Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 3:43. "Oj Mejreme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tënd, bën sexhde dhe falu për Zotin bashkë me ata që falen"!
3:43. O Merjeme! Bindju Zotit tënd! Bëj sexhde dhe përkulu në ruku bashkë me ata që përkulen (duke adhuruar Allahun)!”
3:43. O Merjeme, qëndro për Zotin tënd dhe përkulu dhe bjer në sexhde me ata që falen."
3:43. JA MERJEMU EKNUTI LIREBBIKI WE ESXHUDI WE ERKA'I ME'A ER-RAKI'INE
C 3:44. "Këto janë nga lajmet e fshehta (të hershme) që po t'i shpallim ty. Ti nuk ishe ndër ta kur i hidhnin shortet se kush prej tyre do të bëhej kujdestar i Mejremes, nuk ishe pranë tyre as kur ata ziheshin mes vete".
3:44. Këto janë lajme të fshehta, që po t'i shpallim ty (o Muhamed). Ti nuk ishe i pranishëm kur ata hodhën short se kush prej tyre do të merrte nën kujdes Merjemen dhe nuk ishe i pranishëm kur ata diskutonin.
3:44. Këto janë nga lajmet e të padukshmes që Ne të shpallim ty. Dhe ti nuk ishe me ta kur ata hodhën shortet e tyre për kujdesin e Merjemes dhe nuk ishe me ta kur ata po grindeshin.
3:44. DHALIKE MIN 'NBA'IL-GAJBI NUHIHI 'ILEJKE WE MA KUNTE LEDEJHIM 'IDH JULKUNE 'EKLAMEHUM 'EJJUHUM JEKFULU MERJEME WE MA KUNTE LEDEJHIM 'IDH JEHTESIMUNE
C 3:45. Përkujto kur engjëjt i thanë: "Oj Mejreme, All-llahu të përgëzon me fjalën e vet (me lindjen e një fëmije si rezultat i fjalës së Zotit) emri i të cilit është Mesih, Isa, bir i Merjemes, i famshëm në Dunja e Ahiret dhe nga të afërmit (e Zotit).
3:45. (Kujto) kur engjëjt thanë: “O Merjeme! Allahu të jep lajmin e mirë për një (djalë që do të lindë me një) Fjalë prej Tij: emrin do ta ketë Mesih - Isa i biri i Merjemes, do të jetë i nderuar në këtë botë dhe në tjetrën dhe një nga të afërmit e Allahut.
3:45. Dhe kur engjëjt thanë: "O Merjeme, me të vërtetë, Allahu të jep lajmin e një fjale prej Tij. Emri i tij është Mesihu, Isai, biri i Merjemes, i nderuar në këtë botë dhe në botën tjetër dhe nga ata që janë afër Allahut.
3:45. 'IDH KALETIL-MELA'IKETU JA MERJEMU 'INNALL-LLAHE JUBESHSHIRUKI BIKELIMETIN MINHU ESMUHUL-MESIHU 'ISA EBNU MERJEME WEXHIHEN FI ED-DUNJA WEL-'AHIRETI WE MINEL-MUKARREBINE
C 3:46. E që duke qenë në djep (foshnje) u flet njerëzve, e edhe si i rritur e që është nga të përsosurit.
3:46. Ai do t'u flasë njerëzve qysh i vogël në djep edhe si njeri i rritur dhe do të jetë nga më të mirët”.
3:46. Ai do të flasë me njerëzit në djep dhe në moshë madhore, dhe ai do të jetë nga të drejtët."
3:46. WE JUKELLIMU EN-NASE FIL-MEHDI WE KEHLEN WE MINE ES-SALIHINE
C 3:47. Ajo tha: "Zoti im, si mund të kemë unë djalë e mua s'më ka prekur njeriu (nuk jam e martuar) "? Ai (All-llahu) tha: "Ja, kështu, All-llahu krijon çka të dojë. Kur Ai vendos për një çështje, vetëm i thotë: Bëhu! Ajo menjëherë bëhet".
