U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Sureja: 3. Ali Imran
Ajete: 200
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
3:2.
All-llahu është Një, e nuk ka të adhuruar (Zot) pos Tij, është i përjetshëm, mbikëqyrës.
3:2.
Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje.
3:2.
ELLAHU LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWEL-HEJJUL-KAJJUMU
C
3:3.
Ai ta zbret ty (Muhammed) librin me argument që është vërtetues i librave të mëparshëm. Ai e zbriti më parë Tevratin dhe Inxhilin.
3:3.
Ai të ka shpallur ty Librin, me të vërtetën e saktë, duke vërtetuar shpalljet e mëparshme. Ai i ka zbritur Teuratin dhe Ungjillin
3:3.
NEZZELE ‘ALEJKEL-KITABE BIL-HEKKI MUSEDDIKEN LIMA BEJNE JEDEJHI WE ‘ENZELET-TEWRATE WEL-’INXHILE
C
3:4.
Udhërrëfim për njerëz, e zbriti edhe Furkanin (dalluesin e së vërtetës nga gënjeshtra). S'ka dyshim se ata që mohojnë argumentet e All-llahut i pret ndëshkimi i rreptë. All-llahut është ngadhënjyes, shpagimtar.
3:4.
më parë si udhërrëfyes për njerëzit dhe ka zbritur edhe Dalluesin (e së vërtetës nga e pavërteta). Ata që nuk besojnë shpalljet e Allahut, i pret dënim i ashpër; Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Zoti për shpagim.
3:4.
MIN KABLU HUDEN LILNNASI WE ‘ENZELEL-FURKANE ‘INNEL-LEDHINE KEFERU BI’AJATI ELLAHI LEHUM ‘ADHABUN SHEDIDUN WEL-LAHU ‘AZIZUN DHU ENTIKAMIN
C
3:5.
S'ka dyshim se All-llahut nuk mund t'i fshihet asgjë në tokë e as në qiell.
3:5.
Pa dyshim, Allahut nuk i fshihet asgjë në Tokë dhe as në qiell!
3:5.
‘INNALL-LLAHE LA JEHFA ‘ALEJHI SHEJ’UN FIL-’ERDI WE LA FI ES-SEMA’I
C
3:6.
Ai është që ju krijon (formon) juve në mitra ashtu si të dojë. S'ka Zot pos Tij, e që është fuqiplotë, i urti.
3:6.
Ai ju formon në mitër, ashtu siç dëshiron Vetë; s’ka zot tjetër që meriton të adhurohet, përveç Tij, të Plotfuqishmit, të Urtit!
3:6.
HUWEL-LEDHI JUSEWWIRUKUM FIL-’ERHAMI KEJFE JESHA’U LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWEL-’AZIZUL-HEKIMU
C
3:7.
Ai është që ta zbriti librin ty e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e librit, e ka të tjerë që nuk janë krejtësisht të qartë (muteshabih). E ata, që në zemrat e tyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë për të shkaktuar huti, e kinse kërkojnë komentin e tyre. Po, pos All-llahut askush nuk e di domethënien e tyre të saktë. Dijetarët e pajisur me dituri thonë: "Ne u kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë nga Zoti ynë"! Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të zotët e mendjes.
3:7.
Është Ai që të ka shpallur ty (Muhamed) Librin, disa vargje të të cilit janë të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë. Ato janë themelet e Librit. Kurse disa (vargje) të tjera janë jo krejtësisht të qarta (me kuptime alegorike). Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, ndjekin vargjet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t’i komentojnë sipas dëshirës së vet. Por, kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu. Ndërsa ata që janë thelluar në dijeni, thonë: “Ne i besojmë (Kuranit). Të gjitha këto (vargje të qarta e alegorike) janë nga Zoti ynë!” Këtë e kuptojnë vetëm mendarët.
3:7.
HUWEL-LEDHI ‘ENZELE ‘ALEJKEL-KITABE MINHU ‘AJATUN MUHKEMATUN HUNNE ‘UMMUL-KITABI WE ‘UHARU MUTESHABIHATUN FE’EMMAL-LEDHINE FI KULUBIHIM ZEJGUN FEJETTEBI’UNE MA TESHABEHE MINHU EBTIGA’EL-FITNETI WE EBTIGA’E TE’WILIHI WE MA JA’LEMU TE’WILEHU ‘ILLALLAHU WE ER-RASIHUNE FIL-’ILMI JEKULUNE ‘AMENNA BIHI KULLUN MIN ‘INDI RABBINA WE MA JEDHDHEKKERU ‘ILLA ‘ULUL-’ELBABI
C
3:8.
"Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh".
3:8.
(Ata thonë:) “O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen (nga e vërteta), pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe jepna mëshirë prej Teje; vërtet, Ti je Dhuruesi i Madh!
3:8.
REBBENA LA TUZIG KULUBENA BA’DE ‘IDH HEDEJTENA WE HEB LENA MIN LEDUNKE REHMETEN ‘INNEKE ‘ENTEL-WEHHABU
C
3:9.
"Zoti ynë Ti je ai që në një ditë do t'i tubosh njerëzit, ditë që për të cilën nuk ka dyshim. All-llahu nuk e shkelë premtimin e vet".
3:9.
O Zoti ynë! Ti do t’i mbledhësh njerëzit në një Ditë për të cilën nuk ka dyshim. Me të vërtetë, Allahu nuk e shkel premtimin”.
3:9.
REBBENA ‘INNEKE XHAMI’U EN-NASI LIJEWMIN LA REJBE FIHI ‘INNALL-LLAHE LA JUHLIFUL-MI’ADE
C
3:10.
Është e vërtetë se atyre që nuk besuan nuk do t'u vlejë asgjë para All-llahut, as pasuria e as fëmijët e tyre. Ata vetë janë lëndë e zjarrit.
3:10.
Në të vërtetë, atyre që nuk besojnë, nuk do t’u vlejnë aspak (kur të dalin) para Allahut, - as pasuria dhe as fëmijët e tyre. Ata do të jenë lëndë djegëse e zjarrit,
3:10.
‘INNEL-LEDHINE KEFERU LEN TUGNIJE ‘ANHUM ‘EMWALUHUM WE LA ‘EWLADUHUM MINEL-LAHI SHEJ’EN WE ‘ULA’IKE HUM WE KUDU EN-NARI
C
3:11.
Si gjendja e pasardhësve të faraonit dhe e atyre që ishin para tyre, që përgënjeshtruan argumentet tona, e All-llahu i shkatërroi me fajet e tyre, All-llahu ndëshkon shumë ashpër.
3:11.
ashtu siç ishin ithtarët e Faraonit dhe ata që ishin para tyre. Ata i quajtën gënjeshtra Shenjat Tona. Prandaj, Allahu i përlau ata për gjynahet që bënë. Allahu është i rreptë në ndëshkim.
3:11.
KEDE’BI ‘ALI FIR’AWNE WEL-LEDHINE MIN KABLIHIM KEDHDHEBU BI’AJATINA FE’EHADHEHUMU ELLAHU BIDHUNUBIHIM WEL-LAHU SHEDIDUL-’IKABI
C
3:12.
Thuaju atyre që nuk besuan: "Do të jeni të mposhtur (në këtë jetë) dhe do të hidheni në xhehennem. Sa i shëmtuar është ai djep (shtrat)".
3:12.
Thuaju (o Muhamed) atyre që mohuan: “Ju do të mposhteni dhe do të tuboheni në Xhehenem. Eh, sa shtrat i keq është ai vend!”
3:12.
KUL LILLEDHINE KEFERU SETUGLEBUNE WE TUHSHERUNE ‘ILA XHEHENNEME WE BI’SEL-MIHADU
C
3:13.
Ju (jehudi) patët një përvojë të madhe në ato dy grupe që u konfrontuat ndërmjet vete. Njëri grup luftonte në rrugën e All-llahut, e tjetri ishte pabesimtar, dhe me shikimin e syve të tyre i shihnin se ishin dy herë më shumë se besimtarët. Po, All-llahu me ndihmën e vet përforcon atë që do. Vërtet, në këtë është një përvojë e madhe për ata që kanë mendje të kthjellët.
3:13.
Sigurisht që kishte shenjë për ju në dy ushtritë që u ndeshën: njëra që luftonte në rrugën e Allahut dhe tjetra - e mohuesve, së cilës i dukej se para vetes kishte dy herë më shumë kundërshtarë. Allahu me ndihmën e Vet forcon kë të dëshirojë. Kjo, me të vërtetë, është mësim për largpamësit.
3:13.
KAD KANE LEKUM ‘AJETUN FI FI’ETEJNIT-TEKATA FI’ETUN TUKATILU FI SEBILI ELLAHI WE ‘UHRA KAFIRETUN JEREWNEHUM MITHLEJHIM RE’JEL-’AJNI WEL-LAHU JU’UEJJIDU BINESRIHI MEN JESHA’U ‘INNE FI DHALIKE LA’IBRETEN LI’WLIL-’EBSARI
C
3:14.
Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek All-llahu është e ardhmja më e mirë.
3:14.
Burrave u është hijeshuar dashuria për gjërat e dëshiruara: për gratë, fëmijët, arin dhe argjendin e grumbulluar, kuajt e bukur, bagëtitë dhe arat e lëruara. Këto janë kënaqësitë e kësaj jete, por shumë më i mirë është kthimi tek Allahu.
3:14.
ZUJJINE LILNNASI HUBBU ESH-SHEHEWATI MINE EN-NISA’ WEL-BENINE WEL-KANATIRIL-MUKANTERETI MINE EDH-DHEHEBI WEL-FIDDETI WEL-HAJLIL-MUSEWWEMETI WEL-’EN’AMI WEL-HERTHI DHALIKE META’UL-HEJETI ED-DUNJA WEL-LAHU ‘INDEHU HUSNUL-ME’ABI
C
3:15.
Thuaj: "A t'ju kumtoj për diç shumë më të mirë se ato (kënaqësitë e Dunjasë)? Për ata që janë ruajtur, ata kanë tek Zoti i tyre xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përgjithmonë, kanë bashkëshorte të pastra e gëzojnë edhe kënaqësinë e All-llahut. All-llahu është i kujdesshëm për robtë.
3:15.
Thuaj (o Muhamed!): “A doni t’ju tregoj për gjëra më të mira se ato? Për ata që janë të devotshëm, te Zoti i tyre do të ketë kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përgjithmonë. Aty do të kenë bashkëshorte të pastra dhe kënaqësi nga Allahu”. Allahu i vrojton robërit e Vet
3:15.
KUL ‘E’UUNEBBI’UKUM BIHAJRIN MIN DHALIKUM LILLEDHINE ETTEKAW ‘INDE RABBIHIM XHENNATUN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU HALIDINE FIHA WE ‘EZWAXHUN MUTEHHERETUN WE RIDWANUN MINEL-LAHI WEL-LAHU BESIRUN BIL-’IBADI
C
3:16.
Ata të cilët thonë: "Zoti ynë, ne sinqerisht besuam, na i falë mëkatet tona na ruaj prej ndëshkimit të zjarrit"!
3:16.
që thonë: “Zoti ynë! Me të vërtetë kemi besuar, andaj na i fal gjynahet tona dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!”;
3:16.
EL-LEDHINE JEKULUNE REBBENA ‘INNENA ‘AMENNA FAGFIR LENA DHUNUBENA WE KINA ‘ADHABE EN-NARI
C
3:17.
Dhe ata që janë të durueshëm, të drejtë, të devotshëm e dorëdhënës dhe të cilët në kohën e agimit (syfyrit) kërkojnë ndjesë.
3:17.
që janë të durueshëm, të sinqertë, të devotshëm në adhurimin e Allahut; që japin lëmoshë dhe që kërkojnë faljen e gjynaheve para agimit.
3:17.
ES-SABIRINE WE ES-SADIKINE WEL-KANITINE WEL-MUNFIKINE WEL-MUSTEGFIRINE BIL-’ESHARI
C
3:18.
All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit.
3:18.
Allahu dëshmon, e po ashtu edhe engjëjt, edhe njerëzit e dijes, se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Tij, duke mbajtur drejtësinë. S’ka zot tjetër përveç Atij, të Plotfuqishmit, të Urtit.
3:18.
SHEHIDEL-LAHU ‘ENNEHU LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWE WEL-MELA’IKETU WE ‘ULUL-’ILMI KA’IMEN BIL-KISTI LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWEL-’AZIZUL-HEKIMU
C
3:19.
Feja e pranueshme tek All-llahu është Islami, e atyre që u është dhënë libri, pasi mësuan për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon argumentet e All-llahut, le ta dijë se All-llahu shpejtë do t'i japë llogarinë.
3:19.
Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Islami. Ata që u është dhënë Libri, patën mospajtime nga zilia që kishin midis tyre, vetëm pasi u erdhi dituria. Por kushdo që i mohon udhëzimet e Allahut, ta dijë se Allahu është i shpejtë në llogari.
3:19.
‘INNE ED-DINE ‘INDEL-LAHIL-’ISLAMU WE MA EHTELEFEL-LEDHINE ‘UTUL-KITABE ‘ILLA MIN BA’DI MA XHA’EHUMUL-’ILMU BEGJEN BEJNEHUM WE MEN JEKFUR BI’AJATI ELLAHI FE’INNALL-LLAHE SERI’UL-HISABI
C
3:20.
E nëse ata polemizojnë me ty, ti thuaj: "Unë me tërë qenien time i jam dorëzuar All-llahut, e edhe ithtarët e mij"! E thuaju edhe atyre që u është dhënë libri dhe injorantëve: "A pranuat fenë islame"? Nëse e pranuan islamin, atëherë e kanë gjetur të vërtetën, e nëse refuzojnë, ti ke për obligim vetëm t'u kumunikosh; All-llahu i di shumë mirë punët e robëve.
3:20.
Nëse ata të kundërshtojnë ty (o Muhamed) thuaju: “Unë i përulem vetëm Allahut, e po ashtu edhe ata që më pasojnë mua”. Dhe thuaju atyre që u është dhënë Libri si dhe analfabetëve: “A i përuleni Allahut?” Nëse e pranojnë Islamin, atëherë kanë gjetur udhën e drejtë. Por, nëse refuzojnë, detyra jote është vetëm që t’ua përcjellësh dijen. Allahu i vrojton robërit e Vet.
3:20.
FE’IN HAXHXHUKE FEKUL ‘ESLEMTU WEXHHIJE LILLAHI WE MENI ETTEBE’ANI WE KUL LILLEDHINE ‘UTUL-KITABE WEL-’UMMIJINE ‘E’ESLEMTUM FE’IN ‘ESLEMU FEKADI EHTEDEW WE ‘IN TEWELLEW FE’INNEMA ‘ALEJKEL-BELAGU WEL-LAHU BESIRUN BIL-’IBADI
C
3:21.
Ata që mohojnë argumentet e All-llahut, mbysin pejgamberët pa farë të drejte, mbysin edhe njerëz që këshillojnë për të drejtën, ti ata lajmëroi për një ndëshkim të dhëmbshëm e pikëllues.
3:21.
Lajmëroi ata që mohojnë shpalljet e Allahut, vrasin profetët padrejtësisht dhe vrasin edhe ata që urdhërojnë të veprohet me drejtësi, për dënimin e dhembshëm që i pret.
3:21.
‘INNEL-LEDHINE JEKFURUNE BI’AJATI ELLAHI WE JEKTULUNE EN-NEBIJINE BIGAJRI HEKKIN WE JEKTULUNEL-LEDHINE JE’MURUNE BIL-KISTI MINE EN-NASI FEBESHSHIRHUM BI’ADHABIN ‘ELIMIN
C
3:22.
Ata veprat e tyre i asgjësuan në këtë botë dhe në botën tjetër, ata nuk kanë ndonjë mbrojtës.
3:22.
Këta janë ata, veprat e të cilëve nuk do të kenë vlerë në këtë botë dhe në tjetrën. Për ata nuk do të ketë asnjë ndihmues.
3:22.
‘ULA’IKEL-LEDHINE HEBITET ‘A’MALUHUM FI ED-DUNJA WEL-’AHIRETI WE MA LEHUM MIN NASIRINE
C
3:23.
A nuk i sheh ti ata, të cilëve u është dhënë mjaft nga libri, kur thirrën që ndërmjet tyre të gjykojë libri i All-llahut, se si një grup prej tyre prapësohet. Ata janë refuzues.
3:23.
A nuk i sheh ata (hebrenj) që u është dhënë një pjesë e Librit?! Atyre iu bëhet thirrje të vijnë te Libri i Allahut për t’i gjykuar, por një pjesë e tyre kthejnë shpinën, duke mos ia vënë veshin.
3:23.
‘ELEM TERE ‘ILAL-LEDHINE ‘UTU NESIBEN MINEL-KITABI JUD’AWNE ‘ILA KITABI ELLAHI LIJEHKUME BEJNEHUM THUMME JETEWELLA FERIKUN MINHUM WE HUM MU’RIDUNE
C
3:24.
E atë (e bënin) ngase ata thonin: "Neve nuk do të na djegë zjarri vetëm për pak ditë të numëruara, e ajo që shpifën për fenë e tyre, i mashtroi keq".
3:24.
Kjo, sepse ata thonë: “Neve nuk do të na prekë zjarri i Xhehenemit, përveçse disa ditë”. Shpifjet që bënin i kanë mashtruar ata në besimin e vet.
3:24.
DHALIKE BI’ENNEHUM KALU LEN TEMESSENA EN-NARU ‘ILLA ‘EJJAMEN MA’DUDATIN WE GARREHUM FI DINIHIM MA KANU JEFTERUNE
C
3:25.
E, si do të jetë gjendja e tyre kur Ne do t'i tubojmë ata një ditë, për të cilën nuk ka dyshim dhe çdo njeriu do t'i ofrohet ajo që e ka fituar, duke mos iu bërë atyre kurrnjë e padrejtë.
3:25.
Çfarë do të ndodhë me ata, kur t’i tubojmë në Ditën (e Gjykimit), për të cilën s’ka pikë dyshimi, kur çdokujt do t’i jepet shpërblimi i veprave të veta e askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi?
3:25.
FEKEJFE ‘IDHA XHEMA’NAHUM LIJEWMIN LA REJBE FIHI WE WUFFIJET KULLU NEFSIN MA KESEBET WE HUM LA JUDHLEMUNE
C
3:26.
Thuaj: "O All-llah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do, e lartëson atë që do dhe e përul atë që do. Çdo e mirë është vetëm në dorën Tënde, vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë"!
3:26.
Thuaj (o Muhamed): “O Allah, Zotëruesi i gjithë Pushtetit! Ti ia jep pushtetin kujt të duash dhe ia heq kujt të duash; Ti lartëson kë të duash dhe poshtëron kë të duash. Çdo e mirë është në Dorën Tënde! Ti je vërtet i Plotfuqishëm për çdo gjë.
3:26.
KULIL-LEHUMME MALIKEL-MULKI TU’UTIL-MULKE MEN TESHA’U WE TENZI’UL-MULKE MIMMEN TESHA’U WE TU’IZZU MEN TESHA’U WE TUDHILLU MEN TESHA’U BIJEDIKEL-HAJRU ‘INNEKE ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
C
3:27.
