Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 3:5. S'ka dyshim se All-llahut nuk mund t'i fshihet asgjë në tokë e as në qiell.
3:5. Pa dyshim, Allahut nuk i fshihet asgjë në Tokë dhe as në qiell!
3:5. Me të vërtetë, Allahut nuk i fshihet asgjë në tokë dhe as në qiell.
3:5. 'INNALL-LLAHE LA JEHFA 'ALEJHI SHEJ'UN FIL-'ERDI WE LA FI ES-SEMA'I
C 3:6. Ai është që ju krijon (formon) juve në mitra ashtu si të dojë. S'ka Zot pos Tij, e që është fuqiplotë, i urti.
3:6. Ai ju formon në mitër, ashtu siç dëshiron Vetë; s'ka zot tjetër që meriton të adhurohet, përveç Tij, të Plotfuqishmit, të Urtit!
3:6. Ai është Ai që ju formëson në mitër ashtu si dëshiron. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, të Gjithëfuqishmit, të Urtit.
3:6. HUWEL-LEDHI JUSEWWIRUKUM FIL-'ERHAMI KEJFE JESHA'U LA 'ILAHE 'ILLA HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C 3:7. Ai është që ta zbriti librin ty e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e librit, e ka të tjerë që nuk janë krejtësisht të qartë (muteshabih). E ata, që në zemrat e tyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë për të shkaktuar huti, e kinse kërkojnë komentin e tyre. Po, pos All-llahut askush nuk e di domethënien e tyre të saktë. Dijetarët e pajisur me dituri thonë: "Ne u kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë nga Zoti ynë"! Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të zotët e mendjes.
3:7. Është Ai që të ka shpallur ty (Muhamed) Librin, disa vargje të të cilit janë të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë. Ato janë themelet e Librit. Kurse disa (vargje) të tjera janë jo krejtësisht të qarta (me kuptime alegorike). Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, ndjekin vargjet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t'i komentojnë sipas dëshirës së vet. Por, kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu. Ndërsa ata që janë thelluar në dijeni, thonë: “Ne i besojmë (Kuranit). Të gjitha këto (vargje të qarta e alegorike) janë nga Zoti ynë!” Këtë e kuptojnë vetëm mendarët.
3:7. Ai është Ai që të ka zbritur ty Librin. Në të janë vargje të qarta – ato janë themeli i Librit – dhe të tjera që janë të paqarta. Por ata që kanë devijim në zemrat e tyre ndjekin atë që është e paqartë, duke kërkuar përçarje dhe duke kërkuar interpretimin e tij. Por askush nuk e di interpretimin e tij përveç Allahut. Dhe ata që janë të qëndrueshëm në dituri thonë: "Ne besojmë në të. Të gjitha janë nga Zoti ynë." Dhe askush nuk përkujton përveç njerëzve të mendjes.
3:7. HUWEL-LEDHI 'ENZELE 'ALEJKEL-KITABE MINHU 'AJATUN MUHKEMATUN HUNNE 'UMMUL-KITABI WE 'UHARU MUTESHABIHATUN FE'EMMAL-LEDHINE FI KULUBIHIM ZEJGUN FEJETTEBI'UNE MA TESHABEHE MINHU EBTIGA'EL-FITNETI WE EBTIGA'E TE'WILIHI WE MA JA'LEMU TE'WILEHU 'ILLALLAHU WE ER-RASIHUNE FIL-'ILMI JEKULUNE 'AMENNA BIHI KULLUN MIN 'INDI RABBINA WE MA JEDHDHEKKERU 'ILLA 'ULUL-'ELBABI
C 3:8. "Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh".
3:8. (Ata thonë:) “O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen (nga e vërteta), pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe jepna mëshirë prej Teje; vërtet, Ti je Dhuruesi i Madh!
3:8. Zoti ynë, mos na devijo zemrat tona pasi na ke udhëzuar, dhe na dhuro mëshirë nga Ti. Me të vërtetë, Ti je Dhuruesi i Madh.