3:47. Ajo tha: “Zoti im! Qysh do të kem unë fëmijë, kur nuk më ka prekur askush?!” – “Kështu – tha (engjëlli) - Allahu krijon ç'të dojë Vetë. Kur vendos diçka, Ai vetëm thotë për të: “Bëhu!” dhe ajo bëhet.”
3:47. Ajo tha: "Zoti im, si mund të kem një fëmijë kur asnjë burrë nuk më ka prekur?" Ai tha: "Kështu Allahu krijon çfarë të dojë. Kur Ai vendos për një çështje, Ai vetëm thotë: 'Bëhu,' dhe ajo bëhet."
3:47. KALET RABBI 'ENNA JEKUNU LI WELEDUN WE LEM JEMSESNI BESHERUN KALE KEDHALIKI ELLAHU JEHLUKU MA JESHA'U 'IDHA KADA 'EMREN FE'INNEMA JEKULU LEHU KUN FEJEKUNU
C 3:48. Ai (All-llahu) ia mëson atij librin (besimin), urtësinë, Tevratin dhe Inxhilin.
3:48. (Allahu) do t'ia mësojë atij shkrimin, diturinë, Teuratin dhe Ungjillin
3:48. Dhe Ai do ta mësojë atë Librin, urtësinë, Teuratin dhe Inxhilin.
3:48. WE JU'ALLIMUHUL-KITABE WEL-HIKMETE WET-TEWRETE WEL-'INXHILE
C 3:49. Dhe, të dërguar te bijtë e Israilit: Unë kam ardhur nga Zoti juaj me argument, unë nga balta ju bëj diç si shpendi, i fryej atij dhe ai me lejen e All-llahut bëhet shpend, unë i shëroj të verbërit, të sëmurit në lëkurë, dhe unë me lejen e All-llahut i ngjall të vdekurit: unë ju tregoj për atë që e hani dhe për atë që e depononi në shtëpitë tuaja. Vërtet, kjo është fakt për ju nëse jeni besimtarë.
3:49. dhe do ta caktojë atë të Dërguar te bijtë e Izraelit (të cilëve do t'u thotë): “Ju kam sjellë prova nga Zoti juaj (që vërtetojnë Profecinë time): bëj për ju diçka prej balte në formë shpendi, fryj në të e me urdhrin e Allahut ajo bëhet shpend i gjallë; shëroj të verbrit e lindur dhe të lebrosurit dhe i ngjall të vdekurit me lejen e Allahut; ju tregoj çfarë hani dhe çfarë ruani në shtëpitë tuaja. Sigurisht që te të gjitha këto ka prova për ju, nëse jeni besimtarë të vërtetë.
3:49. Dhe Ai do ta bëjë atë të dërguar për bijtë e Izraelit, duke thënë: "Unë kam sjellë një shenjë për ju nga Zoti juaj: Unë do të bëj për ju një formë si e zogut nga balta, pastaj do t'i fryj asaj dhe ajo do të bëhet një zog, me lejen e Allahut. Dhe unë do t'i shëroj të verbrit dhe ata që kanë lebrozë dhe do të ngjall të vdekurit, me lejen e Allahut. Dhe do t'ju tregoj atë që hani dhe atë që ruani në shtëpitë tuaja. Me të vërtetë, në këtë është një shenjë për ju, nëse jeni besimtarë.
3:49. WE RESULEN 'ILA BENI 'ISRA'ILE 'ENNI KAD XHI'TUKUM BI'AJETIN MIN RABBIKUM 'ENNI 'EHLUKU LEKUM MINET-TINI KEHEJ'ETIT-TEJRI FE'ENFUHU FIHI FEJEKUNU TEJRAN BI'IDHNI ELLAHI WE 'UBRI'UL-'EKMEHE WEL-'EBRESE WE 'UHJIL-MEWTA BI'IDHNI ELLAHI WE 'UNEBBI'UKUM BIMA TE'KULUNE WE MA TEDDEHIRUNE FI BUJUTIKUM 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN LEKUM 'IN KUNTUM MU'UMINJNE
C 3:50. Dhe (kam ardhë) që t'ju vërtetoj Tevratin që e keni para duarsh, t'ju lejoj disa që u ishin ndaluar juve, kam ardhë me argument nga Zoti juaj, pra kini frikë All-llahun dhe më dëgjoni mua.
