Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 3:170. Janë të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa i bashkuar rradhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen.
3:170. Janë të gëzuar për çfarë u ka dhënë Allahu nga dhuntitë e Tij dhe gëzohen edhe për ata që ende nuk u janë bashkuar e që kanë ngelur pas tyre (dhe ende nuk kanë rënë martirë), sepse nuk do të frikësohen (për çfarë i pret) dhe nuk do të pikëllohen (për çfarë kanë lënë pas).
3:170. Ata janë të gëzuar për atë që Allahu u ka dhënë nga favori i Tij dhe përgëzojnë ata që nuk janë bashkuar ende me ta, por që do të vijnë pas tyre – që për ta nuk ka as frikë dhe as ata nuk do të pikëllohen.
3:170. FERIHINE BIMA 'ATAHUMU ELLAHU MIN FEDLIHI WE JESTEBSHIRUNE BIEL-LEDHINE LEM JELHEKU BIHIM MIN HALFIHIM 'ELLA HAWFUN 'ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C 3:171. Ata janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha All-llahu, e s'ka dyshim se All-llahu nuk ua humb shpërblimin besimtërëve.
3:171. Ata gëzohen me dhuntitë dhe mirësinë e Allahut, sepse Allahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve.
3:171. Ata përgëzojnë një favor dhe një mirësi nga Allahu dhe që Allahu nuk humbet shpërblimin e besimtarëve.
3:171. JESTEBSHIRUNE BINI'METIN MINEL-LAHI WE FEDLIN WE 'ENNEL-LAHE LA JUDI'U 'EXHREL-MU'UMININE
C 3:172. Të cilët edhe pasi i goditi plaga iu përgjegjën All-llahut dhe të dërguarit. E për ata prej tyre që bënë, mirë dhe u ruajtën, është një shpërblim i madh.
3:172. Për ata që morën plagë të rënda, pasi iu përgjigjën thirrjes së Allahut dhe të të Dërguarit dhe për ata që kanë bërë të mira e që i frikësohen Allahut, ka shpërblim të madh.
3:172. Ata që iu përgjigjën Allahut dhe të Dërguarit pasi një plagë i kishte goditur – për ata që bënë mirë dhe ishin të devotshëm, ka një shpërblim të madh.
3:172. EL-LEDHINE ESTEXHABU LILLAHI WE ER-RESULI MIN BA'DI MA 'ESABEHUMUL-KARHU LILLEDHINE 'EHSENU MINHUM WE ETTEKAW 'EXHRUN 'ADHIMUN
C 3:173. E atyre (shokëve të Pejgamberit) që dikush u tha: "Populli (idhujtarët) është tubuar t'ju sulmojë, pra kini frikë!" Ajo, vetëm ua shtoi edhe më shumë besimin e thanë: "Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!"
3:173. (Shpërblim kanë edhe ata) të cilëve njerëzit (hipokritë) u thanë: “Shumë njerëz po mblidhen kundër jush, prandaj frikësohuni!” e kjo gjë ua shtoi atyre besimin dhe thanë: “Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!”
3:173. Ata të cilëve njerëzit u thanë: "Me të vërtetë, njerëzit janë mbledhur kundër jush, prandaj kini frikë prej tyre." Por kjo vetëm sa e shtoi besimin e tyre, dhe ata thanë: "Për ne mjafton Allahu, dhe Ai është ndihmësi më i mirë."
3:173. EL-LEDHINE KALE LEHUMU EN-NASU 'INNE EN-NASE KAD XHEMA'U LEKUM FAHSHEWHUM FEZADEHUM 'IMANEN WE KALU HESBUNALLAHU WE NI'MEL-WEKILU
C 3:174. Dhe atë pa i gjetur kurrfarë e keqe fituan begati e mirësi të mëdha nga All-llahu dhe e arritën kënaqësinë e Tij, All-llahu është dhurues i madh.
3:174. Ata u kthyen me dhuntitë dhe mirësitë e Allahut, nuk i gjeti asgjë e keqe dhe fituan kënaqësinë e Allahut. Allahu është Zotërues i mirësive të mëdha.
