Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 3:179. All-llahu nuk është që t'i lë besimtarët ashtu siç jeni, pa dalluar të keqin nga i miri. All-llahu nuk ju zbulon juve të fshehtat (e të dini se ç'mbajnë në zemrat e tyre). Por All-llahu është Ai që nga të dërguarit e vet zgjedh atë që do (e i zbulon ndonjë të fshehtë). Prandaj, besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, e në i besofshit dhe nëse ruheni, atëherë ju keni një shpërblim të madh.
3:179. Allahu nuk i lë besimtarët në gjendjen që ndodheni ju, por do ta ndajë të keqin prej të mirit. Allahu nuk do t'ua zbulojë të fshehtën (që vetëm Ai e di), por Allahu zgjedh kë të dojë nga të dërguarit e Tij. Besoni në Allahun dhe në të dërguarit e Tij! Nëse besoni dhe i frikësoheni Allahut, ju do të keni shpërblim të madh.
3:179. Allahu nuk do të lërë besimtarët në gjendjen në të cilën jeni, derisa Ai të bëjë të dallueshëm të keqin nga i miri. Dhe Allahu nuk do t'ju informojë për të padukshmen, por Allahu zgjedh nga të dërguarit e Tij kë të dojë. Prandaj, besoni në Allahun dhe të dërguarit e Tij. Dhe nëse besoni dhe jeni të devotshëm, atëherë për ju është një shpërblim i madh.
3:179. MA KANEL-LAHU LIJEDHEREL-MU'UMININE 'ALA MA 'ENTUM 'ALEJHI HETTA JEMIZEL-HABITHE MINET-TEJJIBI WE MA KANEL-LAHU LIJUTLI'AKUM 'ALEL-GAJBI WE LEKINNALL-LLAHE JEXHTEBI MIN RUSULIHI MEN JESHA'U FE'AMINU BILLAHI WE RUSULIHI WE 'IN TU'UMINU WE TETTEKU FELEKUM 'EXHRUN 'ADHIMUN
C 3:180. Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e kijametit do t'u mbështillet në qafën e tyre. All-llahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka, All-llahu është i njohur mirë më atë që veproni.
3:180. Ata që bëhen koprracë me të mirat që ua ka dhënë Allahu, kurrsesi të mos mendojnë se kështu është më mirë për ta! Jo, kjo është më keq për ata! Ajo që kanë grumbulluar do t'u ngarkohet atyre në qafë Ditën e Kiametit. E Allahut është trashëgimia e qiejve dhe e Tokës dhe Allahu e di mirë ç'punoni ju.
3:180. Dhe mos lejo ata që janë koprracë me atë që Allahu u ka dhënë atyre nga mirësia e Tij të mendojnë se kjo është e mirë për ta. Përkundrazi, është e keqe për ta. Ajo që ata ishin koprracë me të do të jetë një jakë rreth qafës së tyre në Ditën e Ringjalljes. Dhe Allahut i përket trashëgimia e qiejve dhe e tokës. Dhe Allahu është i Dituri për atë që bëni.
3:180. WE LA JEHSEBENNEL-LEDHINE JEBHALUNE BIMA 'ATAHUMU ELLAHU MIN FEDLIHI HUWE HAJREN LEHUM BEL HUWE SHERRUN LEHUM SEJUTEWWEKUNE MA BEHILU BIHI JEWMEL-KIJAMETI WE LILLEHI MIRATHU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WEL-LAHU BIMA TA'MELUNE HABIRUN
C 3:181. All-llahu ka dëgjuar fjalën e tyre që thanë: "All-llahu është i varfër e ne jemi të pasur!" Ne do të shënojmë atë që thanë ata dhe që i mbytën pejgamberët pa kurrfarë faji, e do t'ju themi: "Vuajeni mundimin e djegies së zjarrit.
3:181. Sigurisht që Allahu i ka dëgjuar fjalët e atyre (çifutëve) që thanë: “Allahu është i varfër, kurse ne jemi të pasur”. Ne do ta shënojmë atë që thanë, si dhe vrasjen e profetëve nga ana e tyre pa kurrfarë të drejte dhe do t'u themi atyre: “Shijoni dënimin në zjarr!”
3:181. Me të vërtetë, Allahu ka dëgjuar fjalët e atyre që thanë: "Me të vërtetë, Allahu është i varfër dhe ne jemi të pasur." Ne do ta regjistrojmë atë që thanë dhe vrasjen e tyre të padrejtë të profetëve. Dhe Ne do t'u themi: "Shijoni ndëshkimin e djegies."
3:181. LEKAD SEMI'ALLAHU KAWLEL-LEDHINE KALU 'INNALL-LLAHE FEKIRUN WE NEHNU 'EGNIJA'U SENEKTUBU MA KALU WE KATLEHUMUL-'ENBIJA'E BIGAJRI HEKKIN WE NEKULU DHUKU 'ADHABEL-HERIKI
C 3:182. Kjo është meritë e duarve tuaja, se All-llahu nuk është zullumqar ndaj robëve".
3:182. Ky është ndëshkimi i veprave të duarve tuaja, se Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të Vet.
3:182. Kjo është për atë që duart tuaja kanë dërguar përpara, dhe me të vërtetë, Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të Tij.
3:182. DHALIKE BIMA KADDEMET 'EJDIKUM WE 'ENNEL-LAHE LEJSE BIDHELLAMIN LIL'ABIDI
C 3:183. Ata janë që thanë: "All-llahu na ka porositur që të mos besojmë asnjë të dërguar derisa ai të na sjellë një kurban që do ta ngrënë zjarri. Thuaju: "Para meje juve u erdhën të dërguar me argumente dhe me atë që e thatë, e përse i mbytët ata, nëse thoni të vërtetën?"
3:183. Atyre që thonë: “Allahu na ka urdhëruar që të mos i besojmë asnjë të dërguari, derisa të na sjellë një kurban që ta përpijë zjarri”, thuaju (o Muhamed): “Të dërguarit para meje ju kanë sjellë juve prova të qarta si dhe atë që thoni ju, atëherë, pse i vratë ata, nëse thoni të vërtetën?”
3:183. Ata që thanë: "Me të vërtetë, Allahu na ka bërë një marrëveshje që të mos besojmë në asnjë të dërguar derisa ai të na sjellë një flijim që të konsumohet nga zjarri." Thuaj: "Me të vërtetë, juve ju kanë ardhur të dërguar para meje me prova të qarta dhe me atë që thatë, prandaj pse i vratë ata nëse ishit të sinqertë?"
3:183. EL-LEDHINE KALU 'INNALL-LLAHE 'AHIDE 'ILEJNA 'ELLA NU'UMINE LIRESULIN HETTA JE'TIJENA BIKURBANIN TE'KULUHU EN-NARU KUL KAD XHA'EKUM RUSULUN MIN KABLI BIL-BEJJINATI WE BIEL-LEDHI KULTUM FELIME KATELTUMUHUM 'IN KUNTUM SADIKINE
C 3:184. Po nëse ata ty të përgënjeshtrojnë, janë përgënjeshtruar edhe para teje të dërguar që u erdhën me argumente të prera, me shkrime qiellore dhe me libër të ndritshëm.
3:184. Nëse ata ty (o Muhamed) të quajnë për gënjeshtar, edhe të dërguar të tjerë që kanë ardhur para teje janë përgënjeshtruar, ndonëse kanë sjellë shenja të qarta, shkrime dhe Librin e ndritur.
3:184. Dhe nëse ata të përgënjeshtrojnë ty, atëherë të dërguarit para teje gjithashtu u përgënjeshtruan, ata që sollën prova të qarta, shkrime dhe Librin ndriçues.
3:184. FE'IN KEDHDHEBUKE FEKAD KUDHDHIBE RUSULUN MIN KABLIKE XHA'U BIL-BEJJINATI WE EZ-ZUBURI WEL-KITABIL-MUNIRI
C 3:185. Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit, e kush shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.
3:185. Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen. Shpërblimet do t'u plotësohen vetëm në Ditën e Kiametit; kushdo që shpëton nga zjarri i Xhehenemit dhe hyn në Xhenet, ai ka fituar (gjithçka që mund të dëshirohet). Ndërsa jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese.
3:185. Çdo shpirt do të shijojë vdekjen. Dhe ju do të merrni plotësisht shpërblimet tuaja vetëm në Ditën e Gjykimit. Pra, kushdo që largohet nga zjarri dhe hyn në Xhenet, me të vërtetë, ka fituar. Dhe jeta e kësaj bote është vetëm një kënaqësi mashtruese.
