U kopjua
        
        
            
                
 
                Kur'ani Fisnik
                kërkim në gjuhën shqipe
            
            
            
                
                    Kërkuat fjalën:
                
                
                    Ajete: 11
                
             
            
            
            
            
                    
                    
                        
                        Sherif Ahmeti
                        
                        Hasan Nahi
                        
                        ChatGPT
                        
                        Transliterimi
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:169.
                            Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti ityre.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:169.
                            Kurrsesi mos i quani të vdekur ata që janë vrarë në rrugën e Allahut. Jo, janë të gjallë, duke u ushqyer te Zoti i tyre.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:169.
      Dhe mos mendoni se ata që janë vrarë në rrugën e Allahut janë të vdekur. Jo, ata janë të gjallë, duke u furnizuar tek Zoti i tyre.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:169.
                            WE LA TEHSEBENNEL-LEDHINE KUTILU FI SEBILI ELLAHI 'EMWATEN BEL 'EHJA'UN 'INDE RABBIHIM JURZEKUNE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:170.
                            Janë të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa i bashkuar rradhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:170.
                            Janë të gëzuar për çfarë u ka dhënë Allahu nga dhuntitë e Tij dhe gëzohen edhe për ata që ende nuk u janë bashkuar e që kanë ngelur pas tyre (dhe ende nuk kanë rënë martirë), sepse nuk do të frikësohen (për çfarë i pret) dhe nuk do të pikëllohen (për çfarë kanë lënë pas).
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:170.
      Ata janë të gëzuar për atë që Allahu u ka dhënë nga favori i Tij dhe përgëzojnë ata që nuk janë bashkuar ende me ta, por që do të vijnë pas tyre – që për ta nuk ka as frikë dhe as ata nuk do të pikëllohen.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:170.
                            FERIHINE BIMA 'ATAHUMU ELLAHU MIN FEDLIHI WE JESTEBSHIRUNE BIEL-LEDHINE LEM JELHEKU BIHIM MIN HALFIHIM 'ELLA HAWFUN 'ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:171.
                            Ata janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha All-llahu, e s'ka dyshim se All-llahu nuk ua humb shpërblimin besimtërëve.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:171.
                            Ata gëzohen me dhuntitë dhe mirësinë e Allahut, sepse Allahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:171.
      Ata përgëzojnë një favor dhe një mirësi nga Allahu dhe që Allahu nuk humbet shpërblimin e besimtarëve.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:171.
                            JESTEBSHIRUNE BINI'METIN MINEL-LAHI WE FEDLIN WE 'ENNEL-LAHE LA JUDI'U 'EXHREL-MU'UMININE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:172.
                            Të cilët edhe pasi i goditi plaga iu përgjegjën All-llahut dhe të dërguarit. E për ata prej tyre që bënë, mirë dhe u ruajtën, është një shpërblim i madh.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:172.
                            Për ata që morën plagë të rënda, pasi iu përgjigjën thirrjes së Allahut dhe të të Dërguarit dhe për ata që kanë bërë të mira e që i frikësohen Allahut, ka shpërblim të madh.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:172.
      Ata që iu përgjigjën Allahut dhe të Dërguarit pasi një plagë i kishte goditur – për ata që bënë mirë dhe ishin të devotshëm, ka një shpërblim të madh.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:172.
                            EL-LEDHINE ESTEXHABU LILLAHI WE ER-RESULI MIN BA'DI MA 'ESABEHUMUL-KARHU LILLEDHINE 'EHSENU MINHUM WE ETTEKAW 'EXHRUN 'ADHIMUN
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:173.
                            E atyre (shokëve të Pejgamberit) që dikush u tha: "Populli (idhujtarët) është tubuar t'ju sulmojë, pra kini frikë!" Ajo, vetëm ua shtoi edhe më shumë besimin e thanë: "Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!"
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:173.
                            (Shpërblim kanë edhe ata) të cilëve njerëzit (hipokritë) u thanë: “Shumë njerëz po mblidhen kundër jush, prandaj frikësohuni!” e kjo gjë ua shtoi atyre besimin dhe thanë: “Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!”
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:173.
      Ata të cilëve njerëzit u thanë: "Me të vërtetë, njerëzit janë mbledhur kundër jush, prandaj kini frikë prej tyre." Por kjo vetëm sa e shtoi besimin e tyre, dhe ata thanë: "Për ne mjafton Allahu, dhe Ai është ndihmësi më i mirë."
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:173.
                            EL-LEDHINE KALE LEHUMU EN-NASU 'INNE EN-NASE KAD XHEMA'U LEKUM FAHSHEWHUM FEZADEHUM 'IMANEN WE KALU HESBUNALLAHU WE NI'MEL-WEKILU
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:174.
                            Dhe atë pa i gjetur kurrfarë e keqe fituan begati e mirësi të mëdha nga All-llahu dhe e arritën kënaqësinë e Tij, All-llahu është dhurues i madh.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:174.
                            Ata u kthyen me dhuntitë dhe mirësitë e Allahut, nuk i gjeti asgjë e keqe dhe fituan kënaqësinë e Allahut. Allahu është Zotërues i mirësive të mëdha.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:174.
      Prandaj, ata u kthyen me një favor dhe një mirësi nga Allahu, pa u prekur nga ndonjë e keqe. Dhe ata ndoqën kënaqësinë e Allahut. Dhe Allahu është Zotërues i mirësisë së madhe.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:174.
                            FANKALEBU BINI'METIN MINEL-LAHI WE FEDLIN LEM JEMSES/HUM SU'UN WE ETTEBA'U RIDWANEL-LAHI WEL-LAHU DHU FEDLIN 'ADHIMIN
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:175.
                            Po atë (propagandë) e bëri vetëm shejtani që dëshironte me miqtë e vet (idhujtarët), t'ju friksojë, po ju mos u frikësoni prej tyre, frikësomuni Mua, nëse jeni besimtar.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:175.
                            Vetëm djalli i frikëson ithtarët e vet. Ju mos iu frikësoni atyre, por frikësohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë!
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:175.
      Me të vërtetë, ai është djalli që ju frikëson me aleatët e tij. Por mos kini frikë prej tyre; kini frikë prej Meje, nëse jeni besimtarë.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:175.
                            'INNEMA DHELIKUMU ESH-SHEJTANU JUHAWWIFU 'EWLIJA'EHU FELA TEHAFUHUM WE HAFUNI 'IN KUNTUM MU'UMININE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:176.
                            E ty të mos të brengosin ata që përpiqen për mosbesim, ata kurrsesi nuk mund të dëmtojnë asgjë All-llahun. All-llahu me urtësinë e vet dëshiron që atyre të mos u takojë kurrfarë e mire në botën tjetër dhe ata kanë një dënim të madh.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:176.
                            Ti (o Muhamed) mos u brengos nga ata që nxitojnë në mohim, sepse, në të vërtetë ata nuk mund ta dëmtojnë Allahun aspak. Allahu dëshiron që të mos i shpërblejë me kurrfarë dhurate në botën tjetër; dhe për ata ka ndëshkim të madh.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:176.