3:174. Prandaj, ata u kthyen me një favor dhe një mirësi nga Allahu, pa u prekur nga ndonjë e keqe. Dhe ata ndoqën kënaqësinë e Allahut. Dhe Allahu është Zotërues i mirësisë së madhe.
3:174. FANKALEBU BINI'METIN MINEL-LAHI WE FEDLIN LEM JEMSES/HUM SU'UN WE ETTEBA'U RIDWANEL-LAHI WEL-LAHU DHU FEDLIN 'ADHIMIN
C 3:175. Po atë (propagandë) e bëri vetëm shejtani që dëshironte me miqtë e vet (idhujtarët), t'ju friksojë, po ju mos u frikësoni prej tyre, frikësomuni Mua, nëse jeni besimtar.
3:175. Vetëm djalli i frikëson ithtarët e vet. Ju mos iu frikësoni atyre, por frikësohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë!
3:175. Me të vërtetë, ai është djalli që ju frikëson me aleatët e tij. Por mos kini frikë prej tyre; kini frikë prej Meje, nëse jeni besimtarë.
3:175. 'INNEMA DHELIKUMU ESH-SHEJTANU JUHAWWIFU 'EWLIJA'EHU FELA TEHAFUHUM WE HAFUNI 'IN KUNTUM MU'UMININE
C 3:176. E ty të mos të brengosin ata që përpiqen për mosbesim, ata kurrsesi nuk mund të dëmtojnë asgjë All-llahun. All-llahu me urtësinë e vet dëshiron që atyre të mos u takojë kurrfarë e mire në botën tjetër dhe ata kanë një dënim të madh.
3:176. Ti (o Muhamed) mos u brengos nga ata që nxitojnë në mohim, sepse, në të vërtetë ata nuk mund ta dëmtojnë Allahun aspak. Allahu dëshiron që të mos i shpërblejë me kurrfarë dhurate në botën tjetër; dhe për ata ka ndëshkim të madh.
3:176. Dhe mos u hidhëro për ata që nxitojnë drejt mosbesimit. Me të vërtetë, ata nuk i bëjnë dëm Allahut aspak. Allahu dëshiron të mos u japë atyre asnjë pjesë në botën tjetër. Dhe për ta është një ndëshkim i madh.
3:176. WE LA JEHZUNKEL-LEDHINE JUSARI'UNE FIL-KUFRI 'INNEHUM LEN JEDURRU ELLAHE SHEJ'EN JURIDU ELLAHU 'ELLA JEXH'ALE LEHUM HEDHDHAN FIL-'AHIRETI WE LEHUM 'ADHABUN 'ADHIMUN
C 3:177. Ata që në vend të besimit pranuan kufrin, nuk i bëjnë asgjë dëm All-llahut, ata i pret një dënim i idhët.
3:177. Ata që e ndërrojnë besimin e vërtetë me mohim, nuk mund t'i bëjnë kurrfarë dëmi Allahut e për ta ka ndëshkim të dhembshëm.
3:177. Me të vërtetë, ata që kanë blerë mosbesimin me besimin – ata nuk i bëjnë dëm Allahut aspak. Dhe për ta është një ndëshkim i dhimbshëm.
3:177. 'INNEL-LEDHINE ESHTEREWL-KUFRE BIL-'IMANI LEN JEDURRU ELLAHE SHEJ'EN WE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C 3:178. Të mosmendojnë ata që nuk besuan se afatin që u dhamë Ne atyre të jetojnë, është në dobi të tyre. Ne i lamë të jetojnë vetëm që shtojnë edhe më shumë mëkate, se ata i pret dënim nënçmues.
3:178. Le të mos mendojnë kurrsesi jobesimtarët se për ata është mirë që ua zgjasim jetën. Ne ua zgjasim jetën vetëm për t'i shtuar gjynahet; për ata ka ndëshkim poshtërues.
