U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
3:8.
"Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh".
3:8.
(Ata thonë:) “O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen (nga e vërteta), pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe jepna mëshirë prej Teje; vërtet, Ti je Dhuruesi i Madh!
3:8.
Zoti ynë, mos na devijo zemrat tona pasi na ke udhëzuar, dhe na dhuro mëshirë nga Ti. Me të vërtetë, Ti je Dhuruesi i Madh.
3:8.
REBBENA LA TUZIG KULUBENA BA'DE 'IDH HEDEJTENA WE HEB LENA MIN LEDUNKE REHMETEN 'INNEKE 'ENTEL-WEHHABU
C
3:9.
"Zoti ynë Ti je ai që në një ditë do t'i tubosh njerëzit, ditë që për të cilën nuk ka dyshim. All-llahu nuk e shkelë premtimin e vet".
3:9.
O Zoti ynë! Ti do t'i mbledhësh njerëzit në një Ditë për të cilën nuk ka dyshim. Me të vërtetë, Allahu nuk e shkel premtimin”.
3:9.
Zoti ynë, me të vërtetë, Ti do të mbledhësh njerëzit për një ditë për të cilën nuk ka dyshim. Me të vërtetë, Allahu nuk e thyen premtimin e Tij.
3:9.
REBBENA 'INNEKE XHAMI'U EN-NASI LIJEWMIN LA REJBE FIHI 'INNALL-LLAHE LA JUHLIFUL-MI'ADE
C
3:10.
Është e vërtetë se atyre që nuk besuan nuk do t'u vlejë asgjë para All-llahut, as pasuria e as fëmijët e tyre. Ata vetë janë lëndë e zjarrit.
3:10.
Në të vërtetë, atyre që nuk besojnë, nuk do t'u vlejnë aspak (kur të dalin) para Allahut, - as pasuria dhe as fëmijët e tyre. Ata do të jenë lëndë djegëse e zjarrit,
3:10.
Me të vërtetë, ata që nuk besojnë – pasuritë e tyre dhe fëmijët e tyre nuk do t'i ndihmojnë aspak kundër Allahut. Dhe ata do të jenë karburant për zjarrin.
3:10.
'INNEL-LEDHINE KEFERU LEN TUGNIJE 'ANHUM 'EMWALUHUM WE LA 'EWLADUHUM MINEL-LAHI SHEJ'EN WE 'ULA'IKE HUM WE KUDU EN-NARI
C
3:11.
Si gjendja e pasardhësve të faraonit dhe e atyre që ishin para tyre, që përgënjeshtruan argumentet tona, e All-llahu i shkatërroi me fajet e tyre, All-llahu ndëshkon shumë ashpër.
3:11.
ashtu siç ishin ithtarët e Faraonit dhe ata që ishin para tyre. Ata i quajtën gënjeshtra Shenjat Tona. Prandaj, Allahu i përlau ata për gjynahet që bënë. Allahu është i rreptë në ndëshkim.
3:11.
Ashtu si fati i popullit të Faraonit dhe atyre që ishin para tyre. Ata i mohuan shenjat Tona, kështu që Allahu i kapi ata për mëkatet e tyre. Dhe Allahu është i Rreptë në ndëshkimin e Tij.
3:11.
KEDE'BI 'ALI FIR'AWNE WEL-LEDHINE MIN KABLIHIM KEDHDHEBU BI'AJATINA FE'EHADHEHUMU ELLAHU BIDHUNUBIHIM WEL-LAHU SHEDIDUL-'IKABI
C
3:12.
Thuaju atyre që nuk besuan: "Do të jeni të mposhtur (në këtë jetë) dhe do të hidheni në xhehennem. Sa i shëmtuar është ai djep (shtrat)".
3:12.
Thuaju (o Muhamed) atyre që mohuan: “Ju do të mposhteni dhe do të tuboheni në Xhehenem. Eh, sa shtrat i keq është ai vend!”
3:12.
Thuaju atyre që nuk besojnë: "Do të mposhteni dhe do të mblidheni në Xhehenem. Dhe sa vend i keq është ai."
3:12.
KUL LILLEDHINE KEFERU SETUGLEBUNE WE TUHSHERUNE 'ILA XHEHENNEME WE BI'SEL-MIHADU
C
3:13.
Ju (jehudi) patët një përvojë të madhe në ato dy grupe që u konfrontuat ndërmjet vete. Njëri grup luftonte në rrugën e All-llahut, e tjetri ishte pabesimtar, dhe me shikimin e syve të tyre i shihnin se ishin dy herë më shumë se besimtarët. Po, All-llahu me ndihmën e vet përforcon atë që do. Vërtet, në këtë është një përvojë e madhe për ata që kanë mendje të kthjellët.
3:13.
Sigurisht që kishte shenjë për ju në dy ushtritë që u ndeshën: njëra që luftonte në rrugën e Allahut dhe tjetra - e mohuesve, së cilës i dukej se para vetes kishte dy herë më shumë kundërshtarë. Allahu me ndihmën e Vet forcon kë të dëshirojë. Kjo, me të vërtetë, është mësim për largpamësit.
3:13.
Me të vërtetë, për ju ishte një shenjë në dy grupet që u takuan. Njëri grup luftonte në rrugën e Allahut dhe tjetri ishte jobesimtar. Ata i panë ata si dyfishin e tyre me sytë e tyre. Dhe Allahu përforcon me ndihmën e Tij kë të dojë. Me të vërtetë, në këtë është një mësim për ata që kanë sy për të parë.