Ti e fute natën në ditë dhe Ti e fute ditën në natë, Ti nxjerr nga i vdekuri të gjallin dhe nga i gjalli të vdekurin dhe Ti e begaton pa masë atë që do!
3:27.
Ti bën që nata të hyjë tek dita dhe që dita të hyjë tek nata. Ti e nxjerr të gjallën prej së vdekurës dhe të vdekurën e nxjerr prej së gjallës. Ti i jep kujt të duash pa kufij.”
3:27.
TULIXHUL-LEJLE FI EN-NEHARI WE TULIXHU EN-NEHARE FIL-LEJLI WE TUHRIXHUL-HEJJE MINEL-MEJJITI WE TUHRIXHUL-MEJJITE MINEL-HEJJI WE TERZUKU MEN TESHA’U BIGAJRI HISABIN
C
3:28.
Besimtarët të mos i miqësojnë mosbesimtarët, e t'i lënë manash besimtarët. E kush bën atë, ai nga feja e All-llahut nuk ka asgjë, përveç nëse është për qëllim ruajtja prej të keqes së tyre. All-llahu ua tërheq vërejtjen me dënim prej Tij, pse vetëm tek All-llahu është e ardhmja.
3:28.
Besimtarët të mos i marrin për miq e mbrojtës mohuesit, në vend të besimtarëve. Ata që veprojnë kështu, nuk kanë çfarë të shpresojnë tek Allahu, vetëm nëse këtë e bëjnë (me gojë e jo me zemër) për t’u ruajtur nga ata. Allahu ju paralajmëron që t’i ruheni Vetes së Tij, sepse të gjithë do të ktheheni tek Allahu.
3:28.
LA JETTEHIDHIL-MU’UMINUNEL-KAFIRINE ‘EWLIJA’E MIN DUNIL-MU’UMININE WE MEN JEF’AL DHALIKE FELEJSE MINEL-LAHI FI SHEJ’IN ‘ILLA ‘EN TETTEKU MINHUM TUKETEN WE JUHEDHDHIRUKUMU ELLAHU NEFSEHU WE ‘ILA ELLAHIL-MESIRU
C
3:29.
Thuaj: "Edhe nëse e fshehni atë që keni në zemrat tuaja ose e publikoni, All-llahu e di atë, Ai di gjithçka ka në qiej e ç'ka në tokë; All-llahu është i plotfuqishëm për çdo send.
3:29.
Thuaju: “Edhe nëse e fshihni atë që keni në zemrat tuaja apo e shpallni haptazi, Allahu e di atë. Ai di çfarë gjendet në qiej dhe çfarë gjendet në Tokë. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.”
3:29.
KUL ‘IN TUHFU MA FI SUDURIKUM ‘EW TUBDUHU JA’LEMHU ELLAHU WE JA’LEMU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI WEL-LAHU ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
C
3:30.
Ditën kur çdo njeri e gjen pranë vete atë që veproi mirë ose keq, e për atë të keqe që bëri, do të dëshirojë që në mes tij dhe në mes të asaj të jetë një distancë shumë e madhe (e mos ta shohë). All-llahu u jep të frikësohen prej dënimit që vjen prej Tij, megjithëqë All-llahu është i mëshirshëm ndaj robërve.
3:30.
(Kini frikë) ditën, kur çdokush do ta gjejë përpara atë që ka punuar mirë dhe atë që ka punuar keq, duke dëshiruar që midis tij dhe së keqes së tij, të ketë largësi të madhe. Allahu ju paralajmëron që t’i ruheni Vetes së Tij. Allahu është i Butë e i Mëshirshëm me robërit e Vet.
3:30.
JEWME TEXHIDU KULLU NEFSIN MA ‘AMILET MIN HAJRIN MUHDEREN WE MA ‘AMILET MIN SU’IN TEWEDDU LEW ‘ENNE BEJNEHA WE BEJNEHU ‘EMEDAN BA’IDÆN WE JUHEDHDHIRUKUMU ELLAHU NEFSEHU WEL-LAHU RE’UFUN BIL-’IBADI
C
3:31.
Thuaj: "Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t'ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë.
3:31.
Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë”.
3:31.
KUL ‘IN KUNTUM TUHIBBUNEL-LAHE FE ETTEBI’UNI JUHBIBKUMU ELLAHU WE JEGFIR LEKUM DHUNUBEKUM WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C
3:32.
Thuaj: "Bindjuni All-llahut dhe të dërguarit, e nëse ata refuzojnë, atëherë All-llahu nuk i do pabesimtarët "!
3:32.
Thuaju: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit!” Në qoftë se kthejnë shpinën, (dijeni se) Allahu, me të vërtetë, nuk i do jobesimtarët.
3:32.
KUL ‘ETI’U ELLAHE WE ER-RESULE FE’IN TEWELLEW FE’INNALL-LLAHE LA JUHIBBUL-KAFIRINE
C
3:33.
All-llahu e zgjodhi (pejgamber) Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit, familjen e Imranit mbi popujt tjerë (të asaj kohe).
3:33.
Allahu i zgjodhi Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit mbi të gjithë njerëzit (e kohës së tyre).
3:33.
‘INNALL-LLAHE ESTEFA ‘ADEME WE NUHEN WE ‘ALE ‘IBRAHIME WE ‘ALE ‘IMRAN ‘ALEL-’ALEMINE
C
3:34.
Që janë pasardhës njëri prej tjetrit. All-llahu dëgjon gjithçka dhe i di të gjitha.
3:34.
(Ata ishin) pasardhës të njëri - tjetrit. Allahu dëgjon dhe di çdo gjë.
3:34.
DHURRIJETEN BA’DUHA MIN BA’DIN WEL-LAHU SEMI’UN ‘ALIMUN
C
3:35.
(Përkujtohu) Kur gruaja e Imranit pat thënë: "Zoti im, unë këtë që është në barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetëm për shërbimin Tënd, pra pranoje këtë prej meje, vertet Ti je Ai që dëgjon e di"!
3:35.
Kujto kur gruaja e Imranit tha: “Zoti im, unë Ty ta kam kushtuar atë që është në barkun tim, që të të shërbejë vetëm Ty; andaj, pranoje prej meje! Se Ti, me të vërtetë, dëgjon dhe di çdo gjë.”
3:35.
‘IDH KALETI EMRE’ETU ‘IMRANE RABBI ‘INNI NEDHERTU LEKE MA FI BETNI MUHERREREN FETEKABBEL MINNI ‘INNEKE ‘ENTE ES-SEMI’UL-’ALIMU
C
3:36.
E kur ajo e lindi tha: "Zoti im, unë e linda femër"! Po All-llahu e di më së miri atë që ajo e lindi. E mashkulli nuk është si femra. "Dhe unë e emërtova atë Merjeme, e atë dhe pasardhësit e saj po t'i lë Ty në mbrojtje prej djallit të mallkuar".
3:36.
E kur ajo lindi, tha: “Zoti im! Unë linda femër, - Allahu e di më mirë se çfarë lindi ajo, - e mashkulli nuk është si femra. Unë ia vura emrin Merjeme dhe i kam lënë atë me pasardhësit e saj nën mbrojtjen Tënde nga djalli i mallkuar”.
3:36.
FELEMMA WEDE’AT/HA KALET RABBI ‘INNI WEDA’TUHA ‘UNTHA WEL-LAHU ‘A’LEMU BIMA WEDE’AT WE LEJSE EDH-DHEKERU KAL’UNTHA WE ‘INNI SEMMEJTUHA MERJEME WE ‘INNI ‘U’IDHUHA BIKE WE DHURRIJETEHA MINE ESH-SHEJTANI ER-REXHIMI
C
3:37.
Zoti i saj e pranoi premtimin e saj ashtu si është më mirë, e rriti me një edukatë të mirë e të plotë dhe e vuri nën kujdesin e Zekirijasë. Sa herë që hynte Zekirijaja në mihrabin (dhomën) e saj, gjente te ajo ushqim e thoshte: "Oj Merjeme, prej nga ty ky ushqim"? Ajo i thonte: "Ai është nga All-llahu, se All-llahu atë që do pa masë e furnizon"!
3:37.
Zoti e pranoi atë (Merjemen) me ëndje, e bëri që të rritet mirë dhe e la nën kujdestarinë e Zekerias. Sa herë që hynte Zekeria në dhomën e saj, gjente pranë saj ushqim dhe e pyeste: “O Merjeme! Nga të vjen ky ushqim?” Ajo përgjigjej: “Ky është nga Allahu, se Allahu e furnizon kë të dojë, pa kufi”.
3:37.
FETEKABBELEHA REBBUHA BIKABULIN HESENIN WE ‘ENBETEHA NEBATEN HESENAN WE KEFFELEHA ZEKERIJA KULLEMA DEHALE ‘ALEJHA ZEKERIJAL-MIHRABE WEXHEDE ‘INDEHA RIZKÆN KALE JA MERJEMU ‘ENNA LEKI HADHA KALET HUWE MIN ‘INDI ELLAHI ‘INNALL-LLAHE JERZUKU MEN JESHA’U BIGAJRI HISABIN
C
3:38.
Aty në atë moment Zekirijaja e lut Zotin e tij e thotë: "Zoti im, më falë edhe mua nga ana Juaj një pasardhës (fëmijë) të mirë, vërtet, Ti je dëgjues i lutjes"!
3:38.
Atëherë Zekerija iu lut Zotit të vet e tha: “Zoti im! Dhuromë nga ana Jote një pasardhës të mirë! Se Ti, me të vërtetë, je Dëgjues i lutjes!”
3:38.
HUNALIKE DA’A ZEKERIJA REBBEHU KALE RABBI HEB LI MIN LEDUNKE DHURRIJETEN TEJJIBETEN ‘INNEKE SEMI’U ED-DU’A’I
C
3:39.
E duke u falur ai në faltore, engjëjt e thërrasin: "All-llahu të përgëzon ty me Jahjanë, që do të vërtetojë fjalën (Isain) e ardhur nga All-llahu, e që do të jetë prijës i matur dhe pejgamber nga të dalluarit"!
3:39.
E ndërsa lutej në këmbë, në faltore, engjëjt e thirrën (Zekerijan): “Allahu të jep lajmin e mirë për Jahjain, i cili do të vërtetojë Fjalën e Allahut (Isain a.s.), do të jetë një fisnik, i dëlirë dhe profet, një prej të mirëve”.
3:39.
FENADET/HUL-MELA’IKETU WE HUWE KA’IMUN JUSELLI FIL-MIHRABI ‘ENNEL-LAHE JUBESHSHIRUKE BIJEHJA MUSEDDIKEN BIKELIMETIN MINEL-LAHI WE SEJJIDAN WE HESURÆN WE NEBIJÆN MINE ES-SALIHINE
C
3:40.
Ai (Zekirijaja) tha: "Zoti im, si mund të kem unë djalë kur mua më ka arritur pleqëria dhe shoqja ime beronjë (sterile)"? Tha (All-llahu): "Kështu,All-llahu punon çka të dojë"!
3:40.
(Zekerija) tha: “Zoti im! Qysh do të kem djalë, kur mua më ka zënë pleqëria, e gruaja ime është shterpë?! (Engjëlli i) tha: “Kështu! Allahu bën çfarë të dojë”.
3:40.
KALE RABBI ‘ENNA JEKUNU LI GULAMUN WE KAD BELEGANIJEL-KIBERU WE EMRE’ETI ‘AKIRUN KALE KEDHALIKEL-LAHU JEF’ALU MA JESHA’U
C
3:41.
Ai (Zekirijaja) tha: "Zoti im më jep mua një shenjë"! Shenja e jote - tha Ai - është që tri ditë nuk do të mund t'u flasësh njerëzve, pos me gjeste (mimikë), e ti përmende shumë Zotin tënd dhe madhëroje mbrëmje e mëngjes"!
3:41.
Ai tha: “O Zot! Më jep një shenjë!” (Zoti) i tha: “Shenjë për ty është se tri ditë nuk do t’u flasësh njerëzve, veçse me gjeste. Por, Zotin tënd përmende shumë dhe adhuroje Atë në mbrëmje dhe në mëngjes”.
3:41.
KALE RABBI EXH’AL LI ‘AJETEN KALE ‘AJETUKE ‘ELLA TUKELLIME EN-NASE THELATHETE ‘EJJAMIN ‘ILLA REMZEN WE EDHKUR REBBEKE KETHIRAN WE SEBBIH BIL-’ASHIJI WEL-’IBKARI
C
3:42.
Përkujto kur engjëjt i thanë: "Oj Mejreme, All-llahu të dalloi ty (me besim e karakter), të pastroi (nga shpifjet ebreje) dhe të lartësoi mbi gratë e botës".
3:42.
(Kujto) kur engjëjt thanë: “O Merjeme! Allahu të ka zgjedhur, të ka pastruar dhe të ka parapëlqyer ty mbi të gjitha gratë e botës.
3:42.
WE ‘IDH KALETIL-MELA’IKETU JA MERJEMU ‘INNALL-LLAHE ESTEFAKI WE TEHHEREKI WE ESTEFAKI ‘ALA NISA’IL-’ALEMINE
C
3:43.
"Oj Mejreme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tënd, bën sexhde dhe falu për Zotin bashkë me ata që falen"!
3:43.
O Merjeme! Bindju Zotit tënd! Bëj sexhde dhe përkulu në ruku bashkë me ata që përkulen (duke adhuruar Allahun)!”
3:43.
JA MERJEMU EKNUTI LIREBBIKI WE ESXHUDI WE ERKA’I ME’A ER-RAKI’INE
C
3:44.
"Këto janë nga lajmet e fshehta (të hershme) që po t'i shpallim ty. Ti nuk ishe ndër ta kur i hidhnin shortet se kush prej tyre do të bëhej kujdestar i Mejremes, nuk ishe pranë tyre as kur ata ziheshin mes vete".
3:44.
Këto janë lajme të fshehta, që po t’i shpallim ty (o Muhamed). Ti nuk ishe i pranishëm kur ata hodhën short se kush prej tyre do të merrte nën kujdes Merjemen dhe nuk ishe i pranishëm kur ata diskutonin.
3:44.
DHALIKE MIN ‘NBA’IL-GAJBI NUHIHI ‘ILEJKE WE MA KUNTE LEDEJHIM ‘IDH JULKUNE ‘EKLAMEHUM ‘EJJUHUM JEKFULU MERJEME WE MA KUNTE LEDEJHIM ‘IDH JEHTESIMUNE
C
3:45.
Përkujto kur engjëjt i thanë: "Oj Mejreme, All-llahu të përgëzon me fjalën e vet (me lindjen e një fëmije si rezultat i fjalës së Zotit) emri i të cilit është Mesih, Isa, bir i Merjemes, i famshëm në Dunja e Ahiret dhe nga të afërmit (e Zotit).
3:45.
(Kujto) kur engjëjt thanë: “O Merjeme! Allahu të jep lajmin e mirë për një (djalë që do të lindë me një) Fjalë prej Tij: emrin do ta ketë Mesih - Isa i biri i Merjemes, do të jetë i nderuar në këtë botë dhe në tjetrën dhe një nga të afërmit e Allahut.
3:45.
‘IDH KALETIL-MELA’IKETU JA MERJEMU ‘INNALL-LLAHE JUBESHSHIRUKI BIKELIMETIN MINHU ESMUHUL-MESIHU ‘ISA EBNU MERJEME WEXHIHEN FI ED-DUNJA WEL-’AHIRETI WE MINEL-MUKARREBINE
C
3:46.
E që duke qenë në djep (foshnje) u flet njerëzve, e edhe si i rritur e që është nga të përsosurit.
3:46.
Ai do t’u flasë njerëzve qysh i vogël në djep edhe si njeri i rritur dhe do të jetë nga më të mirët”.
3:46.
WE JUKELLIMU EN-NASE FIL-MEHDI WE KEHLEN WE MINE ES-SALIHINE
C
3:47.
Ajo tha: "Zoti im, si mund të kemë unë djalë e mua s'më ka prekur njeriu (nuk jam e martuar) "? Ai (All-llahu) tha: "Ja, kështu, All-llahu krijon çka të dojë. Kur Ai vendos për një çështje, vetëm i thotë: Bëhu! Ajo menjëherë bëhet".
3:47.
Ajo tha: “Zoti im! Qysh do të kem unë fëmijë, kur nuk më ka prekur askush?!” – “Kështu – tha (engjëlli) - Allahu krijon ç’të dojë Vetë. Kur vendos diçka, Ai vetëm thotë për të: “Bëhu!” dhe ajo bëhet.”
3:47.
KALET RABBI ‘ENNA JEKUNU LI WELEDUN WE LEM JEMSESNI BESHERUN KALE KEDHALIKI ELLAHU JEHLUKU MA JESHA’U ‘IDHA KADA ‘EMREN FE’INNEMA JEKULU LEHU KUN FEJEKUNU
C
3:48.
Ai (All-llahu) ia mëson atij librin (besimin), urtësinë, Tevratin dhe Inxhilin.
3:48.
(Allahu) do t’ia mësojë atij shkrimin, diturinë, Teuratin dhe Ungjillin
3:48.
WE JU’ALLIMUHUL-KITABE WEL-HIKMETE WET-TEWRETE WEL-’INXHILE
C
3:49.
Dhe, të dërguar te bijtë e Israilit: Unë kam ardhur nga Zoti juaj me argument, unë nga balta ju bëj diç si shpendi, i fryej atij dhe ai me lejen e All-llahut bëhet shpend, unë i shëroj të verbërit, të sëmurit në lëkurë, dhe unë me lejen e All-llahut i ngjall të vdekurit: unë ju tregoj për atë që e hani dhe për atë që e depononi në shtëpitë tuaja. Vërtet, kjo është fakt për ju nëse jeni besimtarë.
3:49.
dhe do ta caktojë atë të Dërguar te bijtë e IzrElit (të cilëve do t’u thotë): “Ju kam sjellë prova nga Zoti juaj (që vërtetojnë Profecinë time): bëj për ju diçka prej balte në formë shpendi, fryj në të e me urdhrin e Allahut ajo bëhet shpend i gjallë; shëroj të verbrit e lindur dhe të lebrosurit dhe i ngjall të vdekurit me lejen e Allahut; ju tregoj çfarë hani dhe çfarë ruani në shtëpitë tuaja. Sigurisht që te të gjitha këto ka prova për ju, nëse jeni besimtarë të vërtetë.
3:49.
WE RESULEN ‘ILA BENI ‘ISRA’ILE ‘ENNI KAD XHI’TUKUM BI’AJETIN MIN RABBIKUM ‘ENNI ‘EHLUKU LEKUM MINET-TINI KEHEJ’ETIT-TEJRI FE’ENFUHU FIHI FEJEKUNU TEJRAN BI’IDHNI ELLAHI WE ‘UBRI’UL-’EKMEHE WEL-’EBRESE WE ‘UHJIL-MEWTA BI’IDHNI ELLAHI WE ‘UNEBBI’UKUM BIMA TE’KULUNE WE MA TEDDEHIRUNE FI BUJUTIKUM ‘INNE FI DHALIKE LE’AJETEN LEKUM ‘IN KUNTUM MU’UMINJNE
C
3:50.
