria, nga zilia midis tyre. Dhe kushdo që mohon shenjat e Allahut – me të vërtetë, Allahu është i Shpejtë në llogaritjen e Tij.
3:19.
'INNE ED-DINE 'INDEL-LAHIL-'ISLAMU WE MA EHTELEFEL-LEDHINE 'UTUL-KITABE 'ILLA MIN BA'DI MA XHA'EHUMUL-'ILMU BEGJEN BEJNEHUM WE MEN JEKFUR BI'AJATI ELLAHI FE'INNALL-LLAHE SERI'UL-HISABI
C
3:20.
E nëse ata polemizojnë me ty, ti thuaj: "Unë me tërë qenien time i jam dorëzuar All-llahut, e edhe ithtarët e mij"! E thuaju edhe atyre që u është dhënë libri dhe injorantëve: "A pranuat fenë islame"? Nëse e pranuan islamin, atëherë e kanë gjetur të vërtetën, e nëse refuzojnë, ti ke për obligim vetëm t'u kumunikosh; All-llahu i di shumë mirë punët e robëve.
3:20.
Nëse ata të kundërshtojnë ty (o Muhamed) thuaju: “Unë i përulem vetëm Allahut, e po ashtu edhe ata që më pasojnë mua”. Dhe thuaju atyre që u është dhënë Libri si dhe analfabetëve: “A i përuleni Allahut?” Nëse e pranojnë Islamin, atëherë kanë gjetur udhën e drejtë. Por, nëse refuzojnë, detyra jote është vetëm që t'ua përcjellësh dijen. Allahu i vrojton robërit e Vet.
3:20.
Dhe nëse ata argumentojnë me ty, thuaj: "Unë ia kam dorëzuar fytyrën time Allahut, dhe ata që më ndjekin gjithashtu." Dhe thuaju atyre që u është dhënë Libri dhe analfabetëve: "A keni pranuar Islamin?" Nëse ata e pranojnë, atëherë me të vërtetë, ata janë udhëzuar. Por nëse ata kthehen, atëherë për ty është vetëm shpallja. Dhe Allahu është i Gjithëvëzhguesi për robërit e Tij.
3:20.
FE'IN HAXHXHUKE FEKUL 'ESLEMTU WEXHHIJE LILLAHI WE MENI ETTEBE'ANI WE KUL LILLEDHINE 'UTUL-KITABE WEL-'UMMIJINE 'E'ESLEMTUM FE'IN 'ESLEMU FEKADI EHTEDEW WE 'IN TEWELLEW FE'INNEMA 'ALEJKEL-BELAGU WEL-LAHU BESIRUN BIL-'IBADI
C
3:21.
Ata që mohojnë argumentet e All-llahut, mbysin pejgamberët pa farë të drejte, mbysin edhe njerëz që këshillojnë për të drejtën, ti ata lajmëroi për një ndëshkim të dhëmbshëm e pikëllues.
3:21.
Lajmëroi ata që mohojnë shpalljet e Allahut, vrasin profetët padrejtësisht dhe vrasin edhe ata që urdhërojnë të veprohet me drejtësi, për dënimin e dhembshëm që i pret.
3:21.
Me të vërtetë, ata që mohojnë shenjat e Allahut dhe i vrasin profetët padrejtësisht dhe i vrasin ata që urdhërojnë drejtësinë midis njerëzve, jepu atyre lajmin e një ndëshkimi të dhimbshëm.
3:21.
'INNEL-LEDHINE JEKFURUNE BI'AJATI ELLAHI WE JEKTULUNE EN-NEBIJINE BIGAJRI HEKKIN WE JEKTULUNEL-LEDHINE JE'MURUNE BIL-KISTI MINE EN-NASI FEBESHSHIRHUM BI'ADHABIN 'ELIMIN
C
3:22.
Ata veprat e tyre i asgjësuan në këtë botë dhe në botën tjetër, ata nuk kanë ndonjë mbrojtës.
3:22.
Këta janë ata, veprat e të cilëve nuk do të kenë vlerë në këtë botë dhe në tjetrën. Për ata nuk do të ketë asnjë ndihmues.
3:22.
Ata janë ata veprat e të cilëve do të jenë të pavlefshme në këtë botë dhe në botën tjetër. Dhe për ta nuk do të ketë ndihmës.
3:22.
'ULA'IKEL-LEDHINE HEBITET 'A'MALUHUM FI ED-DUNJA WEL-'AHIRETI WE MA LEHUM MIN NASIRINE
C
3:23.
A nuk i sheh ti ata, të cilëve u është dhënë mjaft nga libri, kur thirrën që ndërmjet tyre të gjykojë libri i All-llahut, se si një grup prej tyre prapësohet. Ata janë refuzues.
3:23.
A nuk i sheh ata (hebrenj) që u është dhënë një pjesë e Librit?! Atyre iu bëhet thirrje të vijnë te Libri i Allahut për t'i gjykuar, por një pjesë e tyre kthejnë shpinën, duke mos ia vënë veshin.
3:23.
A nuk i ke parë ata që u është dhënë një pjesë e Librit? Ata thirren te Libri i Allahut që të gjykojë midis tyre, pastaj një grup prej tyre kthehet, ndërsa ata janë mohues.
3:23.
'ELEM TERE 'ILAL-LEDHINE 'UTU NESIBEN MINEL-KITABI JUD'AWNE 'ILA KITABI ELLAHI LIJEHKUME BEJNEHUM THUMME JETEWELLA FERIKUN MINHUM WE HUM MU'RIDUNE
C
3:24.
E atë (e bënin) ngase ata thonin: "Neve nuk do të na djegë zjarri vetëm për pak ditë të numëruara, e ajo që shpifën për fenë e tyre, i mashtroi keq".
3:24.
Kjo, sepse ata thonë: “Neve nuk do të na prekë zjarri i Xhehenemit, përveçse disa ditë”. Shpifjet që bënin i kanë mashtruar ata në besimin e vet.
3:24.
Kjo është sepse ata thonë: "Zjarri nuk do të na prekë përveç disa ditëve të numëruara." Dhe ata janë mashtruar në fenë e tyre nga ajo që shpiknin.
3:24.
DHALIKE BI'ENNEHUM KALU LEN TEMESSENA EN-NARU 'ILLA 'EJJAMEN MA'DUDATIN WE GARREHUM FI DINIHIM MA KANU JEFTERUNE