U kopjua
        
        
            
                
 
                Kur'ani Fisnik
                kërkim në gjuhën shqipe
            
            
            
                
                    Kërkuat fjalën:
                
                
                    Ajete: 11
                
             
            
            
            
            
                    
                    
                        
                        Sherif Ahmeti
                        
                        Hasan Nahi
                        
                        ChatGPT
                        
                        Transliterimi
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:131.
                            Dhe ruajuni zjarrit që është përgatitur për pabesimtarët.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:131.
                            dhe ruajuni zjarrit, i cili është përgatitur për jobesimtarët!
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:131.
      Dhe kini frikë nga zjarri, që është përgatitur për jobesimtarët.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:131.
                            WE ETTEKU EN-NAREL-LETI 'U'IDDET LILKAFIRINE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:132.
                            E bindjuni All-llahut dhe të dërguarit, ashtu që të mëshiroheni.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:132.
                            Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit, për të shpresuar mëshirën (e Allahut).
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:132.
      Dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit që të mund të mëshiroheni.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:132.
                            WE 'ETI'U ELLAHE WE ER-RESULE LE'ALLEKUM TURHEMUNE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:133.
                            Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:133.
                            Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit,
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:133.
      Dhe garoni drejt faljes nga Zoti juaj dhe drejt një Xheneti, gjerësia e të cilit është si qiejt dhe toka, përgatitur për të devotshmit.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:133.
                            WE SARI'U 'ILA MEGFIRETIN MIN RABBIKUM WE XHENNETIN 'ARDUHA ES-SEMAWATU WEL-'ERDU 'U'IDDET LILMUTTEKINE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:134.
                            Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:134.
                            të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:134.
      Ata që shpenzojnë në kohë të mira dhe në kohë të vështira dhe që përmbajnë zemërimin dhe falin njerëzit – dhe Allahu i do bamirësit.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:134.
                            EL-LEDHINE JUNFIKUNE FI ES-SERRA'I WE ED-DERRA'I WEL-KADHIMINEL-GAJDHE WEL-'AFINE 'ANI EN-NASI WEL-LAHU JUHIBBUL-MUHSININE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:135.
                            Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kush i falë mëkatet përveç All-llahut? - dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen).
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:135.
                            Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre - e kush i fal gjynahet përveç Allahut? - dhe nuk ngulmojnë me vetëdije në gabimet që kanë bërë,
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:135.
      Dhe ata të cilët, kur bëjnë një të keqe ose e dëmtojnë vetveten, përkujtojnë Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre – dhe kush fal mëkatet përveç Allahut? – dhe nuk këmbëngulin në atë që kanë bërë, ndërsa e dinë.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:135.
                            WEL-LEDHINE 'IDHA FE'ALU FAHISHETEN 'EW DHELEMU 'ENFUSEHUM DHEKERU ELLAHE FASTEGFERU LIDHUNUBIHIM WE MEN JEGFIRU EDH-DHUNUBE 'ILLALLAHU WE LEM JUSIRRU 'ALA MA FE'ALU WE HUM JA'LEMUNE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:136.
                            Shpërblimi i të tillëve është falja nga Zoti i tyre dhe xhennetet nëpër të cilët rrjedhin lumenj, e aty do të rrinë përgjithmonë. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:136.
                            pra, për këta do të ketë si shpërblim falje madhështore (të gjynaheve) nga ana e Zotit të tyre dhe kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të qëndrojnë përherë. Sa shpërblim i bukur është ky për ata që punojnë (vepra të bukura)!
