U kopjua
        
        
            
                
 
                Kur'ani Fisnik
                kërkim në gjuhën shqipe
            
            
            
                
                    Kërkuat fjalën:
                
                
                    Ajete: 11
                
             
            
            
            
            
                    
                    
                        
                        Sherif Ahmeti
                        
                        Hasan Nahi
                        
                        ChatGPT
                        
                        Transliterimi
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:33.
                            All-llahu e zgjodhi (pejgamber) Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit, familjen e Imranit mbi popujt tjerë (të asaj kohe).
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:33.
                            Allahu i zgjodhi Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit mbi të gjithë njerëzit (e kohës së tyre).
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:33.
      Me të vërtetë, Allahu zgjodhi Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit mbi të gjitha krijesat.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:33.
                            'INNALL-LLAHE ESTEFA 'ADEME WE NUHEN WE 'ALE 'IBRAHIME WE 'ALE 'IMRAN 'ALEL-'ALEMINE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:34.
                            Që janë pasardhës njëri prej tjetrit. All-llahu dëgjon gjithçka dhe i di të gjitha.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:34.
                            (Ata ishin) pasardhës të njëri - tjetrit. Allahu dëgjon dhe di çdo gjë.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:34.
      Pasardhës të njëri-tjetrit. Dhe Allahu është i Dëgjuesi, i Dituri.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:34.
                            DHURRIJETEN BA'DUHA MIN BA'DIN WEL-LAHU SEMI'UN 'ALIMUN
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:35.
                            (Përkujtohu) Kur gruaja e Imranit pat thënë: "Zoti im, unë këtë që është në barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetëm për shërbimin Tënd, pra pranoje këtë prej meje, vertet Ti je Ai që dëgjon e di"!
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:35.
                            Kujto kur gruaja e Imranit tha: “Zoti im, unë Ty ta kam kushtuar atë që është në barkun tim, që të të shërbejë vetëm Ty; andaj, pranoje prej meje! Se Ti, me të vërtetë, dëgjon dhe di çdo gjë.”
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:35.
      Dhe kur gruaja e Imranit tha: "Zoti im, unë të kam dhënë betimin për atë që është në barkun tim, për t'i shërbyer Ty. Prandaj, pranoje atë nga unë. Me të vërtetë, Ti je Dëgjuesi, i Dituri."
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:35.
                            'IDH KALETI EMRE'ETU 'IMRANE RABBI 'INNI NEDHERTU LEKE MA FI BETNI MUHERREREN FETEKABBEL MINNI 'INNEKE 'ENTE ES-SEMI'UL-'ALIMU
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:36.
                            E kur ajo e lindi tha: "Zoti im, unë e linda femër"! Po All-llahu e di më së miri atë që ajo e lindi. E mashkulli nuk është si femra. "Dhe unë e emërtova atë Merjeme, e atë dhe pasardhësit e saj po t'i lë Ty në mbrojtje prej djallit të mallkuar".
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:36.
                            E kur ajo lindi, tha: “Zoti im! Unë linda femër, - Allahu e di më mirë se çfarë lindi ajo, - e mashkulli nuk është si femra. Unë ia vura emrin Merjeme dhe i kam lënë atë me pasardhësit e saj nën mbrojtjen Tënde nga djalli i mallkuar”.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:36.
