Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 3:183. Ata janë që thanë: "All-llahu na ka porositur që të mos besojmë asnjë të dërguar derisa ai të na sjellë një kurban që do ta ngrënë zjarri. Thuaju: "Para meje juve u erdhën të dërguar me argumente dhe me atë që e thatë, e përse i mbytët ata, nëse thoni të vërtetën?"
3:183. Atyre që thonë: “Allahu na ka urdhëruar që të mos i besojmë asnjë të dërguari, derisa të na sjellë një kurban që ta përpijë zjarri”, thuaju (o Muhamed): “Të dërguarit para meje ju kanë sjellë juve prova të qarta si dhe atë që thoni ju, atëherë, pse i vratë ata, nëse thoni të vërtetën?”
3:183. Ata që thanë: "Me të vërtetë, Allahu na ka bërë një marrëveshje që të mos besojmë në asnjë të dërguar derisa ai të na sjellë një flijim që të konsumohet nga zjarri." Thuaj: "Me të vërtetë, juve ju kanë ardhur të dërguar para meje me prova të qarta dhe me atë që thatë, prandaj pse i vratë ata nëse ishit të sinqertë?"
3:183. EL-LEDHINE KALU 'INNALL-LLAHE 'AHIDE 'ILEJNA 'ELLA NU'UMINE LIRESULIN HETTA JE'TIJENA BIKURBANIN TE'KULUHU EN-NARU KUL KAD XHA'EKUM RUSULUN MIN KABLI BIL-BEJJINATI WE BIEL-LEDHI KULTUM FELIME KATELTUMUHUM 'IN KUNTUM SADIKINE
C 3:184. Po nëse ata ty të përgënjeshtrojnë, janë përgënjeshtruar edhe para teje të dërguar që u erdhën me argumente të prera, me shkrime qiellore dhe me libër të ndritshëm.
3:184. Nëse ata ty (o Muhamed) të quajnë për gënjeshtar, edhe të dërguar të tjerë që kanë ardhur para teje janë përgënjeshtruar, ndonëse kanë sjellë shenja të qarta, shkrime dhe Librin e ndritur.
3:184. Dhe nëse ata të përgënjeshtrojnë ty, atëherë të dërguarit para teje gjithashtu u përgënjeshtruan, ata që sollën prova të qarta, shkrime dhe Librin ndriçues.
3:184. FE'IN KEDHDHEBUKE FEKAD KUDHDHIBE RUSULUN MIN KABLIKE XHA'U BIL-BEJJINATI WE EZ-ZUBURI WEL-KITABIL-MUNIRI
C 3:185. Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit, e kush shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.
3:185. Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen. Shpërblimet do t'u plotësohen vetëm në Ditën e Kiametit; kushdo që shpëton nga zjarri i Xhehenemit dhe hyn në Xhenet, ai ka fituar (gjithçka që mund të dëshirohet). Ndërsa jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese.
3:185. Çdo shpirt do të shijojë vdekjen. Dhe ju do të merrni plotësisht shpërblimet tuaja vetëm në Ditën e Gjykimit. Pra, kushdo që largohet nga zjarri dhe hyn në Xhenet, me të vërtetë, ka fituar. Dhe jeta e kësaj bote është vetëm një kënaqësi mashtruese.
3:185. KULLU NEFSIN DHA'IKATUL-MEWTI WE 'INNEMA TUWEFFEWNE 'UXHUREKUM JEWMEL-KIJAMETI FEMEN ZUHZIHE 'ANI EN-NARI WE 'UDHILEL-XHENNETE FEKAD FAZE WE MAL-HEJETU ED-DUNJA 'ILLA META'UL-GURURI
C 3:186. Ju patjetër do të sprovoheni si në pasurinë tuaj, si në vetën tuaj, madje do të dëgjoni ofendime të shumta prej atyre që u është libri para jush, e edhe prej idhujtarëve, po në qoftë se duroni dhe ruheni, ajo është gjëja më vendimtare.
3:186. Ju, me siguri, do të sprovoheni në pasurinë e në jetën tuaj dhe do të dëgjoni shumë fyerje nga popujt që iu është dhënë Libri para jush, si dhe nga paganët. Por, nëse ju duroni dhe ruheni (nga të këqijat), atëherë kjo është vërtet përcaktuese e çështjeve.
3:186. Me të vërtetë, ju do të sprovoheni në pasuritë tuaja dhe në vetet tuaja, dhe me të vërtetë, ju do të dëgjoni shumë ofendime nga ata që u është dhënë Libri para jush dhe nga ata që i shoqërojnë Allahut. Por nëse jeni të duruar dhe të devotshëm, atëherë kjo është një çështje e vendosmërisë.
3:186. LETUBLEWUNNE FI 'EMWALIKUM WE 'ENFUSIKUM WE LETESMA'UNNE MINEL-LEDHINE 'UTUL-KITABE MIN KABLIKUM WE MINEL-LEDHINE 'ESHREKU 'EDHEN KETHIREN WE 'IN TESBIRU WE TETTEKU FE'INNE DHALIKE MIN 'AZMIL-'UMURI
C 3:187. Dhe kur All-llahu mori zotimin nga ata që iu pat dhënë libri: që gjithqysh t'ua publikoni atë njerëzve, e të mos e fshehni, por ata e lanë pas dore atë për pak send të kësaj jete; pra, bënë punë të keqe.
3:187. Kujtoje (o Muhamed) kohën kur Allahu mori premtimin nga ata që u është dhënë Libri se do t'ua shpjegojnë atë njerëzve dhe nuk do të fshehin asgjë nga ai. Pastaj ata e hodhën pas shpine (premtimin) dhe e ndërruan atë me një vlerë të vogël. Eh, sa këmbim të shëmtuar që bënë ata!
3:187. Dhe kur Allahu mori marrëveshjen e atyre që u është dhënë Libri, duke thënë: "Ju duhet t'ua bëni të ditur atë njerëzve dhe të mos e fshehni atë." Por ata e hodhën atë pas krahëve të tyre dhe e shitën atë për një çmim të vogël. Dhe sa e keqe është ajo që ata blenë.
3:187. WE 'IDH 'EHADHEL-LAHU MITHAKAL-LEDHINE 'UTUL-KITABE LETUBEJJINUNNEHU LILNNASI WE LA TEKTUMUNEHU FENEBEDHUHU WERA'E DHUHURIHIM WE ESHTEREW BIHI THEMENEN KALILAN FEBI'SE MA JESHTERUNE
C 3:188. Mos mendo se janë të shpëtuar ata që gëzohen për atë që bënë (e fshehen çështjen tënde) dhe dëshirojnë të jenë të lavdëruar për atë që nuk e punuan mos llogarit shpëtim për ta (nuk e thanë të vërtetën), ata kanë një dënim të dhëmbshëm.
3:188. Mos mendo se ata që gëzohen për çfarë kanë punuar dhe dëshirojnë të lavdërohen për çfarë nuk kanë punuar, pra, kurrsesi mos mendo se ata do t'i shpëtojnë ndëshkimit; për ata ka ndëshkim të dhembshëm.
3:188. Dhe mos mendo se ata që gëzohen për atë që kanë bërë dhe dëshirojnë të lavdërohen për atë që nuk kanë bërë, mos mendo se ata do të jenë të sigurt nga ndëshkimi. Dhe për ta është një ndëshkim i dhimbshëm.
3:188. LA TEHSEBENNEL-LEDHINE JEFREHUNE BIMA 'ETEW WE JUHIBBUNE 'EN JUHMEDU BIMA LEM JEF'ALU FELA TEHSEBENNEHUM BIMEFAZETIN MINEL-'ADHABI WE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C 3:189. Vetëm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokës dhe All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send.
3:189. Allahut i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës dhe (vetëm) Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
3:189. Dhe Allahut i përket mbretëria e qiejve dhe e tokës. Dhe Allahu ka fuqi mbi çdo gjë.
3:189. WE LILLEHI MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WEL-LAHU 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 3:190. Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.
3:190. Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës, ka shenja për mendarët,
3:190. Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të tokës dhe në ndërrimin e natës dhe të ditës janë shenja për ata që kanë mendje.
3:190. 'INNE FI HALKI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE EHTILAFIL-LEJLI WE EN-NEHARI LE'AJATIN LI'WLIL-'ELBABI
C 3:191. Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!
3:191. për ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë dhe që meditojnë për krijimin e qiejve dhe të Tokës (duke thënë:) “O Zoti Ynë! Ti nuk i ke krijuar kot këto lartësuar qofsh (nga çdo e metë)! Prandaj na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit.
3:191. Ata që përkujtojnë Allahun duke qëndruar, ulur dhe shtrirë mbi krahët e tyre dhe reflektojnë mbi krijimin e qiejve dhe të tokës, duke thënë: "Zoti ynë, Ti nuk e ke krijuar këtë kot. I lavdishëm je Ti; prandaj, ruana nga ndëshkimi i zjarrit.
3:191. EL-LEDHINE JEDHKURUNEL-LAHE KIJAMEN WE KU'UDAN WE 'ALA XHUNUBIHIM WE JETEFEKKERUNE FI HALKI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI REBBENA MA HALEKTE HADHA BATILÆN SUBHANEKE FEKINA 'ADHABE EN-NARI
C 3:192. Zoti ynë, atë Ti e fute në zjarr, atë e ke poshtëruar; për mizorët nuk ka ndihmëtarë!
3:192. O Zoti Ynë, cilindo që Ti e fut në zjarr, Ti e ke poshtëruar atë. Dhe për mohuesit nuk do të ketë kurrfarë ndihmuesi.
3:192. Zoti ynë, me të vërtetë, kë të fusësh Ti në zjarr, me të vërtetë, e ke poshtëruar atë. Dhe për të padrejtët nuk ka ndihmës.
3:192. REBBENA 'INNEKE MEN TUDHILI EN-NARE FEKAD 'EHZEJTEHU WE MA LILDHDHALIMINE MIN 'ENSARIN
C 3:193. Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e që thoshte): Të besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i falë mëkatet tona, na i mbulo të metat dhe pas vdekjes na bashko me të mirët!
3:193. O Zoti Ynë! Ne dëgjuam një thirrës që na ftonte në besim: “Besoni Zotin tuaj!” Dhe kështu besuam. O Zoti Ynë! Na i fal gjynahet tona, na i shlyej gabimet dhe bëna që të vdesim me të mirët!
3:193. Zoti ynë, ne kemi dëgjuar një thirrës që thërret për besimin, duke thënë: 'Besoni në Zotin tuaj,' dhe ne kemi besuar. Zoti ynë, na fal mëkatet tona dhe na mbulo të këqijat tona, dhe na vdis me të drejtët.
3:193. REBBENA 'INNENA SEMI'NA MUNADIEN JUNADI LIL'IMANI 'EN 'AMINU BIREBBIKUM FE'AMENNA REBBENA FAGFIR LENA DHUNUBENA WE KEFFIR 'ANNA SEJJI'ATINA WE TEWEFFENA ME'AL-'EBRARI