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:136.
      Për ata shpërblimi është falje nga Zoti i tyre dhe kopshtet nën të cilët rrjedhin lumenj, ku ata do të jenë përgjithmonë. Dhe sa shpërblim i mirë është ky për ata që punojnë!
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:136.
                            'ULA'IKE XHEZA'UUHUM MEGFIRETUN MIN RABBIHIM WE XHENNATUN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA WE NI'ME 'EXHRUL-'AMILINE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:137.
                            Përpara jush kanë kaluar popujt ndaj të cilëve janë zbatuar ligjet, ndaj udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni si qe përfundimi i atyre që përgënjeshtruan.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:137.
                            Para jush kanë kaluar shumë shembuj (popujsh nga ndjekësit e profetëve që iu ndodhi ajo që po ju ndodh edhe ju). Prandaj udhëtoni nëpër botë dhe shihni si ishte fundi i atyre që i përgënjeshtruan profetët.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:137.
      Me të vërtetë, shumë mënyra jetese kanë kaluar para jush. Prandaj, udhëtoni në tokë dhe shihni se si ishte përfundimi i atyre që mohuan.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:137.
                            KAD HALET MIN KABLIKUM SUNENUN FESIRU FIL-'ERDI FANDHURU KEJFE KANE 'AKIBETUL-MUKEDHDHIBINE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:138.
                            Ky (Kur'ani) është sqarim për njerëzit, është udhëzim dhe këshillë për të devotshmit.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:138.
                            Këto janë lajme të qarta dhe udhërrëfyese për të devotshmit.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:138.
      Kjo është një shpjegim për njerëzit dhe një udhëzim dhe këshillë për të devotshmit.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:138.
                            HADHA BEJANUN LILNNASI WE HUDEN WE MEW'IDHETUN LILMUTTEKINE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:139.
                            E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqertë.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:139.
                            Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, sepse ju, gjithsesi jeni më të lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:139.
      Dhe mos u dobësoni dhe mos u pikëlloni, ndërsa ju do të jeni më të lartët nëse jeni besimtarë.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:139.
                            WE LA TEHINU WE LA TEHZENU WE 'ENTUMUL-'A'LEWNE 'IN KUNTUM MU'UMININE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:140.
                            Në qoftë se juve u preku çka u dhemb (në Uhud), edhe atë popull (armikun) e pat prekur dhembje si kjo e juaja (në Bedër). Ne, këto ditë i ndërrojmë (u japim në përdorim) mes njerëzve për t'u ditur tek All-llahu ata që besuan dhe për t'i zgjedhur disa prej jush për dëshmorë (ose dëshmues). All-llahu nuk i do zullumqarët.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:140.
                            Nëse ju ka goditur ndonjë plagë, edhe popullin (armik) e kanë goditur të tilla plagë. Ato ditë (fitoreje dhe humbjeje) Ne i ndërrojmë midis njerëzve, që Allahu t'i dallojë besimtarët dhe për t'i bërë disa nga ju dëshmorë. Allahu nuk i do keqbërësit.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:140.
      Nëse ju prek një plagë, atëherë një plagë e ngjashme ka prekur popullin tjetër. Dhe ditët e këtyre ngjarjeve Ne i ndërrojmë mes njerëzve që të bëhet e ditur se kush janë besimtarët dhe që të marrë disa prej jush si dëshmorë. Dhe Allahu nuk i do të padrejtët.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:140.
                            'IN JEMSESKUM KARHUN FEKAD MESSEL-KAWME KARHUN MITHLUHU WE TILKEL-'EJJAMU NUDAWILUHA BEJNE EN-NASI WE LIJA'LEMEL-LAHUL-LEDHINE 'AMENU WE JETTEHIDHE MINKUM SHUHEDA'E WEL-LAHU LA JUHIBBU EDH-DHALIMINE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:141.
                            Dhe që All-llahu t'i pastrojë besimtarët, ndërsa gradualisht t'i shkatërrojë mosbesimtarët.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:141.
                            E kështu, Allahu i dëlir besimtarët e i shuan jobesimtarët.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:141.
      Dhe që Allahu të pastrojë ata që kanë besuar dhe të shkatërrojë jobesimtarët.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:141.
                            WE LIJUMEHHISEL-LAHUL-LEDHINE 'AMENU WE JEMHEKAL-KAFIRINE