U kopjua
        
        
            
                
 
                Kur'ani Fisnik
                kërkim në gjuhën shqipe
            
            
            
                
                    Kërkuat fjalën:
                
                
                    Ajete: 11
                
             
            
            
            
            
                    
                    
                        
                        Sherif Ahmeti
                        
                        Hasan Nahi
                        
                        ChatGPT
                        
                        Transliterimi
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:163.
                            Ata kanë dallim te All-llahu, e All-llahu sheh shumë mirë atë që veprojnë.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:163.
                            Tek Allahu ata kanë shkallë të ndryshme; Allahu i sheh të gjitha veprat që ata bëjnë.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:163.
      Ata janë në shkallë të ndryshme tek Allahu. Dhe Allahu është i Gjithëshikuesi për atë që bëjnë.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:163.
                            HUM DEREXHATUN 'INDEL-LAHI WEL-LAHU BESIRUN BIMA JA'MELUNE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:164.
                            Është e vërtetë se All-llahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që atyre t'u lexojë shpalljen e Tij, t'i pastrojë ata, t'ua mësojë Kur'anin dhe sheriatin, edhe pse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:164.
                            Allahu u ka dhënë besimtarëve dhuratë të madhe, kur u solli një të dërguar nga gjiri i tyre, i cili ua lexon shpalljet e Tij, i pastron nga gjynahet dhe u mëson Librin (Kuranin) e urtësinë (diturinë e thellë fetare), edhe pse më parë, me të vërtetë, ata ishin në rrugë krejt të gabuar.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:164.
      Me të vërtetë, Allahu i dha një favor të madh besimtarëve kur dërgoi mes tyre një të dërguar nga vetë ata, që t'u lexojë atyre vargjet e Tij, t'i pastrojë ata dhe t'u mësojë atyre Librin dhe urtësinë, ndonëse më parë ata ishin në një humbje të qartë.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:164.
                            LEKAD MENNEL-LAHU 'ALEL-MU'UMININE 'IDH BE'ATHE FIHIM RESULEN MIN 'ENFUSIHIM JETLU 'ALEJHIM 'AJATIHI WE JUZEKKIHIM WE JU'ALLIMUHUMUL-KITABE WEL-HIKMETE WE 'IN KANU MIN KABLU LEFI DELALIN MUBININ
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:165.
                            E kur juve u goditi një dështim (në Uhud) e që ju ia patët dhënë atë dyfish (armikut në Bedr), thatë: "Prej nga kjo"? Thuaj: "Ajo është nga vetë ju"! S'ka dyshim se All-llahu është i plotëfuqishëm për çdo send.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:165.
                            Kur ju goditi fatkeqësia, ndërkohë ju i kishit goditur më parë armiqtë tuaj dyfish, ju thatë: “Prej nga na erdhi neve kjo?!” Thuaj (o Muhamed): “Kjo ndodhi prej jush”. Vërtet, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:165.
      Dhe kur ju ndodhi një fatkeqësi – ndonëse ju kishit shkaktuar dyfishin e saj – thatë: "Nga erdhi kjo?" Thuaj: "Ajo është nga vetet tuaja." Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:165.
                            'EWELEMMA 'ESABETKUM MUSIBETUN KAD 'ESEBTUM MITHLEJHA KULTUM 'ENNA HADHA KUL HUWE MIN 'INDI 'ENFUSIKUM 'INNALL-LLAHE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:166.
                            Ajo që ju goditi juve ditën e ballafaqimit të dy grupeve (besimtarë dhe idhujtarë), ishte me lejen e All-llahut, për t'u dalluar besimtarët e sinqert.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:166.
