Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 3:157. E sikur të ishit mbytur në rrugën e All-llahut, ose t'u kishte zënë vdekja, do të gëzonit falje e mëshirë prej All-llahut që është shumë më e dobishme se ajo çka ata grumbullojnë.
3:157. Edhe nëse ju vriteni ose vdisni në udhë të Allahut, falja dhe mëshira e Allahut, me të vërtetë, janë më të mira nga ato që kanë grumbulluar ata.
3:157. Dhe nëse vriteni në rrugën e Allahut ose vdisni, me të vërtetë, falja dhe mëshira nga Allahu janë më të mira sesa ajo që ata mbledhin.
3:157. WE LE'IN KUTILTUM FI SEBILI ELLAHI 'EW MUTTUM LEMEGFIRETUN MINEL-LAHI WE REHMETUN HAJRUN MIMMA JEXHMA'UNE
C 3:158. Po edhe nëse vdiqët (në shtrat) ose u vratë, patjetër do të tuboheni te All-llahu.
3:158. Edhe po vdiqët apo u vratë, me siguri do të tuboheni tek Allahu.
3:158. Dhe nëse vdisni ose vriteni, me të vërtetë, tek Allahu do të mblidheni.
3:158. WE LE'IN MUTTUM 'EW KUTILTUM LE'ILA ELLAHI TUHSHERUNE
C 3:159. Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten.
3:159. Në sajë të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje. Prandaj falua atyre gabimin, kërkoi falje Allahut për ata dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme. Kur të vendosësh për diçka, mbështetu tek Allahu. Vërtet, Allahu i do ata që mbështeten tek Ai.
3:159. Dhe për shkak të mëshirës së Allahut, ti ishe i butë ndaj tyre. Dhe sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të ishin larguar nga ti. Prandaj, falua atyre dhe kërko falje për ta, dhe këshillohu me ta për çështjen. Pastaj, kur të kesh vendosur, mbështetu tek Allahu. Me të vërtetë, Allahu i do ata që mbështeten tek Ai.
3:159. FEBIMA REHMETIN MINEL-LAHI LINTE LEHUM WE LEW KUNTE FEDHDHEN GALIDHEL-KALBI LANFEDDU MIN HEWLIKE FA'FU 'ANHUM WE ESTEGFIR LEHUM WE SHAWIRHUM FIL-'EMRI FE'IDHA 'AZEMTE FETEWEKKEL 'ALA ELLAHI 'INNALL-LLAHE JUHIBBUL-MUTEWEKKILINE
C 3:160. Nëse All-llahu dëshiron t'ju ndihmojë, s'ka kush që mund t'ju mposhtë, e nëse Ai iu lë pa ndihmë, atëherë kush është ai pas Tij, që dot'ju ndihmojë? Pra vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët.
3:160. Nëse ju ndihmon Allahu, s'ka kush t'ju mposhtë e, nëse ju lë pa ndihmën e Tij, kush është ai që do t'ju ndihmojë, përveç Tij?! Pra, vetëm tek Allahu le të mbështeten besimtarët.
3:160. Nëse Allahu ju ndihmon, nuk ka asnjë që mund t'ju mposhtë. Por nëse Ai ju braktis, atëherë kush është ai që mund t'ju ndihmojë pas Tij? Dhe tek Allahu le të mbështeten besimtarët.
3:160. 'IN JENSURKUMU ELLAHU FELA GALIBE LEKUM WE 'IN JEHDHULKUM FEMEN DHAL-LEDHI JENSURUKUM MIN BA'DIHI WE 'ALA ELLAHI FELJETEWEKKELIL-MU'UMINUNE
C 3:161. Asnjë pejgamberi nuk i takoi të bëjë hile dhe kush bën hile (në ndarjen e plaçkës së luftës), ai në ditën e kijametit vjen i ngarkuar me atë që ka bërë, pastaj secilit njeri i jepet ajo që e ka fituar, duke mos iu bërë e padrejtë.
3:161. Është e pamundur për ndonjë profet që të përvetësojë në mënyrë të pandershme prenë e luftës. Kushdo që bën një gjë të tillë, do të vijë (i ngarkuar me të) në Ditën e Kiametit e pastaj do t'i jepet çdokujt ajo që ka merituar dhe askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi.
3:161. Dhe nuk është për asnjë të dërguar që të mashtrojë. Dhe kushdo që mashtron do ta sjellë atë që ka mashtruar në Ditën e Gjykimit. Pastaj çdo shpirt do të marrë plotësisht atë që ka fituar, dhe atyre nuk do t'u bëhet padrejtësi.
3:161. WE MA KANE LINEBIJIN 'EN JEGULLE WE MEN JEGLUL JE'TI BIMA GALLE JEWMEL-KIJAMETI THUMME TUWEFFA KULLU NEFSIN MA KESEBET WE HUM LA JUDHLEMUNE
C 3:162. A është i njëjtë ai që iu bind All-llahut dhe kërkoi kënaqësinë e Tij, si ai që tërhoqi kundër vetes hidhërim të madh nga All-llahu dhe e ardhmja e tij është xhehennemi, që është përfundim shumë i keq?
3:162. Vallë, a mund të krahasohet ai që kërkon kënaqësinë e Allahut me atë që ka merituar zemërimin e Allahut dhe strehimi i tij është Xhehenemi?! Eh, sa strehim i keq është ai!
3:162. A është ai që ndjek kënaqësinë e Allahut si ai që ka tërhequr mbi veten e tij zemërimin e Allahut dhe vendbanimi i tij është Xhehenemi? Dhe sa fund i keq është ai!
3:162. 'EFEMENI ETTEBE'A RIDWANEL-LAHI KEMEN BA'E BISEHATIN MINEL-LAHI WE ME'WAHU XHEHENNEMU WE BI'SEL-MESIRU
C 3:163. Ata kanë dallim te All-llahu, e All-llahu sheh shumë mirë atë që veprojnë.