      Por kur ajo e lindi atë, ajo tha: "Zoti im, unë e kam lindur një vajzë." Dhe Allahu e di mirë atë që ajo lindi. Dhe mashkulli nuk është si femra. Dhe unë e kam quajtur atë Merjeme, dhe unë e kërkoj mbrojtjen Tënde për të dhe për pasardhësit e saj kundër djallit të mallkuar."
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:36.
                            FELEMMA WEDE'AT/HA KALET RABBI 'INNI WEDA'TUHA 'UNTHA WEL-LAHU 'A'LEMU BIMA WEDE'AT WE LEJSE EDH-DHEKERU KAL'UNTHA WE 'INNI SEMMEJTUHA MERJEME WE 'INNI 'U'IDHUHA BIKE WE DHURRIJETEHA MINE ESH-SHEJTANI ER-REXHIMI
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:37.
                            Zoti i saj e pranoi premtimin e saj ashtu si është më mirë, e rriti me një edukatë të mirë e të plotë dhe e vuri nën kujdesin e Zekirijasë. Sa herë që hynte Zekirijaja në mihrabin (dhomën) e saj, gjente te ajo ushqim e thoshte: "Oj Merjeme, prej nga ty ky ushqim"? Ajo i thonte: "Ai është nga All-llahu, se All-llahu atë që do pa masë e furnizon"!
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:37.
                            Zoti e pranoi atë (Merjemen) me ëndje, e bëri që të rritet mirë dhe e la nën kujdestarinë e Zekerias. Sa herë që hynte Zekeria në dhomën e saj, gjente pranë saj ushqim dhe e pyeste: “O Merjeme! Nga të vjen ky ushqim?” Ajo përgjigjej: “Ky është nga Allahu, se Allahu e furnizon kë të dojë, pa kufi”.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:37.
      Pra, Zoti i saj e pranoi atë me një pranim të mirë dhe e rriti atë me një rritje të bukur, dhe e besoi atë në kujdesin e Zekerias. Sa herë që Zekeria shkonte te ajo në dhomën e saj të veçantë, ai gjente furnizime pranë saj. Ai tha: "O Merjeme, nga të vjen kjo?" Ajo tha: "Është nga Allahu. Me të vërtetë, Allahu furnizon kë të dojë pa llogari."
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:37.
                            FETEKABBELEHA REBBUHA BIKABULIN HESENIN WE 'ENBETEHA NEBATEN HESENAN WE KEFFELEHA ZEKERIJA KULLEMA DEHALE 'ALEJHA ZEKERIJAL-MIHRABE WEXHEDE 'INDEHA RIZKÆN KALE JA MERJEMU 'ENNA LEKI HADHA KALET HUWE MIN 'INDI ELLAHI 'INNALL-LLAHE JERZUKU MEN JESHA'U BIGAJRI HISABIN
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:38.
                            Aty në atë moment Zekirijaja e lut Zotin e tij e thotë: "Zoti im, më falë edhe mua nga ana Juaj një pasardhës (fëmijë) të mirë, vërtet, Ti je dëgjues i lutjes"!
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:38.
                            Atëherë Zekerija iu lut Zotit të vet e tha: “Zoti im! Dhuromë nga ana Jote një pasardhës të mirë! Se Ti, me të vërtetë, je Dëgjues i lutjes!”
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:38.
      Atëherë Zekeria iu lut Zotit të tij, duke thënë: "Zoti im, dhuro për mua një pasardhës të mirë nga Ti. Me të vërtetë, Ti je Dëgjuesi i lutjes."
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:38.
                            HUNALIKE DA'A ZEKERIJA REBBEHU KALE RABBI HEB LI MIN LEDUNKE DHURRIJETEN TEJJIBETEN 'INNEKE SEMI'U ED-DU'A'I
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:39.
                            E duke u falur ai në faltore, engjëjt e thërrasin: "All-llahu të përgëzon ty me Jahjanë, që do të vërtetojë fjalën (Isain) e ardhur nga All-llahu, e që do të jetë prijës i matur dhe pejgamber nga të dalluarit"!
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:39.
                            E ndërsa lutej në këmbë, në faltore, engjëjt e thirrën (Zekerijan): “Allahu të jep lajmin e mirë për Jahjain, i cili do të vërtetojë Fjalën e Allahut (Isain a.s.), do të jetë një fisnik, i dëlirë dhe profet, një prej të mirëve”.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:39.
      Atëherë engjëjt e thirrën atë ndërsa ai ishte duke u falur në dhomën e veçantë: "Me të vërtetë, Allahu të jep lajmin e një djali, Jahjas, i cili do ta vërtetojë një fjalë nga Allahu, një prijës, i përmbajtur dhe një profet nga të drejtët."