                            Ajo që ju gjeti atë ditë, kur u ndeshën dy ushtritë, ishte me vullnetin e Allahut - për të zbuluar se kush janë besimtarët e vërtetë,
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:166.
      Dhe ajo që ju ndodhi ditën kur u takuan dy grupet ishte me lejen e Allahut, që Ai të dijë kush janë besimtarët.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:166.
                            WE MA 'ESABEKUM JEWMET-TEKAL-XHEM'ANI FEBI'IDHNI ELLAHI WE LIJA'LEMEL-MU'UMININE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:167.
                            Dhe, për t'u ditur ata që ishin hipokritë. E atyre u është thënë: "Ejani e luftoni në rrugën e All-llahut ose mbroni veten!" E ata thanë: "Sikur të dinim se do të luftohej, ne do të vinim pas jush!" Në atë moment ata ishin më afër mosbesimit se besimit. Flisnin me gojët e tyre atë që nuk e kishin në zemrat e tyre, po All-llahu e di mirë për atë që fshehin.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:167.
                            dhe për të zbuluar se kush janë me dy faqe. Atyre iu tha: “Ejani të luftoni në rrugën e Allahut ose të paktën, mbrohuni!” Ata u përgjigjën: “Sikur ta dinim që do të bëhej luftë e vërtetë, me siguri, do t'ju pasonim.” Atë ditë ata ishin më afër mohimit sesa besimit, sepse me gojën e tyre flisnin atë që nuk e kishin në zemrat e tyre; Allahu e di mirë çfarë fshehin ata.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:167.
      Dhe që Ai të dijë kush janë ata që janë hipokritë. Dhe atyre u është thënë: "Ejani, luftoni në rrugën e Allahut ose mbrojeni veten." Ata thanë: "Sikur të dinim se do të kishte luftë, ne do t'ju pasonim." Ata ishin më afër mosbesimit atë ditë sesa besimit. Ata thonë me gojët e tyre atë që nuk është në zemrat e tyre. Dhe Allahu e di mirë atë që fshehin.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:167.
                            WE LIJA'LEMEL-LEDHINE NAFEKU WE KILE LEHUM TA'ALEW KATILU FI SEBILI ELLAHI 'EW EDFA'U KALU LEW NA'LEMU KITALEN LATTEBA'NAKUM HUM LILKUFRI JEWME'IDHIN 'EKREBU MINHUM LIL'IMANI JEKULUNE BI'EFWHIHIM MA LEJSE FI KULUBIHIM WEL-LAHU 'A'LEMU BIMA JEKTUMUNE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:168.
                            Dhe ata që nuk luftuan dhe atyre të vetëve u thanë: "Sikur të na dëgjon neve (e të ktheheshin siç u kthyem ne), nuk do të mbyteshim!" Thuaju: "Largojeni pra vdekjen prej vetes suaj, nëse jeni të sigurt çka thoni?"
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:168.
                            Atyre që nuk luftuan dhe thanë për vëllezërit e vet: “Sikur të na kishin dëgjuar ne, nuk do të ishin vrarë”, thuaju: “Prapësojeni vdekjen nga vetja, nëse flisni të vërtetën!”
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:168.
      Ata që u thanë vëllezërve të tyre, ndërsa ata vetë qëndruan ulur: "Sikur të na kishin dëgjuar, ata nuk do të ishin vrarë." Thuaj: "Largoni vdekjen nga vetet tuaja, nëse jeni të sinqertë."
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:168.
                            EL-LEDHINE KALU LI'HWANIHIM WE KA'ADU LEW 'ETA'UNA MA KUTILU KUL FADRE'U 'AN 'ENFUSIKUMUL-MEWTE 'IN KUNTUM SADIKINE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:169.
                            Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti ityre.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:169.
                            Kurrsesi mos i quani të vdekur ata që janë vrarë në rrugën e Allahut. Jo, janë të gjallë, duke u ushqyer te Zoti i tyre.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:169.
      Dhe mos mendoni se ata që janë vrarë në rrugën e Allahut janë të vdekur. Jo, ata janë të gjallë, duke u furnizuar tek Zoti i tyre.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:169.