3:8. REBBENA LA TUZIG KULUBENA BA'DE 'IDH HEDEJTENA WE HEB LENA MIN LEDUNKE REHMETEN 'INNEKE 'ENTEL-WEHHABU
C 3:9. "Zoti ynë Ti je ai që në një ditë do t'i tubosh njerëzit, ditë që për të cilën nuk ka dyshim. All-llahu nuk e shkelë premtimin e vet".
3:9. O Zoti ynë! Ti do t'i mbledhësh njerëzit në një Ditë për të cilën nuk ka dyshim. Me të vërtetë, Allahu nuk e shkel premtimin”.
3:9. Zoti ynë, me të vërtetë, Ti do të mbledhësh njerëzit për një ditë për të cilën nuk ka dyshim. Me të vërtetë, Allahu nuk e thyen premtimin e Tij.
3:9. REBBENA 'INNEKE XHAMI'U EN-NASI LIJEWMIN LA REJBE FIHI 'INNALL-LLAHE LA JUHLIFUL-MI'ADE
C 3:10. Është e vërtetë se atyre që nuk besuan nuk do t'u vlejë asgjë para All-llahut, as pasuria e as fëmijët e tyre. Ata vetë janë lëndë e zjarrit.
3:10. Në të vërtetë, atyre që nuk besojnë, nuk do t'u vlejnë aspak (kur të dalin) para Allahut, - as pasuria dhe as fëmijët e tyre. Ata do të jenë lëndë djegëse e zjarrit,
3:10. Me të vërtetë, ata që nuk besojnë – pasuritë e tyre dhe fëmijët e tyre nuk do t'i ndihmojnë aspak kundër Allahut. Dhe ata do të jenë karburant për zjarrin.
3:10. 'INNEL-LEDHINE KEFERU LEN TUGNIJE 'ANHUM 'EMWALUHUM WE LA 'EWLADUHUM MINEL-LAHI SHEJ'EN WE 'ULA'IKE HUM WE KUDU EN-NARI
C 3:11. Si gjendja e pasardhësve të faraonit dhe e atyre që ishin para tyre, që përgënjeshtruan argumentet tona, e All-llahu i shkatërroi me fajet e tyre, All-llahu ndëshkon shumë ashpër.
3:11. ashtu siç ishin ithtarët e Faraonit dhe ata që ishin para tyre. Ata i quajtën gënjeshtra Shenjat Tona. Prandaj, Allahu i përlau ata për gjynahet që bënë. Allahu është i rreptë në ndëshkim.
3:11. Ashtu si fati i popullit të Faraonit dhe atyre që ishin para tyre. Ata i mohuan shenjat Tona, kështu që Allahu i kapi ata për mëkatet e tyre. Dhe Allahu është i Rreptë në ndëshkimin e Tij.
3:11. KEDE'BI 'ALI FIR'AWNE WEL-LEDHINE MIN KABLIHIM KEDHDHEBU BI'AJATINA FE'EHADHEHUMU ELLAHU BIDHUNUBIHIM WEL-LAHU SHEDIDUL-'IKABI
C 3:12. Thuaju atyre që nuk besuan: "Do të jeni të mposhtur (në këtë jetë) dhe do të hidheni në xhehennem. Sa i shëmtuar është ai djep (shtrat)".
3:12. Thuaju (o Muhamed) atyre që mohuan: “Ju do të mposhteni dhe do të tuboheni në Xhehenem. Eh, sa shtrat i keq është ai vend!”
3:12. Thuaju atyre që nuk besojnë: "Do të mposhteni dhe do të mblidheni në Xhehenem. Dhe sa vend i keq është ai."
3:12. KUL LILLEDHINE KEFERU SETUGLEBUNE WE TUHSHERUNE 'ILA XHEHENNEME WE BI'SEL-MIHADU
C 3:13. Ju (jehudi) patët një përvojë të madhe në ato dy grupe që u konfrontuat ndërmjet vete. Njëri grup luftonte në rrugën e All-llahut, e tjetri ishte pabesimtar, dhe me shikimin e syve të tyre i shihnin se ishin dy herë më shumë se besimtarët. Po, All-llahu me ndihmën e vet përforcon atë që do. Vërtet, në këtë është një përvojë e madhe për ata që kanë mendje të kthjellët.