3:178. Dhe mos lejo që ata që nuk besojnë të mendojnë se vonesa që Ne u japim atyre është e mirë për ta. Ne ua zgjasim atyre vetëm që të shtojnë mëkatet e tyre. Dhe për ta është një ndëshkim poshtërues.
3:178. WE LA JEHSEBENNEL-LEDHINE KEFERU 'ENNEMA NUMLI LEHUM HAJRUN LI'ENFUSIHIM 'INNEMA NUMLI LEHUM LIJEZDADU 'ITHMEN WE LEHUM 'ADHABUN MUHINUN
C 3:179. All-llahu nuk është që t'i lë besimtarët ashtu siç jeni, pa dalluar të keqin nga i miri. All-llahu nuk ju zbulon juve të fshehtat (e të dini se ç'mbajnë në zemrat e tyre). Por All-llahu është Ai që nga të dërguarit e vet zgjedh atë që do (e i zbulon ndonjë të fshehtë). Prandaj, besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, e në i besofshit dhe nëse ruheni, atëherë ju keni një shpërblim të madh.
3:179. Allahu nuk i lë besimtarët në gjendjen që ndodheni ju, por do ta ndajë të keqin prej të mirit. Allahu nuk do t'ua zbulojë të fshehtën (që vetëm Ai e di), por Allahu zgjedh kë të dojë nga të dërguarit e Tij. Besoni në Allahun dhe në të dërguarit e Tij! Nëse besoni dhe i frikësoheni Allahut, ju do të keni shpërblim të madh.
3:179. Allahu nuk do të lërë besimtarët në gjendjen në të cilën jeni, derisa Ai të bëjë të dallueshëm të keqin nga i miri. Dhe Allahu nuk do t'ju informojë për të padukshmen, por Allahu zgjedh nga të dërguarit e Tij kë të dojë. Prandaj, besoni në Allahun dhe të dërguarit e Tij. Dhe nëse besoni dhe jeni të devotshëm, atëherë për ju është një shpërblim i madh.
3:179. MA KANEL-LAHU LIJEDHEREL-MU'UMININE 'ALA MA 'ENTUM 'ALEJHI HETTA JEMIZEL-HABITHE MINET-TEJJIBI WE MA KANEL-LAHU LIJUTLI'AKUM 'ALEL-GAJBI WE LEKINNALL-LLAHE JEXHTEBI MIN RUSULIHI MEN JESHA'U FE'AMINU BILLAHI WE RUSULIHI WE 'IN TU'UMINU WE TETTEKU FELEKUM 'EXHRUN 'ADHIMUN
C 3:180. Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e kijametit do t'u mbështillet në qafën e tyre. All-llahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka, All-llahu është i njohur mirë më atë që veproni.
3:180. Ata që bëhen koprracë me të mirat që ua ka dhënë Allahu, kurrsesi të mos mendojnë se kështu është më mirë për ta! Jo, kjo është më keq për ata! Ajo që kanë grumbulluar do t'u ngarkohet atyre në qafë Ditën e Kiametit. E Allahut është trashëgimia e qiejve dhe e Tokës dhe Allahu e di mirë ç'punoni ju.
3:180. Dhe mos lejo ata që janë koprracë me atë që Allahu u ka dhënë atyre nga mirësia e Tij të mendojnë se kjo është e mirë për ta. Përkundrazi, është e keqe për ta. Ajo që ata ishin koprracë me të do të jetë një jakë rreth qafës së tyre në Ditën e Ringjalljes. Dhe Allahut i përket trashëgimia e qiejve dhe e tokës. Dhe Allahu është i Dituri për atë që bëni.
3:180. WE LA JEHSEBENNEL-LEDHINE JEBHALUNE BIMA 'ATAHUMU ELLAHU MIN FEDLIHI HUWE HAJREN LEHUM BEL HUWE SHERRUN LEHUM SEJUTEWWEKUNE MA BEHILU BIHI JEWMEL-KIJAMETI WE LILLEHI MIRATHU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WEL-LAHU BIMA TA'MELUNE HABIRUN