                            WE LA TEHSEBENNEL-LEDHINE KUTILU FI SEBILI ELLAHI 'EMWATEN BEL 'EHJA'UN 'INDE RABBIHIM JURZEKUNE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:170.
                            Janë të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa i bashkuar rradhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:170.
                            Janë të gëzuar për çfarë u ka dhënë Allahu nga dhuntitë e Tij dhe gëzohen edhe për ata që ende nuk u janë bashkuar e që kanë ngelur pas tyre (dhe ende nuk kanë rënë martirë), sepse nuk do të frikësohen (për çfarë i pret) dhe nuk do të pikëllohen (për çfarë kanë lënë pas).
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:170.
      Ata janë të gëzuar për atë që Allahu u ka dhënë nga favori i Tij dhe përgëzojnë ata që nuk janë bashkuar ende me ta, por që do të vijnë pas tyre – që për ta nuk ka as frikë dhe as ata nuk do të pikëllohen.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:170.
                            FERIHINE BIMA 'ATAHUMU ELLAHU MIN FEDLIHI WE JESTEBSHIRUNE BIEL-LEDHINE LEM JELHEKU BIHIM MIN HALFIHIM 'ELLA HAWFUN 'ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:171.
                            Ata janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha All-llahu, e s'ka dyshim se All-llahu nuk ua humb shpërblimin besimtërëve.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:171.
                            Ata gëzohen me dhuntitë dhe mirësinë e Allahut, sepse Allahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:171.
      Ata përgëzojnë një favor dhe një mirësi nga Allahu dhe që Allahu nuk humbet shpërblimin e besimtarëve.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:171.
                            JESTEBSHIRUNE BINI'METIN MINEL-LAHI WE FEDLIN WE 'ENNEL-LAHE LA JUDI'U 'EXHREL-MU'UMININE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:172.
                            Të cilët edhe pasi i goditi plaga iu përgjegjën All-llahut dhe të dërguarit. E për ata prej tyre që bënë, mirë dhe u ruajtën, është një shpërblim i madh.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:172.
                            Për ata që morën plagë të rënda, pasi iu përgjigjën thirrjes së Allahut dhe të të Dërguarit dhe për ata që kanë bërë të mira e që i frikësohen Allahut, ka shpërblim të madh.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:172.
      Ata që iu përgjigjën Allahut dhe të Dërguarit pasi një plagë i kishte goditur – për ata që bënë mirë dhe ishin të devotshëm, ka një shpërblim të madh.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:172.
                            EL-LEDHINE ESTEXHABU LILLAHI WE ER-RESULI MIN BA'DI MA 'ESABEHUMUL-KARHU LILLEDHINE 'EHSENU MINHUM WE ETTEKAW 'EXHRUN 'ADHIMUN
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    3:173.
                            E atyre (shokëve të Pejgamberit) që dikush u tha: "Populli (idhujtarët) është tubuar t'ju sulmojë, pra kini frikë!" Ajo, vetëm ua shtoi edhe më shumë besimin e thanë: "Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!"
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:173.
                            (Shpërblim kanë edhe ata) të cilëve njerëzit (hipokritë) u thanë: “Shumë njerëz po mblidhen kundër jush, prandaj frikësohuni!” e kjo gjë ua shtoi atyre besimin dhe thanë: “Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!”
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:173.
      Ata të cilëve njerëzit u thanë: "Me të vërtetë, njerëzit janë mbledhur kundër jush, prandaj kini frikë prej tyre." Por kjo vetëm sa e shtoi besimin e tyre, dhe ata thanë: "Për ne mjafton Allahu, dhe Ai është ndihmësi më i mirë."
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                3:173.
                            EL-LEDHINE KALE LEHUMU EN-NASU 'INNE EN-NASE KAD XHEMA'U LEKUM FAHSHEWHUM FEZADEHUM 'IMANEN WE KALU HESBUNALLAHU WE NI'MEL-WEKILU