3:13.
KAD KANE LEKUM 'AJETUN FI FI'ETEJNIT-TEKATA FI'ETUN TUKATILU FI SEBILI ELLAHI WE 'UHRA KAFIRETUN JEREWNEHUM MITHLEJHIM RE'JEL-'AJNI WEL-LAHU JU'UEJJIDU BINESRIHI MEN JESHA'U 'INNE FI DHALIKE LA'IBRETEN LI'WLIL-'EBSARI
C
3:14.
Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek All-llahu është e ardhmja më e mirë.
3:14.
Burrave u është hijeshuar dashuria për gjërat e dëshiruara: për gratë, fëmijët, arin dhe argjendin e grumbulluar, kuajt e bukur, bagëtitë dhe arat e lëruara. Këto janë kënaqësitë e kësaj jete, por shumë më i mirë është kthimi tek Allahu.
3:14.
Është zbukuruar për njerëzit dashuria për dëshirat – për gratë, për fëmijët, për thesaret e arit dhe argjendit, për kuajt e shënuar, për bagëtitë dhe për të korrat. Këto janë kënaqësi të kësaj jete, por Allahu – tek Ai është përfundimi më i mirë.
3:14.
ZUJJINE LILNNASI HUBBU ESH-SHEHEWATI MINE EN-NISA' WEL-BENINE WEL-KANATIRIL-MUKANTERETI MINE EDH-DHEHEBI WEL-FIDDETI WEL-HAJLIL-MUSEWWEMETI WEL-'EN'AMI WEL-HERTHI DHALIKE META'UL-HEJETI ED-DUNJA WEL-LAHU 'INDEHU HUSNUL-ME'ABI
C
3:15.
Thuaj: "A t'ju kumtoj për diç shumë më të mirë se ato (kënaqësitë e Dunjasë)? Për ata që janë ruajtur, ata kanë tek Zoti i tyre xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përgjithmonë, kanë bashkëshorte të pastra e gëzojnë edhe kënaqësinë e All-llahut. All-llahu është i kujdesshëm për robtë.
3:15.
Thuaj (o Muhamed!): “A doni t'ju tregoj për gjëra më të mira se ato? Për ata që janë të devotshëm, te Zoti i tyre do të ketë kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përgjithmonë. Aty do të kenë bashkëshorte të pastra dhe kënaqësi nga Allahu”. Allahu i vrojton robërit e Vet
3:15.
Thuaj: "A t'ju tregoj për diçka më të mirë se këto? Për ata që kanë frikë Allahun do të ketë kopshtet nën të cilët rrjedhin lumenj, aty do të jenë përgjithmonë, dhe bashkëshorte të pastra, dhe kënaqësia e Allahut." Dhe Allahu është i Gjithëvëzhguesi për robërit e Tij.
3:15.
KUL 'E'UUNEBBI'UKUM BIHAJRIN MIN DHALIKUM LILLEDHINE ETTEKAW 'INDE RABBIHIM XHENNATUN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA WE 'EZWAXHUN MUTEHHERETUN WE RIDWANUN MINEL-LAHI WEL-LAHU BESIRUN BIL-'IBADI
C
3:16.
Ata të cilët thonë: "Zoti ynë, ne sinqerisht besuam, na i falë mëkatet tona na ruaj prej ndëshkimit të zjarrit"!
3:16.
që thonë: “Zoti ynë! Me të vërtetë kemi besuar, andaj na i fal gjynahet tona dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!”;
3:16.
Ata që thonë: "Zoti ynë, ne me të vërtetë kemi besuar, prandaj na fal mëkatet tona dhe na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit."
3:16.
EL-LEDHINE JEKULUNE REBBENA 'INNENA 'AMENNA FAGFIR LENA DHUNUBENA WE KINA 'ADHABE EN-NARI
C
3:17.
Dhe ata që janë të durueshëm, të drejtë, të devotshëm e dorëdhënës dhe të cilët në kohën e agimit (syfyrit) kërkojnë ndjesë.
3:17.
që janë të durueshëm, të sinqertë, të devotshëm në adhurimin e Allahut; që japin lëmoshë dhe që kërkojnë faljen e gjynaheve para agimit.
3:17.
Ata që janë të duruar, të sinqertë, të përulur, ata që shpenzojnë dhe ata që kërkojnë falje në agim.
3:17.
ES-SABIRINE WE ES-SADIKINE WEL-KANITINE WEL-MUNFIKINE WEL-MUSTEGFIRINE BIL-'ESHARI
C
3:18.
All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit.
3:18.
Allahu dëshmon, e po ashtu edhe engjëjt, edhe njerëzit e dijes, se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Tij, duke mbajtur drejtësinë. S'ka zot tjetër përveç Atij, të Plotfuqishmit, të Urtit.
3:18.
Allahu dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, dhe engjëjt dhe ata që janë të qëndrueshëm në dituri gjithashtu dëshmojnë këtë. Ai është mbajtës i drejtësisë. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, të Gjithëfuqishmit, të Urtit.
3:18.
SHEHIDEL-LAHU 'ENNEHU LA 'ILAHE 'ILLA HUWE WEL-MELA'IKETU WE 'ULUL-'ILMI KA'IMEN BIL-KISTI LA 'ILAHE 'ILLA HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU