Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 3:20. E nëse ata polemizojnë me ty, ti thuaj: "Unë me tërë qenien time i jam dorëzuar All-llahut, e edhe ithtarët e mij"! E thuaju edhe atyre që u është dhënë libri dhe injorantëve: "A pranuat fenë islame"? Nëse e pranuan islamin, atëherë e kanë gjetur të vërtetën, e nëse refuzojnë, ti ke për obligim vetëm t'u kumunikosh; All-llahu i di shumë mirë punët e robëve.
3:20. Nëse ata të kundërshtojnë ty (o Muhamed) thuaju: “Unë i përulem vetëm Allahut, e po ashtu edhe ata që më pasojnë mua”. Dhe thuaju atyre që u është dhënë Libri si dhe analfabetëve: “A i përuleni Allahut?” Nëse e pranojnë Islamin, atëherë kanë gjetur udhën e drejtë. Por, nëse refuzojnë, detyra jote është vetëm që t'ua përcjellësh dijen. Allahu i vrojton robërit e Vet.
3:20. Dhe nëse ata argumentojnë me ty, thuaj: "Unë ia kam dorëzuar fytyrën time Allahut, dhe ata që më ndjekin gjithashtu." Dhe thuaju atyre që u është dhënë Libri dhe analfabetëve: "A keni pranuar Islamin?" Nëse ata e pranojnë, atëherë me të vërtetë, ata janë udhëzuar. Por nëse ata kthehen, atëherë për ty është vetëm shpallja. Dhe Allahu është i Gjithëvëzhguesi për robërit e Tij.
3:20. FE'IN HAXHXHUKE FEKUL 'ESLEMTU WEXHHIJE LILLAHI WE MENI ETTEBE'ANI WE KUL LILLEDHINE 'UTUL-KITABE WEL-'UMMIJINE 'E'ESLEMTUM FE'IN 'ESLEMU FEKADI EHTEDEW WE 'IN TEWELLEW FE'INNEMA 'ALEJKEL-BELAGU WEL-LAHU BESIRUN BIL-'IBADI
C 3:21. Ata që mohojnë argumentet e All-llahut, mbysin pejgamberët pa farë të drejte, mbysin edhe njerëz që këshillojnë për të drejtën, ti ata lajmëroi për një ndëshkim të dhëmbshëm e pikëllues.
3:21. Lajmëroi ata që mohojnë shpalljet e Allahut, vrasin profetët padrejtësisht dhe vrasin edhe ata që urdhërojnë të veprohet me drejtësi, për dënimin e dhembshëm që i pret.
3:21. Me të vërtetë, ata që mohojnë shenjat e Allahut dhe i vrasin profetët padrejtësisht dhe i vrasin ata që urdhërojnë drejtësinë midis njerëzve, jepu atyre lajmin e një ndëshkimi të dhimbshëm.
3:21. 'INNEL-LEDHINE JEKFURUNE BI'AJATI ELLAHI WE JEKTULUNE EN-NEBIJINE BIGAJRI HEKKIN WE JEKTULUNEL-LEDHINE JE'MURUNE BIL-KISTI MINE EN-NASI FEBESHSHIRHUM BI'ADHABIN 'ELIMIN
C 3:22. Ata veprat e tyre i asgjësuan në këtë botë dhe në botën tjetër, ata nuk kanë ndonjë mbrojtës.
3:22. Këta janë ata, veprat e të cilëve nuk do të kenë vlerë në këtë botë dhe në tjetrën. Për ata nuk do të ketë asnjë ndihmues.
3:22. Ata janë ata veprat e të cilëve do të jenë të pavlefshme në këtë botë dhe në botën tjetër. Dhe për ta nuk do të ketë ndihmës.
3:22. 'ULA'IKEL-LEDHINE HEBITET 'A'MALUHUM FI ED-DUNJA WEL-'AHIRETI WE MA LEHUM MIN NASIRINE
C 3:23. A nuk i sheh ti ata, të cilëve u është dhënë mjaft nga libri, kur thirrën që ndërmjet tyre të gjykojë libri i All-llahut, se si një grup prej tyre prapësohet. Ata janë refuzues.
3:23. A nuk i sheh ata (hebrenj) që u është dhënë një pjesë e Librit?! Atyre iu bëhet thirrje të vijnë te Libri i Allahut për t'i gjykuar, por një pjesë e tyre kthejnë shpinën, duke mos ia vënë veshin.
3:23. A nuk i ke parë ata që u është dhënë një pjesë e Librit? Ata thirren te Libri i Allahut që të gjykojë midis tyre, pastaj një grup prej tyre kthehet, ndërsa ata janë mohues.
3:23. 'ELEM TERE 'ILAL-LEDHINE 'UTU NESIBEN MINEL-KITABI JUD'AWNE 'ILA KITABI ELLAHI LIJEHKUME BEJNEHUM THUMME JETEWELLA FERIKUN MINHUM WE HUM MU'RIDUNE
C 3:24. E atë (e bënin) ngase ata thonin: "Neve nuk do të na djegë zjarri vetëm për pak ditë të numëruara, e ajo që shpifën për fenë e tyre, i mashtroi keq".
3:24. Kjo, sepse ata thonë: “Neve nuk do të na prekë zjarri i Xhehenemit, përveçse disa ditë”. Shpifjet që bënin i kanë mashtruar ata në besimin e vet.
3:24. Kjo është sepse ata thonë: "Zjarri nuk do të na prekë përveç disa ditëve të numëruara." Dhe ata janë mashtruar në fenë e tyre nga ajo që shpiknin.
3:24. DHALIKE BI'ENNEHUM KALU LEN TEMESSENA EN-NARU 'ILLA 'EJJAMEN MA'DUDATIN WE GARREHUM FI DINIHIM MA KANU JEFTERUNE
C 3:25. E, si do të jetë gjendja e tyre kur Ne do t'i tubojmë ata një ditë, për të cilën nuk ka dyshim dhe çdo njeriu do t'i ofrohet ajo që e ka fituar, duke mos iu bërë atyre kurrnjë e padrejtë.
3:25. Çfarë do të ndodhë me ata, kur t'i tubojmë në Ditën (e Gjykimit), për të cilën s'ka pikë dyshimi, kur çdokujt do t'i jepet shpërblimi i veprave të veta e askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi?
3:25. Atëherë, si do të jetë gjendja e tyre kur Ne do t'i mbledhim ata për një ditë për të cilën nuk ka dyshim, dhe çdo shpirt do të marrë plotësisht atë që ka fituar, dhe atyre nuk do t'u bëhet padrejtësi?
3:25. FEKEJFE 'IDHA XHEMA'NAHUM LIJEWMIN LA REJBE FIHI WE WUFFIJET KULLU NEFSIN MA KESEBET WE HUM LA JUDHLEMUNE
C 3:26. Thuaj: "O All-llah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do, e lartëson atë që do dhe e përul atë që do. Çdo e mirë është vetëm në dorën Tënde, vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë"!
3:26. Thuaj (o Muhamed): “O Allah, Zotëruesi i gjithë Pushtetit! Ti ia jep pushtetin kujt të duash dhe ia heq kujt të duash; Ti lartëson kë të duash dhe poshtëron kë të duash. Çdo e mirë është në Dorën Tënde! Ti je vërtet i Plotfuqishëm për çdo gjë.
3:26. Thuaj: "O Allah, Zotëruesi i mbretërisë, Ti i jep mbretërinë kujt të duash dhe ia merr mbretërinë kujt të duash. Ti e lartëson kë të duash dhe e poshtëron kë të duash. Në dorën Tënde është çdo e mirë. Me të vërtetë, Ti je i Plotfuqishëm mbi çdo gjë.
3:26. KULIL-LEHUMME MALIKEL-MULKI TU'UTIL-MULKE MEN TESHA'U WE TENZI'UL-MULKE MIMMEN TESHA'U WE TU'IZZU MEN TESHA'U WE TUDHILLU MEN TESHA'U BIJEDIKEL-HAJRU 'INNEKE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 3:27. Ti e fute natën në ditë dhe Ti e fute ditën në natë, Ti nxjerr nga i vdekuri të gjallin dhe nga i gjalli të vdekurin dhe Ti e begaton pa masë atë që do!
3:27. Ti bën që nata të hyjë tek dita dhe që dita të hyjë tek nata. Ti e nxjerr të gjallën prej së vdekurës dhe të vdekurën e nxjerr prej së gjallës. Ti i jep kujt të duash pa kufij.”
3:27. Ti fut natën në ditë dhe fut ditën në natë. Dhe Ti nxjerr të gjallën nga e vdekura dhe nxjerr të vdekurën nga e gjalla. Dhe Ti furnizon kë të duash pa llogari."