      Dhe mos u hidhëro për ata që nxitojnë drejt mosbesimit. Me të vërtetë, ata nuk i bëjnë dëm Allahut aspak. Allahu dëshiron të mos u japë atyre asnjë pjesë në botën tjetër. Dhe për ta është një ndëshkim i madh.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:176.
                            WE LA JEHZUNKEL-LEDHINE JUSARI'UNE FIL-KUFRI 'INNEHUM LEN JEDURRU ELLAHE SHEJ'EN JURIDU ELLAHU 'ELLA JEXH'ALE LEHUM HEDHDHAN FIL-'AHIRETI WE LEHUM 'ADHABUN 'ADHIMUN
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:177.
                            Ata që në vend të besimit pranuan kufrin, nuk i bëjnë asgjë dëm All-llahut, ata i pret një dënim i idhët.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:177.
                            Ata që e ndërrojnë besimin e vërtetë me mohim, nuk mund t'i bëjnë kurrfarë dëmi Allahut e për ta ka ndëshkim të dhembshëm.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:177.
      Me të vërtetë, ata që kanë blerë mosbesimin me besimin – ata nuk i bëjnë dëm Allahut aspak. Dhe për ta është një ndëshkim i dhimbshëm.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:177.
                            'INNEL-LEDHINE ESHTEREWL-KUFRE BIL-'IMANI LEN JEDURRU ELLAHE SHEJ'EN WE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:178.
                            Të mosmendojnë ata që nuk besuan se afatin që u dhamë Ne atyre të jetojnë, është në dobi të tyre. Ne i lamë të jetojnë vetëm që shtojnë edhe më shumë mëkate, se ata i pret dënim nënçmues.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:178.
                            Le të mos mendojnë kurrsesi jobesimtarët se për ata është mirë që ua zgjasim jetën. Ne ua zgjasim jetën vetëm për t'i shtuar gjynahet; për ata ka ndëshkim poshtërues.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:178.
      Dhe mos lejo që ata që nuk besojnë të mendojnë se vonesa që Ne u japim atyre është e mirë për ta. Ne ua zgjasim atyre vetëm që të shtojnë mëkatet e tyre. Dhe për ta është një ndëshkim poshtërues.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:178.
                            WE LA JEHSEBENNEL-LEDHINE KEFERU 'ENNEMA NUMLI LEHUM HAJRUN LI'ENFUSIHIM 'INNEMA NUMLI LEHUM LIJEZDADU 'ITHMEN WE LEHUM 'ADHABUN MUHINUN
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:179.
                            All-llahu nuk është që t'i lë besimtarët ashtu siç jeni, pa dalluar të keqin nga i miri. All-llahu nuk ju zbulon juve të fshehtat (e të dini se ç'mbajnë në zemrat e tyre). Por All-llahu është Ai që nga të dërguarit e vet zgjedh atë që do (e i zbulon ndonjë të fshehtë). Prandaj, besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, e në i besofshit dhe nëse ruheni, atëherë ju keni një shpërblim të madh.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:179.
                            Allahu nuk i lë besimtarët në gjendjen që ndodheni ju, por do ta ndajë të keqin prej të mirit. Allahu nuk do t'ua zbulojë të fshehtën (që vetëm Ai e di), por Allahu zgjedh kë të dojë nga të dërguarit e Tij. Besoni në Allahun dhe në të dërguarit e Tij! Nëse besoni dhe i frikësoheni Allahut, ju do të keni shpërblim të madh.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:179.
      Allahu nuk do të lërë besimtarët në gjendjen në të cilën jeni, derisa Ai të bëjë të dallueshëm të keqin nga i miri. Dhe Allahu nuk do t'ju informojë për të padukshmen, por Allahu zgjedh nga të dërguarit e Tij kë të dojë. Prandaj, besoni në Allahun dhe të dërguarit e Tij. Dhe nëse besoni dhe jeni të devotshëm, atëherë për ju është një shpërblim i madh.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:179.
                            MA KANEL-LAHU LIJEDHEREL-MU'UMININE 'ALA MA 'ENTUM 'ALEJHI HETTA JEMIZEL-HABITHE MINET-TEJJIBI WE MA KANEL-LAHU LIJUTLI'AKUM 'ALEL-GAJBI WE LEKINNALL-LLAHE JEXHTEBI MIN RUSULIHI MEN JESHA'U FE'AMINU BILLAHI WE RUSULIHI WE 'IN TU'UMINU WE TETTEKU FELEKUM 'EXHRUN 'ADHIMUN