Dhe (kam ardhë) që t'ju vërtetoj Tevratin që e keni para duarsh, t'ju lejoj disa që u ishin ndaluar juve, kam ardhë me argument nga Zoti juaj, pra kini frikë All-llahun dhe më dëgjoni mua.
3:50.
Dhe (kam ardhur te ju) për t’ju vërtetuar Teuratin, që është para meje dhe që t’ju lejoj disa gjëra që i keni pasur të ndaluara. Ju kam sjellë një provë nga Zoti juaj, prandaj kijeni frikë Allahun dhe bindmuni!
3:50.
WE MUSEDDIKEN LIMA BEJNE JEDEJJE MINET-TEWRATI WE LI’UHILLE LEKUM BA’DEL-LEDHI HURRIME ‘ALEJKUM WE XHI’TUKUM BI’AJETIN MIN RABBIKUM FE ETTEKU ELLAHE WE ‘ETI’UNI
C
3:51.
All-llahu është Zoti im dhe Zoti juaj. Adhurojeni Atë; kjo është rrugë e drejtë!
3:51.
Me të vërtetë, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, andaj adhurojeni Atë. Kjo është rruga e drejtë!”
3:51.
‘INNALL-LLAHE RABBI WE REBBUKUM FA’BUDUHU HADHA SIRATUN MUSTEKIMUN
C
3:52.
E kur e kuptoi Isai vendosmërinë e tyre në mosbesim (dhe qëllimin që ta mbysin), tha: "Kush janë ndihmëtarët e mi për në rrugë të All-llahut"? Havarijjunët thanë: "Ne jemi ndihmëtarë të fesë së All-llahut, ne i besuam All-llahut, e ti dëshmo për ne se jemi muslimanë (të bindur, të dorëzuar)"!
3:52.
Kur Isai vuri re mosbesimin e tyre, tha: “Kush janë ndihmuesit e mi në rrugën e Allahut?” nxënësit (e tij) u përgjigjën: “Ne jemi ndihmuesit e (fesë së) Allahut. Ne e besojmë Allahun e ti (Isa) dëshmo se ne (i) jemi nënshtruar (Atij).
3:52.
FELEMMA ‘EHESSE ‘ISA MINHUMUL-KUFRE KALE MEN ‘ENSARI ‘ILA ELLAHI KALEL-HEWARIJUNE NEHNU ‘ENSARU ELLAHI ‘AMENNA BILLAHI WE ESH/HED BI’ENNA MUSLIMUNE
C
3:53.
Zoti ynë, ne e besuam atë që e zbrite (shpalljen), e pasuam të dërguarin (Isain), pra shënona bashkë me ata që dëshmojnë (besimin e drejtë) "!
3:53.
Zoti ynë! Ne besojmë atë që na ke shpallur dhe pasojmë të Dërguarin (Isain). Na shkruaj pra, bashkë me dëshmitarët!”
3:53.
REBBENA ‘AMENNA BIMA ‘ENZELTE WE ETTEBA’NA ER-RESULE FAKTUBNA ME’A ESH-SHAHIDINE
C
3:54.
E, ata (jehuditë) i kurdisën një dredhi (mbytjen e Isait), All-llahu iu kundërvu dredhisë së tyre, All-llahu është asgjësuesi më i fuqishëm kundër atyre që bëjnë dredhi.
3:54.
Dhe ata i përgatitën një kurth, por edhe Allahu u përgatiti kurth (dënim), se Allahu është strategu më i mirë.
3:54.
WE MEKERU WE MEKEREL-LAHU WEL-LAHU HAJRUL-MAKIRINE
C
3:55.
(Përkujto, o i dërguar) Kur All-llahu tha: "O Isa, Unë po të marr ty, po të ngrej te Unë, po të shpëtoj prej sherrit të atyre që nuk besuan. E ata që të besuan ty, do t'i ngrejë lart mbi ata që nuk besuan deri në ditën e kijametit, pastaj vetëm tek Unë është kthimi juaj, e Unë gjykoj mes jush për atë që kudërshtoheshit".
3:55.
(Kujtoje, o Muhamed) kur Allahu tha: “O Isa! Unë do të të marr, do të të ngre pranë Meje dhe do të të shpëtoj ty nga ata që nuk besojnë, si dhe do t’i vendos ata që të ndjekin ty, përmbi ata që të mohojnë, deri në Ditën e Kiametit. Pastaj, të gjithë do të ktheheni tek Unë dhe do të gjykoj midis jush për çështjet që jeni grindur.
3:55.
‘IDH KALEL-LAHU JA ‘ISA ‘INNI MUTEWEFFIKE WE RAFI’UKE ‘ILEJJE WE MUTEHHIRUKE MINEL-LEDHINE KEFERU WE XHA’ILUL-LEDHINE ETTEBA’UKE FEWKAL-LEDHINE KEFERU ‘ILA JEWMIL-KIJA METI THUMME ‘ILEJJE MERXHI’UKUM FE’EHKUMU BEJNEKUM FIMA KUNTUM FIHI TEHTELIFUNE
C
3:56.
Për sa u përket atyre që nuk besuan, Unë do t'i ndëshkoj me një ndëshkim të ashpër në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe ata nuk do të kenë ndihmëtarë.
3:56.
Sa për ata që nuk besojnë, do t’i dënoj me dënim të ashpër në këtë botë dhe në tjetrën. Dhe nuk do të kenë askënd që t’u vijë në ndihmë.
3:56.
FE’EMMAL-LEDHINE KEFERU FE’U’ADHDHIBUHUM ‘ADHABEN SHEDIDAN FI ED-DUNJA WEL-’AHIRETI WE MA LEHUM MIN NASIRINE
C
3:57.
E për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre u jap shpërblim të plotë. All-llahu nuk i do të padrejtit.
3:57.
Ndërsa atyre që besojnë dhe punojnë vepra të mira, Zoti do t’u japë shpërblimin e merituar. Allahu nuk i do punëmbrapshtët.”
3:57.
WE ‘EMMAL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI FEJUWEFFIHIM ‘UXHUREHUM WEL-LAHU LA JUHIBBU EDH-DHALIMINE
C
3:58.
Këto që po t'i lexojmë ty (o i dërguar) janë nga ajetet, janë nga Kur'ani i pa të meta (i rezistueshëm).
3:58.
Këto që po t’i tregojmë ty (o Muhamed) janë vargje dhe këshilla të larta (nga Kurani).
3:58.
DHALIKE NETLUHU ‘ALEJKE MINEL-’AJATI WE EDH-DHIKRIL-HEKIMI
C
3:59.
Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek All-llahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: "Bëhu"! ai u bë.
3:59.
Rasti i Isait për Allahun është si rasti i Ademit që e krijoi prej baltës e pastaj i tha: “Bëhu!” - dhe ai u bë.
3:59.
‘INNE METHELE ‘ISA ‘INDEL-LAHI KEMETHELI ‘ADEME HALEKAHU MIN TURABIN THUMME KALE LEHU KUN FEJEKUNU
C
3:60.
E vërtetë është (kjo) nga Zoti yt, e ti kurrsesi mos u bën nga ata që dyshojnë.
3:60.
E vërteta është nga Zoti yt, andaj mos u bëj nga ata që dyshojnë!
3:60.
EL-HEKKU MIN RABBIKE FELA TEKUN MINEL-MUMTERINE
C
3:61.
E kush të kundërshton ty në çështjen e tij (Isait) pasi të është bërë e ditur e vërteta, ti thuaj: "Ejani i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vetë ju, mandej sinqerisht të lutemi për mallkim, dhe mallkimin nga ana e All-llahut ta hedhim kundër gënjeshtarëve".
3:61.
Atyre që të kundërshtojnë ty për çështjen e Isait, pasi të ka ardhur njohuria, thuaju: “Ejani t’i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, veten tonë dhe ju vetë, pastaj, të lutemi që mallkimi i Allahut t’i godasë gënjeshtarët!”
3:61.
FEMEN HAXHXHEKE FIHI MIN BA’DI MA XHA’EKE MINEL-’ILMI FEKUL TA’ALEW NED’U ‘EBNA’ENA WE ‘EBNA’EKUM WE NISA’ENA WE NISA’EKUM WE ‘ENFUSENA WE ‘ENFUSEKUM THUMME NEBTEHIL FENEXH’AL LA’NETEL-LAHI ‘ALEL-KADHIBINE
C
3:62.
S'ka dyshim, ky është lajm i vërtetë. Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër pos All-llahut. All-llahu është Ai, i plotfuqishmi, i vetëdijshmi.
3:62.
Pa dyshim, të gjitha këto janë rrëfime të vërteta. S’ka zot tjetër (që meriton të adhurohet) përveç Allahut. Vërtet, Allahu është i Plotfuqishmi, i Urti.
3:62.
‘INNE HADHA LEHUWEL-KASESUL-HEKKU WE MA MIN ‘ILEHIN ‘ILLALLAHU WE ‘INNALL-LLAHE LEHUWEL-’AZIZUL-HEKIMU
C
3:63.
E nëse ata refuzojnë (besimin e drejtë), ata janë ngatërrestarë, për të cilët All-llahu e di shumë mirë.
3:63.
Në qoftë se ata ia kthejnë shpinën të drejtës, (dije se) Allahu i njeh mirë ngatërrestarët.
3:63.
FE’IN TEWELLEW FE’INNALL-LLAHE ‘ALIMUN BIL-MUFSIDINE
C
3:64.
Thuaju (o i dërguar): "O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: Të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos e konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos All-llahut"! E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: "Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)"!
3:64.
Thuaj: “O ithtarët e Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t’i shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim) dhe se nuk do ta mbajmë për zot njëri-tjetrin, në vend të Allahut!” Nëse ata nuk pranojnë, atëherë thuaju: “Dëshmoni se ne i jemi nënshtruar Allahut!”
3:64.
KUL JA ‘EHLEL-KITABI TA’ALEW ‘ILA KELIMETIN SEWA’IN BEJNENA WE BEJNEKUM ‘ELLA NA’BUDE ‘ILLALLAHE WE LA NUSHRIKE BIHI SHEJ’EN WE LA JETTEHIDHE BA’DUNA BA’DAN ‘ERBABÆN MIN DUNI ELLAHI FE’IN TEWELLEW FEKULU ESH/HEDU BI’ENNA MUSLIMUNE
C
3:65.
(madje thuaju): "O ithtarë të librit, pse po polemizoni me ne rreth Ibrahimit? E, nuk janë shpallur as Tevrati as Inxhili, vetëmse pas tij?! A nuk e kuptoni (gënjeshtrën tuaj)"?
3:65.
O ithtarët e Librit! Pse polemizoni për Ibrahimin, kur Teurati dhe Ungjilli janë zbritur vetëm pas tij? A nuk kuptoni?
3:65.
JA ‘EHLEL-KITABI LIME TUHAXHXHUNE FI ‘IBRAHIME WE MA ‘UNZILETIT-TEWRETU WEL-’INXHILU ‘ILLA MIN BA’DIHI ‘EFELA TA’KILUNE
C
3:66.
Ja, ju jeni ata që polemizuat edhe për atë që e dinit (për Isain) e përse polemizoni për atë që s'keni kurrfarë dije (për Ibrahimin)? All-llahu e di të vërtetën e ju nuk dini.
3:66.
Mirë ju polemizoni për gjëra që keni një farë dijenie (për çështje që lidhen me Musain a.s. dhe Isain a.s.), por, pse polemizoni për atë, për të cilën s’dini asgjë (për Ibrahimin a.s.)? Allahu e di hollësisht, ndërsa ju nuk dini asgjë për këtë.
3:66.
HA’ENTUM HA’UULA’ HAXHEXHTUM FIMA LEKUM BIHI ‘ILMUN FELIME TUHAXHXHUNE FIMA LEJSE LEKUM BIHI ‘ILMUN WEL-LAHU JA’LEMU WE ‘ENTUM LA TA’LEMUNE
C
3:67.
Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi as i krishterë, por ai ishte larg besimeve të kota, ishte musliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve.
3:67.
Ibrahimi nuk ka qenë as hebre, as i krishterë, por ka qenë besimtar i vërtetë (monoteist) i përulur ndaj Allahut dhe nuk ka qenë nga politeistët.
3:67.
MA KANE ‘IBRAHIMU JEHUDIJEN WE LA NESRANIJAN WE LEKIN KANE HENIFÆN MUSLIMÆN WE MA KANE MINEL-MUSHRIKINE
C
3:68.
Njerëzit më me meritë për t'u thirrur në Ibrahimin, ishin ata që e ndoqën atë (besimin e tij) dhe ky Pejgamber me ata që besuan (ummeti i këtij). All-llahu është mbrojtës i besimtarëve.
3:68.
Pa dyshim, njerëzit më të afërt me Ibrahimin janë ata që e pasuan atë dhe ky Profet me besimtarët (e tij). Allahu është mbrojtës i besimtarëve.
3:68.
‘INNE ‘EWLA EN-NASI BI’IBRAHIME LELLEDHINE ETTEBA’UHU WE HEDHA EN-NEBIJU WEL-LEDHINE ‘AMENU WEL-LAHU WE LIJUL-MU’UMININE
C
3:69.
Një grup nga ithtarët e librit kishin dëshirë t'u shpiejnë në rrugë të gabuar por ata nuk mashtrojnë tjetër pos vetes së tyre, dhe nuk e vërejnë.
3:69.
Një grup ithtarësh të Librit dëshirojnë që t’ju shpien në rrugë të gabuar. Në të vërtetë ata çojnë në humbje vetëm vetveten, por këtë nuk e ndiejnë.
3:69.
WEDDET TA’IFETUN MIN ‘EHLIL-KITABI LEW JUDILLUNEKUM WE MA JUDILLUNE ‘ILLA ‘ENFUSEHUM WE MA JESH’URUN
C
3:70.
O ithtarë të librit, përse nuk i besoni ajetet (Kur'anin) e All-llahut, e duke e ditur të vërtetën?
3:70.
O ithtarë të Librit! Përse i mohoni shpalljet e Allahut (Kuranin), edhe pse jeni dëshmitarë se ato janë të vërteta?
3:70.
JA ‘EHLEL-KITABI LIME TEKFURUNE BI’AJATI ELLAHI WE ‘ENTUM TESH/HEDUNE
C
3:71.
O ithtarët e librit, përse, duke qenë se ju e dini të vertetën e ngatërroni me gënjeshtrën dhe e fshihni realitetin?
3:71.
O ithtarët e Librit! Përse e pështjelloni të vërtetën me të pavërtetën dhe përse e fshihni të vërtetën me qëllim?
3:71.
JA ‘EHLEL-KITABI LIME TELBISUNEL-HEKKA BIL-BATILI WE TEKTUMUNEL-HEKKA WE ‘ENTUM TA’LEMUNE
C
3:72.
Një grup nga ithtarët e librit thanë (të vetëve): "Besoni paradite në atë që u është shpallur atyre që besuan (muslimanëve), e pasdite mos e besoni, e ndoshta edhe ata (muslimanët), do të zbrapsen (nga besimi i tyre)".
3:72.
Një grup ithtarësh të Librit thanë: “Besojeni në mëngjes atë që u është zbritur besimtarëve, por në mbrëmje mohojeni atë, se ndoshta edhe ata do ta braktisin
3:72.
WE KALET TA’IFETUN MIN ‘EHLIL-KITABI ‘AMINU BIEL-LEDHI ‘UNZILE ‘ALEL-LEDHINE ‘AMENU WEXHHE EN-NEHARI WE EKFURU ‘AHIREHU LE’ALLEHUM JERXHI’UNE
C
3:73.
Dhe (u thonin): "Mos i besoni askujt përveç atij që është në fenë tuaj"! Thuaj (o i dërguar): "I vetmi udhëzim është udhëzimi nga All-llahu"! (u thoni të vetëve mos besoni nga droja) Se po i jepet ndokujt (pejgamberllëku) sikurse u është dhënë juve dhe (nga droja) se t'ju paraqesin fakte (muslimanët) para Zotit tuaj (ditën e gjykimit). Thuaju: "E tërë e mira është në duar të All-llahut, Ai ia jep atë kujt të dojë; All-llahu është dhurues i gjërë, i gjithëdijshëm".
3:73.
dhe besojuni vetëm atyre që ndjekin fenë tuaj!” Thuaj (o Muhamed): “Udhëzimi i Allahut është udhëzimi i vërtetë”. (Hebrenjtë i thanë njëri-tjetrit:) “Mos besoni se mund t’i jepet ndokujt ajo që ju është dhënë juve (vetëm nëse ndjekin fenë tuaj), përndryshe ata do të polemizojnë kundër jush te Zoti juaj.” Thuaj (o Muhamed): “Hiri është në Dorë të Allahut, Ai ia jep atë kujt të dojë. Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm.”
3:73.
WE LA TU’UMINU ‘ILLA LIMEN TEBI’A DINEKUM KUL ‘INNEL-HUDA HUDA ELLAHI ‘EN JU’UTA ‘EHEDUN MITHLE MA ‘UTITUM ‘EW JUHAXHXHUKUM ‘INDE RABBIKUM KUL ‘INNEL-FEDLE BIJEDI ELLAHI JU’UTIHI MEN JESHA’U WEL-LAHU WASI’UN ‘ALIMUN
C
3:74.
Ai veçon me mëshirën e vet (me pejgamberllëk) kë të dojë. All-llahu është Zot i mirësisë së madhe.
3:74.
Mëshirën e Vet, Ai ia dhuron kujt të dojë. Allahu është zotërues i mirësisë së pakufishme.
3:74.
JEHTESSU BIREHMETIHI MEN JESHA’U WEL-LAHU DHUL-FEDLIL-’ADHIMI
C
3:75.
Ndër ithtarë të librit ka asish, që po ia besove një sasi të madhe (ari), ai ta kthen ty atë, por ka të atillë që po ia besove një dinar, ai nuk ta kthen ty atë, përveç nëse gjithnjë i rri gati (ia kërkon pajada). Këtë (e bëjnë) për arsye se ata thonin: "Ne nuk kemi kurrfarë përgjegjësie ndaj (pasurisë që u marrim) të të paditurve (arabëve analfabetë)". Pra, duke e ditur të vërtetën, ata bëjnë gënjeshtër ndaj All-llahut.
3:75.
Ka nga ata ithtarë të Librit, që sikur t’u besosh një barrë të tërë ari, do t’jua kthejnë, por ka edhe të atillë që, nëse u jep në besim, qoftë edhe një dinar, nuk ta kthejnë, veçse nëse nuk u ndahesh. Kjo është kështu, ngase ata thonë: “Ne nuk kemi ndonjë detyrim ndaj analfabetëve (arabë)”. Ata flasin gënjeshtra për Allahun me vetëdije.
3:75.
WE MIN ‘EHLIL-KITABI MEN ‘IN TE’MENHU BIKINTARIN JU’UEDDIHI ‘ILEJKE WE MINHUM MEN ‘IN TE’MENHU BIDINARIN LA JU’UEDDIHI ‘ILEJKE ‘ILLA MA DUMTE ‘ALEJHI KA’IMEN DHALIKE BI’ENNEHUM KALU LEJSE ‘ALEJNA FIL-’UMMIJINE SEBILUN WE JEKULUNE ‘ALA ELLAHIL-KEDHIBE WE HUM JA’LEMUNE
C
3:76.