3:27. TULIXHUL-LEJLE FI EN-NEHARI WE TULIXHU EN-NEHARE FIL-LEJLI WE TUHRIXHUL-HEJJE MINEL-MEJJITI WE TUHRIXHUL-MEJJITE MINEL-HEJJI WE TERZUKU MEN TESHA'U BIGAJRI HISABIN
C 3:28. Besimtarët të mos i miqësojnë mosbesimtarët, e t'i lënë manash besimtarët. E kush bën atë, ai nga feja e All-llahut nuk ka asgjë, përveç nëse është për qëllim ruajtja prej të keqes së tyre. All-llahu ua tërheq vërejtjen me dënim prej Tij, pse vetëm tek All-llahu është e ardhmja.
3:28. Besimtarët të mos i marrin për miq e mbrojtës mohuesit, në vend të besimtarëve. Ata që veprojnë kështu, nuk kanë çfarë të shpresojnë tek Allahu, vetëm nëse këtë e bëjnë (me gojë e jo me zemër) për t'u ruajtur nga ata. Allahu ju paralajmëron që t'i ruheni Vetes së Tij, sepse të gjithë do të ktheheni tek Allahu.
3:28. Le të mos marrin besimtarët jobesimtarët si miq në vend të besimtarëve. Dhe kushdo që e bën këtë, ai nuk ka asgjë me Allahun, përveçse kur ju duhet të ruheni prej tyre. Dhe Allahu ju paralajmëron ndaj Vetes së Tij. Dhe tek Allahu është përfundimi.
3:28. LA JETTEHIDHIL-MU'UMINUNEL-KAFIRINE 'EWLIJA'E MIN DUNIL-MU'UMININE WE MEN JEF'AL DHALIKE FELEJSE MINEL-LAHI FI SHEJ'IN 'ILLA 'EN TETTEKU MINHUM TUKETEN WE JUHEDHDHIRUKUMU ELLAHU NEFSEHU WE 'ILA ELLAHIL-MESIRU
C 3:29. Thuaj: "Edhe nëse e fshehni atë që keni në zemrat tuaja ose e publikoni, All-llahu e di atë, Ai di gjithçka ka në qiej e ç'ka në tokë; All-llahu është i plotfuqishëm për çdo send.
3:29. Thuaju: “Edhe nëse e fshihni atë që keni në zemrat tuaja apo e shpallni haptazi, Allahu e di atë. Ai di çfarë gjendet në qiej dhe çfarë gjendet në Tokë. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.”
3:29. Thuaj: "Nëse e fshehni atë që është në zemrat tuaja ose e shfaqni atë, Allahu e di atë. Dhe Ai e di atë që është në qiej dhe atë që është në tokë. Dhe Allahu është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë."
3:29. KUL 'IN TUHFU MA FI SUDURIKUM 'EW TUBDUHU JA'LEMHU ELLAHU WE JA'LEMU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WEL-LAHU 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 3:30. Ditën kur çdo njeri e gjen pranë vete atë që veproi mirë ose keq, e për atë të keqe që bëri, do të dëshirojë që në mes tij dhe në mes të asaj të jetë një distancë shumë e madhe (e mos ta shohë). All-llahu u jep të frikësohen prej dënimit që vjen prej Tij, megjithëqë All-llahu është i mëshirshëm ndaj robërve.
3:30. (Kini frikë) ditën, kur çdokush do ta gjejë përpara atë që ka punuar mirë dhe atë që ka punuar keq, duke dëshiruar që midis tij dhe së keqes së tij, të ketë largësi të madhe. Allahu ju paralajmëron që t'i ruheni Vetes së Tij. Allahu është i Butë e i Mëshirshëm me robërit e Vet.
3:30. Ditën kur çdo shpirt do të gjejë atë që ka bërë nga e mira të përgatitur përpara tij dhe atë që ka bërë nga e keqja, ai do të dëshirojë që të kishte një largësi të madhe midis tij dhe asaj. Dhe Allahu ju paralajmëron ndaj Vetes së Tij. Dhe Allahu është i Butë ndaj robërve të Tij.
3:30. JEWME TEXHIDU KULLU NEFSIN MA 'AMILET MIN HAJRIN MUHDEREN WE MA 'AMILET MIN SU'IN TEWEDDU LEW 'ENNE BEJNEHA WE BEJNEHU 'EMEDAN BA'IDÆN WE JUHEDHDHIRUKUMU ELLAHU NEFSEHU WEL-LAHU RE'UFUN BIL-'IBADI