3:13. Sigurisht që kishte shenjë për ju në dy ushtritë që u ndeshën: njëra që luftonte në rrugën e Allahut dhe tjetra - e mohuesve, së cilës i dukej se para vetes kishte dy herë më shumë kundërshtarë. Allahu me ndihmën e Vet forcon kë të dëshirojë. Kjo, me të vërtetë, është mësim për largpamësit.
3:13. Me të vërtetë, për ju ishte një shenjë në dy grupet që u takuan. Njëri grup luftonte në rrugën e Allahut dhe tjetri ishte jobesimtar. Ata i panë ata si dyfishin e tyre me sytë e tyre. Dhe Allahu përforcon me ndihmën e Tij kë të dojë. Me të vërtetë, në këtë është një mësim për ata që kanë sy për të parë.
3:13. KAD KANE LEKUM 'AJETUN FI FI'ETEJNIT-TEKATA FI'ETUN TUKATILU FI SEBILI ELLAHI WE 'UHRA KAFIRETUN JEREWNEHUM MITHLEJHIM RE'JEL-'AJNI WEL-LAHU JU'UEJJIDU BINESRIHI MEN JESHA'U 'INNE FI DHALIKE LA'IBRETEN LI'WLIL-'EBSARI
C 3:14. Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek All-llahu është e ardhmja më e mirë.
3:14. Burrave u është hijeshuar dashuria për gjërat e dëshiruara: për gratë, fëmijët, arin dhe argjendin e grumbulluar, kuajt e bukur, bagëtitë dhe arat e lëruara. Këto janë kënaqësitë e kësaj jete, por shumë më i mirë është kthimi tek Allahu.
3:14. Është zbukuruar për njerëzit dashuria për dëshirat – për gratë, për fëmijët, për thesaret e arit dhe argjendit, për kuajt e shënuar, për bagëtitë dhe për të korrat. Këto janë kënaqësi të kësaj jete, por Allahu – tek Ai është përfundimi më i mirë.
3:14. ZUJJINE LILNNASI HUBBU ESH-SHEHEWATI MINE EN-NISA' WEL-BENINE WEL-KANATIRIL-MUKANTERETI MINE EDH-DHEHEBI WEL-FIDDETI WEL-HAJLIL-MUSEWWEMETI WEL-'EN'AMI WEL-HERTHI DHALIKE META'UL-HEJETI ED-DUNJA WEL-LAHU 'INDEHU HUSNUL-ME'ABI
C 3:15. Thuaj: "A t'ju kumtoj për diç shumë më të mirë se ato (kënaqësitë e Dunjasë)? Për ata që janë ruajtur, ata kanë tek Zoti i tyre xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përgjithmonë, kanë bashkëshorte të pastra e gëzojnë edhe kënaqësinë e All-llahut. All-llahu është i kujdesshëm për robtë.
3:15. Thuaj (o Muhamed!): “A doni t'ju tregoj për gjëra më të mira se ato? Për ata që janë të devotshëm, te Zoti i tyre do të ketë kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përgjithmonë. Aty do të kenë bashkëshorte të pastra dhe kënaqësi nga Allahu”. Allahu i vrojton robërit e Vet
3:15. Thuaj: "A t'ju tregoj për diçka më të mirë se këto? Për ata që kanë frikë Allahun do të ketë kopshtet nën të cilët rrjedhin lumenj, aty do të jenë përgjithmonë, dhe bashkëshorte të pastra, dhe kënaqësia e Allahut." Dhe Allahu është i Gjithëvëzhguesi për robërit e Tij.
3:15. KUL 'E'UUNEBBI'UKUM BIHAJRIN MIN DHALIKUM LILLEDHINE ETTEKAW 'INDE RABBIHIM XHENNATUN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA WE 'EZWAXHUN MUTEHHERETUN WE RIDWANUN MINEL-LAHI WEL-LAHU BESIRUN BIL-'IBADI