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:39.
                            FENADET/HUL-MELA'IKETU WE HUWE KA'IMUN JUSELLI FIL-MIHRABI 'ENNEL-LAHE JUBESHSHIRUKE BIJEHJA MUSEDDIKEN BIKELIMETIN MINEL-LAHI WE SEJJIDAN WE HESURÆN WE NEBIJÆN MINE ES-SALIHINE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:40.
                            Ai (Zekirijaja) tha: "Zoti im, si mund të kem unë djalë kur mua më ka arritur pleqëria dhe shoqja ime beronjë (sterile)"? Tha (All-llahu): "Kështu,All-llahu punon çka të dojë"!
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:40.
                            (Zekerija) tha: “Zoti im! Qysh do të kem djalë, kur mua më ka zënë pleqëria, e gruaja ime është shterpë?! (Engjëlli i) tha: “Kështu! Allahu bën çfarë të dojë”.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:40.
      Ai tha: "Zoti im, si mund të kem një djalë kur unë kam arritur pleqërinë dhe gruaja ime është shterpë?" Ai tha: "Kështu Allahu bën çfarë të dojë."
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:40.
                            KALE RABBI 'ENNA JEKUNU LI GULAMUN WE KAD BELEGANIJEL-KIBERU WE EMRE'ETI 'AKIRUN KALE KEDHALIKEL-LAHU JEF'ALU MA JESHA'U
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:41.
                            Ai (Zekirijaja) tha: "Zoti im më jep mua një shenjë"! Shenja e jote - tha Ai - është që tri ditë nuk do të mund t'u flasësh njerëzve, pos me gjeste (mimikë), e ti përmende shumë Zotin tënd dhe madhëroje mbrëmje e mëngjes"!
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:41.
                            Ai tha: “O Zot! Më jep një shenjë!” (Zoti) i tha: “Shenjë për ty është se tri ditë nuk do t'u flasësh njerëzve, veçse me gjeste. Por, Zotin tënd përmende shumë dhe adhuroje Atë në mbrëmje dhe në mëngjes”.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:41.
      Ai tha: "Zoti im, më cakto një shenjë." Ai tha: "Shenja jote është se nuk do të flasësh me njerëzit për tre ditë, përveçse me shenja. Dhe përkujto Zotin tënd shumë dhe madhëro Atë në mëngjes dhe në mbrëmje."
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:41.
                            KALE RABBI EXH'AL LI 'AJETEN KALE 'AJETUKE 'ELLA TUKELLIME EN-NASE THELATHETE 'EJJAMIN 'ILLA REMZEN WE EDHKUR REBBEKE KETHIRAN WE SEBBIH BIL-'ASHIJI WEL-'IBKARI
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:42.
                            Përkujto kur engjëjt i thanë: "Oj Mejreme, All-llahu të dalloi ty (me besim e karakter), të pastroi (nga shpifjet ebreje) dhe të lartësoi mbi gratë e botës".
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:42.
                            (Kujto) kur engjëjt thanë: “O Merjeme! Allahu të ka zgjedhur, të ka pastruar dhe të ka parapëlqyer ty mbi të gjitha gratë e botës.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:42.
      Dhe kur engjëjt thanë: "O Merjeme, me të vërtetë, Allahu të ka zgjedhur ty, të ka pastruar dhe të ka zgjedhur mbi gratë e botëve.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:42.
                            WE 'IDH KALETIL-MELA'IKETU JA MERJEMU 'INNALL-LLAHE ESTEFAKI WE TEHHEREKI WE ESTEFAKI 'ALA NISA'IL-'ALEMINE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:43.
                            "Oj Mejreme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tënd, bën sexhde dhe falu për Zotin bashkë me ata që falen"!
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:43.
                            O Merjeme! Bindju Zotit tënd! Bëj sexhde dhe përkulu në ruku bashkë me ata që përkulen (duke adhuruar Allahun)!”
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:43.
      O Merjeme, qëndro për Zotin tënd dhe përkulu dhe bjer në sexhde me ata që falen."
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:43.
                            JA MERJEMU EKNUTI LIREBBIKI WE ESXHUDI WE ERKA'I ME'A ER-RAKI'INE