3:163. Tek Allahu ata kanë shkallë të ndryshme; Allahu i sheh të gjitha veprat që ata bëjnë.
3:163. Ata janë në shkallë të ndryshme tek Allahu. Dhe Allahu është i Gjithëshikuesi për atë që bëjnë.
3:163. HUM DEREXHATUN 'INDEL-LAHI WEL-LAHU BESIRUN BIMA JA'MELUNE
C 3:164. Është e vërtetë se All-llahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që atyre t'u lexojë shpalljen e Tij, t'i pastrojë ata, t'ua mësojë Kur'anin dhe sheriatin, edhe pse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur.
3:164. Allahu u ka dhënë besimtarëve dhuratë të madhe, kur u solli një të dërguar nga gjiri i tyre, i cili ua lexon shpalljet e Tij, i pastron nga gjynahet dhe u mëson Librin (Kuranin) e urtësinë (diturinë e thellë fetare), edhe pse më parë, me të vërtetë, ata ishin në rrugë krejt të gabuar.
3:164. Me të vërtetë, Allahu i dha një favor të madh besimtarëve kur dërgoi mes tyre një të dërguar nga vetë ata, që t'u lexojë atyre vargjet e Tij, t'i pastrojë ata dhe t'u mësojë atyre Librin dhe urtësinë, ndonëse më parë ata ishin në një humbje të qartë.
3:164. LEKAD MENNEL-LAHU 'ALEL-MU'UMININE 'IDH BE'ATHE FIHIM RESULEN MIN 'ENFUSIHIM JETLU 'ALEJHIM 'AJATIHI WE JUZEKKIHIM WE JU'ALLIMUHUMUL-KITABE WEL-HIKMETE WE 'IN KANU MIN KABLU LEFI DELALIN MUBININ
C 3:165. E kur juve u goditi një dështim (në Uhud) e që ju ia patët dhënë atë dyfish (armikut në Bedr), thatë: "Prej nga kjo"? Thuaj: "Ajo është nga vetë ju"! S'ka dyshim se All-llahu është i plotëfuqishëm për çdo send.
3:165. Kur ju goditi fatkeqësia, ndërkohë ju i kishit goditur më parë armiqtë tuaj dyfish, ju thatë: “Prej nga na erdhi neve kjo?!” Thuaj (o Muhamed): “Kjo ndodhi prej jush”. Vërtet, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
3:165. Dhe kur ju ndodhi një fatkeqësi – ndonëse ju kishit shkaktuar dyfishin e saj – thatë: "Nga erdhi kjo?" Thuaj: "Ajo është nga vetet tuaja." Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë.
3:165. 'EWELEMMA 'ESABETKUM MUSIBETUN KAD 'ESEBTUM MITHLEJHA KULTUM 'ENNA HADHA KUL HUWE MIN 'INDI 'ENFUSIKUM 'INNALL-LLAHE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 3:166. Ajo që ju goditi juve ditën e ballafaqimit të dy grupeve (besimtarë dhe idhujtarë), ishte me lejen e All-llahut, për t'u dalluar besimtarët e sinqert.
3:166. Ajo që ju gjeti atë ditë, kur u ndeshën dy ushtritë, ishte me vullnetin e Allahut - për të zbuluar se kush janë besimtarët e vërtetë,
3:166. Dhe ajo që ju ndodhi ditën kur u takuan dy grupet ishte me lejen e Allahut, që Ai të dijë kush janë besimtarët.
3:166. WE MA 'ESABEKUM JEWMET-TEKAL-XHEM'ANI FEBI'IDHNI ELLAHI WE LIJA'LEMEL-MU'UMININE
C 3:167. Dhe, për t'u ditur ata që ishin hipokritë. E atyre u është thënë: "Ejani e luftoni në rrugën e All-llahut ose mbroni veten!" E ata thanë: "Sikur të dinim se do të luftohej, ne do të vinim pas jush!" Në atë moment ata ishin më afër mosbesimit se besimit. Flisnin me gojët e tyre atë që nuk e kishin në zemrat e tyre, po All-llahu e di mirë për atë që fshehin.
3:167. dhe për të zbuluar se kush janë me dy faqe. Atyre iu tha: “Ejani të luftoni në rrugën e Allahut ose të paktën, mbrohuni!” Ata u përgjigjën: “Sikur ta dinim që do të bëhej luftë e vërtetë, me siguri, do t'ju pasonim.” Atë ditë ata ishin më afër mohimit sesa besimit, sepse me gojën e tyre flisnin atë që nuk e kishin në zemrat e tyre; Allahu e di mirë çfarë fshehin ata.
3:167. Dhe që Ai të dijë kush janë ata që janë hipokritë. Dhe atyre u është thënë: "Ejani, luftoni në rrugën e Allahut ose mbrojeni veten." Ata thanë: "Sikur të dinim se do të kishte luftë, ne do t'ju pasonim." Ata ishin më afër mosbesimit atë ditë sesa besimit. Ata thonë me gojët e tyre atë që nuk është në zemrat e tyre. Dhe Allahu e di mirë atë që fshehin.
3:167. WE LIJA'LEMEL-LEDHINE NAFEKU WE KILE LEHUM TA'ALEW KATILU FI SEBILI ELLAHI 'EW EDFA'U KALU LEW NA'LEMU KITALEN LATTEBA'NAKUM HUM LILKUFRI JEWME'IDHIN 'EKREBU MINHUM LIL'IMANI JEKULUNE BI'EFWHIHIM MA LEJSE FI KULUBIHIM WEL-LAHU 'A'LEMU BIMA JEKTUMUNE