3:50. Dhe (kam ardhur te ju) për t'ju vërtetuar Teuratin, që është para meje dhe që t'ju lejoj disa gjëra që i keni pasur të ndaluara. Ju kam sjellë një provë nga Zoti juaj, prandaj kijeni frikë Allahun dhe bindmuni!
3:50. Dhe unë jam dërguar për të vërtetuar atë që ishte para meje nga Teurati dhe për t'ju lejuar disa nga ato që ju ishin ndaluar. Dhe unë kam sjellë për ju një shenjë nga Zoti juaj. Prandaj, kini frikë Allahun dhe bindjuni mua.
3:50. WE MUSEDDIKEN LIMA BEJNE JEDEJJE MINET-TEWRATI WE LI'UHILLE LEKUM BA'DEL-LEDHI HURRIME 'ALEJKUM WE XHI'TUKUM BI'AJETIN MIN RABBIKUM FE ETTEKU ELLAHE WE 'ETI'UNI
C 3:51. All-llahu është Zoti im dhe Zoti juaj. Adhurojeni Atë; kjo është rrugë e drejtë!
3:51. Me të vërtetë, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, andaj adhurojeni Atë. Kjo është rruga e drejtë!”
3:51. Me të vërtetë, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj adhurojeni Atë. Kjo është një rrugë e drejtë."
3:51. 'INNALL-LLAHE RABBI WE REBBUKUM FA'BUDUHU HADHA SIRATUN MUSTEKIMUN
C 3:52. E kur e kuptoi Isai vendosmërinë e tyre në mosbesim (dhe qëllimin që ta mbysin), tha: "Kush janë ndihmëtarët e mi për në rrugë të All-llahut"? Havarijjunët thanë: "Ne jemi ndihmëtarë të fesë së All-llahut, ne i besuam All-llahut, e ti dëshmo për ne se jemi muslimanë (të bindur, të dorëzuar)"!
3:52. Kur Isai vuri re mosbesimin e tyre, tha: “Kush janë ndihmuesit e mi në rrugën e Allahut?” nxënësit (e tij) u përgjigjën: “Ne jemi ndihmuesit e (fesë së) Allahut. Ne e besojmë Allahun e ti (Isa) dëshmo se ne (i) jemi nënshtruar (Atij).
3:52. Por kur Isai ndjeu mosbesimin e tyre, ai tha: "Kush janë ndihmësit e mi në rrugën e Allahut?" Dishepujt thanë: "Ne jemi ndihmësit e Allahut. Ne kemi besuar në Allahun dhe dëshmo që ne jemi të dorëzuar ndaj Tij."
3:52. FELEMMA 'EHESSE 'ISA MINHUMUL-KUFRE KALE MEN 'ENSARI 'ILA ELLAHI KALEL-HEWARIJUNE NEHNU 'ENSARU ELLAHI 'AMENNA BILLAHI WE ESH/HED BI'ENNA MUSLIMUNE
C 3:53. Zoti ynë, ne e besuam atë që e zbrite (shpalljen), e pasuam të dërguarin (Isain), pra shënona bashkë me ata që dëshmojnë (besimin e drejtë) "!
3:53. Zoti ynë! Ne besojmë atë që na ke shpallur dhe pasojmë të Dërguarin (Isain). Na shkruaj pra, bashkë me dëshmitarët!”
3:53. Zoti ynë, ne kemi besuar në atë që Ti ke zbritur dhe kemi ndjekur të dërguarin, prandaj na shkruaj me ata që dëshmojnë.
3:53. REBBENA 'AMENNA BIMA 'ENZELTE WE ETTEBA'NA ER-RESULE FAKTUBNA ME'A ESH-SHAHIDINE