Jo, (nuk është ashtu si thonë ata) po kush e përmbush amanetin e vet (është besnik) dhe ruhet nga mëkatet, s'ka dyshim, All-llahu i do ata që ruhen.
3:76.
Jo! Por kushdo që plotëson premtimin e tij dhe ruhet nga të këqijat, (ta dijë se) Allahu, me të vërtetë, i do ata që janë të devotshëm.
3:76.
BELA MEN ‘EWFA BI’AHDIHI WE ETTEKA FE’INNALL-LLAHE JUHIBBUL-MUTTEKINE
C
3:77.
Ata që për një vlerë të paktë e shesin besën e dhënë All-llahut, ndryshojnë edhe zotimet e tyre, të tillët nuk kanë pjesë (mëshirë) në botën tjetër, dhe në ditën e kijametit All-llahu nuk u flet atyre, nuk i shikon ata dhe nuk i pastron (prej barrës së gabimeve), ata kanë një dënim të dhembshëm.
3:77.
Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël, nuk do të kenë asnjë të mirë në jetën e ardhshme. Allahu nuk do t’u flasë atyre, as nuk do t’i shikojë në Ditën e Kiametit dhe as nuk do t’i pastrojë prej gjynaheve e për ta do të ketë dënim të dhembshëm.
3:77.
‘INNEL-LEDHINE JESHTERUNE BI’AHDI ELLAHI WE ‘EJMANIHIM THEMENEN KALILAN ‘ULA’IKE LA HALAKA LEHUM FIL-’AHIRETI WE LA JUKELLIMUHUMU ELLAHU WE LA JENDHURU ‘ILEJHIM JEWMEL-KIJAMETI WE LA JUZEKKIHIM WE LEHUM ‘ADHABUN ‘ELIMUN
C
3:78.
Në të vërtetë, një grup prej tyre janë ata që pështjellojnë gjuhët e tyre kur lexojnë librin (për ta deformuar kuptimin) ashtu që ju të mendoni se ajo (shprehje) është nga libri, po ajo nuk është nga libri (i vërtetë), madje thonë: "Kjo është nga All-llahu"! Po ajo nuk është nga All-llahu. Ata duke ditur thonë gënjeshtra për All-llahun.
3:78.
Me të vërtetë, një grup ithtarësh të Librit e shtrembërojnë Librin me gjuhët e tyre (ndërsa e lexojnë atë), që ju të mendoni se ai farë leximi është prej Librit (që ka zbritur Allahu), kurse në të vërtetë, nuk është prej Librit. Ata thonë: “Kjo që lexojmë është nga Allahu”, por ajo nuk është nga Allahu. Ata flasin gënjeshtra për Allahun, duke qenë të vetëdijshëm për këtë.
3:78.
WE ‘INNE MINHUM LEFERIKEN JELWUNE ‘ELSINETEHUM BIL-KITABI LITEHSEBUHU MINEL-KITABI WE MA HUWE MINEL-KITABI WE JEKULUNE HUWE MIN ‘INDI ELLAHI WE MA HUWE MIN ‘INDI ELLAHI WE JEKULUNE ‘ALA ELLAHIL-KEDHIBE WE HUM JA’LEMUNE
C
3:79.
S'është e drejtë as nuk i takoi asnjë njeriu që t'i ketë dhënë All-llahu librin, urtësinë dhe pejgamberllëkun, e pastaj ai t'u thotë njerëzve: "Bëhuni robë të mi (adhuromëni mua) e jo të All-llahut"! Por (ju thotë): "Bëhuni dijetarë të mësimeve të Zotit, ngase u keni mësuar njerëzve librin dhe e keni studiuar atë.
3:79.
Nuk është (e mundur për) një njeri të cilit Allahu i ka dhënë Librin, dijeninë e gjerë dhe Profecinë, që t’u thotë njerëzve: “Bëhuni robërit e mi dhe jo të Allahut”. Përkundrazi, ai thotë: “Bëhuni robër të ditur të Zotit (që i zbatojnë porositë e Tij), sepse ua keni mësuar Librin të tjerëve dhe e mësoni edhe vetë!”
3:79.
MA KANE LIBESHERIN ‘EN JU’UTIJEHU ELLAHUL-KITABE WEL-HUKME WE EN-NUBUWETE THUMME JEKULE LILNNASI KUNU ‘IBADEN LI MIN DUNI ELLAHI WE LEKIN KUNU REBBANIJINE BIMA KUNTUM TU’ALLIMUNEL-KITABE WE BIMA KUNTUM TEDRUSUNE
C
3:80.
Dhe as që ju urdhëron ai (pejgamberi) që t'i adhuroni engjëjt, as pejgamberët për zota. Vallë, a ju urdhëroi ai juve mosbesimin pasi që ju jeni muslimanë?
3:80.
Ai njeri nuk do t’ju urdhërojë që engjëjt dhe profetët t’i merrni për zota. Vallë, si mund t’ju urdhërojë ai të bëheni mohues, pasi i jeni nënshtruar Allahut?!
3:80.
WE LA JE’MUREKUM ‘EN TETTEHIDHUL-MELA’IKETE WE EN-NEBIJINE ‘ERBABEN ‘EJE’MURUKUM BIL-KUFRI BA’DE ‘IDH ‘ENTUM MUSLIMUNE
C
3:81.
Përkujtoni (o ithtarë të librit) kur All-llahu mori zotimin e pejgamberëve: Nga ajo se juve ju dhashë libër e urtësi, ju patjetër do ta besoni dhe ndihmoni pejgamberin që vjen pas juve, e që vërteton atë që ju keni pranë vetes. Tha (All-llahu): "A pranuat, a e morët sipër obligimin Tim"? Ata thanë: "Ne e pranuam"! Tha (All-llahu): "Dëshmoni pra, edhe Unë dëshmoj bashkë me ju"!
3:81.
Kujto kur Allahu mori besëlidhjen nga profetët (dhe u tha): “Çfarëdo që t’ju jap prej Librit dhe urtësisë, kur t’ju vijë një i Dërguar, vërtetues i asaj që ju është dhënë, pa dyshim që duhet ta besoni dhe ta ndihmoni atë! A e pranoni këtë dhe barrën që po ju ngarkoj?” Ata u përgjigjën: “E pranojmë”. (Allahu) u tha: “Bëhuni dëshmitarë, se edhe Unë bashkë me ju jam dëshmitar.
3:81.
WE ‘IDH ‘EHADHEL-LAHU MITHAKA EN-NEBIJINE LEMA ‘ATEJTUKUM MIN KITABIN WE HIKMETIN THUMME XHA’EKUM RESULUN MUSEDDIKUN LIMA ME’AKUM LETU’UMINUNNE BIHI WE LETENSURUNNEHU KALE ‘E’EKRERTUM WE ‘EHADHTUM ‘ALA DHALIKUM ‘ISRI KALU ‘EKRERNA KALE FASH/HEDU WE ‘ENA ME’AKUM MINE ESH-SHAHIDINE
C
3:82.
E kush shkel këtë (zotim) pas kësaj, ata janë jashtë respektit ndaj All-llahut.
3:82.
Kurse ata që i shmangen detyrës pas kësaj, me të vërtetë janë të këqij.”
3:82.
FEMEN TEWELLA BA’DE DHALIKE FE’ULA’IKE HUMUL-FASIKUNE
C
3:83.
A mos kërkojnë ata (ithtarët e librit) fe, pos fesë së shpallur nga All-llahu? E Atij i është dorëzuar gjithëçka ka në qiej e në tokë, me dashje e pa dashje dhe tek Ai kthehen.
3:83.
A mos kërkojnë ata diçka tjetër përveç fesë së Allahut, ndërkohë që Atij i përulen të gjithë ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, me hir a me pahir dhe tek Ai do të kthehen të gjithë?!
3:83.
‘EFEGAJRE DINI ELLAHI JEBGUNE WE LEHU ‘ESLEME MEN FI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI TEW’EN WE KERHAN WE ‘ILEJHI JURXHA’UNE
C
3:84.
Thuaj: "Ne i kemi besuar All-llahut, edhe asaj që na u zbrit neve, edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit dhe pasardhësve. Edhe asaj që i është dhënë Musait dhe Isait, edhe asaj që i është zbritur të gjithë pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre dhe ne vetëm Atij i jemi dorëzuar".
3:84.
Thuaj (o Muhamed): “Ne besojmë Allahun, atë që na është shpallur neve, atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit, Esbatëve (12 bijve të tij) dhe në atë që i është dhënë Musait, Isait dhe profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë asnjë dallim midis tyre dhe Ne vetëm Atij (Allahut) i përulemi.”
3:84.
KUL ‘AMENNA BILLAHI WE MA ‘UNZILE ‘ALEJNA WE MA ‘UNZILE ‘ALA ‘IBRAHIME WE ‘ISMA’ILE WE ‘ISHAKA WE JA’KUBE WEL-’ESBATI WE MA ‘UTIJE MUSA WE ‘ISA WE EN-NEBIJUNE MIN RABBIHIM LA NUFERRIKU BEJNE ‘EHEDIN MINHUM WE NEHNU LEHU MUSLIMUNE
C
3:85.
E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit.
3:85.
Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur.
3:85.
WE MEN JEBTEGI GAJREL-’ISLAMI DINEN FELEN JUKBELE MINHU WE HUWE FIL-’AHIRETI MINEL-HASIRINE
C
3:86.
E si ta udhëzojë All-llahu një popull që pas besimit të tyre u bënë pabesimtarë dhe pasi dëshmoi se i dërguari është i vërtetë, dhe pasi t'ju kenë ardhur atyre argumente të qarta? All-llahu nuk ia mundëson udhëzimin e Vet popullit zullumqarë.
3:86.
E si t’i udhëzojë Allahu në rrugë të drejtë njerëzit që u bënë mohues, pasi më parë patën besuar e dëshmuar se i Dërguari është i vërtetë dhe u kishin ardhur provat e qarta?! Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë ata që janë keqbërës.
3:86.
KEJFE JEHDI ELLAHU KAWMEN KEFERU BA’DE ‘IMANIHIM WE SHEHIDU ‘ENNE ER-RESULE HEKKUN WE XHA’EHUMUL-BEJJINATU WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWME EDH-DHALIMINE
C
3:87.
Ndëshkimi i të tillëve është: mallkimi nga All-llahu, nga engjëjt dhe nga gjithë njerëzimi tok.
3:87.
Mallkimi i Allahut, i engjëjve dhe i mbarë njerëzve është shpërblimi i tyre.
3:87.
‘ULA’IKE XHEZA’UUHUM ‘ENNE ‘ALEJHIM LA’NETEL-LAHI WEL-MELA’IKETI WE EN-NASI ‘EXHMA’INE
C
3:88.
Ata përgjithmonë janë në të (në zjarr), atyre as nuk ju lehtësohet dënimi dhe as nuk u jepet afat.
3:88.
Ata do të jenë përherë nën peshën e (dënimit e të mallkimit), vuajtjet nuk do t’u lehtësohen dhe nuk do t’u jepet afat (pushim);
3:88.
HALIDINE FIHA LA JUHAFFEFU ‘ANHUMUL-’ADHABU WE LA HUM JUNDHERUNE
C
3:89.
Përveç atyre që pas asaj u penduan dhe u përmirësuan. Vërtet, All-llahu shumë falë dhe mëshiron.
3:89.
përveç atyre që pas kësaj pendohen e përmirësohen, se Allahu është Falës i madh, Mëshirëplotë.
3:89.
‘ILLAL-LEDHINE TABU MIN BA’DI DHALIKE WE ‘ESLEHU FE’INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C
3:90.
Ata, të cilët pas besimit të tyre u bënë pabesimtarë, e pastaj e shtuan mosbesimin, atyre kurrsesi nuk do t'u pranohet pendimi. Të tillët janë mu ata të humburit.
3:90.
Vërtet, atyre që mohojnë pasi patën besuar dhe pastaj e shtojnë mohimin e tyre, nuk do t’u pranohet pendimi (kur janë me shpirtin në grykë). Pikërisht këta janë ata që kanë humbur.
3:90.
‘INNEL-LEDHINE KEFERU BA’DE ‘IMANIHIM THUMME EZDADU KUFREN LEN TUKBELE TEWBETUHUM WE ‘ULA’IKE HUMU ED-DALLUNE
C
3:91.
Ata që nuk besuan dhe vdiqën si mosbesimtarë, asnjërit prej tyre nuk do t'i pranohet për kompensim, qoftë edhe plotë faqen e dheut ari. Ata i pret një dënim i dhembshëm dhe për ta nuk ka ndihmëtarë.
3:91.
Nuk ka dyshim se atyre që e mohojnë besimin dhe vdesin mosbesimtarë, nuk do t’u pranohet asnjë shpërblesë, edhe sikur ajo të ishte sa e tërë toka e mbuluar me ar. Ata i pret një dënim i dhembshëm dhe askush nuk do t’i ndihmojë.
3:91.
‘INNEL-LEDHINE KEFERU WE MATU WE HUM KUFFARUN FELEN JUKBELE MIN ‘EHEDIHIM MIL’UL-’ERDI DHEHEBEN WE LEW EFTEDA BIHI ‘ULA’IKE LEHUM ‘ADHABUN ‘ELIMUN WE MA LEHUM MIN NASIRINE
C
3:92.
Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. Çkado që jepni (për Zotin), All-llahu atë e di.
3:92.
Nuk keni për ta arritur përkushtimin e vërtetë, derisa të ndani (lëmoshë) nga ajo (pasuri) që e doni. Çfarëdo që të ndani, Allahu e di mirë atë.
3:92.
LEN TENALUL-BIRRE HETTA TUNFIKU MIMMA TUHIBBUNE WE MA TUNFIKU MIN SHEJ’IN FE’INNALL-LLAHE BIHI ‘ALIMUN
C
3:93.
I tërë ushqimi ishte i lejuar për bijtë e israilit, përveç atij që Israili (Jakubi) para se të zbriste Tevrati, ia ndaloi vetvetes. Thuaju: "Silleni pra një Tevrat dhe lexoni atë, nëse jeni të vërtetë (në çka thoni) "?
3:93.
Të gjitha ushqimet kanë qenë të lejuara për bijtë e IzrElit, përveç asaj që IzrAli ia ndaloi vetes para shpalljes së Teuratit. Thuaj (o Muhamed): “Silleni Teuratin dhe lexojeni atë, nëse thoni të vërtetën!”
3:93.
KULLUT-TA’AMI KANE HILLEN LIBENI ‘ISRA’ILE ‘ILLA MA HERREME ‘ISRA’ILU ‘ALA NEFSIHI MIN KABLI ‘EN TUNEZZELET-TEWRATU KUL FE’TU BIT-TEWRÆTI FATLUHA ‘IN KUNTUM SADIKINE
C
3:94.
Ai që edhe pas kësaj shpif gënjeshtra kundër All-llahut, ata vërtet janë mizorë.
3:94.
E kushdo që shpif gënjeshtra për Allahun, pas kësaj ai ka kaluar nga e drejta në të shtrembrën.
3:94.
FEMENI EFTERA ‘ALA ELLAHIL-KEDHIBE MIN BA’DI DHALIKE FE’ULA’IKE HUMU EDH-DHALIMUNE
C
3:95.
Thuaj: "All-llahu e tha të vërtetën, pra ndiqeni fenë e pastër të Ibrahimit, sepse ai nuk u takonte idhujtarëve".
3:95.
Thuaj (o Muhamed!): “Allahu thotë të vërtetën, prandaj ndiqeni fenë e pastër të Ibrahimit, i cili nuk ishte idhujtar”.
3:95.
KUL SEDEKAL-LAHU FE ETTEBI’U MILLETE ‘IBRAHIME HENIFEN WE MA KANE MINEL-MUSHRIKINE
C
3:96.
Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekke), e dobishme, udhërrëfyese për mbarë njerëzimin.
3:96.
Me të vërtetë, Faltorja e parë e ngritur për njerëzit, është ajo në Bekkë (Mekë), e bekuar dhe udhërrëfyese për popujt.
3:96.
‘INNE ‘EWWELE BEJTIN WUDI’A LILNNASI LELLEDHI BIBEKKETE MUBAREKEN WE HUDEN LIL’ALEMINE
C
3:97.
Aty ka shenja të qarta: vendi i Ibrahimit, dhe kush hyn në te, ai është i sigurt. Për hir të All-llahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit.
3:97.
Në të ka shenja të qarta (që janë): vendi i Ibrahimit (mekami Ibrahim); (fakti që) kush hyn në të është i sigurt; dhe vizita (për haxh) e kësaj Faltoreje (e cila është detyrë) për këdo që ka mundësi ta përballojë rrugën. E kush nuk beson, Allahu nuk ka nevojë për askënd.
3:97.
FIHI ‘AJATUN BEJJINATUN MEKAMU ‘IBRAHIME WE MEN DEHALEHU KANE ‘AMINEN WE LILLEHI ‘ALA EN-NASI HIXHXHUL-BEJTI MENI ESTETA’A ‘ILEJHI SEBILAN WE MEN KEFERE FE’INNALL-LLAHE GANIJUN ‘ANIL-’ALEMINE
C
3:98.
Thuaj: "O ithtarë të librit, përse i mohoni ajetet (argumentet) e All-llahut"? E All-llahu mbikëqyr atë që veproni.
3:98.
Thuaj (o Muhamed): “O ithtarët e Librit! Pse mohoni shpalljet e Allahut, ndërkohë që Allahu është dëshmitar i çdo gjëje që bëni?!”
3:98.
KUL JA ‘EHLEL-KITABI LIME TEKFURUNE BI’AJATI ELLAHI WEL-LAHU SHEHIDUN ‘ALA MA TA’MELUNE
C
3:99.
Thuaj: "O ithtarë të librit, përse e pengoni atë që besoni nga rruga e All-llahut, duke u angazhuar që ta paraqitni atë të shtrembër, ndërsa vetë ju, jeni dëshmues se është e vërtetë! Veprimi juaj nuk mund t'i shmanget mbikëqyrjes së All-llahut.
3:99.
Thuaj: “O ithtarët e Librit! Pse e pengoni nga rruga e Allahut atë që beson e përpiqeni ta shtrembëroni (atë rrugë), ndërkohë që jeni dëshmitarë (se kjo është rruga e vërtetë)? (Dijeni se) Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprave që ju bëni!”
3:99.
KUL JA ‘EHLEL-KITABI LIME TESUDDUNE ‘AN SEBILI ELLAHI MEN ‘AMENE TEBGUNEHA ‘IWEXHEN WE ‘ENTUM SHUHEDA’U WE MALLAHU BIGAFILIN ‘AMMA TA’MELUNE
C
3:100.
O ju që besuat, në qoftë se ju i bindeni një grupi të atyre që iu është dhënë libri, ata, pas besimit tuaj, do t'ju kthejnë në mosbesimtarë.
3:100.
O besimtarë! Nëse i bindeni një grupi nga ata që u është dhënë Libri, ata do t’ju kthejnë në jobesimtarë, pasi patët besuar.
3:100.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘IN TUTI’U FERIKEN MINEL-LEDHINE ‘UTUL-KITABE JERUDDUKUM BA’DE ‘IMANIKUM KAFIRINE
C
3:101.
Si bën të mos besoni, kur juve janë duke iu lexuar (duke iu shpallur) ajetet e All-llahut dhe kur në mesin tuaj gjendet i dërguari i Tij? E kush i përmbahet fesë së All-llahut, ai pa dyshim është i udhëzuar në rrugën e drejtë.
3:101.
E si mund të mos besoni kur juve ju lexohen shpalljet e Allahut dhe midis jush ndodhet i Dërguari i Tij?! Kush mbahet fort pas (fesë së) Allahut, sigurisht që është i drejtuar në udhë të mbarë.
3:101.
WE KEJFE TEKFURUNE WE ‘ENTUM TUTLA ‘ALEJKUM ‘AJATU ELLAHI WE FIKUM RESULUHU WE MEN JA’TESIM BILLAHI FEKAD HUDIJE ‘ILA SIRATIN MUSTEKIMIN
C
3:102.
O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!
3:102.
O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!
3:102.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ETTEKU ELLAHE HEKKA TUKATIHI WE LA TEMUTUNNE ‘ILLA WE ‘ENTUM MUSLIMUNE
C
3:103.
Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur'anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtojeni nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua sqaron juve argumentet e veta që ju ta gjeni të vërtetën e lumtur.
3:103.
Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu, Allahu jua shpjegon shpalljet e Veta, që ju të drejtoheni në udhën e drejtë.
3:103.
WE A’TESIMU BIHEBLI ELLAHI XHEMI’EN WE LA TEFERREKU WE EDHKURU NI’METEL-LAHI ‘ALEJKUM ‘IDH KUNTUM ‘A’DA’EN FE’ELLEFE BEJNE KULUBIKUM FE’ESBEHTUM BINI’METIHI ‘IHWANAN WE KUNTUM ‘ALA SHEFA HUFRETIN MINE EN-NARI FE’ENKADHEKUM MINHA KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU LEKUM ‘AJATIHI LE’ALLEKUM TEHTEDUNE
C
3:104.
Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit.
3:104.
Le të dalë prej jush një grup që të thërrasë për në mirësi, të urdhërojë për vepra të mira e të ndalojë prej veprave të shëmtuara! Këta njerëz do të jenë të shpëtuarit.
3:104.
WE LTEKUN MINKUM ‘UMMETUN JED’UNE ‘ILAL-HAJRI WE JE’MURUNE BIL-MA’RUFI WE JENHEWNE ‘ANIL-MUNKERI WE ‘ULA’IKE HUMUL-MUFLIHUNE
C
3:105.
E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u patën zbritur argumentet. Ata do të pësojnë një dënim të madh.
3:105.
Mos u bëni si ata që, pasi u erdhën provat e qarta, u përçanë dhe u grindën. Për këta do të ketë dënim të madh
3:105.
WE LA TEKUNU KALLEDHINE TEFERREKU WE EHTELEFU MIN BA’DI MA XHA’EHUMUL-BEJJINATU WE ‘ULA’IKE LEHUM ‘ADHABUN ‘ADHIMUN
C
3:106.
Në ditën kur ka fytyra që zbardhen dhe ka fytyra që nxihen. E për sa u përket atyre fytyrave që janë nxirë (u thuhet): "A edhe pas besimit tuaj u bëtë pabesimtarë? Vuajeni pra dënimin, për shkak se ishit që nuk besonit"!
3:106.
ditën (e Kiametit) kur disa fytyra do të zbardhen e disa të tjera do të nxihen. Atyre që do t’u nxihet fytyra, do t’u thuhet: “Vallë, ju mohuat pas besimit?! Atëherë shijoni dënimin për shkak se nuk besuat!”
3:106.
JEWME TEBJEDDU WUXHUHUN WE TESWEDDU WUXHUHUN FE’EMMAL-LEDHINE ESWEDDET WUXHUHUHUM ‘EKEFERTUM BA’DE ‘IMANIKUM FEDHUKUL-’ADHABE BIMA KUNTUM TEKFURUNE
C
3:107.
Ndërsa atyre që fytyrat e tyre u janë zbardhur, ata janë në mëshirën (xhennetin) e All-llahut dhe aty janë përgjithmonë.
3:107.
Kurse ato fytyra që do të zbardhen e do të shkëlqejnë, do të jenë në mëshirën e Allahut (në Xhenet), ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
3:107.
WE ‘EMMAL-LEDHINE EBJEDDET WUXHUHUHUM FEFI REHMETI ELLAHI HUM FIHA HALIDUNE
C
3:108.
Ja, këto që po t'i lexojmë ty janë argumentet e sakta të All-llahut. E All-llahu nuk është ai që e do padrejtësinë për njerëz.
3:108.
Këto janë vargjet e Allahut, që t’i lexojmë ty me të vërtetën dhe Allahu nuk i dëshiron askujt padrejtësi.
3:108.
TILKE ‘AJATU ELLAHI NETLUHA ‘ALEJKE BIL-HEKKI WE MALLAHU JURIDU DHULMEN LIL’ALEMINE
C
3:109.
Të All-llahut janë ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë dhe vetëm te All-llahu kthehen çështjet.
3:109.
Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë dhe tek Allahu do të kthehen të gjitha çështjet.
3:109.
WE LILLEHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI WE ‘ILA ELLAHI TURXHA’UL-’UMURU
C
3:110.
Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në All-llahun. E sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më e mirë për ta. Disa prej tyre janë besimtarë, po shumica e tyre janë larg rrugës së Zotit.
3:110.
Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun. Sikur ithtarët e Librit të besonin, do të ishte më mirë për ata; ka prej tyre besimtarë të vërtetë, por shumica e tyre janë larg udhës së drejtë.
3:110.
KUNTUM HAJRE ‘UMMETIN ‘UHRIXHET LILNNASI TE’MURUNE BIL-MA’RUFI WE TENHEWNE ‘ANIL-MUNKERI WE TU’UMINUNE BILLAHI WE LEW ‘AMENE ‘EHLUL-KITABI LEKANE HAJREN LEHUM MINHUMUL-MU’UMINUNE WE ‘EKTHERUHUMUL-FASIKUNE
C
3:111.
Ata kurrsesi nuk mund t'ju sjellin ndonjë dëm juve, përveç ndonjë shqetësimi, po edhe në ju luftofshin, ata do të zbrapsen prej jush. Mandej ata nuk janë të ndihuar.
3:111.
Ata, përveç lëndimit, nuk mund t’ju dëmtojnë juve. Nëse ju luftojnë, ata do të kthejnë thembrat (të mundur) dhe pastaj nuk do të ndihmohen.
3:111.
LEN JEDURRUKUM ‘ILLA ‘EDHEN WE ‘IN JUKATILUKUM JUWELLUKUMUL-’EDBARE THUMME LA JUNSERUNE
C
3:112.
Atyre (jehudive) u është vënë njollë e nënçmimit kudo që të gjenden, vetëm nëse kapen për litarin (fenë) e All-llahut dhe kthehen në besën e njerëzve (të muslimanëve), ata kanë shkaktuar kundër vetes përbuzje nga All-llahu, andaj atyre u është shtruar shtypja e mjerimi. Këtë, për shkak se ata i mohonin argumentet e All-llahut, i mbytnin mizorisht pejgamberët dhe për shkak se kundërshtonin (udhëzimet e Zotit) dhe tejkalonin (çdo normë njerëzore).
3:112.
Kudo që gjenden, ata janë të kapluar nga poshtërimi, vetëm nëse kanë ndonjë mbrojtje prej Allahut apo prej njerëzve. Ata merituan zemërimin e Allahut dhe do t’i kaplojë mjerimi. Kjo ishte për shkak se mohuan shpalljet e Tij dhe pa kurrfarë të drejte, i vrisnin profetët. Kjo ishte për shkak se ata nuk u bindën dhe i kaluan kufijtë (në të këqija).
3:112.
DURIBET ‘ALEJHIMU EDH-DHILLETU ‘EJNE MA THUKIFU ‘ILLA BIHEBLIN MINEL-LAHI WE HEBLIN MINE EN-NASI WE BA’U BIGADEBIN MINEL-LAHI WE DURIBET ‘ALEJHIMUL-MESKENETU DHALIKE BI’ENNEHUM KANU JEKFURUNE BI’AJATI ELLAHI WE JEKTULUNEL-’ENBIJA’E BIGAJRI HEKKIN DHALIKE BIMA ‘ASEW WE KANU JA’TEDUNE
C
3:113.
Ata (ithtarët e librit) nuk janë të njëjtë. Nga ithtarët e librit ka që janë në rrugë të drejtë, gjatë natës lexojnë ajetet e All-llahut duke u lutur.
3:113.
(Megjithatë) ata nuk janë të gjithë njëlloj. Disa nga ithtarët e Librit janë në të drejtën: në orët e natës lexojnë vargjet e Librit të Allahut dhe falin namaz.
3:113.
LEJSU SEWA’EN MIN ‘EHLIL-KITABI ‘UMMETUN KA’IMETUN JETLUNE ‘AJATI ELLAHI ‘ANA’EL-LEJLI WE HUM JESXHUDUNE
C
3:114.
I besojnë All-llahut dhe ditës së gjykimit këshillojnë për të mirë dhe largojnë nga të këqijat, përpiqen për punë të dobishme, edhe ata janë prej të mirëve.
3:114.
Ata besojnë Allahun dhe Ditën e Kiametit, e urdhërojnë të mirën, e ndalojnë të keqen dhe nxitojnë për të bërë punë të mira. Këta janë ndër të drejtët.
3:114.
JU’UMINUNE BILLAHI WEL-JEWMIL-’AHIRI WE JE’MURUNE BIL-MA’RUFI WE JENHEWNE ‘ANIL-MUNKERI WE JUSARI’UNE FIL-HAJRATI WE ‘ULA’IKE MINE ES-SALIHINE
C
3:115.
E çfarëdo të mire që bëjnë, ajo nuk u mohohet. All-llahu i di shumë mirë të devotshmit.
3:115.
Çfarëdo të mire që të bëjnë, nuk do t’iu mohohet shpërblimi. Allahu i di mirë të devotshmit.
3:115.
WE MA JEF’ALU MIN HAJRIN FELEN JUKFERUHU WEL-LAHU ‘ALIMUN BIL-MUTTEKINE
C
3:116.
S'ka dyshim se atyre që nuk besuan, nuk do t'u bëjnë dobi ndaj (dënimit të) All-llahut as pasuria e as fëmijët e tyre. Ata janë banues të zjarrit dhe aty janë përgjithmonë.
3:116.
Ata që nuk besojnë, nuk do t’i mbrojë asgjë nga dënimi i Allahut, as pasuria e tyre e as fëmijët e tyre. Ata do të jenë banorët e zjarrit (të Xhehenemit), ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
3:116.
‘INNEL-LEDHINE KEFERU LEN TUGNIJE ‘ANHUM ‘EMWALUHUM WE LA ‘EWLADUHUM MINEL-LAHI SHEJ’EN WE ‘ULA’IKE ‘ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE
C
3:117.
Shembulli i asaj që ata e japin në këtë jetë (për t'u lavdëruar e për t'u përmendur) është si i një erë me breshër që godet dhe shkatërron të mbjellat e një populli që e ka lëshuar rrugën në dëm të vetes. All-llahu nuk u bëri zullum atyre, por ata ishin që i benë të padrejtë vetes së vet.
3:117.
Gjithçka që jobesimtarët shpenzojnë në jetën e kësaj bote, i përngjan erës së akullt, e cila godet të lashtat e ndonjë populli që i ka bërë dëm vetes dhe ua zhduk të lashtat. Allahu nuk u ka bërë padrejtësi atyre, por ata i kanë bërë padrejtësi vetvetes.
3:117.
METHELU MA JUNFIKUNE FI HEDHIHIL-HEJETI ED-DUNJA KEMETHELI RIHIN FIHA SIRRUN ‘ESABET HERTHE KAWMIN DHELEMU ‘ENFUSEHUM FE’EHLEKET/HU WE MA DHELEMEHUMU ELLAHU WE LEKIN ‘ENFUSEHUM JEDHLIMUNE
C
3:118.
O ju që besuat, mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, ata nuk pushojnë së vepruari në dëm tuajin, u dëshirojnë çka u mundon juve. Urrejta kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në gjoksat tyre është edhe më e madhe. Ne pra, ua kemi sqaruar faktet nëse ju i kuptoni.
3:118.
O besimtarë! Mos zgjidhni për miq dhe këshilltarë të afërt njerëz të tjerë jashtë gjirit tuaj; ata nuk ngurrojnë që t’ju bëjnë dëm. Ata dëshirojnë që të vuani. Urrejtja shfaqet në gjithçka që del prej gojës së tyre, kurse ajo që fshehin në zemrën e tyre, është edhe më e madhe. Ne jua kemi shpjeguar vargjet (e Kuranit), nëse jeni njerëz që kuptoni.
3:118.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TETTEHIDHU BITANETEN MIN DUNIKUM LA JE’LUNEKUM HABALEN WE DDU MA ‘ANITTUM KAD BEDETIL-BEGDA’U MIN ‘EFWAHIHIM WE MA TUHFI SUDURUHUM ‘EKBERU KAD BEJJENNA LEKUMUL-’AJATI ‘IN KUNTUM TA’KILUNE
C
3:119.
Ja, ju (muslimanë) jeni që i doni ata, e ata nuk u duan juve. Madje ju i besoni librat në tërësi (të gjitha shpalljet), e kur ju takojnë thonë: "Ne kemi besuar"! E kur veçohen, ata nga mllefi kundër jush grisin majet e gishtërinjve. Thuaju: "Vdisni me atë mllef tuajin"! All-llahu e di shumë mirë se çka mbajnë (të fshehtat) zemrat e tyre.
3:119.
Ja, ju i doni ata, por ata nuk ju duan juve dhe ju i besoni të gjitha librave (ndërsa ata jo). Kur ata ju takojnë, thonë: “Edhe ne besojmë” e, kur mbeten vetëm, nga mllefi ndaj jush, ata i kafshojnë majat e gishtave me dhëmbë. Thuaju: “Plasni me mllefin tuaj”. Vërtet, Allahu e di mirë ç’kanë në gjokset e tyre.
3:119.
HA’ENTUM ‘ULA’I TUHIBBUNEHUM WE LA JUHIBBUNEKUM WE TU’UMINUNE BIL-KITABI KULLIHI WE ‘IDHA LEKUKUM KALU ‘AMENNA WE ‘IDHA HALEW ‘ADDU ‘ALEJKUMUL-’ENAMILE MINEL-GAJDHI KUL MUTU BIGAJDHIKUM ‘INNALL-LLAHE ‘ALIMUN BIDHATI ES-SUDURI
C
3:120.
Nëse ju përjetoni ndonjë të mirë, ata i dëshpëron ajo, e nëse ju godet ndonjë e keqe, ata gëzohen për atë. Po, në qoftë se ju bëheni të durueshëm dhe ruheni (mëkateve), dinakëria e tyre nuk do t'u dëmtojë aspak. Është e sigurt se All-llahu e ka në dorë atë që punojnë ata.
3:120.
Nëse ju vjen ndonjë e mirë, ata i brengos e, nëse ju gjen ndonjë e keqe, ata gëzohen, por nëse ju duroni dhe ruheni nga gjynahet, dinakëritë e tyre nuk mund t’ju dëmtojnë aspak. Vërtet Allahu ka dijeni për çdo gjë që punojnë ata.
3:120.
‘IN TEMSESKUM HESENETUN TESU’UHUM WE ‘IN TUSIBKUM SEJJI’ETUN JEFREHU BIHA WE ‘IN TESBIRU WE TETTEKU LA JEDURRUKUM KEJDUHUM SHEJ’EN ‘INNALL-LLAHE BIMA JA’MELUNE MUHITUN
C
3:121.
Përkujto (O i dërguar) kur dole nga familja jote që t'ua përcaktosh besimtarëve vendet për luftë, e All-llahu është që dëgjon (fjalët) dhe që kupton (qëllimet).
3:121.
Atë mëngjes, kur ti (o Muhamed) dole nga shtëpia jote për t’u caktuar besimtarëve vendet e luftës - e Allahu dëgjon dhe di çdo gjë -,
3:121.
WE ‘IDH GADEWTE MIN ‘EHLIKE TUBEWWI’UL-MU’UMININE MEKA’IDE LILKITALI WEL-LAHU SEMI’UN ‘ALIMUN
C
3:122.
Kur dy grupe prej jush gati u treguan të dobëta, po All-llahu ishte që u ndihmoi atyre (që të mos largoheshin), andaj besimtarët le t'i mbështeten vetëm All-llahut.
3:122.
dy grupe nga ju menduan të ktheheshin prej frikës, ndonëse Allahu ishte ndihmues i tyre. Andaj besimtarët le të mbështeten vetëm te Allahu!
3:122.
‘IDH HEMMET TA’IFETANI MINKUM ‘EN TEFSHELA WEL-LAHU WELIJUHUMA WE ‘ALA ELLAHI FELJETEWEKKELIL-MU’UMINUNE
C
3:123.
All-llahu u ndihmoi juve në Bedër kur ju ishit pak në numër, e për të qenë mirënjohës, keni frikë nga Zoti.
3:123.
Allahu ju ndihmoi në Bedër, kur qetë të pafuqishëm, andaj frikësojuni Allahut, për të qenë falënderues.
3:123.
WE LEKAD NESEREKUMU ELLAHU BIBEDRIN WE ‘ENTUM ‘EDHILLETUN FE ETTEKU ELLAHE LE’ALLEKUM TESHKURUNE
C
3:124.
Kur ti u thoshe besimtarëve: "A nuk është mjaft për ju që Zoti juaj t'ju vazhdojë ndihmën me tre mijë engjëjt e zbritur"?
3:124.
Atëherë ti (Muhamed) u thoshe besimtarëve: “A nuk ju mjafton ndihma e Zotit tuaj me tre mijë engjëj të dërguar?”
3:124.
‘IDH TEKULU LILMU’UMININE ‘ELEN JEKFIJEKUM ‘EN JUMIDDEKUM REBBUKUM BITHELATHETI ‘ALAFIN MINEL-MELA’IKETI MUNZELINE
C
3:125.
Po, nëse jeni të qëndrueshëm e të matur, e ata (armiqtë) t'ju vinë tash në këtë moment, Zoti juaj ua vazhdon juve ndihmën me pesë mijë prej engjëjve të ushtruar (për luftë) ose të shënuar.
3:125.
Po! Por, nëse ata ju sulmojnë, bëhuni të durueshëm dhe të dëgjueshëm dhe Zoti juaj menjëherë do t’ju dërgojë në ndihmë pesë mijë engjëj, me shenjë të dalluar.
3:125.
BELA ‘IN TESBIRU WE TETTEKU WE JE’TUKUM MIN FEWRIHIM HADHA JUMDIDKUM REBBUKUM BIHAMSETI ‘ALAFIN MINEL-MELA’IKETI MUSEWWIMINE
C
3:126.
E atë (ndihmë) All-llahu nuk e bëri për tjetër por vetëm për t'iu gëzuar dhe me të të qetësojë zemrat tuaja, përndryshe ndihma vjen vetëm prej All-llahut, ngadhënjyesit, të urtit.