3:185. KULLU NEFSIN DHA'IKATUL-MEWTI WE 'INNEMA TUWEFFEWNE 'UXHUREKUM JEWMEL-KIJAMETI FEMEN ZUHZIHE 'ANI EN-NARI WE 'UDHILEL-XHENNETE FEKAD FAZE WE MAL-HEJETU ED-DUNJA 'ILLA META'UL-GURURI
C 3:186. Ju patjetër do të sprovoheni si në pasurinë tuaj, si në vetën tuaj, madje do të dëgjoni ofendime të shumta prej atyre që u është libri para jush, e edhe prej idhujtarëve, po në qoftë se duroni dhe ruheni, ajo është gjëja më vendimtare.
3:186. Ju, me siguri, do të sprovoheni në pasurinë e në jetën tuaj dhe do të dëgjoni shumë fyerje nga popujt që iu është dhënë Libri para jush, si dhe nga paganët. Por, nëse ju duroni dhe ruheni (nga të këqijat), atëherë kjo është vërtet përcaktuese e çështjeve.
3:186. Me të vërtetë, ju do të sprovoheni në pasuritë tuaja dhe në vetet tuaja, dhe me të vërtetë, ju do të dëgjoni shumë ofendime nga ata që u është dhënë Libri para jush dhe nga ata që i shoqërojnë Allahut. Por nëse jeni të duruar dhe të devotshëm, atëherë kjo është një çështje e vendosmërisë.
3:186. LETUBLEWUNNE FI 'EMWALIKUM WE 'ENFUSIKUM WE LETESMA'UNNE MINEL-LEDHINE 'UTUL-KITABE MIN KABLIKUM WE MINEL-LEDHINE 'ESHREKU 'EDHEN KETHIREN WE 'IN TESBIRU WE TETTEKU FE'INNE DHALIKE MIN 'AZMIL-'UMURI
C 3:187. Dhe kur All-llahu mori zotimin nga ata që iu pat dhënë libri: që gjithqysh t'ua publikoni atë njerëzve, e të mos e fshehni, por ata e lanë pas dore atë për pak send të kësaj jete; pra, bënë punë të keqe.
3:187. Kujtoje (o Muhamed) kohën kur Allahu mori premtimin nga ata që u është dhënë Libri se do t'ua shpjegojnë atë njerëzve dhe nuk do të fshehin asgjë nga ai. Pastaj ata e hodhën pas shpine (premtimin) dhe e ndërruan atë me një vlerë të vogël. Eh, sa këmbim të shëmtuar që bënë ata!
3:187. Dhe kur Allahu mori marrëveshjen e atyre që u është dhënë Libri, duke thënë: "Ju duhet t'ua bëni të ditur atë njerëzve dhe të mos e fshehni atë." Por ata e hodhën atë pas krahëve të tyre dhe e shitën atë për një çmim të vogël. Dhe sa e keqe është ajo që ata blenë.
3:187. WE 'IDH 'EHADHEL-LAHU MITHAKAL-LEDHINE 'UTUL-KITABE LETUBEJJINUNNEHU LILNNASI WE LA TEKTUMUNEHU FENEBEDHUHU WERA'E DHUHURIHIM WE ESHTEREW BIHI THEMENEN KALILAN FEBI'SE MA JESHTERUNE
C 3:188. Mos mendo se janë të shpëtuar ata që gëzohen për atë që bënë (e fshehen çështjen tënde) dhe dëshirojnë të jenë të lavdëruar për atë që nuk e punuan mos llogarit shpëtim për ta (nuk e thanë të vërtetën), ata kanë një dënim të dhëmbshëm.
3:188. Mos mendo se ata që gëzohen për çfarë kanë punuar dhe dëshirojnë të lavdërohen për çfarë nuk kanë punuar, pra, kurrsesi mos mendo se ata do t'i shpëtojnë ndëshkimit; për ata ka ndëshkim të dhembshëm.
3:188. Dhe mos mendo se ata që gëzohen për atë që kanë bërë dhe dëshirojnë të lavdërohen për atë që nuk kanë bërë, mos mendo se ata do të jenë të sigurt nga ndëshkimi. Dhe për ta është një ndëshkim i dhimbshëm.
3:188. LA TEHSEBENNEL-LEDHINE JEFREHUNE BIMA 'ETEW WE JUHIBBUNE 'EN JUHMEDU BIMA LEM JEF'ALU FELA TEHSEBENNEHUM BIMEFAZETIN MINEL-'ADHABI WE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C 3:189. Vetëm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokës dhe All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send.
3:189. Allahut i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës dhe (vetëm) Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
3:189. Dhe Allahut i përket mbretëria e qiejve dhe e tokës. Dhe Allahu ka fuqi mbi çdo gjë.
3:189. WE LILLEHI MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WEL-LAHU 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN