U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
3:104.
Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit.
3:104.
Le të dalë prej jush një grup që të thërrasë për në mirësi, të urdhërojë për vepra të mira e të ndalojë prej veprave të shëmtuara! Këta njerëz do të jenë të shpëtuarit.
3:104.
WE LTEKUN MINKUM ‘UMMETUN JED’UNE ‘ILAL-HAJRI WE JE’MURUNE BIL-MA’RUFI WE JENHEWNE ‘ANIL-MUNKERI WE ‘ULA’IKE HUMUL-MUFLIHUNE
C
3:105.
E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u patën zbritur argumentet. Ata do të pësojnë një dënim të madh.
3:105.
Mos u bëni si ata që, pasi u erdhën provat e qarta, u përçanë dhe u grindën. Për këta do të ketë dënim të madh
3:105.
WE LA TEKUNU KALLEDHINE TEFERREKU WE EHTELEFU MIN BA’DI MA XHA’EHUMUL-BEJJINATU WE ‘ULA’IKE LEHUM ‘ADHABUN ‘ADHIMUN
C
3:106.
Në ditën kur ka fytyra që zbardhen dhe ka fytyra që nxihen. E për sa u përket atyre fytyrave që janë nxirë (u thuhet): "A edhe pas besimit tuaj u bëtë pabesimtarë? Vuajeni pra dënimin, për shkak se ishit që nuk besonit"!
3:106.
ditën (e Kiametit) kur disa fytyra do të zbardhen e disa të tjera do të nxihen. Atyre që do t’u nxihet fytyra, do t’u thuhet: “Vallë, ju mohuat pas besimit?! Atëherë shijoni dënimin për shkak se nuk besuat!”
3:106.
JEWME TEBJEDDU WUXHUHUN WE TESWEDDU WUXHUHUN FE’EMMAL-LEDHINE ESWEDDET WUXHUHUHUM ‘EKEFERTUM BA’DE ‘IMANIKUM FEDHUKUL-’ADHABE BIMA KUNTUM TEKFURUNE
C
3:107.
Ndërsa atyre që fytyrat e tyre u janë zbardhur, ata janë në mëshirën (xhennetin) e All-llahut dhe aty janë përgjithmonë.
3:107.
Kurse ato fytyra që do të zbardhen e do të shkëlqejnë, do të jenë në mëshirën e Allahut (në Xhenet), ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
3:107.
WE ‘EMMAL-LEDHINE EBJEDDET WUXHUHUHUM FEFI REHMETI ELLAHI HUM FIHA HALIDUNE
C
3:108.
Ja, këto që po t'i lexojmë ty janë argumentet e sakta të All-llahut. E All-llahu nuk është ai që e do padrejtësinë për njerëz.
3:108.
Këto janë vargjet e Allahut, që t’i lexojmë ty me të vërtetën dhe Allahu nuk i dëshiron askujt padrejtësi.
3:108.
TILKE ‘AJATU ELLAHI NETLUHA ‘ALEJKE BIL-HEKKI WE MALLAHU JURIDU DHULMEN LIL’ALEMINE
C
3:109.
Të All-llahut janë ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë dhe vetëm te All-llahu kthehen çështjet.
3:109.
Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë dhe tek Allahu do të kthehen të gjitha çështjet.
3:109.
WE LILLEHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI WE ‘ILA ELLAHI TURXHA’UL-’UMURU
C
3:110.
Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në All-llahun. E sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më e mirë për ta. Disa prej tyre janë besimtarë, po shumica e tyre janë larg rrugës së Zotit.
3:110.
Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun. Sikur ithtarët e Librit të besonin, do të ishte më mirë për ata; ka prej tyre besimtarë të vërtetë, por shumica e tyre janë larg udhës së drejtë.
3:110.
KUNTUM HAJRE ‘UMMETIN ‘UHRIXHET LILNNASI TE’MURUNE BIL-MA’RUFI WE TENHEWNE ‘ANIL-MUNKERI WE TU’UMINUNE BILLAHI WE LEW ‘AMENE ‘EHLUL-KITABI LEKANE HAJREN LEHUM MINHUMUL-MU’UMINUNE WE ‘EKTHERUHUMUL-FASIKUNE
C
3:111.