3:126.
Allahu e bëri këtë që t’ju sjellë lajmin e gëzuar dhe që t’jua qetësojë zemrat. Vërtet, fitorja është vetëm nga Allahu, i Plotfuqishmi dhe i Urti.
3:126.
WE MA XHE’ALEHU ELLAHU ‘ILLA BUSHRA LEKUM WE LITETME’INNE KULUBUKUM BIHI WE MA EN-NESRU ‘ILLA MIN ‘INDI ELLAHIL-’AZIZIL-HEKIMI
C
3:127.
(U ndihmoi) Që ta këpusë një grup nga ata që nuk besuan (duke i mbytur a zënë robër), ose për t'i demoralizuar dhe ashtu të kthehen të dëshpëruar.
3:127.
(Gjithashtu Allahu e bëri këtë edhe) që të shkatërrojë një pjesë prej atyre që nuk besuan apo t’i turpërojë, e kështu të kthehen të humbur.
3:127.
LIJEKTE’A TEREFEN MINEL-LEDHINE KEFERU ‘EW JEKBITEHUM FEJENKALIBU HA’IBINE
C
3:128.
Ty nuk të takon asgjë rreth çështjes se a do t'ua pranojë Ai pendimin apo do t'i dënojë ata, në të vërtetë ata janë zullumqarë.
3:128.
Ti nuk ke asgjë në dorë, nëse do t’ua pranojë Ai pendimin apo do t’i dënojë, se ata janë vërtet keqbërës.
3:128.
LEJSE LEKE MINEL-’EMRI SHEJ’UN ‘EW JETUBE ‘ALEJHIM ‘EW JU’ADHDHIBEHUM FE’INNEHUM DHALIMUNE
C
3:129.
Vetëm e All-llahut është gjithë ç'ka në qiej e në tokë, Ai i fal atij që do dhe Ai e dënon atë që do. All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
3:129.
Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë! Ai fal kë të dojë dhe dënon kë të dojë. Allahu është Falës i madh e Mëshirëplotë.
3:129.
WE LILLEHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI JEGFIRU LIMEN JESHA’U WE JU’ADHDHIBU MEN JESHA’U WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C
3:130.
O ju të cilët besuat, mos e hani kamatën që po e shumëfishoni dhe kini frikë (dënimin e) All-llahut ashtu që të gjeni shpëtim.
3:130.
O besimtarë! Mos pranoni kamatë të shumëfishtë mbi kamatë! Kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni
3:130.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TE’KULU ER-RIBA ‘ED’AFEN MUDA’AFETEN WE ETTEKU ELLAHE LE’ALLEKUM TUFLIHUNE
C
3:131.
Dhe ruajuni zjarrit që është përgatitur për pabesimtarët.
3:131.
dhe ruajuni zjarrit, i cili është përgatitur për jobesimtarët!
3:131.
WE ETTEKU EN-NAREL-LETI ‘U’IDDET LILKAFIRINE
C
3:132.
E bindjuni All-llahut dhe të dërguarit, ashtu që të mëshiroheni.
3:132.
Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit, për të shpresuar mëshirën (e Allahut).
3:132.
WE ‘ETI’U ELLAHE WE ER-RESULE LE’ALLEKUM TURHEMUNE
C
3:133.
Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit.
3:133.
Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit,
3:133.
WE SARI’U ‘ILA MEGFIRETIN MIN RABBIKUM WE XHENNETIN ‘ARDUHA ES-SEMAWATU WEL-’ERDU ‘U’IDDET LILMUTTEKINE
C
3:134.
Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit.
3:134.
të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit.
3:134.
EL-LEDHINE JUNFIKUNE FI ES-SERRA’I WE ED-DERRA’I WEL-KADHIMINEL-GAJDHE WEL-’AFINE ‘ANI EN-NASI WEL-LAHU JUHIBBUL-MUHSININE
C
3:135.
Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kush i falë mëkatet përveç All-llahut? - dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen).
3:135.
Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre - e kush i fal gjynahet përveç Allahut? - dhe nuk ngulmojnë me vetëdije në gabimet që kanë bërë,
3:135.
WEL-LEDHINE ‘IDHA FE’ALU FAHISHETEN ‘EW DHELEMU ‘ENFUSEHUM DHEKERU ELLAHE FASTEGFERU LIDHUNUBIHIM WE MEN JEGFIRU EDH-DHUNUBE ‘ILLALLAHU WE LEM JUSIRRU ‘ALA MA FE’ALU WE HUM JA’LEMUNE
C
3:136.
Shpërblimi i të tillëve është falja nga Zoti i tyre dhe xhennetet nëpër të cilët rrjedhin lumenj, e aty do të rrinë përgjithmonë. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë.
3:136.
pra, për këta do të ketë si shpërblim falje madhështore (të gjynaheve) nga ana e Zotit të tyre dhe kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të qëndrojnë përherë. Sa shpërblim i bukur është ky për ata që punojnë (vepra të bukura)!
3:136.
‘ULA’IKE XHEZA’UUHUM MEGFIRETUN MIN RABBIHIM WE XHENNATUN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU HALIDINE FIHA WE NI’ME ‘EXHRUL-’AMILINE
C
3:137.
Përpara jush kanë kaluar popujt ndaj të cilëve janë zbatuar ligjet, ndaj udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni si qe përfundimi i atyre që përgënjeshtruan.
3:137.
Para jush kanë kaluar shumë shembuj (popujsh nga ndjekësit e profetëve që iu ndodhi ajo që po ju ndodh edhe ju). Prandaj udhëtoni nëpër botë dhe shihni si ishte fundi i atyre që i përgënjeshtruan profetët.
3:137.
KAD HALET MIN KABLIKUM SUNENUN FESIRU FIL-’ERDI FANDHURU KEJFE KANE ‘AKIBETUL-MUKEDHDHIBINE
C
3:138.
Ky (Kur'ani) është sqarim për njerëzit, është udhëzim dhe këshillë për të devotshmit.
3:138.
Këto janë lajme të qarta dhe udhërrëfyese për të devotshmit.
3:138.
HADHA BEJANUN LILNNASI WE HUDEN WE MEW’IDHETUN LILMUTTEKINE
C
3:139.
E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqertë.
3:139.
Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, sepse ju, gjithsesi jeni më të lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë.
3:139.
WE LA TEHINU WE LA TEHZENU WE ‘ENTUMUL-’A’LEWNE ‘IN KUNTUM MU’UMININE
C
3:140.
Në qoftë se juve u preku çka u dhemb (në Uhud), edhe atë popull (armikun) e pat prekur dhembje si kjo e juaja (në Bedër). Ne, këto ditë i ndërrojmë (u japim në përdorim) mes njerëzve për t'u ditur tek All-llahu ata që besuan dhe për t'i zgjedhur disa prej jush për dëshmorë (ose dëshmues). All-llahu nuk i do zullumqarët.
3:140.
Nëse ju ka goditur ndonjë plagë, edhe popullin (armik) e kanë goditur të tilla plagë. Ato ditë (fitoreje dhe humbjeje) Ne i ndërrojmë midis njerëzve, që Allahu t’i dallojë besimtarët dhe për t’i bërë disa nga ju dëshmorë. Allahu nuk i do keqbërësit.
3:140.
‘IN JEMSESKUM KARHUN FEKAD MESSEL-KAWME KARHUN MITHLUHU WE TILKEL-’EJJAMU NUDAWILUHA BEJNE EN-NASI WE LIJA’LEMEL-LAHUL-LEDHINE ‘AMENU WE JETTEHIDHE MINKUM SHUHEDA’E WEL-LAHU LA JUHIBBU EDH-DHALIMINE
C
3:141.
Dhe që All-llahu t'i pastrojë besimtarët, ndërsa gradualisht t'i shkatërrojë mosbesimtarët.
3:141.
E kështu, Allahu i dëlir besimtarët e i shuan jobesimtarët.
3:141.
WE LIJUMEHHISEL-LAHUL-LEDHINE ‘AMENU WE JEMHEKAL-KAFIRINE
C
3:142.
A mos menduat ju se do të hyni në xhennet e All-llahu pa e ditur (pa u vërtetuar në praktikë) se cilët prej jush kanë luftuar dhe pa e ditur cilët prej jush ishin të durueshëm.
3:142.
A mendoni se do të hyni në Xhenet, pa i provuar Allahu ata që kanë luftuar prej jush dhe pa i provuar ata që kanë duruar?
3:142.
‘EM HESIBTUM ‘EN TEDHULUL-XHENNETE WE LEMMA JA’LEMI ELLAHUL-LEDHINE XHAHEDU MINKUM WE JA’LEME ES-SABIRINE
C
3:143.
Ju ishit ata që dëshironit vdekjen para se të ballafaqoheshit me te. Ja pra, atë e patë dhe e shikuat me sytë tuaj.
3:143.
Ju e dëshironit vdekjen para se të ballafaqoheshit me të dhe ja pra, ju e patë atë me sytë tuaj.
3:143.
WE LEKAD KUNTUM TETEMENNEWNL-MEWTE MIN KABLI ‘EN TELKAWHU FEKAD RE’EJTUMUHU WE ‘ENTUM TENDHURUNE
C
3:144.
Muhammedi nuk është tjetër vetëm se i dërguar. Edhe përpara tij pati të dërguar (që vdiqën ose u vranë). E nëse ai vdes ose mbytet, a do të ktheheshit ju prapa (nga feja ose lufta)? E kushdo që kthehet prapa, ai nuk i bën dëm All-llahut aspak, kurse All-llahu do t'i shpërblejë mirënjohësit.
3:144.
Muhamedi është vetëm i Dërguar, para të cilit ka pasur edhe të dërguar të tjerë. Nëse ai vdes ose vritet, a mos do të ktheheni ju prapa? Kushdo që kthehet prapa, nuk i bën kurrfarë dëmi Allahut. Dhe Allahu do t’i shpërblejë falënderuesit.
3:144.
WE MA MUHEMMEDUN ‘ILLA RESULUN KAD HALET MIN KABLIHI ER-RUSULU ‘EFE’IN MATE ‘EW KUTILE ENKALEBTUM ‘ALA ‘A’KABIKUM WE MEN JENKALIB ‘ALA ‘AKIBEJHI FELEN JEDURREL-LAHE SHEJ’EN WE SEJEXHZI ELLAHU ESH-SHAKIRINE
C
3:145.
Askush nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e All-llahut. Ai është shënim i afatit të caktuar. E kush e dëshiron shpërblimin e kësaj bote, Ne atij ia japim, e kush e dëshiron shpërblimin e botës tjetër, edhe atij do t'ia japim atë, kurse mirënjohësit Ne do t'i shpërblejmë.
3:145.
Çdo shpirt vdes vetëm me vendimin e Allahut, në kohë të caktuar. Kush dëshiron mirësitë e kësaj bote, Ne do t’i japim atij prej saj, ndërsa kush dëshiron shpërblimin e botës tjetër, Ne do t’i japim atij prej saj. Ne do t’i shpërblejmë mirënjohësit.
3:145.
WE MA KANE LINEFSIN ‘EN TEMUTE ‘ILLA BI’IDHNI ELLAHI KITABEN MU’UEXHXHELAN WE MEN JURID THEWABE ED-DUNJA NU’UTIHI MINHA WE MEN JURID THEWABEL-’AHIRETI NU’UTIHI MINHA WE SENEXHZI ESH-SHAKIRINE
C
3:146.
E sa pejgamberë pati që së bashku me të luftuan turma të mëdha besimtarësh dhe për atë që i goditi në rrugën e All-llahut, ata nuk u dobësuan dhe as nuk u përulën. All-llahu i do durimtarët.
3:146.
Sa e sa profetë bashkë me shumë besimtarë të vërtetë luftuan e megjithatë nuk u përkulën para goditjeve që morën në rrugën e Allahut, as nuk u dobësuan e as nuk u nënshtruan. Allahu i do të duruarit.
3:146.
WE KE’EJJIN MIN NEBIJIN KATELE ME’AHU RIBBIJUNE KETHIRUN FEMA WEHENU LIMA ‘ESABEHUM FI SEBILI ELLAHI WE MA DA’UFU WE MA ESTEKANU WEL-LAHU JUHIBBU ES-SABIRINE
C
3:147.
Fjala e tyre nuk ishte tjetër pos vetëm të thonin: "Zoti ynë, na i falë mëkatet tona dhe lëshimet në punët tona dhe na forco në vendet tona (në luftë), ndihmona kundër popullit jobesimtar"!
3:147.
Ata vetëm thoshin: “O Zoti ynë! Na i fal gjynahet tona dhe teprimin në punën tonë, na i forco këmbët (në istikam) dhe na ndihmo kundër popullit jobesimtar!”
3:147.
WE MA KANE KAWLEHUM ‘ILLA ‘EN KALU REBBENA EGFIR LENA DHUNUBENA WE ‘ISRAFENA FI ‘EMRINA WE THEBBIT ‘EKDAMENA WE ENSURNA ‘ALEL-KAWMIL-KAFIRINE
C
3:148.
Ndaj All-llahu ua dha atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërblimin më të mirë të botës tjetër; All-llahu i do punëmirët.
3:148.
Dhe Allahu u dhuroi atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërblimin më të mirë të jetës tjetër. Allahu i do punëmirët.
3:148.
FE’ATAHUMU ELLAHU THEWABE ED-DUNJA WE HUSNE THEWABIL-’AHIRETI WEL-LAHU JUHIBBUL-MUHSININE
C
3:149.
O besimtarë, nëse u nënshtroheni jobesimtarëve, ata ju kthejnë prapa aty ku ishit (në kufër) dhe atëherë do të jeni të humbur.
3:149.
O besimtarë! Nëse u bindeni jobesimtarëve, ata do t’ju kthejnë prapa (në të pafe) e ju do të jeni të humbur.
3:149.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘IN TUTI’UL-LEDHINE KEFERU JERUDDUKUM ‘ALA ‘A’KABIKUM FETENKALIBU HASIRINE
C
3:150.
Sepse vetëm All-llahu është ndihmëtar i juaji dhe Ai është më i miri ndihmës.
3:150.
Por, Allahu është Mbrojtësi juaj dhe Ai është Ndihmuesi më i mirë.
3:150.
BELI ELLAHU MEWLAKUM WE HUWE HAJRU EN-NASIRINE
C
3:151.
Ne do to mbjellim frikën në zemrat e atyre që nuk besuan sepse ata All-llahut i trillojnë e i mveshin zota të tjerë, duke mos pasur për këtë kurrfar fakti, ndaj vendbanimi i tyre do të jetë xhehennemi. Sa i shëmtuar është vendi i mizorëve.
3:151.
Ne do të mbjellim frikë në zemrat e jobesimtarëve, sepse ata adhurojnë veç Allahut gjëra, për të cilat Ai nuk ka sjellë kurrfarë prove. Vendbanimi i tyre është zjarri e sa vendstrehim i shëmtuar është ky për keqbërësit!
3:151.
SENULKI FI KULUBIL-LEDHINE KEFERU ER-RU’BE BIMA ‘ESHREKU BILLAHI MA LEM JUNEZZIL BIHI SULTANEN WE ME’WAHUMU EN-NARU WE BI’SE METHWA EDH-DHALIMINE
C
3:152.
All-llahu përmbushi premtimin e vet ndaj jush, ngase me vullnetin e Tij i korrët ata (me shpata) deri kur u dobësuat dhe u përçatë ndërmjet vete, në çështjen e vendit (që u pat caktuar Pejgamberi) dhe pasi vërejtët atë që e dëshironit (prenë e luftës), e atëher kundërshtuat (urdhrin e Pejgamberit). Pati prej jush që e deshën këtë jetë (ata u ngutën pas presë) e pati prej jush që e deshtën botën tjetër. Pastaj, për t'ju sprovuar u zbrapi juve nga ata. Po All-llahu u fali juve; All-llahu është dhurues i madh ndaj besimtarëve.
3:152.
Vërtet Allahu e plotësoi premtimin e Vet, kur ju me vullnetin e Tij e thyet armikun. Por, kur ju u frikësuat, u grindët midis jush dhe kundërshtuat (Profetin a.s.), pasi Ai ju tregoi atë që pëlqenit, (Allahu e tërhoqi ndihmën e Vet). Disa nga ju dëshirojnë këtë botë, ndërsa të tjerë nga ju dëshirojnë botën tjetër. Pastaj Ai, për t’ju provuar, bëri që të zmbrapseni para armikut dhe pastaj, sigurisht që jua fali atë gabim. Allahu ka mirësi të madhe për besimtarët.
3:152.
WE LEKAD SEDEKAKUMU ELLAHU WA’DEHU ‘IDH TEHUSSUNEHUM BI’IDHNIHI HETTA ‘IDHA FESHILTUM WE TENAZA’TUM FIL-’EMRI WE ‘ASEJTUM MIN BA’DI MA ‘ERAKUM MA TUHIBBUNE MINKUM MEN JURIDU ED-DUNJA WE MINKUM MEN JURIDUL-’AHIRETE THUMME SEREFEKUM ‘ANHUM LIJEBTELIJEKUM WE LEKAD ‘AFA ‘ANKUM WEL-LAHU DHU FEDLIN ‘ALEL-MU’UMININE
C
3:153.
Dhe kur largoheshit e nuk përfillshit as njëri-tjetrin, ndërsa i dërguari ju thërriste mbrapa. Atëherë u goditi me dëshpërim për dëshpërim (që i shkaktuat Pejgamberit), ashtu që mos pikëlloheni për atë që ju shpëtoi (preja e luftës) e as për atë që ju goditi. All-llahu është i njohur hollësisht me atë që veproni.
3:153.
Kur ju morët malin dhe nuk i vinit vesh askujt, të Dërguarin e kishit prapa e ju thërriste, Allahu ju dënoi me dëshpërim pas dëshpërimit, që të mos pikëlloheni as për atë që ju doli duarsh, as për atë që ju goditi. Allahu di gjithçka që punoni ju.
3:153.
‘IDH TUS’IDUNE WE LA TELWUNE ‘ALA ‘EHEDIN WE ER-RESULU JED’UKUM FI ‘UHRAKUM FE’ETHABEKUM GAMMEN BIGAMMIN LIKEJLA TEHZENU ‘ALA MA FATEKUM WE LA MA ‘ESABEKUM WEL-LAHU HABIRUN BIMA TA’MELUNE
C
3:154.
Mandej, pas asaj tronditjeje të rëndë, Ai u lëshoi sa për qetësim, një kotje (gjumë të lehtë) që i kaploi një grup prej jush, kurse një grup e kishte preokupuar vetëm çështja e vetvetes. Ata formuan bindje të padrejtë ndaj All-llahut, bindje injorante, e thonin: "Ne nuk kemi në dorë asgjë nga kjo çështje"! Thuaj: "E tërë çështja është vetëm në duar të All-llahut"! Ata fshehin në vetvete atë që ty nuk ta shprehin. Thonin: "Sikur ne të kishim diçka në dorë në këtë çështje, ne nuk do të mbyteshim këtu"! Thuaj: "Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, atyre që është caktuar mbytja (vdekja), do të dilnin në vendin e flijimit të tyre"! Në mënyrë që All-llahu të provojë atë që është në zemrat e tuaja (sinqeritetin ose hipokrizinë) dhe që ta pastrojë atë që është në zemrat tuaja. All-llahu i di shumë mirë të fshehtat në zemra.
3:154.
Pastaj, pas dëshpërimit tuaj, (Allahu) ju dërgoi qetësinë - një gjumë, që kaploi një grup prej jush. Kurse grupi tjetër (hipokritët) kujdesej vetëm për veten, duke menduar për Allahun të pavërtetën, ashtu si mendonin paganët. Ata thoshin: “Ku është fitorja që na ishte premtuar?” Thuaju (o Muhamed!): “Të gjitha janë në dorë të Allahut!” Ata fshehin në vete atë që nuk duan të ta shfaqin ty. Ata thoshin: “Sikur të pyeteshim ne për këtë gjë, nuk do të vriteshim këtu”. Thuaju: “Edhe sikur të kishit qenë nëpër shtëpitë tuaja, prapëseprapë atyre që u është shkruar të vriten, do të dilnin në vendin e vrasjes.” Allahu e bëri këtë për të provuar atë që keni në kraharorët tuaj dhe për t’ju pastruar atë që keni në zemrat tuaja. Vërtet, Allahu e di mirë se ç’keni në zemër.
3:154.
THUMME ‘ENZELE ‘ALEJKUM MIN BA’DIL-GAMMI ‘EMENETEN NU’ASEN JEGSHA TA’IFETEN MINKUM WE TA’IFETUN KAD ‘EHEMMET/HUM ‘ENFUSUHUM JEDHUNNUNE BILLAHI GAJREL-HEKKI DHENNEL-XHAHILIJETI JEKULUNE HEL LENA MINEL-’EMRI MIN SHEJ’IN KUL ‘INNEL-’EMRE KULLEHU LILLAHI JUHFUNE FI ‘ENFUSIHIM MA LA JUBDUNE LEKE JEKULUNE LEW KANE LENA MINEL-’EMRI SHEJ’UN MA KUTILNA HAHUNA KUL LEW KUNTUM FI BUJUTIKUM LEBEREZEL-LEDHINE KUTIBE ‘ALEJHIMUL-KATLU ‘ILA MEDAXHI’IHIM WE LIJEBTELIJEL-LAHU MA FI SUDURIKUM WE LIJUMEHHISE MA FI KULUBIKUM WEL-LAHU ‘ALIMUN BIDHATI ES-SUDURI
C
3:155.
Vërtet, ata që u zbrapën prej jush ditën e ndeshjes së dy grupeve (besimtarë dhe idhujtarë në Uhud), ata vetëm djalli i shtyri të rrëshqasin me disa punë të tyre që i bënë, po All-llahu ua fali atyre gabimin; All-llahu është mëkatfalës dhe i butë.
3:155.
Ata prej jush që kthyen shpinën ditën kur u ndeshën dy ushtritë, në të vërtetë, djalli i shtyu në gabim, për shkak të disa gjynaheve që kishin bërë. Por, në të vërtetë, Allahu ua fali (gabimin), sepse Allahu është Falës i madh dhe i Butë.
3:155.
‘INNEL-LEDHINE TEWELLEW MINKUM JEWMET-TEKAL-XHEM’ANI ‘INNEMA ESTEZELLEHUMU ESH-SHEJTANU BIBA’DI MA KESEBU WE LEKAD ‘AFALLAHU ‘ANHUM ‘INNALL-LLAHE GAFURUN HELIMUN
C
3:156.
O besimtarë, mos u bëni si ata që nuk besuan dhe, për vëllezërit e tyre që kishin dalë në udhëtim (tregtie e gjallërimi) ose që kishin shkuar në luftë thonin: "Sikur të kishin ndejtur pranë nesh (e të mos dilnin), ata as nuk do të vdisnin as nuk do të mbyteshin". Atë (bindje), All-llahu ua bëri një dëshprim në zemrat etyre. Pse All-llahu është Ai që jep jetë dhe jep vdekje dhe All-llahu sheh atë që ju punoni.
3:156.
O besimtarë! Mos bëni si ata jobesimtarë (hipokritët) që u thonin vëllezërve, kur këta niseshin në udhëtim ose në luftim: “Sikur të rrinit me ne, as nuk do të vdisnit, as nuk do të vriteshit” - që këtë Allahu ta kthejë si pikëllim në zemrat e tyre. Allahu është Ai që jep jetën dhe sjell vdekjen; Allahu i sheh të gjitha punët që bëni ju.
3:156.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TEKUNU KALLEDHINE KEFERU WE KALU LI’HWANIHIM ‘IDHA DEREBU FIL-’ERDI ‘EW KANU GUZZEN LEW KANU ‘INDENA MA MATU WE MA KUTILU LIJEXH’ALEL-LAHU DHALIKE HESRETEN FI KULUBIHIM WEL-LAHU JUHJI WE JUMITU WEL-LAHU BIMA TA’MELUNE BESIRUN
C
3:157.
E sikur të ishit mbytur në rrugën e All-llahut, ose t'u kishte zënë vdekja, do të gëzonit falje e mëshirë prej All-llahut që është shumë më e dobishme se ajo çka ata grumbullojnë.
3:157.
Edhe nëse ju vriteni ose vdisni në udhë të Allahut, falja dhe mëshira e Allahut, me të vërtetë, janë më të mira nga ato që kanë grumbulluar ata.
3:157.
WE LE’IN KUTILTUM FI SEBILI ELLAHI ‘EW MUTTUM LEMEGFIRETUN MINEL-LAHI WE REHMETUN HAJRUN MIMMA JEXHMA’UNE
C
3:158.
Po edhe nëse vdiqët (në shtrat) ose u vratë, patjetër do të tuboheni te All-llahu.
3:158.
Edhe po vdiqët apo u vratë, me siguri do të tuboheni tek Allahu.
3:158.
WE LE’IN MUTTUM ‘EW KUTILTUM LE’ILA ELLAHI TUHSHERUNE
C
3:159.
Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten.
3:159.
Në sajë të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje. Prandaj falua atyre gabimin, kërkoi falje Allahut për ata dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme. Kur të vendosësh për diçka, mbështetu tek Allahu. Vërtet, Allahu i do ata që mbështeten tek Ai.
3:159.
FEBIMA REHMETIN MINEL-LAHI LINTE LEHUM WE LEW KUNTE FEDHDHEN GALIDHEL-KALBI LANFEDDU MIN HEWLIKE FA’FU ‘ANHUM WE ESTEGFIR LEHUM WE SHAWIRHUM FIL-’EMRI FE’IDHA ‘AZEMTE FETEWEKKEL ‘ALA ELLAHI ‘INNALL-LLAHE JUHIBBUL-MUTEWEKKILINE
C
3:160.
Nëse All-llahu dëshiron t'ju ndihmojë, s'ka kush që mund t'ju mposhtë, e nëse Ai iu lë pa ndihmë, atëherë kush është ai pas Tij, që dot'ju ndihmojë? Pra vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët.
3:160.
Nëse ju ndihmon Allahu, s’ka kush t’ju mposhtë e, nëse ju lë pa ndihmën e Tij, kush është ai që do t’ju ndihmojë, përveç Tij?! Pra, vetëm tek Allahu le të mbështeten besimtarët.
3:160.
‘IN JENSURKUMU ELLAHU FELA GALIBE LEKUM WE ‘IN JEHDHULKUM FEMEN DHAL-LEDHI JENSURUKUM MIN BA’DIHI WE ‘ALA ELLAHI FELJETEWEKKELIL-MU’UMINUNE
C
3:161.
Asnjë pejgamberi nuk i takoi të bëjë hile dhe kush bën hile (në ndarjen e plaçkës së luftës), ai në ditën e kijametit vjen i ngarkuar me atë që ka bërë, pastaj secilit njeri i jepet ajo që e ka fituar, duke mos iu bërë e padrejtë.
3:161.
Është e pamundur për ndonjë profet që të përvetësojë në mënyrë të pandershme prenë e luftës. Kushdo që bën një gjë të tillë, do të vijë (i ngarkuar me të) në Ditën e Kiametit e pastaj do t’i jepet çdokujt ajo që ka merituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.
3:161.
WE MA KANE LINEBIJIN ‘EN JEGULLE WE MEN JEGLUL JE’TI BIMA GALLE JEWMEL-KIJAMETI THUMME TUWEFFA KULLU NEFSIN MA KESEBET WE HUM LA JUDHLEMUNE
C
3:162.
A është i njëjtë ai që iu bind All-llahut dhe kërkoi kënaqësinë e Tij, si ai që tërhoqi kundër vetes hidhërim të madh nga All-llahu dhe e ardhmja e tij është xhehennemi, që është përfundim shumë i keq?
3:162.
Vallë, a mund të krahasohet ai që kërkon kënaqësinë e Allahut me atë që ka merituar zemërimin e Allahut dhe strehimi i tij është Xhehenemi?! Eh, sa strehim i keq është ai!
3:162.
‘EFEMENI ETTEBE’A RIDWANEL-LAHI KEMEN BA’E BISEHATIN MINEL-LAHI WE ME’WAHU XHEHENNEMU WE BI’SEL-MESIRU
C
3:163.
Ata kanë dallim te All-llahu, e All-llahu sheh shumë mirë atë që veprojnë.
3:163.
Tek Allahu ata kanë shkallë të ndryshme; Allahu i sheh të gjitha veprat që ata bëjnë.
3:163.
HUM DEREXHATUN ‘INDEL-LAHI WEL-LAHU BESIRUN BIMA JA’MELUNE
C
3:164.
Është e vërtetë se All-llahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që atyre t'u lexojë shpalljen e Tij, t'i pastrojë ata, t'ua mësojë Kur'anin dhe sheriatin, edhe pse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur.
3:164.
Allahu u ka dhënë besimtarëve dhuratë të madhe, kur u solli një të dërguar nga gjiri i tyre, i cili ua lexon shpalljet e Tij, i pastron nga gjynahet dhe u mëson Librin (Kuranin) e urtësinë (diturinë e thellë fetare), edhe pse më parë, me të vërtetë, ata ishin në rrugë krejt të gabuar.
3:164.
LEKAD MENNEL-LAHU ‘ALEL-MU’UMININE ‘IDH BE’ATHE FIHIM RESULEN MIN ‘ENFUSIHIM JETLU ‘ALEJHIM ‘AJATIHI WE JUZEKKIHIM WE JU’ALLIMUHUMUL-KITABE WEL-HIKMETE WE ‘IN KANU MIN KABLU LEFI DELALIN MUBININ
C
3:165.
E kur juve u goditi një dështim (në Uhud) e që ju ia patët dhënë atë dyfish (armikut në Bedr), thatë: "Prej nga kjo"? Thuaj: "Ajo është nga vetë ju"! S'ka dyshim se All-llahu është i plotëfuqishëm për çdo send.
3:165.
Kur ju goditi fatkeqësia, ndërkohë ju i kishit goditur më parë armiqtë tuaj dyfish, ju thatë: “Prej nga na erdhi neve kjo?!” Thuaj (o Muhamed): “Kjo ndodhi prej jush”. Vërtet, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
3:165.
‘EWELEMMA ‘ESABETKUM MUSIBETUN KAD ‘ESEBTUM MITHLEJHA KULTUM ‘ENNA HADHA KUL HUWE MIN ‘INDI ‘ENFUSIKUM ‘INNALL-LLAHE ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
C
3:166.
Ajo që ju goditi juve ditën e ballafaqimit të dy grupeve (besimtarë dhe idhujtarë), ishte me lejen e All-llahut, për t'u dalluar besimtarët e sinqert.
3:166.
Ajo që ju gjeti atë ditë, kur u ndeshën dy ushtritë, ishte me vullnetin e Allahut - për të zbuluar se kush janë besimtarët e vërtetë,
3:166.
WE MA ‘ESABEKUM JEWMET-TEKAL-XHEM’ANI FEBI’IDHNI ELLAHI WE LIJA’LEMEL-MU’UMININE
C
3:167.
Dhe, për t'u ditur ata që ishin hipokritë. E atyre u është thënë: "Ejani e luftoni në rrugën e All-llahut ose mbroni veten!" E ata thanë: "Sikur të dinim se do të luftohej, ne do të vinim pas jush!" Në atë moment ata ishin më afër mosbesimit se besimit. Flisnin me gojët e tyre atë që nuk e kishin në zemrat e tyre, po All-llahu e di mirë për atë që fshehin.
3:167.
dhe për të zbuluar se kush janë me dy faqe. Atyre iu tha: “Ejani të luftoni në rrugën e Allahut ose të paktën, mbrohuni!” Ata u përgjigjën: “Sikur ta dinim që do të bëhej luftë e vërtetë, me siguri, do t’ju pasonim.” Atë ditë ata ishin më afër mohimit sesa besimit, sepse me gojën e tyre flisnin atë që nuk e kishin në zemrat e tyre; Allahu e di mirë çfarë fshehin ata.
3:167.
WE LIJA’LEMEL-LEDHINE NAFEKU WE KILE LEHUM TA’ALEW KATILU FI SEBILI ELLAHI ‘EW EDFA’U KALU LEW NA’LEMU KITALEN LATTEBA’NAKUM HUM LILKUFRI JEWME’IDHIN ‘EKREBU MINHUM LIL’IMANI JEKULUNE BI’EFWHIHIM MA LEJSE FI KULUBIHIM WEL-LAHU ‘A’LEMU BIMA JEKTUMUNE
C
3:168.
Dhe ata që nuk luftuan dhe atyre të vetëve u thanë: "Sikur të na dëgjon neve (e të ktheheshin siç u kthyem ne), nuk do të mbyteshim!" Thuaju: "Largojeni pra vdekjen prej vetes suaj, nëse jeni të sigurt çka thoni?"
3:168.
Atyre që nuk luftuan dhe thanë për vëllezërit e vet: “Sikur të na kishin dëgjuar ne, nuk do të ishin vrarë”, thuaju: “Prapësojeni vdekjen nga vetja, nëse flisni të vërtetën!”
3:168.
EL-LEDHINE KALU LI’HWANIHIM WE KA’ADU LEW ‘ETA’UNA MA KUTILU KUL FADRE’U ‘AN ‘ENFUSIKUMUL-MEWTE ‘IN KUNTUM SADIKINE
C
3:169.
Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti ityre.
3:169.
Kurrsesi mos i quani të vdekur ata që janë vrarë në rrugën e Allahut. Jo, janë të gjallë, duke u ushqyer te Zoti i tyre.
3:169.
WE LA TEHSEBENNEL-LEDHINE KUTILU FI SEBILI ELLAHI ‘EMWATEN BEL ‘EHJA’UN ‘INDE RABBIHIM JURZEKUNE
C
3:170.
Janë të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa i bashkuar rradhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen.
3:170.
Janë të gëzuar për çfarë u ka dhënë Allahu nga dhuntitë e Tij dhe gëzohen edhe për ata që ende nuk u janë bashkuar e që kanë ngelur pas tyre (dhe ende nuk kanë rënë martirë), sepse nuk do të frikësohen (për çfarë i pret) dhe nuk do të pikëllohen (për çfarë kanë lënë pas).
3:170.
FERIHINE BIMA ‘ATAHUMU ELLAHU MIN FEDLIHI WE JESTEBSHIRUNE BIEL-LEDHINE LEM JELHEKU BIHIM MIN HALFIHIM ‘ELLA HAWFUN ‘ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C
3:171.
Ata janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha All-llahu, e s'ka dyshim se All-llahu nuk ua humb shpërblimin besimtërëve.
3:171.
Ata gëzohen me dhuntitë dhe mirësinë e Allahut, sepse Allahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve.
3:171.
JESTEBSHIRUNE BINI’METIN MINEL-LAHI WE FEDLIN WE ‘ENNEL-LAHE LA JUDI’U ‘EXHREL-MU’UMININE
C
3:172.
Të cilët edhe pasi i goditi plaga iu përgjegjën All-llahut dhe të dërguarit. E për ata prej tyre që bënë, mirë dhe u ruajtën, është një shpërblim i madh.
3:172.
Për ata që morën plagë të rënda, pasi iu përgjigjën thirrjes së Allahut dhe të të Dërguarit dhe për ata që kanë bërë të mira e që i frikësohen Allahut, ka shpërblim të madh.
3:172.
EL-LEDHINE ESTEXHABU LILLAHI WE ER-RESULI MIN BA’DI MA ‘ESABEHUMUL-KARHU LILLEDHINE ‘EHSENU MINHUM WE ETTEKAW ‘EXHRUN ‘ADHIMUN
C
3:173.
E atyre (shokëve të Pejgamberit) që dikush u tha: "Populli (idhujtarët) është tubuar t'ju sulmojë, pra kini frikë!" Ajo, vetëm ua shtoi edhe më shumë besimin e thanë: "Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!"
3:173.
(Shpërblim kanë edhe ata) të cilëve njerëzit (hipokritë) u thanë: “Shumë njerëz po mblidhen kundër jush, prandaj frikësohuni!” e kjo gjë ua shtoi atyre besimin dhe thanë: “Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!”
3:173.
EL-LEDHINE KALE LEHUMU EN-NASU ‘INNE EN-NASE KAD XHEMA’U LEKUM FAHSHEWHUM FEZADEHUM ‘IMANEN WE KALU HESBUNALLAHU WE NI’MEL-WEKILU
C
3:174.
Dhe atë pa i gjetur kurrfarë e keqe fituan begati e mirësi të mëdha nga All-llahu dhe e arritën kënaqësinë e Tij, All-llahu është dhurues i madh.
3:174.
Ata u kthyen me dhuntitë dhe mirësitë e Allahut, nuk i gjeti asgjë e keqe dhe fituan kënaqësinë e Allahut. Allahu është Zotërues i mirësive të mëdha.
3:174.
FANKALEBU BINI’METIN MINEL-LAHI WE FEDLIN LEM JEMSES/HUM SU’UN WE ETTEBA’U RIDWANEL-LAHI WEL-LAHU DHU FEDLIN ‘ADHIMIN
C
3:175.
Po atë (propagandë) e bëri vetëm shejtani që dëshironte me miqtë e vet (idhujtarët), t'ju friksojë, po ju mos u frikësoni prej tyre, frikësomuni Mua, nëse jeni besimtar.
3:175.
Vetëm djalli i frikëson ithtarët e vet. Ju mos iu frikësoni atyre, por frikësohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë!
3:175.
‘INNEMA DHELIKUMU ESH-SHEJTANU JUHAWWIFU ‘EWLIJA’EHU FELA TEHAFUHUM WE HAFUNI ‘IN KUNTUM MU’UMININE
C
3:176.
E ty të mos të brengosin ata që përpiqen për mosbesim, ata kurrsesi nuk mund të dëmtojnë asgjë All-llahun. All-llahu me urtësinë e vet dëshiron që atyre të mos u takojë kurrfarë e mire në botën tjetër dhe ata kanë një dënim të madh.
3:176.
Ti (o Muhamed) mos u brengos nga ata që nxitojnë në mohim, sepse, në të vërtetë ata nuk mund ta dëmtojnë Allahun aspak. Allahu dëshiron që të mos i shpërblejë me kurrfarë dhurate në botën tjetër; dhe për ata ka ndëshkim të madh.