Ata kurrsesi nuk mund t'ju sjellin ndonjë dëm juve, përveç ndonjë shqetësimi, po edhe në ju luftofshin, ata do të zbrapsen prej jush. Mandej ata nuk janë të ndihuar.
3:111.
Ata, përveç lëndimit, nuk mund t’ju dëmtojnë juve. Nëse ju luftojnë, ata do të kthejnë thembrat (të mundur) dhe pastaj nuk do të ndihmohen.
3:111.
LEN JEDURRUKUM ‘ILLA ‘EDHEN WE ‘IN JUKATILUKUM JUWELLUKUMUL-’EDBARE THUMME LA JUNSERUNE
C
3:112.
Atyre (jehudive) u është vënë njollë e nënçmimit kudo që të gjenden, vetëm nëse kapen për litarin (fenë) e All-llahut dhe kthehen në besën e njerëzve (të muslimanëve), ata kanë shkaktuar kundër vetes përbuzje nga All-llahu, andaj atyre u është shtruar shtypja e mjerimi. Këtë, për shkak se ata i mohonin argumentet e All-llahut, i mbytnin mizorisht pejgamberët dhe për shkak se kundërshtonin (udhëzimet e Zotit) dhe tejkalonin (çdo normë njerëzore).
3:112.
Kudo që gjenden, ata janë të kapluar nga poshtërimi, vetëm nëse kanë ndonjë mbrojtje prej Allahut apo prej njerëzve. Ata merituan zemërimin e Allahut dhe do t’i kaplojë mjerimi. Kjo ishte për shkak se mohuan shpalljet e Tij dhe pa kurrfarë të drejte, i vrisnin profetët. Kjo ishte për shkak se ata nuk u bindën dhe i kaluan kufijtë (në të këqija).
3:112.
DURIBET ‘ALEJHIMU EDH-DHILLETU ‘EJNE MA THUKIFU ‘ILLA BIHEBLIN MINEL-LAHI WE HEBLIN MINE EN-NASI WE BA’U BIGADEBIN MINEL-LAHI WE DURIBET ‘ALEJHIMUL-MESKENETU DHALIKE BI’ENNEHUM KANU JEKFURUNE BI’AJATI ELLAHI WE JEKTULUNEL-’ENBIJA’E BIGAJRI HEKKIN DHALIKE BIMA ‘ASEW WE KANU JA’TEDUNE
C
3:113.
Ata (ithtarët e librit) nuk janë të njëjtë. Nga ithtarët e librit ka që janë në rrugë të drejtë, gjatë natës lexojnë ajetet e All-llahut duke u lutur.
3:113.
(Megjithatë) ata nuk janë të gjithë njëlloj. Disa nga ithtarët e Librit janë në të drejtën: në orët e natës lexojnë vargjet e Librit të Allahut dhe falin namaz.
3:113.
LEJSU SEWA’EN MIN ‘EHLIL-KITABI ‘UMMETUN KA’IMETUN JETLUNE ‘AJATI ELLAHI ‘ANA’EL-LEJLI WE HUM JESXHUDUNE
C
3:114.
I besojnë All-llahut dhe ditës së gjykimit këshillojnë për të mirë dhe largojnë nga të këqijat, përpiqen për punë të dobishme, edhe ata janë prej të mirëve.
3:114.
Ata besojnë Allahun dhe Ditën e Kiametit, e urdhërojnë të mirën, e ndalojnë të keqen dhe nxitojnë për të bërë punë të mira. Këta janë ndër të drejtët.
3:114.
JU’UMINUNE BILLAHI WEL-JEWMIL-’AHIRI WE JE’MURUNE BIL-MA’RUFI WE JENHEWNE ‘ANIL-MUNKERI WE JUSARI’UNE FIL-HAJRATI WE ‘ULA’IKE MINE ES-SALIHINE