3:176.
WE LA JEHZUNKEL-LEDHINE JUSARI’UNE FIL-KUFRI ‘INNEHUM LEN JEDURRU ELLAHE SHEJ’EN JURIDU ELLAHU ‘ELLA JEXH’ALE LEHUM HEDHDHAN FIL-’AHIRETI WE LEHUM ‘ADHABUN ‘ADHIMUN
C
3:177.
Ata që në vend të besimit pranuan kufrin, nuk i bëjnë asgjë dëm All-llahut, ata i pret një dënim i idhët.
3:177.
Ata që e ndërrojnë besimin e vërtetë me mohim, nuk mund t’i bëjnë kurrfarë dëmi Allahut e për ta ka ndëshkim të dhembshëm.
3:177.
‘INNEL-LEDHINE ESHTEREWL-KUFRE BIL-’IMANI LEN JEDURRU ELLAHE SHEJ’EN WE LEHUM ‘ADHABUN ‘ELIMUN
C
3:178.
Të mosmendojnë ata që nuk besuan se afatin që u dhamë Ne atyre të jetojnë, është në dobi të tyre. Ne i lamë të jetojnë vetëm që shtojnë edhe më shumë mëkate, se ata i pret dënim nënçmues.
3:178.
Le të mos mendojnë kurrsesi jobesimtarët se për ata është mirë që ua zgjasim jetën. Ne ua zgjasim jetën vetëm për t’i shtuar gjynahet; për ata ka ndëshkim poshtërues.
3:178.
WE LA JEHSEBENNEL-LEDHINE KEFERU ‘ENNEMA NUMLI LEHUM HAJRUN LI’ENFUSIHIM ‘INNEMA NUMLI LEHUM LIJEZDADU ‘ITHMEN WE LEHUM ‘ADHABUN MUHINUN
C
3:179.
All-llahu nuk është që t'i lë besimtarët ashtu siç jeni, pa dalluar të keqin nga i miri. All-llahu nuk ju zbulon juve të fshehtat (e të dini se ç'mbajnë në zemrat e tyre). Por All-llahu është Ai që nga të dërguarit e vet zgjedh atë që do (e i zbulon ndonjë të fshehtë). Prandaj, besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, e në i besofshit dhe nëse ruheni, atëherë ju keni një shpërblim të madh.
3:179.
Allahu nuk i lë besimtarët në gjendjen që ndodheni ju, por do ta ndajë të keqin prej të mirit. Allahu nuk do t’ua zbulojë të fshehtën (që vetëm Ai e di), por Allahu zgjedh kë të dojë nga të dërguarit e Tij. Besoni në Allahun dhe në të dërguarit e Tij! Nëse besoni dhe i frikësoheni Allahut, ju do të keni shpërblim të madh.
3:179.
MA KANEL-LAHU LIJEDHEREL-MU’UMININE ‘ALA MA ‘ENTUM ‘ALEJHI HETTA JEMIZEL-HABITHE MINET-TEJJIBI WE MA KANEL-LAHU LIJUTLI’AKUM ‘ALEL-GAJBI WE LEKINNALL-LLAHE JEXHTEBI MIN RUSULIHI MEN JESHA’U FE’AMINU BILLAHI WE RUSULIHI WE ‘IN TU’UMINU WE TETTEKU FELEKUM ‘EXHRUN ‘ADHIMUN
C
3:180.
Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e kijametit do t'u mbështillet në qafën e tyre. All-llahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka, All-llahu është i njohur mirë më atë që veproni.
3:180.
Ata që bëhen koprracë me të mirat që ua ka dhënë Allahu, kurrsesi të mos mendojnë se kështu është më mirë për ta! Jo, kjo është më keq për ata! Ajo që kanë grumbulluar do t’u ngarkohet atyre në qafë Ditën e Kiametit. E Allahut është trashëgimia e qiejve dhe e Tokës dhe Allahu e di mirë ç’punoni ju.
3:180.
WE LA JEHSEBENNEL-LEDHINE JEBHALUNE BIMA ‘ATAHUMU ELLAHU MIN FEDLIHI HUWE HAJREN LEHUM BEL HUWE SHERRUN LEHUM SEJUTEWWEKUNE MA BEHILU BIHI JEWMEL-KIJAMETI WE LILLEHI MIRATHU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WEL-LAHU BIMA TA’MELUNE HABIRUN
C
3:181.
All-llahu ka dëgjuar fjalën e tyre që thanë: "All-llahu është i varfër e ne jemi të pasur!" Ne do të shënojmë atë që thanë ata dhe që i mbytën pejgamberët pa kurrfarë faji, e do t'ju themi: "Vuajeni mundimin e djegies së zjarrit.
3:181.
Sigurisht që Allahu i ka dëgjuar fjalët e atyre (çifutëve) që thanë: “Allahu është i varfër, kurse ne jemi të pasur”. Ne do ta shënojmë atë që thanë, si dhe vrasjen e profetëve nga ana e tyre pa kurrfarë të drejte dhe do t’u themi atyre: “Shijoni dënimin në zjarr!”
3:181.
LEKAD SEMI’ALLAHU KAWLEL-LEDHINE KALU ‘INNALL-LLAHE FEKIRUN WE NEHNU ‘EGNIJA’U SENEKTUBU MA KALU WE KATLEHUMUL-’ENBIJA’E BIGAJRI HEKKIN WE NEKULU DHUKU ‘ADHABEL-HERIKI
C
3:182.
Kjo është meritë e duarve tuaja, se All-llahu nuk është zullumqar ndaj robëve".
3:182.
Ky është ndëshkimi i veprave të duarve tuaja, se Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të Vet.
3:182.
DHALIKE BIMA KADDEMET ‘EJDIKUM WE ‘ENNEL-LAHE LEJSE BIDHELLAMIN LIL’ABIDI
C
3:183.
Ata janë që thanë: "All-llahu na ka porositur që të mos besojmë asnjë të dërguar derisa ai të na sjellë një kurban që do ta ngrënë zjarri. Thuaju: "Para meje juve u erdhën të dërguar me argumente dhe me atë që e thatë, e përse i mbytët ata, nëse thoni të vërtetën?"
3:183.
Atyre që thonë: “Allahu na ka urdhëruar që të mos i besojmë asnjë të dërguari, derisa të na sjellë një kurban që ta përpijë zjarri”, thuaju (o Muhamed): “Të dërguarit para meje ju kanë sjellë juve prova të qarta si dhe atë që thoni ju, atëherë, pse i vratë ata, nëse thoni të vërtetën?”
3:183.
EL-LEDHINE KALU ‘INNALL-LLAHE ‘AHIDE ‘ILEJNA ‘ELLA NU’UMINE LIRESULIN HETTA JE’TIJENA BIKURBANIN TE’KULUHU EN-NARU KUL KAD XHA’EKUM RUSULUN MIN KABLI BIL-BEJJINATI WE BIEL-LEDHI KULTUM FELIME KATELTUMUHUM ‘IN KUNTUM SADIKINE
C
3:184.
Po nëse ata ty të përgënjeshtrojnë, janë përgënjeshtruar edhe para teje të dërguar që u erdhën me argumente të prera, me shkrime qiellore dhe me libër të ndritshëm.
3:184.
Nëse ata ty (o Muhamed) të quajnë për gënjeshtar, edhe të dërguar të tjerë që kanë ardhur para teje janë përgënjeshtruar, ndonëse kanë sjellë shenja të qarta, shkrime dhe Librin e ndritur.
3:184.
FE’IN KEDHDHEBUKE FEKAD KUDHDHIBE RUSULUN MIN KABLIKE XHA’U BIL-BEJJINATI WE EZ-ZUBURI WEL-KITABIL-MUNIRI
C
3:185.
Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit, e kush shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.
3:185.
Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen. Shpërblimet do t’u plotësohen vetëm në Ditën e Kiametit; kushdo që shpëton nga zjarri i Xhehenemit dhe hyn në Xhenet, ai ka fituar (gjithçka që mund të dëshirohet). Ndërsa jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese.
3:185.
KULLU NEFSIN DHA’IKATUL-MEWTI WE ‘INNEMA TUWEFFEWNE ‘UXHUREKUM JEWMEL-KIJAMETI FEMEN ZUHZIHE ‘ANI EN-NARI WE ‘UDHILEL-XHENNETE FEKAD FAZE WE MAL-HEJETU ED-DUNJA ‘ILLA META’UL-GURURI
C
3:186.
Ju patjetër do të sprovoheni si në pasurinë tuaj, si në vetën tuaj, madje do të dëgjoni ofendime të shumta prej atyre që u është libri para jush, e edhe prej idhujtarëve, po në qoftë se duroni dhe ruheni, ajo është gjëja më vendimtare.
3:186.
Ju, me siguri, do të sprovoheni në pasurinë e në jetën tuaj dhe do të dëgjoni shumë fyerje nga popujt që iu është dhënë Libri para jush, si dhe nga paganët. Por, nëse ju duroni dhe ruheni (nga të këqijat), atëherë kjo është vërtet përcaktuese e çështjeve.
3:186.
LETUBLEWUNNE FI ‘EMWALIKUM WE ‘ENFUSIKUM WE LETESMA’UNNE MINEL-LEDHINE ‘UTUL-KITABE MIN KABLIKUM WE MINEL-LEDHINE ‘ESHREKU ‘EDHEN KETHIREN WE ‘IN TESBIRU WE TETTEKU FE’INNE DHALIKE MIN ‘AZMIL-’UMURI
C
3:187.
Dhe kur All-llahu mori zotimin nga ata që iu pat dhënë libri: që gjithqysh t'ua publikoni atë njerëzve, e të mos e fshehni, por ata e lanë pas dore atë për pak send të kësaj jete; pra, bënë punë të keqe.
3:187.
Kujtoje (o Muhamed) kohën kur Allahu mori premtimin nga ata që u është dhënë Libri se do t’ua shpjegojnë atë njerëzve dhe nuk do të fshehin asgjë nga ai. Pastaj ata e hodhën pas shpine (premtimin) dhe e ndërruan atë me një vlerë të vogël. Eh, sa këmbim të shëmtuar që bënë ata!
3:187.
WE ‘IDH ‘EHADHEL-LAHU MITHAKAL-LEDHINE ‘UTUL-KITABE LETUBEJJINUNNEHU LILNNASI WE LA TEKTUMUNEHU FENEBEDHUHU WERA’E DHUHURIHIM WE ESHTEREW BIHI THEMENEN KALILAN FEBI’SE MA JESHTERUNE
C
3:188.
Mos mendo se janë të shpëtuar ata që gëzohen për atë që bënë (e fshehen çështjen tënde) dhe dëshirojnë të jenë të lavdëruar për atë që nuk e punuan mos llogarit shpëtim për ta (nuk e thanë të vërtetën), ata kanë një dënim të dhëmbshëm.
3:188.
Mos mendo se ata që gëzohen për çfarë kanë punuar dhe dëshirojnë të lavdërohen për çfarë nuk kanë punuar, pra, kurrsesi mos mendo se ata do t’i shpëtojnë ndëshkimit; për ata ka ndëshkim të dhembshëm.
3:188.
LA TEHSEBENNEL-LEDHINE JEFREHUNE BIMA ‘ETEW WE JUHIBBUNE ‘EN JUHMEDU BIMA LEM JEF’ALU FELA TEHSEBENNEHUM BIMEFAZETIN MINEL-’ADHABI WE LEHUM ‘ADHABUN ‘ELIMUN
C
3:189.
Vetëm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokës dhe All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send.
3:189.
Allahut i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës dhe (vetëm) Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
3:189.
WE LILLEHI MULKU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WEL-LAHU ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
C
3:190.
Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.
3:190.
Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës, ka shenja për mendarët,
3:190.
‘INNE FI HALKI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE EHTILAFIL-LEJLI WE EN-NEHARI LE’AJATIN LI’WLIL-’ELBABI
C
3:191.
Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!
3:191.
për ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë dhe që meditojnë për krijimin e qiejve dhe të Tokës (duke thënë:) “O Zoti Ynë! Ti nuk i ke krijuar kot këto lartësuar qofsh (nga çdo e metë)! Prandaj na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit.
3:191.
EL-LEDHINE JEDHKURUNEL-LAHE KIJAMEN WE KU’UDAN WE ‘ALA XHUNUBIHIM WE JETEFEKKERUNE FI HALKI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI REBBENA MA HALEKTE HADHA BATILÆN SUBHANEKE FEKINA ‘ADHABE EN-NARI
C
3:192.
Zoti ynë, atë Ti e fute në zjarr, atë e ke poshtëruar; për mizorët nuk ka ndihmëtarë!
3:192.
O Zoti Ynë, cilindo që Ti e fut në zjarr, Ti e ke poshtëruar atë. Dhe për mohuesit nuk do të ketë kurrfarë ndihmuesi.
3:192.
REBBENA ‘INNEKE MEN TUDHILI EN-NARE FEKAD ‘EHZEJTEHU WE MA LILDHDHALIMINE MIN ‘ENSARIN
C
3:193.
Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e që thoshte): Të besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i falë mëkatet tona, na i mbulo të metat dhe pas vdekjes na bashko me të mirët!
3:193.
O Zoti Ynë! Ne dëgjuam një thirrës që na ftonte në besim: “Besoni Zotin tuaj!” Dhe kështu besuam. O Zoti Ynë! Na i fal gjynahet tona, na i shlyej gabimet dhe bëna që të vdesim me të mirët!
3:193.
REBBENA ‘INNENA SEMI’NA MUNADIEN JUNADI LIL’IMANI ‘EN ‘AMINU BIREBBIKUM FE’AMENNA REBBENA FAGFIR LENA DHUNUBENA WE KEFFIR ‘ANNA SEJJI’ATINA WE TEWEFFENA ME’AL-’EBRARI
C
3:194.
Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet të dërguarëve Tu, na e premtove dhe në ditën e kijametit mos na turpëro; vërtet Ti je Ai që nuk e shkel premtimin!"
3:194.
O Zoti Ynë! Na e jep shpërblimin që na ke premtuar nëpërmjet të dërguarve të Tu dhe mos na poshtëro në Ditën e Kiametit! Se Ti, me të vërtetë, nuk e shkel premtimin e dhënë!”
3:194.
REBBENA WE ‘ATINA MA WE’ADTENA ‘ALA RUSULIKE WE LA TUHZINA JEWMEL-KIJAMETI ‘INNEKE LA TUHLIFUL-MI’ADE
C
3:195.
Zoti i tyre iu përgjegj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni njëri nga tjetri por ata që u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe emigruan, u munduan vetëm pse ishin në rrugën Time, luftuan dhe u vranë, atyre patjetër do t'ua shlyej mëkatet e tyre dhe do t'i vejë në xhennete në të cilët burojnë lumenj. Ai është shpërblim nga ana e All-llahut, se më i miri i shpërblimeve është tek All-llahu.
3:195.
Dhe Zoti iu përgjigj lutjes së tyre: “Unë nuk do t’ia humb mundin askujt nga ju që ka bërë vepra, qoftë mashkull apo femër. Ju jeni njëlloj (në shpërblim). Atyre që u shpërngulën, u dëbuan nga vatrat e tyre, u munduan në rrugën Time, luftuan dhe u vranë, Unë do t’ua mbuloj veprat e këqija dhe do t’i shpie në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, si shpërblim nga Allahu. Shpërblimi më i mirë është tek Allahu.”
3:195.
FASTEXHABE LEHUM REBBUHUM ‘ENNI LA ‘UDI’U ‘AMELE ‘AMILIN MINKUM MIN DHEKERIN ‘EW ‘UNTHA BA’DUKUM MIN BA’DIN FE-EL-LEDHINE HAXHERU WE ‘UHRIXHU MIN DIJARIHIM WE ‘UDHU FI SEBILI WE KATELU WE KUTILU LE’UKEFFIRENNE ‘ANHUM SEJJI’ATIHIM WE LE’UDHILENNEHUM XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU THEWABEN MIN ‘INDI ELLAHI WEL-LAHU ‘INDEHU HUSNU ETH-THEWABI
C
3:196.
Të mos mashtrojë bredhja nëpër qytete e atyre që nuk besuan.
3:196.
Ti (o Muhamed) mos u mashtro nga bredhja e jobesimtarëve nëpër botë!
3:196.
LA JEGURRENNEKE TEKALLUBUL-LEDHINE KEFERU FIL-BILADI
C
3:197.
Ajo është një kënaqësi e pakët, e pastaj vendi i tyre është xhehennemi që është vend mjerimi.
3:197.
Kjo mirëqenie është e shkurtër; pastaj, strehimi i tyre është Xhehenemi. Eh, sa shtrat i keq është ai vend!
3:197.
META’UN KALILUN THUMME ME’WAHUM XHEHENNEMU WE BI’SEL-MIHADU
C
3:198.
Por ata që ia patën frikën Zotit të tyre, ata i kanë xhennetet nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty janë përgjithmonë. Ajo është pritje nga ana e All-llahut, e për të mirët më e dobishmja është ajo që është tek All-llahu.
3:198.
Por, ata që i frikësohen Zotit të tyre do të kenë kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përjetësisht, si dhuratë prej Allahut. Dhe ajo që është tek Allahu, është dhurata më e mirë për besimtarët e vërtetë.
3:198.
LEKINIL-LEDHINE ETTEKAW REBBEHUM LEHUM XHENNATUN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU HALIDINE FIHA NUZULEN MIN ‘INDI ELLAHI WE MA ‘INDEL-LAHI HAJRUN LIL’EBRARI
C
3:199.
Po edhe nga ithtarët e librit ka që besojnë All-llahun, e besojnë atë që u është shpallur juve, e besojnë atë që është shpallur atyre, janë të bindur ndaj All-llahut, dhe argumentet e All-llahut në shpallje nuk i shesin për pak send të kësaj jete, të tillët kanë shpërblimin e vet tek Zoti i tyre, e All-llahu është që llogarinë e bën shpejt.
3:199.
Midis ithtarëve të Librit, me siguri ka të atillë që e besojnë Allahun dhe atë që ju është shpallur juve, si dhe atë që u është shpallur atyre, duke qenë të përulur para Allahut dhe pa i këmbyer shpalljet e Tij me ndonjë vlerë të paktë. Ata do të kenë shpërblimin e tyre te Zoti i tyre. Vërtet, Allahu është i shpejtë në llogari!
3:199.
WE ‘INNE MIN ‘EHLIL-KITABI LEMEN JU’UMINU BILLAHI WE MA ‘UNZILE ‘ILEJKUM WE MA ‘UNZILE ‘ILEJHIM HASHI’INE LILLAHI LA JESHTERUNE BI’AJATI ELLAHI THEMENEN KALILAN ‘ULA’IKE LEHUM ‘EXHRUHUM ‘INDE RABBIHIM ‘INNALL-LLAHE SERI’UL-HISABI
C
3:200.
O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgaditur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të All-llahut.
3:200.
O besimtarë! Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin të jeni të tillë; bëhuni të vendosur dhe vigjilentë (në vepra të mira dhe në ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni!
3:200.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ESBIRU WE SABIRU WE RABITU WE ETTEKU ELLAHE LE’ALLEKUM TUFLIHUNE